< 1 i Mbretërve 18 >

1 Shumë kohë më vonë, gjatë vitit të tretë, fjala e Zotit iu drejtua Elias, duke i thënë: “Shko dhe paraqitu te Ashabi dhe unë do të dërgoj shiun mbi vendin”.
過了許久,到第三年,耶和華的話臨到以利亞說:「你去,使亞哈得見你;我要降雨在地上。」
2 Elia shkoi të paraqitet te Ashabi. Atëherë në Samari kishte pllakosur një zi e madhe e bukës.
以利亞就去,要使亞哈得見他。那時,撒馬利亞有大饑荒;
3 Ashabi dërgoi të thërrasë Abdian, që ishte mexhordomi i tij. (Abdia kishte frikë të madhe nga Zoti;
亞哈將他的家宰俄巴底召了來。(俄巴底甚是敬畏耶和華,
4 kështu, kur Jezebeli shfaroste profetët e Zotit, Abdia mori njëqind profetë dhe fshehu pesëdhjetë prej tyre në një shpellë, duke i furnizuar me bukë dhe ujë).
耶洗別殺耶和華眾先知的時候,俄巴底將一百個先知藏了,每五十人藏在一個洞裏,拿餅和水供養他們。)
5 Ashabi i tha Abdias: “Shko nëpër vendin në drejtim të të gjitha burimeve dhe rrjedhave ujore; ndofta do të gjejmë bar të mjaftueshëm për të mbajtur gjallë kuajt dhe mushkat dhe nuk do të detyrohemi të vrasim asnjë nga kafshët tona”.
亞哈對俄巴底說:「我們走遍這地,到一切水泉旁和一切溪邊,或者找得着青草,可以救活騾馬,免得絕了牲畜。」
6 Kështu e ndanë vendin që do të përshkohej; Ashabi shkoi vetëm nga një anë dhe Abdia vetëm nga ana tjetër.
於是二人分地遊行,亞哈獨走一路,俄巴底獨走一路。
7 Ndërsa Abdia po udhëtonte, ja ku doli përpara Elia; Abdiu e njohu dhe u shtri me fytyrë për tokë përpara tij, duke thënë: “Ti je zotëria im Elia?”.
俄巴底在路上恰與以利亞相遇,俄巴底認出他來,就俯伏在地,說:「你是我主以利亞不是?」
8 Ai u përgjigj: “Jam unë; shko e i thuaj zotërisë sate: Elia është këtu”.
回答說:「是。你去告訴你主人說,以利亞在這裏。」
9 Por Abdia u përgjigj: Çfarë mëkati kam kryer që ti dorëzon shërbëtorin tënd në duart e Ashabit që ai të shkaktojë vdekjen time?
俄巴底說:「僕人有甚麼罪,你竟要將我交在亞哈手裏,使他殺我呢?
10 Ashtu siç është e vërtetë që Zoti, Perëndia yt, rron, nuk ka komb dhe mbretëri në të cilin zoti im nuk ka dërguar njerëz të të kërkojnë; dhe kur thonin: “Nuk është këtu”, ai i vinte të betoheshin mbretërinë dhe kombin që nuk kishin mundur të të gjenin.
我指着永生耶和華-你的上帝起誓,無論哪一邦哪一國,我主都打發人去找你。若說你沒有在那裏,就必使那邦那國的人起誓說,實在是找不着你。
11 Dhe tani ti thua: “Shko t’i thuash zotërisë sate: Elia është këtu!”.
現在你說,要去告訴你主人說,以利亞在這裏;
12 Por do të ndodh që sapo të largohem prej teje, Fryma e Zotit do të të çojë në një vend të panjohur nga unë; kështu unë do të shkoj t’ia njoftoj Ashabit, dhe ky, duke mos të gjetur, do të më vrasë. Dhe shërbëtori yt i druhet Zotit që i ri!
恐怕我一離開你,耶和華的靈就提你到我所不知道的地方去。這樣,我去告訴亞哈,他若找不着你,就必殺我;僕人卻是自幼敬畏耶和華的。
13 A nuk i kanë njoftuar zotërisë sime atë që unë kam bërë kur Jezebeli vriste profetët e Zotit? Si fsheha njëqind nga këta profetë të Zotit, pesëdhjetë në një shpellë dhe pesëdhjetë në një tjetër, duke i furnizuar me bukë dhe me ujë?
耶洗別殺耶和華眾先知的時候,我將耶和華的一百個先知藏了,每五十人藏在一個洞裏,拿餅和水供養他們,豈沒有人將這事告訴我主嗎?
14 Dhe tani ti thua: “Shko t’i thuash zotërisë sate: Elia është këtu!”. Por ai do të më vrasë”.
現在你說,要去告訴你主人說,以利亞在這裏,他必殺我。」
15 Atëherë Elia u përgjigj: “Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti i ushtrive në prani të të cilit ndodhem, sot do të paraqitem te Ashabi”.
以利亞說:「我指着所事奉永生的萬軍之耶和華起誓,我今日必使亞哈得見我。」
16 Abdia, pra, shkoi të kërkojë Ashabin dhe i njoftoi çështjen, dhe Ashabi i doli përpara Elias.
於是俄巴底去迎着亞哈,告訴他;亞哈就去迎着以利亞。
17 Me ta parë Elian i tha: “Ti je pikërisht ai që e bën rrëmujë Izraelin?”.
亞哈見了以利亞,便說:「使以色列遭災的就是你嗎?」
18 Elia u përgjigj: “Nuk jam unë që e bëj rrëmujë Izraelin, por ti dhe shtëpia e atit tënd, sepse keni braktisur urdhërimet e Zotit dhe ti ke shkuar pas Baalëve.
以利亞說:「使以色列遭災的不是我,乃是你和你父家;因為你們離棄耶和華的誡命,去隨從巴力。
19 Prandaj dërgo tani të thërrasin tërë Izraelin pranë meje në malin Karmel, bashkë me katërqind e pesëdhjetë profetët e Baalit dhe katërqind profetët e Asherahut që hanë në tryezën e Jezebelit”.
現在你當差遣人,招聚以色列眾人和事奉巴力的那四百五十個先知,並耶洗別所供養事奉亞舍拉的那四百個先知,使他們都上迦密山去見我。」
20 Kështu Ashabi dërgoi e thirri tërë bijtë e Izraelit dhe i mblodhi profetët në malin Karmel.
亞哈就差遣人招聚以色列眾人和先知都上迦密山。
21 Atëherë Elia iu afrua tërë popullit dhe tha: “Deri kur do të lëkundeni midis dy mendimeve? Në qoftë se Zoti është Perëndia, shkoni pas tij; por në qoftë se përkundrazi është Baali, atëherë ndiqni atë”. Populli nuk tha asnjë fjalë.
以利亞前來對眾民說:「你們心持兩意要到幾時呢?若耶和華是上帝,就當順從耶和華;若巴力是上帝,就當順從巴力。」眾民一言不答。
22 Atëherë Elia i tha popullit: “Kam mbetur vetëm unë nga profetët e Zotit, ndërsa profetët e Baalit janë katërqind e pesëdhjetë.
以利亞對眾民說:「作耶和華先知的只剩下我一個人;巴力的先知卻有四百五十個人。
23 Le të na jepen dy dema të rinj; ata të zgjedhin një dem për veten e tyre, le ta copëtojnë dhe ta vënë mbi drutë pa i ndezur ato; unë do të përgatis demin tjetër dhe do ta vendos mbi drutë pa i ndezur ato.
當給我們兩隻牛犢,巴力的先知可以挑選一隻,切成塊子,放在柴上,不要點火;我也預備一隻牛犢放在柴上,也不點火。
24 Ju do t’i bëni thirrje perëndisë suaj dhe unë do të thërres Zotin; perëndia që do të përgjigjet me anë të zjarrit është Perëndia”. Tërë populli u përgjigj dhe tha: “E the bukur!”.
你們求告你們神的名,我也求告耶和華的名。那降火顯應的神,就是上帝。」眾民回答說:「這話甚好。」
25 Atëherë Elia u tha profetëve të Baalit: “Zgjidhni një dem të ri dhe përgatiteni të parët sepse jeni më shumë; pastaj kërkoni ndihmën e perëndisë suaj, pa e ndezur zjarrin”.
以利亞對巴力的先知說:「你們既是人多,當先挑選一隻牛犢,預備好了,就求告你們神的名,卻不要點火。」
26 Kështu ata morën demin që u dhanë dhe e përgatitën; pastaj përmendën emrin e Baalit nga mëngjesi deri në drekë, duke thënë: “O Baal, na u përgjigj!”. Por nuk u dëgjua asnjë zë dhe asnjeri nuk u përgjigj; ndërkaq ata kërcenin rreth altarit që kishin ndërtuar.
他們將所得的牛犢預備好了,從早晨到午間,求告巴力的名說:「巴力啊,求你應允我們!」卻沒有聲音,沒有應允的。他們在所築的壇四圍踊跳。
27 Në mesditë Elia filloi të tallet me ta dhe tha: “Ulërini më fort sepse ai është zoti; ndofta është duke menduar thellë, ose është i zënë me punë ose udhëton, ose ka rënë në gjumë e duhet zgjuar”.
到了正午,以利亞嬉笑他們,說:「大聲求告吧!因為他是神,他或默想,或走到一邊,或行路,或睡覺,你們當叫醒他。」
28 Dhe kështu ata filluan të ulërijnë më fort dhe të priten me shpata dhe shtiza sipas zakoneve që kishin, deri sa të kullonin gjak.
他們大聲求告,按着他們的規矩,用刀槍自割、自刺,直到身體流血。
29 Me të kaluar mesdita, ata bënë profeci deri në kohën që ofrohej blatimi; por nuk u dëgjua asnjë zë, asnjeri nuk u përgjigj dhe askush nuk ua vuri veshin.
從午後直到獻晚祭的時候,他們狂呼亂叫,卻沒有聲音,沒有應允的,也沒有理會的。
30 Atëherë Elia i tha tërë popullit: “Afrohuni pranë meje!”. Kështu tërë populli iu afrau dhe ai ndreqi altarin e Zotit që e kishin prishur.
以利亞對眾民說:「你們到我這裏來。」眾民就到他那裏。他便重修已經毀壞耶和華的壇。
31 Pastaj Elia mori dymbëdhjetë gurë, sipas numrit të fiseve të bijve të Jakobit, të cilit Zoti i kishte thënë: “Emri yt do të jetë Izrael”.
以利亞照雅各子孫支派的數目,取了十二塊石頭(耶和華的話曾臨到雅各說:「你的名要叫以色列」),
32 Me gurët ndërtoi një altar në emër të Zotit dhe hapi një gropë rreth tij me një kapacitet prej dy masash gruri.
用這些石頭為耶和華的名築一座壇,在壇的四圍挖溝,可容穀種二細亞,
33 Pastaj rregulloi drutë, copëtoi demin dhe e vuri mbi drutë. Dhe tha: “Mbushni katër enë me ujë dhe i derdhni mbi olokaustin dhe mbi drutë”.
又在壇上擺好了柴,把牛犢切成塊子放在柴上,對眾人說:「你們用四個桶盛滿水,倒在燔祭和柴上」;
34 Përsëri tha: “Bëjeni një herë të dytë”. Dhe ata e bënë një herë të dytë. Ai tha akoma: “Bëjeni për të tretën herë”. Dhe ata e bënë për të tretën herë.
又說:「倒第二次。」他們就倒第二次;又說:「倒第三次。」他們就倒第三次。
35 Uji rridhte rreth altarit dhe ai mbushi me ujë edhe gropën.
水流在壇的四圍,溝裏也滿了水。
36 Në orën që ofrohej blatimi, profeti Elia u afrua dhe tha: “O Zot, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, vepro në mënyrë të tillë që të dihet që ti je Perëndi në Izrael, që unë jam shërbëtori yt që i bëra tërë këto gjëra me urdhrin tënd.
到了獻晚祭的時候,先知以利亞近前來,說:「亞伯拉罕、以撒、以色列的上帝,耶和華啊,求你今日使人知道你是以色列的上帝,也知道我是你的僕人,又是奉你的命行這一切事。
37 Përgjigjmu, o Zot, përgjigjmu, që ky popull të pranojë që ti, o Zot, je Perëndia, dhe ke bërë të kthehen te ti zemrat e tyre”.
耶和華啊,求你應允我,應允我!使這民知道你-耶和華是上帝,又知道是你叫這民的心回轉。」
38 Atëherë ra zjarri i Tzotit dhe konsumoi olokaustin, drutë, gurët dhe pluhurin, si dhe thau ujin që ishte në gropë.
於是,耶和華降下火來,燒盡燔祭、木柴、石頭、塵土,又燒乾溝裏的水。
39 Para kësaj pamjeje tërë populli u shtri me fytyrën për tokë dhe tha: “Zoti është Perëndia!
眾民看見了,就俯伏在地,說:「耶和華是上帝!耶和華是上帝!」
40 Pastaj Elia u tha atyre: “Zini Profetët e Baalit; mos lini t’ju ikë as edhe një!”. Kështu ata i kapën dhe Elia i zbriti në përruan Kishon, ku i theri.
以利亞對他們說:「拿住巴力的先知,不容一人逃脫!」眾人就拿住他們。以利亞帶他們到基順河邊,在那裏殺了他們。
41 Pastaj Elia i tha Ashabit: “Ngjitu, ha dhe pi, sepse dëgjohet që tani zhurma e një shiu të madh”.
以利亞對亞哈說:「你現在可以上去吃喝,因為有多雨的響聲了。」
42 Kështu Ashabi u ngjit për të ngrënë dhe për të pirë; por Elia u ngjit në majë të Karmelt, u përkul deri në tokë dhe vuri fytyrën midis gjunjëve,
亞哈就上去吃喝。以利亞上了迦密山頂,屈身在地,將臉伏在兩膝之中;
43 dhe i tha shërbëtorit të tij: “Tani ngjitu dhe shiko nga ana e detit!”. Ai u ngjit, shikoi dhe tha: Nuk ka asgjë”. Elia i tha: “Kthehu të shikosh, shtatë herë”.
對僕人說:「你上去,向海觀看。」僕人就上去觀看,說:「沒有甚麼。」他說:「你再去觀看。」如此七次。
44 Herën e shtatë shërbëtori tha: “Éshtë një re e vogël, e madhe si pëllëmba e një dore që ngjitet nga deti”. Atëherë Elia tha: “Shko dhe i thuaj Ashabit: “Lidhi kuajt në qerre dhe zbrit para se të të zërë shiu””.
第七次僕人說:「我看見有一小片雲從海裏上來,不過如人手那樣大。」以利亞說:「你上去告訴亞哈,當套車下去,免得被雨阻擋。」
45 Brenda një kohe të shkurtër qielli u errësua për shkak të reve e të erës, dhe ra një shi i madh. Kështu Ashabi hipi mbi qerre dhe shkoi në Jezreel.
霎時間,天因風雲黑暗,降下大雨。亞哈就坐車往耶斯列去了。
46 Dora e Zotit ishte mbi Elian, që shtrëngoi ijet dhe vrapoi para Ashabit deri në hyrje të Jezreelit.
耶和華的靈降在以利亞身上,他就束上腰,奔在亞哈前頭,直到耶斯列的城門。

< 1 i Mbretërve 18 >