< 1 i Samuelit 11 >

1 Pastaj Amoniti Nahash shkoi të ngrejë kampin kundër Jabeshit të Galaadit. Atëherë tërë ata të Jabeshit i thanë Nahashit: “Lidh aleancë me ne dhe ne do të të shërbejmë”.
亚扪人的王拿辖上来,对着基列·雅比安营。雅比众人对拿辖说:“你与我们立约,我们就服事你。”
2 Amoniti Nahash iu përgjegj kështu: “Unë do të bëj aleancë me ju me këtë kusht: t’ju nxjerr syrin e djathtë të gjithëve për të poshtëruar tërë Izraelin.
亚扪人拿辖说:“你们若由我剜出你们各人的右眼,以此凌辱以色列众人,我就与你们立约。”
3 Pleqtë e Jabeshit i thanë: “Na jep shtatë ditë kohë që të dërgojmë lajmëtarë në tërë territorin e Izraelit; dhe në qoftë se nuk vjen asnjeri për të na shpëtuar, do të dorëzohemi në duart e tua”.
雅比的长老对他说:“求你宽容我们七日,等我们打发人往以色列的全境去;若没有人救我们,我们就出来归顺你。”
4 Kështu lajmëtarët arritën në Gibeah të Saulit dhe i njoftuan këto fjalë para popullit; atëherë tërë populli ngriti zërin dhe qau.
使者到了扫罗住的基比亚,将这话说给百姓听,百姓就都放声而哭。
5 Ndërkaq Sauli po kthehej nga fshati pas qeve të tij. Dhe Sauli tha: “Çfarë ka populli që qan?”. I njoftoi atëherë fjalët e njerëzve të Jabeshit.
扫罗正从田间赶牛回来,问说:“百姓为什么哭呢?”众人将雅比人的话告诉他。
6 Me të dëgjuar këto fjalë, Fryma e Perëndisë përfshiu Saulin, zemërimi i të cilit u rrit me të madhe.
扫罗听见这话,就被 神的灵大大感动,甚是发怒。
7 Ai mori një pendë qesh, i preu qetë copë-copë dhe i dërgoi në të gjithë territorin e Izraelit me anë të lajmëtarëve, duke thënë: “Kështu do të trajtohen qetë, e atij që nuk do të ndjekë Saulin dhe Samuelin”. Tmerri i Zotit zuri popullin dhe ai u ngrit si një njeri i vetëm.
他将一对牛切成块子,托付使者传送以色列的全境,说:“凡不出来跟随扫罗和撒母耳的,也必这样切开他的牛。”于是耶和华使百姓惧怕,他们就都出来,如同一人。
8 Sauli i kaloi në revistë në Bezek, dhe ishin treqind mijë bij të Izraelit dhe tridhjetë mijë burra të Judës.
扫罗在比色数点他们:以色列人有三十万,犹大人有三万。
9 Pastaj u thanë lajmëtarëve që kishin ardhur: “Kështu do t’u thoni njerëzve të Jabeshit nga Galaadi: “Nesër, kur dielli të fillojë të ngrohë, do të çliroheni””. Lajmëtarët shkuan t’ua njoftojnë këtë njerëzve të Jabeshit, të cilët u gëzuan.
众人对那使者说:“你们要回复基列·雅比人说,明日太阳近午的时候,你们必得解救。”使者回去告诉雅比人,他们就欢喜了。
10 Atëherë njerëzit e Jabeshit u thanë Amonitëve: “Nesër do të vimë tek ju dhe do të bëni ç’të doni me ne”.
于是雅比人对亚扪人说:“明日我们出来归顺你们,你们可以随意待我们。”
11 Të nesërmen, Sauli e ndau popullin në tre grupe, të cilët hynë në mes të kampit armik para mëngjesit dhe i grinë Amonitët deri në zheg të ditës. Ata që shpëtuan u shpërndanë dhe nuk mbetën as dy veta bashkë.
第二日,扫罗将百姓分为三队,在晨更的时候入了亚扪人的营,击杀他们直到太阳近午,剩下的人都逃散,没有二人同在一处的。
12 Populli i tha atëherë Samuelit: “Kush ka thënë: “A duhet të mbretërojë Sauli mbi ne?”. Na i jepni këta njerëz dhe ne do t’i vrasim”.
百姓对撒母耳说:“那说‘扫罗岂能管理我们’的是谁呢?可以将他交出来,我们好杀死他。”
13 Por Sauli u përgjegj: “Asnjeri nuk do të vritet në këtë ditë, sepse sot Zoti ka realizuar një çlirim të madh në Izrael”.
扫罗说:“今日耶和华在以色列中施行拯救,所以不可杀人。”
14 Pastaj Samueli i tha popullit: “Ejani, shkojmë në Gilgal dhe aty ta përtërijmë mbretërinë”.
撒母耳对百姓说:“我们要往吉甲去,在那里立国。”
15 Kështu tërë populli shkoi në Gilgal dhe aty përpara Zotit në Gilgal e caktuan Saulin mbret. Aty përpara Zotit ofruan flijime falenderimi; dhe po aty Sauli dhe tërë njerëzit e Izraelit u gëzuan shumë.
众百姓就到了吉甲那里,在耶和华面前立扫罗为王,又在耶和华面前献平安祭。扫罗和以色列众人大大欢喜。

< 1 i Samuelit 11 >