< 1 i Mbretërve 20 >

1 Ben-Hadadi, mbret i Sirisë, mblodhi tërë ushtrinë e tij; me të ishin tridhjetë e dy mbretër me kuaj dhe qerre; pastaj u nis, rrethoi Samarinë dhe e sulmoi.
亞蘭王便‧哈達聚集他的全軍,率領三十二個王,帶着車馬上來圍攻撒馬利亞;
2 Pastaj i dërgoi lajmëtarë në qytet Ashabit, mbretit të Izraelit, për t’i thënë:
又差遣使者進城見以色列王亞哈,對他說:「便‧哈達如此說:
3 “Kështu thotë Ben-Hadadi: “Argjendi dhe ari yt janë të mitë, po kështu bashkëshortet e tua dhe bijtë e tu më të mirë janë të mitë””.
你的金銀都要歸我,你妻子兒女中最美的也要歸我。」
4 Mbreti i Izraelit u përgjigj: “Éshtë ashtu si thua ti, o mbret, o imzot; unë dhe tërë ato që kam jemi të tutë”.
以色列王回答說:「我主我王啊,可以依着你的話,我與我所有的都歸你。」
5 Lajmëtarët e kthyen përsëri dhe thanë: “Kështu flet Ben-Hadadi: “Unë të çova fjalë se duhet të më japësh argjendin dhe arin tënd, gratë e tua dhe bijtë e tu;
使者又來說:「便‧哈達如此說:我已差遣人去見你,要你將你的金銀、妻子、兒女都給我。
6 por nesër, në këtë orë, do të dërgoj te ti shërbëtorët e mi, të cilët do të bastisin shtëpinë tënde dhe shtëpinë e shërbëtorëve të tu; ata do të marrin të gjitha gjërat që janë me të shtrenjta për ty””.
但明日約在這時候,我還要差遣臣僕到你那裏,搜查你的家和你僕人的家,將你眼中一切所喜愛的都拿了去。」
7 Atëherë mbreti i Izraelit thirri tërë pleqtë e vendit dhe u tha: “Shikoni, ju lutem, se si ky njeri kërkon shkatërrimin tonë, sepse më ka dërguar të kërkojë gratë e mia dhe bijtë e mi, argjendin dhe arin tim, dhe unë nuk i kam refuzuar asgjë”.
以色列王召了國中的長老來,對他們說:「請你們看看,這人是怎樣地謀害我,他先差遣人到我這裏來,要我的妻子、兒女,和金銀,我並沒有推辭他。」
8 Tërë pleqtë dhe tërë populli thanë: “Mos e dëgjo dhe mos prano”.
長老和百姓對王說:「不要聽從他,也不要應允他。」
9 Ashabi iu përgjigj pastaj lajmëtarëve të Ben-Hadadit: “I thoni mbretit, zotit time: “Të gjitha gjërat që i kërkove shërbëtorit tënd herën e parë do t’i bëj, por këtë nuk mund ta bëj””. Kështu lajmëtarët shkuan t’i njoftojnë përgjigjen Ben-Hadadit.
故此,以色列王對便‧哈達的使者說:「你們告訴我主我王說:王頭一次差遣人向僕人所要的,僕人都依從;但這次所要的,我不能依從。」使者就去回覆便‧哈達。
10 Atëherë Ben-Hadadi i çoi fjalë Ashabit: “Perënditë të më bëjnë kështu dhe më keq në rast se pluhuri i Samarisë do të mjaftojë që të mbushin grushtat tërë njerëzit që më pasojnë!”.
便‧哈達又差遣人去見亞哈說:「撒馬利亞的塵土若夠跟從我的人每人捧一捧的,願神明重重地降罰與我!」
11 Mbreti i Izraelit u përgjigj: “I thoni: “Ai që ka armaturën në trup të mos lavdërohet si ai që e heq””.
以色列王說:「你告訴他說,才頂盔貫甲的,休要像摘盔卸甲的誇口。」
12 Kur Ben-Hadadi mori këtë përgjigje, ai ndodhej bashkë me mbretërit duke pirë në çadrat, dhe u tha shërbëtorëve të tij: “Bëhuni gati për mësymje!”. Kështu ata u përgatitën për të sulmuar qytetin.
便‧哈達和諸王正在帳幕裏喝酒,聽見這話,就對他臣僕說:「擺隊吧!」他們就擺隊攻城。
13 Por ja që një profet iu afrua Ashabit, mbretit të Izraelit, dhe i tha: “Kështu thotë Zoti: “E shikon këtë turmë të madhe? Ja, që sot unë do ta lë në dorën tënde dhe kështu do të mësosh që unë jam Zoti””.
有一個先知來見以色列王亞哈,說:「耶和華如此說:『這一大群人你看見了嗎?今日我必將他們交在你手裏,你就知道我是耶和華。』」
14 Ashabi i tha: “Me anë të kujt?”. Ai u përgjigj: “Kështu thotë Zoti: “Me anë të të rinjve në shërbim të krerëve të krahinave””. Ashabi tha: Kush do ta fillojë betejën?”. Profeti u përgjigj: “Ti”.
亞哈說:「藉着誰呢?」他回答說:「耶和華說,藉着跟從省長的少年人。」亞哈說:「要誰率領呢?」他說:「要你親自率領。」
15 Atëherë Ashabi kaloi në revistë të rinjtë që ishin në shërbim të krerëve të krahinave; ata ishin dyqind e tridhjetë e dy veta. Pastaj kaloi në revistë tërë popullin, tërë bijtë e Izraelit; ishin shtatë mijë veta.
於是亞哈數點跟從省長的少年人,共有二百三十二名,後又數點以色列的眾兵,共有七千名。
16 Në mesditë bënë një dalje, ndërsa Ben-Hadadi ishte duke pirë dhe duke u dehur bashkë me tridhjetë e dy mbretërit që i kishin ardhur në ndihmë.
午間,他們就出城;便‧哈達和幫助他的三十二個王正在帳幕裏痛飲。
17 Të rinjtë në shërbim të krerëve të krahinave dolën të parët. Ben-Hadadi dërgoi njerëz për të parë dhe ata i njoftuan: “Nga Samaria kanë dalë disa njerëz”.
跟從省長的少年人先出城;便‧哈達差遣人去探望,他們回報說:「有人從撒馬利亞出來了。」
18 Mbreti tha: “Në rast se kanë dalë me qëllime paqësore, i zini të gjallë; në qoftë se kanë dalë për të luftuar, i zini gjithashtu të gjallë”.
他說:「他們若為講和出來,要活捉他們;若為打仗出來,也要活捉他們。」
19 Kështu të rinjtë në shërbim të krerëve të krahinave dolën nga qyteti bashkë me ushtrinë që i pasonte,
跟從省長的少年人出城,軍兵跟隨他們;
20 dhe secili prej tyre vrau nga një njeri. Kështu Sirët ua mbathën këmbëve dhe Izraelitët i ndoqën; dhe Ben-Hadadi, mbret i Sirisë, iku me kalë bashkë me disa kalorës.
各人遇見敵人就殺。亞蘭人逃跑,以色列人追趕他們;亞蘭王便‧哈達騎着馬和馬兵一同逃跑。
21 Edhe mbreti i Izraelit mori pjesë në luftimet, shkatërroi kuaj dhe qerre dhe u shkaktoi Sirëve një disfatë të madhe.
以色列王出城攻打車馬,大大擊殺亞蘭人。
22 Atëherë profeti iu afrua mbretit të Izraelit dhe i tha: “Shko, përforcohu dhe mendo mirë atë që duhet të bësh, sepse mbas një viti mbreti i Sirisë do të të sulmojë”.
那先知來見以色列王,對他說:「你當自強,留心怎樣防備;因為到明年這時候,亞蘭王必上來攻擊你。」
23 Shërbëtorët e mbretit të Sirisë i thanë: “Perëndia i tyre është Perëndia i maleve; prandaj ata qenë më të fortë se ne; por në rast se ndeshemi në fushë, ne do të jemi me siguri më të fortë.
亞蘭王的臣僕對亞蘭王說:「以色列人的神是山神,所以他們勝過我們;但在平原與他們打仗,我們必定得勝。
24 Prandaj vepro kështu: tërë mbretërve hiqua komandën që kanë dhe në vend të tyre cakto kapedanë.
王當這樣行:把諸王革去,派軍長代替他們,
25 Mblidh një ushtri baras me atë që ke humbur, me po aq kuaj dhe qerre; pastaj do të ndeshemi në fushë dhe me siguri do të jemi më të fortë se ata”. Ai pranoi këshillën e tyre dhe veproi ashtu siç i thanë.
又照着王喪失軍兵之數,再招募一軍,馬補馬,車補車,我們在平原與他們打仗,必定得勝。」王便聽臣僕的話去行。
26 Pas një viti Ben-Hadadi kaloi në revistë Sirët dhe doli në drejtim të Afekut për të luftuar Izraelin.
次年,便‧哈達果然點齊亞蘭人上亞弗去,要與以色列人打仗。
27 Edhe bijtë e Izraelit u thirrën për t’u mbledhur dhe u furnizuan me ushqime; pastaj u nisën kundër Sirëve dhe ngritën kampin e tyre përballë tyre; dukeshin si dy kope të vogla dhish, ndërsa Sirët e kishin mbushur vendin.
以色列人也點齊軍兵,預備食物,迎着亞蘭人出去,對着他們安營,好像兩小群山羊羔;亞蘭人卻滿了地面。
28 Atëherë një njeri i Perëndisë iu afrua mbretit të Izraelit dhe i tha: “Kështu thotë Zoti: “Me qenë se Sirët kanë thënë: Zoti është Perëndia i maleve dhe nuk është Perëndia i luginave unë do të jap në duart e tua tërë këtë mizëri të madhe; dhe ju do të mësoni që unë jam Zoti””.
有神人來見以色列王,說:「耶和華如此說:『亞蘭人既說我-耶和華是山神,不是平原的神,所以我必將這一大群人都交在你手中,你們就知道我是耶和華。』」
29 Shtatë ditë me radhë qëndruan në kampet e tyre njeri përballë tjetrit, por ditën e shtatë filloi beteja dhe bijtë e Izraelit vranë brenda një dite të vetme njëqind mijë këmbësorë sirë.
以色列人與亞蘭人相對安營七日,到第七日兩軍交戰;那一日以色列人殺了亞蘭人步兵十萬,
30 Ata që shpëtuan ikën në qytetin e Afekut, ku muret ranë mbi njëzet e shtatë mijë prej tyre. Edhe Ben-Hadadi iku dhe shkoi në qytet përt’u fshehur në një dhomë të brendshme.
其餘的逃入亞弗城;城牆塌倒,壓死剩下的二萬七千人。 便‧哈達也逃入城,藏在嚴密的屋子裏。
31 Shërbëtorët e tij i thanë: “Ja, kemi dëgjuar të thuhet që mbretërit e shtëpisë së Izraelit janë zemërbutë; prandaj të veshim thasë dhe të vëmë litarë në qafë dhe të dalim të presim mbretin e Izraelit; ndofta ai ka për të na lënë të gjallë”.
他的臣僕對他說:「我們聽說以色列王都是仁慈的王,現在我們不如腰束麻布,頭套繩索,出去投降以色列王,或者他存留王的性命。」
32 Kështu ata u veshën me thasë dhe vunë litarë në qafë, shkuan te mbreti i Izraelit dhe i thanë: “Shërbëtori yt Ben-Hadadi thotë: “Të lutem, lërmë të gjallë””. Ashabi u përgjigj: “Éshtë ende gjallë? Ai është vëllai im”.
於是他們腰束麻布,頭套繩索,去見以色列王,說:「王的僕人便‧哈達說,求王存留我的性命。」亞哈說:「他還活着嗎?他是我的兄弟。」
33 Këta njerëz e muarrën këtë si shenjë të mbarë dhe nxituan të kërkonin vërtetimin e kësaj thënie, duke thënë: “Ben-Hadadi është, pra, vëllai yt!”. Ai u përgjigj: “Shkoni ta merrni”. Kështu Ben-Hadadi shkoi te Ashabi, që e hipi në qerren e tij.
這些人留心探出他的口氣來,便急忙就着他的話說:「便‧哈達是王的兄弟!」王說:「你們去請他來。」便‧哈達出來見王,王就請他上車。
34 Atëherë Ben-Hadadi i tha: “Unë do të të kthej qytetet që ati im i hoqi atit tënd; dhe kështu ti do të vendosësh tregje në Damask, ashtu si kishte bërë im atë në Samari”. Ashabi i tha: “Me këtë kusht do të të lë të ikësh”; kështu Ashabi lidhi një besëlidhje me të dhe e la të ikë.
便‧哈達對王說:「我父從你父那裏所奪的城邑,我必歸還。你可以在大馬士革立街市,像我父在撒馬利亞所立的一樣。」亞哈說:「我照此立約,放你回去」,就與他立約,放他去了。
35 Atëherë një nga bijtë e profetëve i tha shokut të tij me urdhër të Zotit: “Më godit!”. Por ky nuk pranoi ta godasë.
有先知的一個門徒奉耶和華的命對他的同伴說:「你打我吧!」那人不肯打他。
36 Atëherë i pari i tha: “Me qenë se nuk iu binde zërit të Zotit, sapo të largohesh nga unë një luan do të të vrasë”. Kështu, me t’u larguar nga ai, doli një luan dhe e vrau.
他就對那人說:「你既不聽從耶和華的話,你一離開我,必有獅子咬死你。」那人一離開他,果然遇見獅子,把他咬死了。
37 Pastaj profeti gjeti një njeri dhe i tha: “Më godit!”. Ky e rrahu dhe e plagosi.
先知的門徒又遇見一個人,對他說:「你打我吧!」那人就打他,將他打傷。
38 Atëherë profeti shkoi ta presë mbretin në rrugë, duke u maskuar me një rryp pëlhure mbi sytë.
他就去了,用頭巾蒙眼,改換面目,在路旁等候王。
39 Kur po kalonte mbreti, i thirri dhe i tha: “Shërbëtori yt u fut në mes të betejës, kur dikush u tërhoq mënjanë dhe më solli një njeri, duke më thënë: “Ruaje këtë njeri; në rast se vritet, do ta paguash me jetën tënde ose do të paguash një talent argjendi”.
王從那裏經過,他向王呼叫說:「僕人在陣上的時候,有人帶了一個人來,對我說:『你看守這人,若把他失了,你的性命必代替他的性命;不然,你必交出一他連得銀子來。』
40 Ndërsa shërbëtori yt ishte i zënë sa andej e këtej, ai person u zhduk”. Mbreti i Izraelit i tha: “Ja vendimi yt; e ke shqiptuar ti vetë”.
僕人正在忙亂之間,那人就不見了。」以色列王對他說:「你自己定妥了,必照樣判斷你。」
41 Atëherë ai hoqi me nxitim nga sytë rripin e përlhurës dhe mbreti i Izraelit e pa që ishte një nga profetët.
他急忙除掉蒙眼的頭巾,以色列王就認出他是一個先知。
42 Pastaj profeti i tha mbretit: “Kështu thotë Zoti: “Me qenë se e le të të shpëtojë nga dora njeriun që kisha caktuar të shfarosej, jeta jote ka për tu paguar për të tijën dhe populli yt për popullin e tij”.
他對王說:「耶和華如此說:『因你將我定要滅絕的人放去,你的命就必代替他的命,你的民也必代替他的民。』」
43 Kështu mbreti i Izraelit u kthye në shtëpinë e tij i hidhëruar dhe i zemëruar, dhe shkoi në Samari.
於是以色列王悶悶不樂地回到撒馬利亞,進了他的宮。

< 1 i Mbretërve 20 >