< 1 i Mbretërve 21 >

1 Mbas këtyre ngjarjeve, ndodhi që Nabothi i Jezreelit kishte një vresht në Jezreel, afër pallatit të Ashabit, mbretit të Samarisë.
这事以后,又有一事。耶斯列人拿伯在耶斯列有一个葡萄园,靠近撒马利亚王亚哈的宫。
2 Kështu Ashabi i foli Nabothit dhe i tha: “Më jep vreshtin që ta bëj kopsht perimesh, sepse ndodhet afër shtëpisë sime. Në këmbim do të jap një vresht më të mirë ose, po të të pëlqejë më tepër, barasvlerën në të holla”.
亚哈对拿伯说:“你将你的葡萄园给我作菜园,因为是靠近我的宫;我就把更好的葡萄园换给你,或是你要银子,我就按着价值给你。”
3 Por Nabothi iu përgjigj Ashabit: “Të më ruajë Zoti të të lë trashëgiminë e etërve të mi!”.
拿伯对亚哈说:“我敬畏耶和华,万不敢将我先人留下的产业给你。”
4 Prandaj Ashabi u kthye në shtëpi i trishtuar dhe i zemëruar për përgjigjen që Nabothi i Jezreelit i kishte dhënë: “Nuk do të jap trashëgiminë e etërve të mi!”. Ra mbi shtratin e tij, ktheu kokën mënjanë dhe nuk deshi të hante.
亚哈因耶斯列人拿伯说“我不敢将我先人留下的产业给你”,就闷闷不乐地回宫,躺在床上,转脸向内,也不吃饭。
5 Atëherë Jezebeli, bashkëshortja e tij, iu afrua dhe i tha: “Pse e ke frymën kaq të trishtuar dhe nuk ha?”.
王后耶洗别来问他说:“你为什么心里这样忧闷,不吃饭呢?”
6 Ai iu përgjigj: “Sepse fola me Nabothin e Jezreelit dhe i thashë: “Më jep me para vreshtin tënd ose, po të të pëlqejë më shumë, të të jap një vresht tjetër si këmbim”. Por ai m’u përgjigj: “Nuk do të të jap vreshtin tim!””.
他回答说:“因我向耶斯列人拿伯说:‘你将你的葡萄园给我,我给你价银,或是你愿意,我就把别的葡萄园换给你’;他却说:‘我不将我的葡萄园给你。’”
7 Atëherë gruaja e tij Jezebel i tha: “A nuk je ti që mbretëron tani mbi Izrael? Çohu, ha dhe zemra jote të gëzohet; vreshtin e Nabothit në Jezreel do të ta jap unë”.
王后耶洗别对亚哈说:“你现在是治理以色列国不是?只管起来,心里畅畅快快地吃饭,我必将耶斯列人拿伯的葡萄园给你。”
8 Kështu ajo shkroi disa letra në emër të Ashabit, i vulosi me vulën e këtij dhe ua dërgoi pleqve dhe parisë që banonin në po atë qytet me Nabothin.
于是托亚哈的名写信,用王的印印上,送给那些与拿伯同城居住的长老贵胄。
9 Në letrat ajo shkruante kështu: “Shpallni agjërimin dhe e ulni Nabothin në rreshtin e parë përpara popullit;
信上写着说:“你们当宣告禁食,叫拿伯坐在民间的高位上,
10 i vini përballë dy njerëez të poshtër që të deponojnë kundër tij, duke thënë: “Ti ke blasfemuar Perëndinë dhe mbretin”; pastaj çojeni jashtë, goditeni me gurë dhe kështu të vdesë”.
又叫两个匪徒坐在拿伯对面,作见证告他说:‘你谤渎 神和王了’;随后就把他拉出去用石头打死。”
11 Njerëzit e qytetit të Nabothit, pleqtë dhe paria që banonin në qytetin e tij vepruan ashtu si Jezebeli kishte dërguar t’u thoshte, siç ishte shkruar në letrat që u kishte drejtuar.
那些与拿伯同城居住的长老贵胄得了耶洗别的信,就照信而行,
12 Shpallën agjerimin dhe e ulën Nabothin përpara popullit.
宣告禁食,叫拿伯坐在民间的高位上。
13 Pastaj erdhën dy njerëz të poshtër që u ulën përballë tij; dhe këta dy të poshtër deponuan kundër Nabothit përpara popullit, duke thënë: “Nabothi ka mallkuar Perëndinë dhe mbretin”. Pastaj e çuan jashtë qytetit dhe e vranë me gurë; kështu ai vdiq.
有两个匪徒来,坐在拿伯的对面,当着众民作见证告他说:“拿伯谤渎 神和王了!”众人就把他拉到城外,用石头打死。
14 Pas kësaj i çuan fjalë Jezebelit: “Nabothi u vra me gurë dhe vdiq”.
于是打发人去见耶洗别,说:“拿伯被石头打死了。”
15 Kur Jezebeli mësoi që Nabothi ishte vrarë me gurë dhe kishte vdekur, i tha Ashabit: “Çohu dhe shtjere në dorë vreshtin e Nabothit në Jezreel, që ai nuk pranoi të të japë me para, sepse Nabothi nuk jeton më, por ka vdekur”.
耶洗别听见拿伯被石头打死,就对亚哈说:“你起来得耶斯列人拿伯不肯为价银给你的葡萄园吧!现在他已经死了。”
16 Me të dëgjuar Ashabi që Nabothi kishte vdekur, u ngrit dhe u nis për të shtënë në dorë vreshtin e Nabothit në Jezreel.
亚哈听见拿伯死了,就起来,下去要得耶斯列人拿伯的葡萄园。
17 Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Elias, Tishbitit, me këto fjalë, duke i thënë:
耶和华的话临到提斯比人以利亚说:
18 “Çohu dhe dil para Ashabit, mbretit të Izraelit, që banon në Samari; Ja, ai është në vreshtin e Nabothit, ku ka shkuar për ta shtënë në dorë.
“你起来,去见住撒马利亚的以色列王亚哈,他下去要得拿伯的葡萄园,现今正在那园里。
19 Do t’i flasësh kështu: Kështu thotë Zoti: “Në fillim vrave një njeri dhe pastaj i rrëmbeve pronën”. Pastaj t’i thuash: Kështu thotë Zoti: “Po në atë vend ku qentë kanë lëpirë gjakun e Nabothit, ata kanë për të lëpirë edhe gjakun tënd””.
你要对他说:‘耶和华如此说:你杀了人,又得他的产业吗?’又要对他说:‘耶和华如此说:狗在何处舔拿伯的血,也必在何处舔你的血。’”
20 Ashabi i tha Elias: “Më gjete pra, o armiku im?”. Elia u përgjigj: “Po, të gjeta, sepse je shitur për të bërë atë që është e keqe në sytë e Zotit.
亚哈对以利亚说:“我仇敌啊,你找到我吗?”他回答说:“我找到你了;因为你卖了自己,行耶和华眼中看为恶的事。
21 Ja, unë do të sjell mbi ty fatkeqësinë, do t’i zhduk tërë pasardhësit e tu dhe do të shfaros nga shtëpia e Ashabit çdo mashkull, skllav apo i lirë në Izrael.
耶和华说:‘我必使灾祸临到你,将你除尽。凡属你的男丁,无论困住的、自由的,都从以色列中剪除。
22 Do ta bëj shtëpinë tënde si shtëpinë e Jeroboamit, birit të Nabatit, dhe si shtëpinë e Baashas, birit të Ahijahut, sepse ti ke nxitur zemërimin tim dhe e ke bërë Izraelin të mëkatojë.
我必使你的家像尼八的儿子耶罗波安的家,又像亚希雅的儿子巴沙的家;因为你惹我发怒,又使以色列人陷在罪里。’
23 Edhe për sa i përket Jezebelit, Zoti flet dhe thotë: “Qentë do ta hanë Jezebelin poshtë mureve të Jezreelit”.
论到耶洗别,耶和华也说:‘狗在耶斯列的外郭必吃耶洗别的肉。
24 Ata të Ashabit që do të vdesin në qytet do t’i hanë qentë, ata që do të vdesin përkundrazi në ara do t’i hanë shpendët e qiellit”.
凡属亚哈的人,死在城中的必被狗吃,死在田野的必被空中的鸟吃。’” (
25 Në të vërtetë nuk pati kurrë ndonjë njeri që u shit për të bërë atë që është e keqe në sytë e Zotit si Ashabi, sepse ishte i shtyrë nga gruaja e tij Jezebeli.
从来没有像亚哈的,因他自卖,行耶和华眼中看为恶的事,受了王后耶洗别的耸动;
26 Ai u suall në mënyrë të neveritshme duke u dhënë pas idhujve, ashtu si kishin bërë Amorejtë që Zoti i kishte dëbuar përpara bijve të Izraelit.
就照耶和华在以色列人面前所赶出的亚摩利人,行了最可憎恶的事,信从偶像。)
27 Kur Ashabi dëgjoi këto fjalë, grisi rrobat e tij, e mbuloi trupin me një thes dhe agjeroi; binte në shtrat i mbështjellë me thesin dhe ecte si i përvuajtur.
亚哈听见这话,就撕裂衣服,禁食,身穿麻布,睡卧也穿着麻布,并且缓缓而行。
28 Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Elias, Tishbitit, duke i thënë:
耶和华的话临到提斯比人以利亚说:
29 “A e pe si u poshtërua Ashabi para meje? Duke qenë se u poshtërua para meje, unë nuk do ta godas me fatkeqësinë sa është i gjallë, por do të dërgoj fatkeqësinë mbi shtëpinë e tij gjatë jetës së birit të tij”.
“亚哈在我面前这样自卑,你看见了吗?因他在我面前自卑,他还在世的时候,我不降这祸;到他儿子的时候,我必降这祸与他的家。”

< 1 i Mbretërve 21 >