< Вторая книга Паралипоменон 7 >

1 И егда соверши Соломон моляся, и огнь сниде с небесе и пояде всесожжения и жертвы и слава Господня исполни дом:
Kur Salomoni mbaroi së luturi, nga qielli ra një zjarr që konsumoi olokaustin dhe flijimet dhe lavdia e Zotit mbushi tempullin.
2 и не можаху священницы внити в храм Господнь во время оно, яко исполни слава Господня дом Господень.
Priftërinjtë nuk mund të hynin në shtëpinë e Zotit, sepse lavdia e Zotit mbushte shtëpinë e Zotit.
3 И вси сынове Израилевы видяху сходящь огнь и славу Господню на дом, и падоша ниц на землю на помост постлан камением, и поклонишася, и восхвалиша Господа, яко благ, яко во век милость Его.
Tërë bijtë e Izraelit, kur panë që zjarri po zbriste dhe lavdia e Zotit po vendosej mbi tempullin, ranë përmbys me fytyrë mbi dysheme, duke adhuruar dhe lëvduar Zotin, “sepse është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon në përjetsi”.
4 Царь же и вси людие пожроша жертвы пред Господем.
Pastaj mbreti dhe tërë populli ofruan flijime përpara Zotit,
5 И пожре царь Соломон жертву волов двадесять и две тысящы, овец сто и двадесять тысящ, и освяти дом Божий царь и вси людие.
mbreti Salomon ofroi si flijim njëzet e dy mijë lopë dhe njëqind e njëzet mijë dele. Kështu mbreti dhe tërë populli shenjtëruan shtëpinë e Perëndisë.
6 Священницы же стояху на стражах своих, и левити во органы пояху песни Господни, яже сотвори Давид царь к похвалению Господа: (яко благ, ) яко во век милость Его, песни Давидовы (поюще) руками своими: и священницы пояху трубами пред ними, и весь Израиль стояше.
Priftërinjtë kryenin detyrat e tyre, po kështu Levitët me veglat e tyre muzikore të kushtuara Zotit, që mbreti David kishte bërë për të lëvduar Zotin, “sepse mirësia e tij është e përjetshme”, sa herë që Davidi lëvdonte me anë të tyre. Priftërinjtë u binin borive para tyre, ndërsa tërë Izraeli qëndronte në këmbë.
7 Освяти же Соломон среднее двора, иже пред церковию Господнею, принесе бо ту всесожжения и туки мирных, яко олтарь медян, егоже сотвори Соломон, не можаше вместити всесожжений и жертв и туков.
Salomoni shenjtëroi pjesën qëndrore të oborrit që ishte përballë shtëpisë të Zotit; aty pikërisht ofroi olokauste dhe dhjamin e flijimeve të falenderimit, sepse altari prej bronzi që Salomoni kishte bërë nuk i zinte dot olokaustet, blatimet e ushqimit dhe dhjamin.
8 И сотвори Соломон праздник во время оно седмь дний, и весь Израиль с ним, собрание велико зело от входа во Емаф даже до потока Египетска:
Në atë kohë Salomoni kremtoi festën shtatë ditë dhe tërë Izraeli bashkë me të. Me Salomonin u bashkua një mori e madhe njerëzish të ardhur nga rrethinat e Hamathit deri në përroin e Egjiptit.
9 сотвори же в день осмый торжество, понеже освящению олтаря сотвори седмь дний праздник.
Ditën e tetë bënë një mbledhje solemne, sepse kishin kremtuar kushtimin e altarit shtatë ditë dhe festën shtatë ditë të tjera.
10 И в день двадесять третий месяца седмаго отпусти людий в жилище их веселящихся и радующихся о благих, яже сотвори Господь Давиду и Соломону и Израилю людем Своим.
Ditën e njëzetetretë të muajit të shtatë ai e ktheu në çadrat e tij popullin tërë qejf dhe të gëzuar për të mirën që Zoti i kishte bërë Davidit, Salomonit dhe Izraelit, popullit të tij.
11 И соверши Соломон дом Господень и дом царев: и вся, елика восхоте в сердцы своем Соломон творити в дому Господни и в дому своем, благопоспешися.
Kështu Salomoni përfundoi shtëpinë e Zotit dhe pallatin mbretëror të tij, dhe arriti të mbarojë gjithshka që kishte në zemër për shtëpinë e Zotit dhe për shtëpinë e vet.
12 И явися Господь Соломону нощию и рече ему: услышах моление твое и избрах место сие мне в дом жертвы:
Pastaj Zoti iu shfaq natën Salomonit dhe i tha: “E plotësova lutjen tënde dhe zgjodha këtë vend për vete si shtëpi flijimesh.
13 аще заключу небо, и дождь не излиется, и аще повелю пругом поясти древо, и аще послю губителство на люди Моя,
Kur do të mbyll qiellin dhe nuk do të ketë më shi, kur do të urdhëroj që karkalecat të gllabërojnë vendin, kur do t’i dërgoj murtajën popullit tim,
14 и аще посрамлени будут людие Мои, на нихже призвано есть имя Мое, и помолятся, и взыщут лица Моего, и отвратятся от путий своих злых: и Аз услышу с небесе и милостив буду грехом их, и изцелю землю их:
në qoftë se populli im, i cili thirret me emrin tim, përulet, lutet, kërkon fytyrën time dhe kthehet prapa nga rrugët e këqija, unë do ta dëgjoj nga qielli, do t’i fal mëkatin e tij dhe do ta shëroj vendin e tij.
15 и ныне очи Мои будут отверсте, и уши Мои послушне к молению места сего:
Tani sytë e mi do të jenë të hapur dhe veshët e mi të vëmendshëm për lutjen e bërë në këtë vend,
16 и ныне избрах и освятих дом сей, да будет на Мое ту даже до века, и будут очи Мои и сердце Мое ту вся дни:
sepse tani kam zgjedhur dhe shenjtëruar këtë tempull, që emri im të mbetet aty përjetë; sytë dhe zemra ime do të jenë gjithnjë aty.
17 ты же аще ходити будеши предо Мною, якоже ходил Давид отец твой, и сотвориши по всем, яже повелех тебе, и повеления Моя и судбы Моя сохраниши:
Sa për ty, në qoftë se do të ecësh para meje ashtu si ka ecur Davidi, ati yt, duke kryer të gjitha ato që të kam urdhëruar, dhe në rast se do të respektosh statutet dhe dekretet e mia,
18 и воздвигну престол царства твоего, якоже завещах Давиду отцу твоему глаголя: не отимется от тебе муж вождь во Израили:
do ta bëj të qëndrueshëm fronin e mbretërisë sate, ashtu siç jam marrë vesh me Davidin, atin tënd, duke thënë: “Nuk do të mungojë kurrë një njeri që të mbetërojë mbi Izraelin”.
19 аще же отвратитеся вы и оставите повеления Моя и заповеди Моя, яже предах вам, и пойдете и послужите богом иным и поклонитеся им,
Por në rast se do të drejtoheni gjetiu dhe do të braktisni statutet dhe urdhërimet e mia që ju kam vënë përpara dhe do të shkoni t’u shërbeni perëndive të tjera dhe të bini përmbys përpara tyre,
20 исторгну вас от земли, юже дах вам: и дом сей, егоже освятих имени Моему, отвергу от лица Моего и предам его в притчу и в повесть всем языком:
atëherë do t’ju çrrënjos nga vendi im që ju kam dhënë dhe nuk do të jem më i pranishëm në këtë tempull që ia shenjtërova emrit tim, duke e bërë gazin dhe lojën e të gjithë popujve.
21 и дом сей высокий (в притчу), всяк мимоходяй его ужаснется и речет: почто сотвори Господь тако земли сей и дому сему?
Kushdo që do të kalojë pranë këtij tempulli aq të madhërishëm do të habitet dhe do të thotë: “Pse Zoti e ka trajtuar kështu këtë vend dhe këtë tempull?”.
22 И отвещают: яко оставиша Господа Бога отец своих, иже изведе их от земли Египетския, и прияша боги чуждыя, и поклонишася им, и поработаша им, и сего ради наведе на них вся сия злая.
Atëherë do t’i përgjigjen: “Sepse kanë braktisur Zotin, Perëndinë e etërve të tyre që i nxori nga vendi i Egjiptit, kanë pranuar perëndi të tjera, kanë rënë përmbys para tyre dhe u kanë shërbyer; prandaj Zoti ka sjellë mbi ta tërë këtë fatkeqësi””.

< Вторая книга Паралипоменон 7 >