< 1 i Mbretërve 13 >

1 Dhe ja, një njeri i Perëndisë arriti nga Juda në Bethel me urdhër të Zotit, ndërsa Jeroboami qëndronte pranë altarit për të djegur temjan.
那時,有一個神人奉耶和華的命從猶大來到伯特利。耶羅波安正站在壇旁要燒香;
2 Me urdhër të Zotit klithi kundër altarit dhe tha: “Altar, altar, kështu thotë Zoti: “Ja, në shtëpinë e Davidit do të lindë një djalë, i quajtur Jozia, i cili ka për të flijuar mbi ty priftërinjtë e vendeve të larta dhe do të djegë mbi ty kocka njerëzore””.
神人奉耶和華的命向壇呼叫,說:「壇哪,壇哪!耶和華如此說:大衛家裏必生一個兒子,名叫約西亞,他必將邱壇的祭司,就是在你上面燒香的,殺在你上面,人的骨頭也必燒在你上面。」
3 Po atë ditë dha një shenjë të mrekullueshme, duke thënë: “Kjo është shenja për të cilën foli Zoti; ja, altari do të çahet dhe hiri që është mbi të do të shpërndahet”.
當日,神人設個預兆,說:「這壇必破裂,壇上的灰必傾撒,這是耶和華說的預兆。」
4 Kur mbreti Jeroboam dëgjoi fjalët që njeriu i Perëndisë kishte shqiptuar kundër altarit në Bethel, shtriu dorën nga altari dhe tha: “Kapeni!”. Por dora që Jeroboami kishte shtrirë kundër tij u tha dhe nuk mundi më ta tërheqë.
耶羅波安王聽見神人向伯特利的壇所呼叫的話,就從壇上伸手,說:「拿住他吧!」王向神人所伸的手就枯乾了,不能彎回;
5 Përveç kësaj, altari u ça dhe hiri i tij u shpërnda, sipas shenjës që njeriu i Perëndisë kishte dhënë me urdhër të Zotit.
壇也破裂了,壇上的灰傾撒了,正如神人奉耶和華的命所設的預兆。
6 Atëherë mbreti iu drejtua njeriut të Zotit dhe i tha: Oh, lutju shumë Zotit, Perëndisë tënd, dhe lutu për mua, deri sa të më ripërtërihet dora”. Njeriu i Perëndisë iu lut shumë Zotit dhe mbretit iu ripërtëri dora, ashtu siç ishte më parë.
王對神人說:「請你為我禱告,求耶和華-你上帝的恩典使我的手復原。」於是神人祈禱耶和華,王的手就復了原,仍如尋常一樣。
7 Atëherë mbreti i tha njeriut të Perëndisë: “Eja në shtëpi bashkë me mua që ta marrësh veten; do të të bëj edhe një dhuratë”.
王對神人說:「請你同我回去吃飯,加添心力,我也必給你賞賜。」
8 Por njeriu i Perëndisë iu përgjigj mbretit: “Edhe sikur të më jepje gjysmën e shtëpisë sate, unë nuk do të vija me ty dhe as do të haja bukë e as do të pija ujë në këtë vend,
神人對王說:「你就是把你的宮一半給我,我也不同你進去,也不在這地方吃飯喝水;
9 sepse kështu më ka urdhëruar Zoti: “Ti nuk do të hash bukë as do të pish ujë dhe nuk do të kthehesh nga rruga që ke përshkuar kur shkove”.
因為有耶和華的話囑咐我,說不可在伯特利吃飯喝水,也不可從你去的原路回來。」
10 Kështu ai shkoi nëpër një rrugë tjetër dhe nuk u kthye nëpër rrugën që kishte përshkuar kur vajti në Bethel.
於是神人從別的路回去,不從伯特利來的原路回去。
11 Në Bethel banonte një profet plak; bijtë e tij shkuan e treguan tërë atë që njeriu i Perëndisë kishte bërë atë ditë në Bethel dhe i treguan atit të tyre fjalët që ai i kishte thënë mbretit.
有一個老先知住在伯特利,他兒子們來,將神人當日在伯特利所行的一切事和向王所說的話都告訴了父親。
12 I ati i pyeti ata: “Nëpër çfarë rruge iku?”. Ç’është e vërteta, bijtë e tij e kishin parë nëpër çfarë rruge kishte shkuar njeriu i Perëndisë i ardhur nga Juda.
父親問他們說:「神人從哪條路去了呢?」兒子們就告訴他;原來他們看見那從猶大來的神人所去的路。
13 Atëherë ai u tha bijve të tij: “Më shaloni gomarin”. I shaluan gomarin dhe ai hipi mbi të;
老先知就吩咐他兒子們說:「你們為我備驢。」他們備好了驢,他就騎上,
14 e ndoqi njeriun e Perëndisë dhe e gjeti ulur nën një lis dhe i tha: “A je ti njeriu i Perëndisë që ka ardhur nga Juda?”. Ai iu përgjigj: “Jam unë”.
去追趕神人,遇見他坐在橡樹底下,就問他說:「你是從猶大來的神人不是?」他說:「是。」
15 Atëherë profeti plak i tha: “Eja në shtëpinë time për të ngrënë diçka”.
老先知對他說:「請你同我回家吃飯。」
16 Por ai u përgjigj: “Nuk mund të kthehem prapa as të vij me ty, nuk mund të ha bukë dhe të pi ujë me ty në këtë vend,
神人說:「我不可同你回去進你的家,也不可在這裏同你吃飯喝水;
17 sepse Zoti më ka thënë: “Ti atje nuk do të hash bukë as do të pish ujë, dhe nuk do të kthehesh nëpër rrugën e përshkuar kur shkove”.
因為有耶和華的話囑咐我說:『你在那裏不可吃飯喝水,也不可從你去的原路回來。』」
18 Tjetri i tha: “Edhe unë jam profet si ti; dhe një engjëll më ka folur nga ana e Zotit, duke thënë: “Merre me vete në shtëpinë tënde që të hajë bukë dhe të pijë ujë””. Por ai gënjente.
老先知對他說:「我也是先知,和你一樣。有天使奉耶和華的命對我說:『你去把他帶回你的家,叫他吃飯喝水。』」這都是老先知誆哄他。
19 Kështu njeriu i Perëndisë u kthye prapa bashkë me të dhe hëngri bukë në shtëpinë e atij dhe piu ujë.
於是神人同老先知回去,在他家裏吃飯喝水。
20 Ndërsa ishin ulur në tryezë, fjala e Zotit iu drejtua profetit që e kishte kthyer prapa;
二人坐席的時候,耶和華的話臨到那帶神人回來的先知,
21 dhe ai i thirri njeriut të Perëndisë të ardhur nga Juda, duke thënë: “Kështu flet Zoti: “Me qenë se nuk iu binde urdhërit të Zotit dhe nuk respektove porosinë e Zotit, Perëndisë tënd, që të kishte dhënë,
他就對那從猶大來的神人說:「耶和華如此說:你既違背耶和華的話,不遵守耶和華-你上帝的命令,
22 por u ktheve prapa dhe hëngre bukë e pive ujë në vendin që Zoti të pati thënë: “Mos ha bukë e mos pi ujë”, kufoma jote nuk ka për të hyrë në varret e prindërve të tu”.
反倒回來,在耶和華禁止你吃飯喝水的地方吃了喝了,因此你的屍身不得入你列祖的墳墓。」
23 Kur mbaroi së ngrëni dhe së piri, profeti që e kishte kthyer prapa i shaloi gomarin.
吃喝完了,老先知為所帶回來的先知備驢。
24 Kështu ai u nis, por një luan i doli rrugës dhe e vrau. Kufoma e tij u hodh në mes të rrugës, ndërsa gomari i qëndronte afër dhe vetë luani mbeti pranë kufomës.
他就去了,在路上有個獅子遇見他,將他咬死,屍身倒在路上,驢站在屍身旁邊,獅子也站在屍身旁邊。
25 Disa njerëz kaluan andej dhe panë kufomën të hedhur në rrugë dhe luanin që rrinte afër kufomës; ata shkuan dhe e treguan këtë gjë në qytetin ku banonte profeti plak.
有人從那裏經過,看見屍身倒在路上,獅子站在屍身旁邊,就來到老先知所住的城裏述說這事。
26 Sa e dëgjoi profeti që e kishte kthyer prapa, ai tha: “Éshtë njeriu i Perëndisë, që nuk iu bind urdhërit të Zotit; për këtë arësye Zoti e ka lënë në kthetrat e një luani, që e ka shqyer dhe vrarë, sipas fjalës që kishte thënë Zoti”.
那帶神人回來的先知聽見這事,就說:「這是那違背了耶和華命令的神人,所以耶和華把他交給獅子;獅子抓傷他,咬死他,是應驗耶和華對他說的話。」
27 Pastaj iu drejtua bijve të tij dhe u tha: “Më shaloni gomarin”. Ata ia shaluan.
老先知就吩咐他兒子們說:「你們為我備驢。」他們就備了驢。
28 Kështu ai u nis dhe e gjeti kufomën të hedhur në mes të rrugës, ndërsa gomari dhe luani rrinin afër kufomës; luani nuk e kishte ngrënë kufomën as kishte shqyer gomarin.
他去了,看見神人的屍身倒在路上,驢和獅子站在屍身旁邊,獅子卻沒有吃屍身,也沒有抓傷驢。
29 Profeti mori kufomën e njeriut të Perëndisë, e ngarkoi mbi gomarin dhe u kthye; kështu profeti plak u kthye në qytet për ta vajtuar dhe për ta varrosur.
老先知就把神人的屍身馱在驢上,帶回自己的城裏,要哀哭他,葬埋他;
30 E vendosi kufomën në varrin e tij; dhe filluan ta qajnë, duke thënë: “Oh, vëllai im!”.
就把他的屍身葬在自己的墳墓裏,哀哭他,說:「哀哉!我兄啊。」
31 Mbas varrimit, profeti plak u tha bijve të tij: “Kur të vdes unë, më varrosni në varrin e njeriut të Perëndisë; m’i vini kockat pranë kockave të tij.
安葬之後,老先知對他兒子們說:「我死了,你們要葬我在神人的墳墓裏,使我的屍骨靠近他的屍骨,
32 Sepse me siguri do të vërtetohet fjala e thënë prej tij me urdhër të Zotit kundër altarit të Bethelit dhe kundër tërë shenjtërorëve të vendeve të larta në qytetet e Samarisë”.
因為他奉耶和華的命指着伯特利的壇和撒馬利亞各城有邱壇之殿所說的話必定應驗。」
33 Mbas kësaj ngjarjeje, Jeroboami nuk u tërhoq nga rruga e tij e keqe, por bëri priftërinj të tjerë për vendet e larta, duke i marrë nga çdo shtresë personash; kushdo që e dëshironte, shenjtërohej prej tij dhe bëhej prift i vendeve të larta.
這事以後,耶羅波安仍不離開他的惡道,將凡民立為邱壇的祭司;凡願意的,他都分別為聖,立為邱壇的祭司。
34 Ky qe mëkati i shtëpisë së Jeroboamit, që shkaktoi shkatërrimin e saj dhe shfarosjen e saj nga faqja e dheut.
這事叫耶羅波安的家陷在罪裏,甚至他的家從地上除滅了。

< 1 i Mbretërve 13 >