Preface
Read
+
Publisher
Nainoia, Inc.
PO Box 462, Bellefonte, PA 16823
(814) 470-8028
Nainoia Inc, Publisher
LinkedIn/NAINOIA-INC
Third Party Publisher Resources
Request Custom Formatted Verses
Please contact us below
Submit your proposed corrections
I understand that the Aionian Bible republishes public domain and Creative Commons Bible texts and that volunteers may be needed to present the original text accurately. I also understand that apocryphal text is removed and most variant verse numbering is mapped to the English standard. I have entered my corrections under the verse(s) below. Proposed corrections to the Albanian Bible, Psalms Chapter 22 https://www.AionianBible.org/Bibles/Albanian-Tosk---Albanian-Bible/Psalms/22 1) Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur? Pse më rri kaq larg dhe nuk vjen të më çlirosh, duke dëgjuar fjalët e ofshamës sime? 2) O Perëndia im, unë bërtas ditën, por ti nuk përgjigjesh, edhe natën unë nuk rri në heshtje. 3) Megjithatë ti je i Shenjti, që banon në lëvdimet e Izraelit. 4) Etërit tonë kanë pasur besim te ti; kanë pasur besim te ti dhe ti i ke çliruar. 5) Të klithën ty dhe u çliruan; patën besim te ti dhe nuk u zhgënjyen. 6) Por unë jam një krimb dhe jo një njeri; turpi i njerëzve dhe përçmimi i popullit. 7) Tërë ata që më shohin më përqeshin, zgjatin buzën dhe tundin kokën, 8) duke thënë: “Ai i ka besuar Zotiit; le ta çlirojë, pra, ta ndihmojë, mbasi e do”. 9) Me siguri ti je ai që më nxori nga barku i nënes; bëre që të kem besim te ti qysh nga koha kur pushoja mbi sisët e nënes sime. 10) Unë u braktisa te ti qysh nga lindja ime; ti je Perëndia im qysh nga barku i nënes sime. 11) Mos u largo nga unë, sepse ankthi është i afërt, dhe nuk ka asnjë që të më ndihmojë. 12) Dema të mëdhenj më kanë rrethuar, dema të fuqishëm të Bashanit më rrinë përqark; 13) ata hapin gojën e tyre kundër meje, si një luan grabitqar që vrumbullit. 14) Më derdhin si ujë dhe tërë kockat e mia janë të ndrydhura; zemra ime është si dylli që shkrihet në mes të zorrëve të mia. 15) Forca ime është tharë si një enë balte dhe gjuha ime është ngjitur te qiellza; ti më ke vënë në pluhurin e vdekjes. 16) Sepse qentë më kanë rrethuar, një grup keqbërësish më rri rrotull; më kanë shpuar duart dhe këmbët. 17) Unë mund t’i numëroj gjithë kockat e mia; ato më shikojnë dhe më këqyrin. 18) Ndajnë midis tyre rrobat e mia dhe hedhin në short tunikën time. 19) Por ti, o Zot, mos u largo; ti që je forca ime, nxito të më ndihmosh. 20) Çliroje jetën time nga shpata, jetën time të vetme nga këmba e qenit. 21) Shpëtomë nga gryka e luanit dhe nga brirët e buajve. Ti m’u përgjigje. 22) Unë do t’u njoftoj emrin tënd vëllezërve të mi, do të të lëvdoj në mes të kuvendit. 23) Ju që keni frikë nga Zoti, lëvdojeni; dhe ju të gjithë, pasardhës të Jakobit, përlëvdojeni; dhe ju të gjithë, o fis i Izraelit, kini frikë nga ai. 24) Sepse ai nuk ka përçmuar as nuk ka hedhur poshtë vuajtjen e të pikëlluarit, dhe nuk i ka fshehur fytyrën e tij; por kur i ka klithur atij, ai e ka kënaqur. 25) Shkaku i lëvdimit tim në kuvendin e madh je ti; unë do t’i plotësoj zotimet e mia në prani të të gjithë atyre që kanë frikë nga ti. 26) Nevojtarët do të hanë dhe do të ngopen; ata që kërkojnë Zotin do ta lëvdojnë; zemra juaj do të jetojë përjetë. 27) Të gjitha skajet e tokës do ta mbajnë mend Zotin dhe do të kthehen tek ai; dhe të gjitha familjet e kombeve do të adhurojnë përpara teje. 28) Sepse Zotit i përket mbretëria dhe ai sundon mbi kombet. 29) Gjithë të pasurit e dheut do të hanë dhe do të të adhurojnë; të gjithë ata që zbresin në pluhur dhe që nuk arrijnë të mbahen gjallë do të përkulen para teje. 30) Pasardhësit do t’i shërbejnë; do t’i flitet për Zotin brezit të ardhshëm. 31) Ata do të vijnë dhe do t’i shpallin drejtësinë e tij një populli që nuk ka lindur akoma, dhe që ai vetë e ka krijuar. Additional comments?
Refresh Captcha
The world's first Holy Bible un-translation!