< 1 i Mbretërve 22 >

1 Kaluan tre vjet pa luftë midis Sirisë dhe Izraelit.
亞蘭國和以色列國三年沒有爭戰。
2 Por në vitin e tretë Jozafati, mbreti i Judës, zbriti të takohet me mbretin e Izraelit.
到第三年,猶大王約沙法下去見以色列王。
3 Mbreti i Izraelit u kishte thënë shërbëtorëve të tij: “Ju nuk e dini që Ramothi i Galaadit është yni dhe ne po rrimë të qetë pa e rimarrë nga duart e mbretit të Sirisë?”.
以色列王對臣僕說:「你們不知道基列的拉末是屬我們的嗎?我們豈可靜坐不動,不從亞蘭王手裏奪回來嗎?」
4 Pastaj i tha Jozafatit: “A nuk do të vije të luftoje me mua në Ramoth të Galaadit?”. Jozafati iu përgjigj mbretit të Izraelit me këto fjalë: “Ki besim tek unë ashtu si te vetja jote, te njerëzit e mi si te njerëzit e tu, mbi kuajt e mi ashtu si ke besim te kuajt e tu”.
亞哈問約沙法說:「你肯同我去攻取基列的拉末嗎?」約沙法對以色列王說:「你我不分彼此,我的民與你的民一樣,我的馬與你的馬一樣。」
5 Jozafati i tha gjithashtu mbretit të Izraelit: “Të lutem këshillohu po sot me Zotin”.
約沙法對以色列王說:「請你先求問耶和華。」
6 Atëherë mbreti i Izraelit thirri profetët që ishin rreth katërqind, dhe iu tha: “A duhet të shkoj të luftoj kundër Ramothit të Galaadit, apo të heq dorë nga kjo?”. Ata iu përgjigjën: “Shko, sepse Perëndia do ta japë në duart e mbretit”.
於是以色列王招聚先知,約有四百人,問他們說:「我上去攻取基列的拉末可以不可以?」他們說:「可以上去,因為主必將那城交在王的手裏。」
7 Por Jozafati tha: “A nuk ka këtu ndonjë profet tjetër të Zotit, me të cilin mund të këshillohemi?”.
約沙法說:「這裏不是還有耶和華的先知,我們可以求問他嗎?」
8 Mbreti i Izraelit iu përgjigj Jozafatit: “Ka akoma një njeri, Mikajahu, bir i Imlahut, me anë të të cilit mund të këshillohesh me Zotin; por unë e urrej sepse nuk profetizon kurrë asgjë të mirë lidhur me mua, por vetëm të keqen”. Jozafati u përgjigj: “Mbreti nuk duhet të flasë kështu!”.
以色列王對約沙法說:「還有一個人,是音拉的兒子米該雅,我們可以託他求問耶和華。只是我恨他;因為他指着我所說的預言,不說吉語,單說凶言。」約沙法說:「王不必這樣說。」
9 Atëherë mbreti i Izraelit thirri një eunuk dhe i tha: “Sill menjëherë Mikajahun, birin e Imlahut”.
以色列王就召了一個太監來,說:「你快去,將音拉的兒子米該雅召來。」
10 Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judës, ishin ulur secili në fronin e tij, të veshur me rrobat e tyre mbretërore, në lëmin që ndodhet në hyrje të portës së Samarisë; dhe tërë profetët profetizonin para tyre.
以色列王和猶大王約沙法在撒馬利亞城門前的空場上,各穿朝服,坐在位上,所有的先知都在他們面前說預言。
11 Sedekia, bir i Kenaanahut, që i kishte bërë vetes brirë prej hekuri, tha: “Kështu thotë Zoti: “Me këta brirë do të shposh tejpërtej Sirët deri sa t’i shkatërrosh plotësisht””.
基拿拿的兒子西底家造了兩個鐵角,說:「耶和華如此說:『你要用這角牴觸亞蘭人,直到將他們滅盡。』」
12 Tërë profetët bënin profeci të njollojtë dhe thonin: “Shko kundër Ramothit të Galaadit dhe do t’ia dalësh, sepse Zoti do ta japë në duart e mbretit”.
所有的先知也都這樣預言說:「可以上基列的拉末去,必然得勝,因為耶和華必將那城交在王的手中。」
13 Lajmëtari që kishte shkuar të thërriste Mikajahun i foli kështu dhe tha: “Ja, fjalët e profetëve përputhen duke shpallur gjëra të mira për mbretin; të lutem, fjala jote të jetë si ajo e secilit prej tyre, dhe shpall edhe ti gjëra të mira”.
那去召米該雅的使者對米該雅說:「眾先知一口同音地都向王說吉言,你不如與他們說一樣的話,也說吉言。」
14 Por Mikajahu u përgjigj: “Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, unë do them ato që do të më thotë Zoti”.
米該雅說:「我指着永生的耶和華起誓,耶和華對我說甚麼,我就說甚麼。」
15 Si ariti para mbretit, mbreti i tha: “Mikajah, a duhet të shkojmë të luftojmë kundër Ramothit të Galaadit, apo duhet të heqim dorë?”. Ai u përgjigj: “Shko, ti do t’ia dalësh, sepse Zoti do ta japë në duart e mbretit”.
米該雅到王面前,王問他說:「米該雅啊,我們上去攻取基列的拉末可以不可以?」他回答說:「可以上去,必然得勝,耶和華必將那城交在王的手中。」
16 Atëherë mbreti i tha: “Sa herë jam përgjëruar të më thuash vetëm të vërtetën në emër të Zotit?”.
王對他說:「我當囑咐你幾次,你才奉耶和華的名向我說實話呢?」
17 Mikajahu u përgjigj: “Pashë tërë Izraelin të shpërndarë nëpër male, sikur të ishin dhen pa bari; dhe Zoti ka thënë: “Ata nuk kanë më zot; secili të kthehet në paqe në shtëpinë e vet””.
米該雅說:「我看見以色列眾民散在山上,如同沒有牧人的羊群一般。耶和華說:『這民沒有主人,他們可以平平安安地各歸各家去。』」
18 Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: “A nuk të kisha thënë unë që në lidhje me mua, ai nuk do të profetizonte asgjë të mirë, por vetëm të keqe?”.
以色列王對約沙法說:「我豈沒有告訴你,這人指着我所說的預言,不說吉語單說凶言嗎?」
19 Atëherë Mikajahu tha: “Prandaj dëgjo fjalën e Zoti. Unë e kam parë Zotin të ulur mbi fronin e tij, ndërsa tërë ushtria e qiellit i rrinte përqark në të djathtë dhe në të majtë.
米該雅說:「你要聽耶和華的話!我看見耶和華坐在寶座上,天上的萬軍侍立在他左右。
20 Zoti tha: “Kush do t’ia prishë mendjen Ashabit që të dalë dhe të vritet në Ramoth të Galaadit?”. Tani dikush përgjigjet në një mënyrë dhe dikush në një tjetër.
耶和華說:『誰去引誘亞哈上基列的拉末去陣亡呢?』這個就這樣說,那個就那樣說。
21 Atëherë doli një frymë, që u paraqit përpara Zotit dhe tha: “Do t’ia prish mendjen unë”.
隨後有一個神靈出來,站在耶和華面前,說:『我去引誘他。』
22 Zoti i tha: “Në çfarë mënyre?”. Ai u përgjigj: “Do të dal dhe do të jem fryma e gënjeshtrës në gojën e tërë profetëve të tij”. Zoit i tha: “Do t’ia dalësh me siguri ta mashtrosh; dil dhe vepro ashtu”.
耶和華問他說:『你用何法呢?』他說:『我去,要在他眾先知口中作謊言的靈。』耶和華說:『這樣,你必能引誘他,你去如此行吧!』
23 Prandaj Zoti ka vënë një frymë gënjeshtre në gojën e të gjithë profetëve të tu; por Zoti parashikon fatkeqësira kundër teje”.
現在耶和華使謊言的靈入了你這些先知的口,並且耶和華已經命定降禍與你。」
24 Atëherë Sedekia, bir i Kenaanahut, u afrua dhe i ra me një shpullë Mikajahut, duke i thënë: “Nga kaloi Fryma e Zotit kur doli nga unë për të folur me ty?”.
基拿拿的兒子西底家前來,打米該雅的臉,說:「耶和華的靈從哪裏離開我與你說話呢?」
25 Mikajahu u përgjigj: “Do ta shohësh ditën që do të shkosh, në një dhomë të brendshme për t’u fshehur”.
米該雅說:「你進嚴密的屋子藏躲的那日,就必看見了。」
26 Atëherë mbreti i Izraelit tha: “Merre Mikajahun dhe çoje tek Amoni, guvernatori i qytetit dhe tek Joasi, bir i mbretit, dhe u thuaj atyre:
以色列王說:「將米該雅帶回,交給邑宰亞們和王的兒子約阿施,說
27 Kështu thotë mbreti: “Futeni këtë në burg dhe ushqeheni me bukë dhe me ujë hidhërimi, deri sa të kthehem shëndoshë e mirë”.
王如此說,把這個人下在監裏,使他受苦,吃不飽喝不足,等候我平平安安地回來。」
28 Atëherë Mikajahu tha: “Në rasat se ti kthehesh shëndoshë e mirë, kjo do të thotë se Zoti nuk ka folur nëpërmjet meje”. Dhe shtoi: “Dëgjoni, o popuj të tërë!”.
米該雅說:「你若能平平安安地回來,那就是耶和華沒有藉我說這話了」;又說:「眾民哪,你們都要聽!」
29 Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judës, dolën, pra, kundër Ramothit të Galaadit.
以色列王和猶大王約沙法上基列的拉末去了。
30 Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: “Unë do të ndërroj petkat që të mos njihem dhe pastaj do të shkoj të luftoj; por ti vish rrobat e tua mbretërore”. Kështu mbreti i Izraelit u vesh me rroba të tjera dhe shkoi të luftojë.
以色列王對約沙法說:「我要改裝上陣,你可以仍穿王服。」以色列王就改裝上陣。
31 Mbreti i Sirisë u kishte dhënë këtë urdhër tridhjetë e dy kapitenëve të qerreve të tij, duke thënë: “Mos luftoni kundër askujt, i madh apo i vogël qoftë; por vetëm kundër mbretit të Izraelit”.
先是亞蘭王吩咐他的三十二個車兵長說:「他們的兵將,無論大小,你們都不可與他們爭戰,只要與以色列王爭戰。」
32 Kështu, kur kapitenët e qerreve panë Jozafatin, ata thanë: “Ky është me siguri mbreti i Izraelit”. Dhe u kthyen nga ai për ta sulmuar; por Jozafati lëshoi një ulërimë.
車兵長看見約沙法,便說:「這必是以色列王!」就轉過去與他爭戰,約沙法便呼喊。
33 Kur kapitenët e qerreve e kuptuan që nuk ishte mbreti i Izraelit, hoqën dorë nga ndjekja.
車兵長見不是以色列王,就轉去不追他了。
34 Por një njeri lëshoi rastësisht shigjetë me harkun e tij dhe goditi mbretin e Izraelit midis sythave të parzmores të tij; prandaj mbreti i tha karrocierit: “Kthehu dhe më ço jashtë rrëmujës, sepse jam i plagosur”.
有一人隨便開弓,恰巧射入以色列王的甲縫裏。王對趕車的說:「我受了重傷,你轉過車來,拉我出陣吧!」
35 Por beteja qe aq e ashpër atë ditë, sa që mbreti u detyrua të qëndrojë në qerren e tij përpara Sirëve, dhe vdiq aty nga mbrëmja; gjaku i plagës kishte rjedhur në fund të qerres.
那日,陣勢越戰越猛,有人扶王站在車上,抵擋亞蘭人。到晚上,王就死了,血從傷處流在車中。
36 Kur po ngrysej, një ulërimë përshkoi radhët e ushtrisë: “Secili të kthehet në qytetin e vet, secili në fshatin e tij!”.
約在日落的時候,有號令傳遍軍中,說:「各歸本城,各歸本地吧!」
37 Kështu mbreti vdiq dhe u çua në Samari; pastaj u bë varrimi i mbretit në Samari.
王既死了,眾人將他送到撒馬利亞,就葬在那裏;
38 Pas kësaj lanë qerren dhe armët në një hauz të Samarisëç dhe qentë lëpinë gjakun e tij, sipas fjalës që kishte thënë Zoti.
又有人把他的車洗在撒馬利亞的池旁(妓女在那裏洗澡),狗來舔他的血,正如耶和華所說的話。
39 Pjesa tjetër e bëmave të Ashabit, të gjitha ato që ai bëri, shtëpia e fildishtë që ndërtoi dhe tërë qytetet që ngriti a nuk janë të shkruara vallë në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
亞哈其餘的事,凡他所行的和他所修造的象牙宮,並所建築的一切城邑,都寫在以色列諸王記上。
40 Kështu Ashabin e zuri gjumi me etërit e tij. Në vend të tij mbretëroi Ashaziahu, i biri.
亞哈與他列祖同睡。他兒子亞哈謝接續他作王。
41 Jozafati, bir i Asas, filloi të mbretërojë mbi Judën vitin e katërt të Ashabit, mbret i Izraelit.
以色列王亞哈第四年,亞撒的兒子約沙法登基作了猶大王。
42 Jozafati ishte tridhjetë e pesë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi njëzet e pesë vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Azubah dhe ishte bijë e Shilhit.
約沙法登基的時候年三十五歲,在耶路撒冷作王二十五年。他母親名叫阿蘇巴,乃示利希的女兒。
43 Ai ndoqi tërë rrugët e Asas, atit të tij, dhe nuk u largua prej tyre, duke bërë atë që është e drejtë në sytë e Zotit. Megjithatë vendet e larta nuk u hoqën; kështu populli vazhdonte të ofronte flijime dhe të digjte temjan në vendet e larta.
約沙法行他父親亞撒所行的道,不偏離左右,行耶和華眼中看為正的事;只是邱壇還沒有廢去,百姓仍在那裏獻祭燒香。
44 Dhe Jozafati jetonte në paqe me mbretin e Izraelit.
約沙法與以色列王和好。
45 Pjesa tjetër e bëmave të Jozafatit, trimëritë e tij dhe luftrat e tij a nuk janë vallë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Judës?
約沙法其餘的事和他所顯出的勇力,並他怎樣爭戰,都寫在猶大列王記上。
46 Ai zhduku nga vendi mbeturinat e atyre që merreshin me kurvëri dhe, që kishin mbetur nga koha e Asas, atit të tij.
約沙法將他父親亞撒在世所剩下的孌童都從國中除去了。
47 Në atë kohë nuk kishte asnjë mbret në Edom, por vetëm një përfaqësues i mbretit.
那時以東沒有王,有總督治理。
48 Jozafati bëri që të ndërtohen anije në Tarshish për të vajtur në Ofir, që të kërkohej ar, por anijet nuk arritën kurrë të dalin në det, sepse u shkatërruan në Etsion-Geber.
約沙法製造他施船隻,要往俄斐去,將金子運來;只是沒有去,因為船在以旬‧迦別破壞了。
49 Atëherë Ashaziahu, bir i Ashabit, i tha Jozafatit: “Lejo që shërbëtorët e mi të hipin mbi anijet bashkë me shërbëtorët e tu”. Por Jozafati nuk pranoi.
亞哈的兒子亞哈謝對約沙法說:「容我的僕人和你的僕人坐船同去吧!」約沙法卻不肯。
50 Jozafatin e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe u varros bashkë me ta në qytetin e Davidit, atit të tij. Në vend të tij mbretëroi i biri Jehoram.
約沙法與列祖同睡。葬在大衛城他列祖的墳地裏。他兒子約蘭接續他作王。
51 Ashaziahu, bir i Ashabit, filloi të mbretërojë mbi Izraelin në Samari vitin e shtatëmbëdhjetë të Jozafatit, mbretit të Judës, dhe mbretëroi dy vjet mbi Izraelin.
猶大王約沙法十七年,亞哈的兒子亞哈謝在撒馬利亞登基,作以色列王共二年。
52 Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit dhe ndoqi rrugën e atit të tij, të nënës së tij dhe atë të Jeroboamit, birit të Nebathit, që e kishte bërë Izraelin të kryente mëkate.
他行耶和華眼中看為惡的事,效法他的父母,又行尼八的兒子耶羅波安使以色列人陷在罪裏的事。
53 U vu në shërbim të Baalit dhe ra përmbys përpara tij, duke shkaktuar zemërimin e Zotit, Perëndisë të Izraelit, pikërisht ashtu si kishte vepruar i ati.
他照他父親一切所行的,事奉敬拜巴力,惹耶和華-以色列上帝的怒氣。

< 1 i Mbretërve 22 >