< 1 i Kronikave 24 >

1 Klasat e bijve të Aaronit ishin këto. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari. 2 Nadabi dhe Abihu vdiqën para atit të tyre dhe nuk lanë fëmijë; prandaj ushtruan detyrën e priftit Eleazari dhe Ithamari. 3 Pastaj Davidi, së bashku me Tsadokun, nga bijtë e Eleazarit, dhe me Ahimelekun, nga bijtë e Ithamarit, i ndau sipas detyrave të shërbimit të tyre. 4 Me qenë se kishte më tepër familjarë midis bijve të Eleazarit sesa midis bijve të Ithamarit, ata u ndanë në këtë mënyrë: për bijtë e Eleazarit, gjashtëmbëdhjetë të parë të shtëpisë atërore dhe për bijtë e Ithamarit, tetë të parë sipas shtëpive të tyre atërore. 5 Ata u ndanë me short, si njera palë ashtu dhe pala tjetër, sepse kishte princa të shenjtërores dhe princa të Perëndisë qoftë midis bijve të Eleazarit, qoftë midis bijve të Ithamarit. 6 Shkruesi Shemajahu, bir i Nathaneelit, një Levit i regjistroi në prani të mbretit, të princave, të priftit Tsadok, të Ahimelekut, birit të Abiathsarit, dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. U hodh në short një shtëpi atërore për Eleazarin dhe një tjetër për Ithamarin. 7 I pari i caktuar nga shorti ishte Jehojaribi, i dyti Jedajahu, 8 i treti Harimi, i katërti Seorimi, 9 i pesti Malkijahu, i gjashti Mijamimi, 10 i shtati Hakotsi, i teti Abijahu, 11 i nënti Jeshua, i dhjeti Shekanjahu, 12 i njëmbëdhjeti Eliashibi, i dymbëdhjeti Jakimi, 13 i trembëdhjeti Hupahu, i katërmbëdhjeti Jeshebeabi, 14 i pesëmbëdhjeti Bilgahu, i gjashtëmbëdhjeti Imeri, 15 i shtatëmbëdhjeti Heziri, i tetëmbëdhjeti Hapitsetsi, 16 i nëntëmbëdhjeti Pethahiahu, i njëzeti Jehezekeli, 17 i njëzetenjëti Jakini, i njëzetedyti Gamuli, 18 i njëzetetreti Delajahu, i njëzetekatërti Maaziahu. 19 Këto ishin turnet për shërbimin e tyre kur hynin në shtëpinë e Zotit, sipas normave të caktuara nga Aaroni, ati i tyre, duke iu përmbajur urdhrave të Zotit, Perëndisë të Izraelit. 20 Sa për pjesën tjetër të bijve të Levit, të bijve të Amramit, Shubaeli; të bijve të Shubaelit, Jehdia. 21 Për Rehabiahun, bijve të Rehabiahut, ata kishin si të parë Ishshiahun. 22 Për Itsharitët, ata kishin si të parë Shelomothin: bijtë e Shelomothit kishin Jahathin. 23 Bijtë e Hebronit patën si të parë Jeriahun, si të dytë Amariahun, të tretë Jahazielin dhe të katërt Jekomeamin. 24 Nga bijtë e Uzielit të parë kishin Mikahun; nga bijtë e Mikahut, Shamirin; 25 i vëllai i Mikahut, Ishshiahu; nga bijtë e Ishshiahut, Zakarian. 26 Nga bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi; biri i Jaaziahut, Beno. 27 Bijtë e Merarit me anë të Jaaziahut ishin Beno, Shohami, Zakuri dhe Ibri. 28 Nga Mahli kemi Eleazarin, që nuk pati fëmijë. 29 Nga Kishi, birin e Kishit, Jerahmeelin. 30 Bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jerimothi. Këta ishin bijtë e Levitëve sipas shtëpive të tyre atërore. 31 Edhe këta, ashtu si bijtë e Aaronit, vëllezër të tyre, hodhën në short në prani të mbretit David, të Tsadokut, të Ahimelekut dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. Të parët e shtëpive atërore u trajtuan në të njëjtën mënyrë si vëllezërit e tyre të rinj.

< 1 i Kronikave 24 >