Preface
Read
+
Publisher
Nainoia, Inc.
PO Box 462, Bellefonte, PA 16823
(814) 470-8028
Nainoia Inc, Publisher
LinkedIn/NAINOIA-INC
Third Party Publisher Resources
Request Custom Formatted Verses
Please contact us below
Submit your proposed corrections
I understand that the Aionian Bible republishes public domain and Creative Commons Bible texts and that volunteers may be needed to present the original text accurately. I also understand that apocryphal text is removed and most variant verse numbering is mapped to the English standard. I have entered my corrections under the verse(s) below. Proposed corrections to the Albanian Bible, Judges Chapter 15 https://www.AionianBible.org/Bibles/Albanian-Tosk---Albanian-Bible/Judges/15 1) Mbas një farë kohe, kur korret gruri, Sansoni shkoi të vizitojë të shoqen, duke pasur me vete një kec, dhe tha: “Dua të hyj në dhomë te gruaja ime”. Por i ati i saj nuk e lejoi të hyjë, 2) dhe i tha: “Mendoja pikërisht që ti e urren, prandaj ia dhashë shokut tënd; a nuk është më e bukur motra e saj më e vogël? Merre, pra, në vend të saj”. 3) Sansoni iu përgjegj atyre: “Këtë herë nuk do të kem asnjë faj ndaj Filistejve në rast se do t’u bëj ndonjë të keqe”. 4) Kështu Sansoni shkoi dhe kapi treqind dhelpra; pastaj mori pishtarë, i ktheu dhelprat bisht më bisht dhe i vuri nga një pishtar midis dy bishtave. 5) Pastaj ndezi pishtarët dhe i la dhelprat të iknin nëpër fushat e grurit të Filistejve, dhe dogji demetet dhe grurin akoma në këmbë madje edhe vreshtat dhe ullishtat. 6) Atëherë Filistejtë pyetën: “Kush e bëri këtë?”. Muarrën këtë përgjigje: “Sansoni, dhëndri i burrit të Timnahut, sepse ky mori gruan dhe ia dha si bashkëshorte shokut të tij”. Kështu Filistejtë u ngritën dhe i vunë flakën asaj dhe atit të saj. 7) Sansoni u tha atyre: “Me qenë se keni bërë këtë gjë, unë do të hakmerrem sigurisht kundër jush dhe pastaj do të rri”. 8) Kështu i goditi në mënyrë të pamëshirshme, duke bërë kërdi të madhe. Pastaj zbriti dhe qendroi në shpellën e shkëmbit të Etamit. 9) Atëherë Filistejtë dolën, ngritën kampin e tyre në Juda dhe u shtrinë deri në Lehi. 10) Njerëzit e Judës u thanë atyre: “Pse dolët kundër nesh?”. Ata iu përgjigjën: “Dolëm për të kapur Sansonin dhe për t’i bërë atij atë që ai na ka bërë neve”. 11) Atëherë tre mijë burra të Judës zbritën në shpellën e shkëmbit të Etamit dhe i thanë Sansonit: “Nuk e di që Filistejtë na sundojnë? Çfarë na bëre kështu?”. Ai u përgjegj kështu: “Atë që më bënë mua, unë ua bëra atyre”. 12) Ata i thanë: “Ne kemi zbritur që të të kapim dhe të të dorëzojmë në duart e Filistejve”. Sansoni u përgjegj: “Betohuni që ju nuk do të më vrisni”. 13) Atëherë ata i folën duke thënë: “Jo, vetëm do të të lidhim dhe do të të dorëzojmë në duart e tyre; por me siguri nuk do të të vrasim”. Kështu e lidhën me dy litarë të rinj dhe e nxorën nga shpella. 14) Kur arriti në Lehi, Filistejtë i dolën përpara me klithma gëzimi; por Fryma e Zotit erdhi fuqishëm mbi të dhe litarët që kishte në krahë u bënë si fije liri që digjen; dhe lidhjet i ranë nga duart. 15) Gjeti pastaj një nofull gomari akoma të freskët, shtriu dorën dhe e kapi; me të vrau një mijë njerëz. 16) Atëherë Sansoni tha: “Me një nofull gomari, pirgje mbi pirgje! Me një nofull gomari vrava një mijë njerëz”. 17) Kur mbaroi së foluri hodhi nofullën dhe e quajti atë vend Ramath-Lehi. 18) Pastaj pati një etje të madhe dhe kërkoi ndihmën e Zotit, duke thënë: “Ti lejove këtë çlirim të madh me dorën e shërbëtorit tënd, por a duhet të vdes unë tani nga etja dhe të bie në duart e atyre që nuk janë rrethprerë?”. 19) Atëherë Perëndia çau shkëmbin e lugët që ndodhet në Lehi dhe doli ujë prej tij. Ai piu ujë, fryma i tij u gjallërua dhe ai mori jetë. Prandaj e quajti këtë burim En-Hakore; ajo ekziston në Lehi edhe sot. 20) Sansoni qe gjyqtar i Izraelit për njëzet vjet në kohën e Filistejve. Additional comments?
Refresh Captcha
The world's first Holy Bible un-translation!