< 1 i Kronikave 14 >

1 Hirami, mbret i Tiros, i dërgoi Davidit lajmëtarë, dru kedri, muratorë, dhe marangozë për t’i ndërtuar një shtëpi.
ツロの王ヒラムはダビデに使者をつかわし、彼のために家を建てさせようと香柏および石工と木工を送った。
2 Atëherë Davidi e pranoi që Zoti e kishte vendosur mbret të Izraelit, sepse mbretëria e tij qe lavdëruar shumë për shkak të popullit të tij, Izraelit.
ダビデは主が自分を堅く立ててイスラエルの王とされたことと、その民イスラエルのために彼の国を大いに興されたことを悟った。
3 Davidi u martua me gra të tjera në Jeruzalem dhe i lindën djem e vajza.
ダビデはエルサレムでまた妻たちをめとった。そしてダビデにまたむすこ、娘が生れた。
4 Këto janë emrat e bijve që i lindën në Jeruzalem: Shamua, Shohabi, Salomoni,
彼がエルサレムで得た子たちの名は次のとおりである。すなわちシャンマ、ショバブ、、ナタン、ソロモン、
5 Ibhari, Elishua, Elpeleti,
イブハル、エリシュア、エルペレテ、
6 Nagahu, Nefegu, Jafia,
ノガ、ネペグ、ヤピア、
7 Elishama, Beelida dhe Elifeleti.
エリシャマ、ベエリアダ、エリペレテである。
8 Kur Filistejtë mësuan që Davidi ishte vajosur mbret i tërë Izraelit, dolën të gjithë në kërkim të Davidit. Sa e mësoi këtë, Davidi u doli përballë.
さてペリシテびとはダビデが油を注がれて全イスラエルの王になったことを聞いたので、ペリシテびとはみな上ってきてダビデを捜した。ダビデはこれを聞いてこれに当ろうと出ていったが、
9 Filistejtë arritën dhe u përhapën në luginën e Refaimit.
ペリシテびとはすでに来て、レパイムの谷を侵した。
10 Atëherë Davidi u këshillua me Perëndinë, duke thënë: A duhet të dal kundër Filistejve? A do të m’i japësh në duart e mia?”. Zoti u përgjigj: “Dil dhe unë do t’i jap në duart e tua”.
ダビデは神に問うて言った、「ペリシテびとに向かって上るべきでしょうか。あなたは彼らをわたしの手にわたされるでしょうか」。主はダビデに言われた、「上りなさい。わたしは彼らをあなたの手にわたそう」。
11 Ata dolën në Baal-Peratsim, ku Davidi i mundi dhe tha: “Perëndia ka hapur me duart e mia një kalim midis armiqve të mi, si një kalim i hapur nga ujërat”. Prandaj i vunë këtij vendi emrin e Baal-Peratsimit.
そこで彼はバアル・ペラジムへ上っていった。その所でダビデは彼らを打ち敗り、そして言った、「神は破り出る水のように、わたしの手で敵を破られた」。それゆえ、その所の名はバアル・ペラジムと呼ばれている。
12 Filistejtë braktisën aty perënditë e tyre dhe Davidi urdhëroi që të digjeshin në zjarr.
彼らが自分たちの神をそこに残して退いたので、ダビデは命じてこれを火で焼かせた。
13 Më vonë Filistejtë filluan të shpërndahen nëpër luginë.
ペリシテびとは再び谷を侵した。
14 Davidi u këshillua përsëri me Perëndinë, dhe Perëndia i tha: “Mos u dil prapa, por merru krahët dhe sulu mbi ta përballë ballsameve.
ダビデが再び神に問うたので神は言われた、「あなたは彼らを追って上ってはならない。遠回りしてバルサムの木の前から彼らを襲いなさい。
15 Kur të dëgjosh një zhurmë hapash në majat e ballsameve, hidhu menjëherë në sulm, sepse Perëndia do të të dalë përpara për të mundur ushtrinë e Filistejve”.
バルサムの木の上に行進の音が聞えたならば、あなたは行って戦いなさい。神があなたの前に出てペリシテびとの軍勢を撃たれるからです」。
16 Davidi bëri ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia, dhe ata mundën ushtrinë e Filistejve nga Gabaoni deri në Gezer.
ダビデは神が命じられたようにして、ペリシテびとの軍勢を撃ち破り、ギベオンからゲゼルに及んだ。
17 Kështu fama e Davidit u përhap në të gjitha vendet, dhe Zoti solli tmerrin e tij mbi të gjitha kombet.
そこでダビデの名はすべての国々に聞えわたり、主はすべての国びとに彼を恐れさせられた。

< 1 i Kronikave 14 >