< 1 i Kronikave 17 >

1 Ndodhi që Davidi, mbasi u vendos në shtëpinë e vet, i tha profetit Nathan: “Ja, unë banoj në një shtëpi prej kedri, ndërsa arka e besëlidhjes të Zotit ndodhet nën një çadër”.
大卫住在自己宫中,对先知拿单说:“看哪,我住在香柏木的宫中,耶和华的约柜反在幔子里。”
2 Nathani iu përgjegj Davidit: “Bëj të gjitha ato që ke në zemër, sepse Perëndia është me ty”.
拿单对大卫说:“你可以照你的心意而行,因为 神与你同在。”
3 Por po atë natë fjala e Perëndisë iu drejtua Nathanit, duke i thënë:
当夜, 神的话临到拿单,说:
4 “Shko t’i thuash shërbëtorit tim David: “Kështu thotë Zoti: Nuk do të jesh ti ai që do të më ndërtojë një shtëpi në të cilën unë të mund të banoj.
“你去告诉我仆人大卫,说耶和华如此说:‘你不可建造殿宇给我居住。
5 Në fakt nuk kam banuar kurrë në një shtëpi nga dita që kam nxjerrë Izraelin nga Egjipti deri më sot; por kam shkuar nga një çadër te tjetra dhe nga një banesë te tjetra.
自从我领以色列人出埃及,直到今日,我未曾住过殿宇,乃从这会幕到那会幕,从这帐幕到那帐幕。
6 Kudo kam shkuar me gjithë Izraelin, a i kam folur vallë ndonjerit prej gjyqtarëve të Izraelit, të cilët i kisha urdhëruar të ushqenin popullin tim, duke thënë: “Pse nuk më ndërtoni një shtëpi me dru kedri?”.
凡我同以色列人所走的地方,我何曾向以色列的一个士师,就是我吩咐牧养我民的说:你为何不给我建造香柏木的殿宇呢?’
7 Tani do t’i flasësh kështu shërbëtorit tim David: “Kështu thotë Zoti i ushtrive: Unë të mora nga vatha, kur po shkoje pas deleve, dhe të bëra princ mbi popullin tim, Izraelin.
现在你要告诉我仆人大卫,说万军之耶和华如此说:‘我从羊圈中将你召来,叫你不再跟从羊群,立你作我民以色列的君。
8 kam qenë me ty kudo ku ke vajtur, kam shfarosur përpara teje tërë armiqtë e tu dhe e kam bërë emrin tënd si atë të njerëzve të mëdhenj që janë mbi dhe.
你无论往哪里去,我常与你同在,剪除你的一切仇敌;我必使你得大名,好像世上大大有名的人一样。
9 Përveç kësaj do t’i jap popullit tim të Izraelit një vend ku të banojë në shtëpinë e tij dhe të mos e lëvizin më, dhe të këqijtë të mos vazhdojnë ta shkretojnë si më parë,
我必为我民以色列选定一个地方,栽培他们,使他们住自己的地方,不再迁移;凶恶之子也不像从前扰害他们,
10 qysh prej kohës që kam vendosur gjyqtarët mbi popullin tim të Izraelit. Do të poshtëroj edhe tërë armiqtë e tu. Të njoftoj gjithashtu që Zoti do të të ndërtojë një shtëpi.
并不像我命士师治理我民以色列的时候一样。我必治服你的一切仇敌,并且我—耶和华应许你,必为你建立家室。
11 Kur të mbushen ditët e tua dhe të shkosh të bashkohesh me etërit e tu, unë do të nxjerrë një pasardhësin tënd, që do të jetë një nga bijtë e tu, dhe do ta konsolidoj mbretërinë e tij.
你寿数满足归你列祖的时候,我必使你的后裔接续你的位,我也必坚定他的国。
12 Ai do të më ndërtojë një shtëpi dhe unë do ta bëj të qëndrueshëm fronin e tij përgjithnjë.
他必为我建造殿宇;我必坚定他的国位直到永远。
13 Unë do të jem për të një atë dhe ai për mua një bir; dhe nuk do t’ia heq përkrahjen time ashtu siç ia kam hequr atij që të ka paraprirë.
我要作他的父,他要作我的子;并不使我的慈爱离开他,像离开在你以前的扫罗一样。
14 Unë do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë në shtëpinë time dhe në mbretërinë time, dhe froni i tij do të jetë i qëndrueshëm gjithnjë””.
我却要将他永远坚立在我家里和我国里;他的国位也必坚定,直到永远。’”
15 Nathani i foli Davidit duke përdorur tërë këto fjalë dhe sipas gjithë vizionit të tij.
拿单就按这一切话,照这默示告诉大卫。
16 Atëherë mbreti David hyri, u ul përballë Zotit dhe tha: “Kush jam unë, o Zot Perëndi, ç’është shtëpia ime, që ti më bëre të arrij deri këtu?
于是大卫王进去,坐在耶和华面前,说:“耶和华 神啊,我是谁,我的家算什么,你竟使我到这地步呢?
17 Megjithatë kjo t’u duk një gjë e vogël para syve të tu, o Perëndi; ti fole edhe për shtëpinë e shërbëtorit tënd për një të ardhme të largët dhe më konsiderove sikur të isha një njeri i rangut të lartë, o Zot Perëndi.
神啊,这在你眼中还看为小,又应许你仆人的家至于久远。耶和华 神啊,你看顾我好像看顾高贵的人。
18 Çfarë mund të thotë akoma Davidi për nderin që i ke bërë shërbëtorit tënd? Ti e njeh në të vërtetë shërbëtorin tënd.
你加于仆人的尊荣,我还有何言可说呢?因为你知道你的仆人。
19 O Zot, për dashurinë e shërbëtorit tënd dhe sipas zemrës sate, ti ke kryer gjithë këto vepra të fuqishme për t’i bërë të njohura tërë këto gjëra të mëdha.
耶和华啊,你行了这大事,并且显明出来,是因你仆人的缘故,也是照你的心意。
20 O Zot, askush nuk është i ngjashëm me ty dhe nuk ka tjetër Perëndi veç teje, sipas tërë ato që kemi dëgjuar me veshët tona.
耶和华啊,照我们耳中听见,没有可比你的,除你以外再无 神。
21 Dhe kush është si populli yt i Izraelit, i vetmi komb mbi tokë që Perëndia erdhi për ta çliruar dhe për ta bërë popullin e tij, për të të dhënë një emër me gjëra të mëdha dhe të tmerrshme, duke i dëbuar kombet përpara popullit tënd që ti ke çliruar nga Egjipti?
世上有何民能比你的民以色列呢?你 神从埃及救赎他们作自己的子民,又在你赎出来的民面前行大而可畏的事,驱逐列邦人,显出你的大名。
22 Ti e ke bërë popullin e Izraelit popullin tënd për gjithnjë; dhe ti, o Zot, je bërë Perëndia i tyre.
你使以色列人作你的子民,直到永远;你—耶和华也作他们的 神。
23 Prandaj fjala që ke shqiptuar, o Zot, përsa i përket shërbëtorit tënd dhe shtëpisë së tij, të ruajë vlerën e saj për gjithnjë! Bëj siç ke thënë!
耶和华啊,你所应许仆人和仆人家的话,求你坚定,直到永远,照你所说的而行。
24 Po, të mbetet e vlefshme, me qëllim që emri yt të shkëlqejë për gjithnjë dhe të kemi mundësinë të themi: “Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, është me të vërtetë Perëndia për Izraelin”; dhe shtëpia e shërbëtorit tënd David u bëftë e qëndrueshme para teje!
愿你的名永远坚立,被尊为大,说:‘万军之耶和华是以色列的 神,是治理以色列的 神。’这样,你仆人大卫的家必在你面前坚立。
25 Ti vetë, o Perëndia im, i ke treguar shërbëtorit tënd se do t’i ndërtoje një shtëpi. Prandaj shërbëtori yt pati guximin të lutet në praninë tënde.
我的 神啊,因你启示仆人说,我必为你建立家室,所以仆人大胆在你面前祈祷。
26 Dhe tani, o Zot, ti je Perëndia dhe i ke premtuar këtë të mirë shërbëtorit tënd.
耶和华啊,惟有你是 神,你也应许将这福气赐给仆人。
27 Ndërkaq le të të pëlqejë të bekosh shtëpinë e shërbëtorit tënd, me qëllim që ajo të qëndrojë gjithnjë para teje, sepse atë që bekon ti, o Zot, është e bekuar për gjithnjë”.
现在你喜悦赐福与仆人的家,可以永存在你面前。耶和华啊,你已经赐福,还要赐福到永远。”

< 1 i Kronikave 17 >