< 1 i Kronikave 11 >

1 Atëherë tërë Izraeli u mblodh rreth Davidit në Hebron dhe i tha: “Ja, ne jemi kocka dhe mishi yt”.
و تمامي اسرائيل نزد داود در حَبرُون جمع شده، گفتند: « اينک ما استخوانها و گوشت تو مي باشيم.۱
2 Edhe në të kaluarën, kur ishte mbret Sauli, ti ishe ai që udhëhiqte dhe kthente pas Izraelin; dhe Zoti, Perëndia yt, të pati thënë: “Ti do të ushqesh popullin tim të Izraelit, ti do të jesh princ mbi popullin tim të Izraelit””.
و قبل از اين نيز هنگامي که شاؤل پادشاه مي بود، تو اسرائيل را بيرون مي بردي و درون مي آوردي؛ و يهُوَه خدايت تو را گفت که: تو قوم من اسرائيل را شباني خواهي نمود و تو بر قوم من اسرائيل پيشوا خواهي شد.»۲
3 Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën te mbreti në Hebron, dhe Davidi lidhi me ta një aleancë në Hebron përpara Zotit; pastaj ata e vajosën Davidin mbret të Izraelit, sipas fjalës së shqiptuar nga Zoti me anë të Samuelit.
و جميع مشايخ اسرائيل نزد پادشاه به حَبرُون آمدند و داود با ايشان به حضور خداوند در حَبرُون عهد بست، و داود را بر حسب کلامي که خداوند به واسطه سموئيل گفته بود به پادشاهي اسرائيل مسح نمودند.۳
4 Davidi së bashku me tërë Izraelin doli kundër Jeruzalemit, që është Jebusi, ku ndodheshin Jebusejtë, banorë të vendit.
و داود و تمامي اسرائيل به اورشليم که يبُوس باشد، آمدند و يبُوسيان در آن زمين ساکن بودند.۴
5 Atëherë banorët e Jebusit i thanë Davidit: “Nuk do të hysh këtu”. Por Davidi pushtoi qytetin e fortifikuar të Sionit, që është qyteti i Davidit.
و اهل يبُوس به داود گفتند: « به اينجا داخل نخواهي شد.» اما داود قلعه صَهيون را که شهر داود باشد بگرفت.۵
6 Davidi kishte thënë: “Ai që do t’i mundë i pari Jebusejtë do të bëhet kryetar dhe princ”. Doli i pari Joabi, bir i Tserujahut, që u bë kështu kryetar.
و داود گفت: « هر که يبُوسيان را اول مغلوب سازد، رئيس و سردار خواهد شد.» پس يوآب بن صَرُويه اول بر آمد و رئيس شد.۶
7 Davidi u vendos pastaj në kalanë që u quajt për këtë arsye “qyteti i Davidit”.
و داود در آن قلعه ساکن شد، از آن جهت آن را شهر داود ناميدند.۷
8 Pastaj ai bëri ndërtime përreth qytetit nga Milo dhe në gjithë perimetrin e tij; Joabi meremetoi pjesën tjetër të qytetit.
و شهر را به اطراف آن و گرداگرد مِلُّوه بنا کرد و يوآب باقي شهر را تعمير نمود.۸
9 Kështu Davidi bëhej gjithnjë e më i madh dhe Zoti i ushtrive ishte me të.
و داود ترقي کرده، بزرگ مي شد و يهُوَه صبايوت با وي مي بود.۹
10 Këta janë komandantët e luftëtarëve trima që ishin në shërbim të Davidit dhe që i dhanë përkrahje të madhe me gjithë Izraelin në mbretërinë e tij për ta bërë mbret sipas fjalës të Zotit lidhur me Izraelin.
و اينانند رؤساي شجاعاني که داود داشت که با تمامي اسرائيل او را در سلطنتش تقويت دادند تا او را بر حسب کلامي که خداوند درباره اسرائيل گفته بود پادشاه سازد.۱۰
11 Kjo është lista e luftëtarëve trima që ishin në shërbim të Davidit: Jashobeami, bir i një Hakmoniti, komandant i tridhjetë kapedanëve; ai rroku ushtën kundër treqind njerëzve, që i vrau në një ndeshje të vetme.
و عدد شجاعاني که داود داشت اين است: يشُبعام بن حَکوُني که سردار شليشيم بود که بر سيصد نفر نيزه خود را حرکت داد و ايشان را در يک وقت کشت.۱۱
12 Mbas tij vinte Eleazari, bir i Dodos, Ahohitit; ishte një nga tre luftëtarët trima.
و بعد از او اَلِعازار بن دُودُوي اَخُوخي که يکي از آن سه شجاع بود.۱۲
13 Ai ishte me Davidin në Pas-Damim, ku ishin mbledhur Filistejtë për të luftuar dhe ku kishte një arë plotë me elb. Populli iku me vrap përpara Filistejve,
او با داود در فَسدَمِيم بود وقتي که فلسطينيان در آنجا براي جنگ جمع شده بودند، و قطعه زمين پُر از جو بود، و قوم از حضور فلسطينيان فرار مي کردند.۱۳
14 por ata u vendosën në mes të arës, e mbrojtën dhe i mundën Filistejtë; kështu Zoti realizoi fitore të madhe.
و ايشان در ميان آن قطعه زمين ايستاده، آن را محافظت نمودند، و فلسطينيان را شکست دادند و خداوند نصرت عظيمي به ايشان داد.۱۴
15 Tre nga të treqind kapedanët zbritën te shkëmbi drejt Davidit, në shpellën e Adulamit, ndërsa ushtria e Filistejve kishte fushuar në luginën e Refaimit.
و سه نفر از آن سي سردار به صخره نزد داود به مغاره عَدُلاّم فرود شدند و لشکر فلسطينيان در وادي رفائيم اردو زده بودند.۱۵
16 Davidi ndodhej atëherë në kala, kurse në Betlem kishte një garnizon Filistejsh.
و داود در آن وقت در ملاذ خويش بود، و قراول فلسطينيان آن وقت در بيت لحم بودند.۱۶
17 Davidi pati një dëshirë të madhe dhe tha: “Ah, sikur dikush të më jepte të pija ujë nga pusi i Betlemit që është pranë portës!”.
و داود خواهش نموده، گفت: « کاش کسي مرا از آب چاهي که نزد دروازه بيت لحم است بنوشاند.»۱۷
18 Kështu këta të tre çanë nëpër kampin e Filistejve dhe mbushën ujë nga pusi i Betlemit që ndodhej te porta; pastaj e morën dhe ia çuan Davidit. Por Davidi nuk desh ta pinte, por e derdhi si libacion përpara Zotit,
پس آن سه مرد، لشکر فلسطينيان را از ميان شکافته، آب را از چاهي که نزد دروازه بيت لحم است کشيده، برداشتند و آن را نزد داود آوردند؛ اما داود نخواست که آن را بنوشد و آن را به جهت خداوند بريخت،۱۸
19 duke thënë: “Të më ruajë Perëndia nga kryerja e një gjëje të tillë! A mund ta pij unë gjakun e këtyre njerëzve, që kanë rrezikuar jetën e tyre? Sepse e kanë sjellë duke rrezikuar jetën e tyre”. Dhe nuk deshi ta pinte. Kështu vepruan këta tre trima.
و گفت: « اي خداوند من حاشا از من که اين کار را بکنم! آيا خون اين مردان را بنوشم که جان خود را به خطر انداختند زيرا به خطر جان خود آن را آوردند؟» پس نخواست که آن را بنوشد؛ کاري که اين سه مرد شجاع کردند اين است.۱۹
20 Abishai, vëllai i Joabit, ishte i pari i tre të tjerëve. Ai drejtoi ushtën e tij kundër treqind njerëzve dhe i vrau; kështu u bë i famshëm midis të treve.
و اَبِيشاي برادر يوآب سردار آن سه نفر بود و او نيز نيزه خود را بر سيصد نفر حرکت داده، ايشان را کشت و در ميان آن سه نفر اسم يافت.۲۰
21 U bë më i njohur midis të treve dhe për këtë arësye u bë i pari i tyre, por nuk arriti të barazohet me tre të parët.
در ميان آن سه نفر از دو مکرّم تر بود؛ پس سردار ايشان شد، ليکن به سه نفر اول نرسيد.۲۱
22 Benajahu, bir i Jehojadit, birit të një trimi nga Kabtseeli, bëri trimëri të madhe. Ai vrau dy heronjtë e Moabit, që ishin si luanë. Zbriti edhe në mes të një sterne, ku vrau një luan një ditë që binte borë.
و بنايا ابن يهُوياداع پسر مردي شجاع قَبصيئيلي بود که کارهاي عظيم کرده بود، و پسر اَرِيئيل موآبي را کشت و در روز برف به حفره اي فرود شده، شيري را کشت.۲۲
23 Vrau edhe një Egjiptas vigan, i lartë pesë kubitë, që kishte në dorë një shtizë të ngjashme me shulin e një endësi; por Benajahu i doli kundra me një bastun, i rrëmbeu me forcë nga duart Egjiptasit shtizën dhe e vrau me shtizën e tij.
و مرد مصري بلند قد را که قامت او پنج ذارع بود کشت، و آن مصري در دست خود نيزه اي مثل نورد نساجان داشت؛ اما او نزد وي با چوب دستي رفت و نيزه را از دست مصري ربوده، وي را با نيزه خودش کشت.۲۳
24 Këto gjëra bëri Benajahu, bir i Jehojadit, dhe u bë i famshëm midis tre trimave.
بنايا ابن يهُوياداع اين کارها را کرد و در ميان آن سه مرد شجاع اسم يافت.۲۴
25 Ishte më i shquari i të tridhjetëve, por nuk arriti të barazoht me tre të parët. Davidi e vuri në krye të rojeve të tij personale.
اينک اواز آن سي نفر مکرّم تر شد، ليکن به آن سه نفر اول نرسيد و داود او را بر اهل مشورت خود برگماشت.۲۵
26 Njerëz të tjerë të fortë dhe trima ishin: Asaheli, vëllai i Joabit, Elhanani, bir i Dodos, nga Betlemi,
و نيز از شجاعان لشکر، عسائيل برادر يوآب و اَلحانان بن دُودُوي بيت لحمي،۲۶
27 Shamothi nga Harori, Heletsi nga Peloni,
و شَمُّوتِ هَرُورِي وحالَصِ فَلُوني،۲۷
28 Ira, bir i Ikeshit nga Tekoa, Abiezeri nga Anathothi,
و عيرا ابن عِقّيشِ تَقُوعي و اَبيعَزَر عَناتُوتي،۲۸
29 Sibekai nga Husha, Ilai, nga Ahoa,
و سِبکاي حُوشاتي و عيلاي اَخُوخي،۲۹
30 Maharai nga Netofa, Heledi, bir i Baanahut nga Netofa;
و مَهراي نَطُوفاتِي و خالَد بن بَعَنَه نَطُوفاتِي،۳۰
31 Ithai, bir i Ribait, i Gibeahut të bijve të Beniaminit, Benajahu nga Pirathoni,
و اِتّاي ابن ريباي از جِبعه بني بنيامين و بناياي فَرعاتُونِي،۳۱
32 Hurai nga Nahale-Gaashi, Abieli nga Arbathi,
و حُوراي از واديهاي جاعَش و اَبيئيلِ عَرُباتِي،۳۲
33 Azmavethi nga Baharumi, Eliahba nga Shaalboni.
و عَزموتِ بَحرُومي و اَيحَباي شَعَلبُونِي.۳۳
34 Bijtë e Hashemit nga Gizoni, Jonathani, bir i Shageut nga Harari,
و از بني هاشَمِ جِزُوني يوناتان بن شاجاي هَراري،۳۴
35 Haiami, bir i Sakarit, nga Harari; Elifali, bir i Urit,
و اَخيام بن ساکارِ هَراري و اليفال بن اُور،۳۵
36 Heferi nga Mekrea, Ahijahu nga Paloni,
و حافَر مَکيراتي و اَخِياي فَلوني،۳۶
37 Hetsro nga Karmeli, Naarai, bir i Ezbait,
و حَصرُوي کَرمَلي و نَعراي ابن اَزباي.۳۷
38 Joeli, vëllai i Nathanit, Mibhari, bir i Hagrit,
و يوئيل برادر ناتان و مَبحار بن هَجرِي،۳۸
39 Amoniti Tselek, Naharai nga Berothi (shqytar i Joabit, birit të Tserujahut),
و صالَقِ عَمُّوني ونحراي بِيرُوتي که سلاحدار يوآب بن صَرُويه بود.۳۹
40 Ira nga Jetheri, Garebi nge Jetheri,
و عيراي يترِي و جارَبِ يترِي،۴۰
41 Uria, Hiteu, Zabadi, bir i Ahlait,
و اُورياي حِتِّي و زاباد بن اَحلاي،۴۱
42 Adina, bir i Shizës, Rubenit (i pari i Rubenitëve) dhe tridhjetë të tjerë bashkë me të,
و عَدينا ابن شيزاي رؤبيني که سردار رؤبينيان بود و سي نفر همراهش بودند.۴۲
43 Hanani, bir i Maakahut, Joshafati nga Mithni;
و حانان بن مَعکَه و يوشافاط مِتنِي،۴۳
44 Uzia nga Ashtarothi, Shama dhe Jejeli, bij të Hothamit nga Aroeri,
و عُزّياي عَشتَرُوتِي و شاماع و يعُوئيل پسران حُوتامِ عَرُوعِيرِي،۴۴
45 Jediaeli, bir i Shimrit dhe Titsiti Joha, vëllai i tij,
و يدِيعيئيل بن شِمرِي و برادرش يوخاي تِيصي،۴۵
46 Elieli nga Mahavimi, Jeribai dhe Joshaviahu, bij të Elnaamit, dhe Ithmah, Moabiti,
و اَلِيئيل از مَحُويم و يربياي يو شُويا پسران اَلناعَم و يتمَه موآبي،۴۶
47 Elieli, Obedi dhe Jaasieli, Metsobaiti.
و اَليئيل و عَوبيد و يعسِيئيلِ مَصُوباتي.۴۷

< 1 i Kronikave 11 >