< Isaías 43 >

1 Porém agora, assim diz o Senhor que te creou, ó Jacob, e que te formou, ó Israel: Não temas, porque eu te remi: chamei-te pelo teu nome, tu és meu.
Por tani kështu thotë Zoti, që të ka krijuar, o Jakob, që të ka formuar, o Izrael: “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.
2 Quando passares pelas aguas estarei comtigo, e quando pelos rios, não te submergirão: quando passares pelo fogo, não te queimarás, nem a chamma arderá em ti.
Kur do të kalosh përmes ujërave unë do të jem me ty, ose do të kalosh lumenjtë, nuk do të të mbytin; kur do të ecësh nëpër zjarr, nuk do të digjesh dhe flaka nuk do të të konsumojë.
3 Porque eu sou o Senhor teu Deus, o Sancto d'Israel, o teu Salvador: dei ao Egypto por teu resgate a Ethiopia e a Seba, em teu logar.
Sepse unë jam Zoti, Perëndia yt, i Shenjti i Izraelit, Shpëtimtari yt. Kam dhënë Egjiptin si çmim për shpengimin tënd, Etiopinë dhe Seban për ty.
4 Emquanto foste precioso aos meus olhos, tambem foste glorificado, e eu te amei, pelo que dei os homens por ti, e os povos pela tua alma.
Sepse ti je i çmuar në sytë e mi dhe i nderuar, dhe unë të dua, unë jap njerëz për ty dhe popuj në këmbim të jetës sate.
5 Não temas, pois, porque estou comtigo: trarei a tua semente desde o oriente, e te ajuntarei desde o occidente.
Mos ki frikë, sepse unë jam me ty; do të t’i sjell pasardhësit e tu nga lindja dhe do të grumbulloj nga perëndimi.
6 Direi ao norte; Dá; e ao sul; Não retenhas: trazei meus filhos de longe, e minhas filhas das extremidades da terra.
Do t’i them veriut: “Ktheji”, dhe jugut: “Mos i mbaj. Bëj që të vijnë bijtë e mi nga larg dhe bijat e mia nga skajet e tokës,
7 Todos os chamados do meu nome, e os que creei para a minha gloria, os formei, e tambem os fiz.
tërë ata që quhen me emrin tim, që kam krijuar për lavdinë time, që kam formuar dhe bërë gjithashtu”.
8 Trazei o povo cego, que tem olhos; e os surdos, que teem ouvidos.
Nxirr popullin e verbër që megjithatë ka sy, dhe të shurdhër që megjithatë kanë vesh.
9 Todas as nações se congreguem juntamente, e os povos se reunam; quem d'entre elles pode annunciar isto, e fazer-nos ouvir as coisas antigas? produzam as suas testemunhas, para que se justifiquem, e se ouça, e se diga: Verdade é.
Le të mblidhen bashkë tërë kombet, të grumbullohen popujt! Kush prej tyre mund të njoftojë këtë gjë dhe të na bëjë të dëgjojmë gjërat e kaluara? Le të paraqesin dëshmitarët e tyre për t’u justifikuar; ose le të dëgjojnë dhe të thonë: “Éshtë e vërtetë!”.
10 Vós sois as minhas testemunhas, diz o Senhor, e o meu servo, a quem escolhi; para que o saibaes, e me creiaes, e entendaes que eu sou o mesmo, e que antes de mim deus nenhum se formou, e depois de mim nenhum haverá.
Dëshmitarët e mi jeni ju, thotë Zoti, bashkë me shërbëtorin që kam zgjedhur, me qëllim që ju të më njihni dhe të keni besim tek unë, si dhe të merrni vesh që unë jam. Para meje asnjë Perëndi nuk u formua dhe pas meje nuk do të ketë asnjë tjetër.
11 Eu, eu sou o Senhor, e fóra de mim não ha Salvador.
Unë, unë jam Zoti dhe përveç meje nuk ka Shpëtimtar tjetër.
12 Eu annunciei, e eu salvei, e eu o fiz ouvir, e Deus estranho não houve entre vós, pois vós sois as minhas testemunhas, diz o Senhor; eu sou Deus.
Unë kam shpallur, kam shpëtuar dhe kam njoftuar; dhe nuk kishte asnjë perëndi të huaj midis jush; prandaj ju jeni dëshmitarët e mi, thotë Zoti, dhe unë jam Perëndi.
13 Ainda antes que houvesse dia, eu sou; e ninguem ha que possa fazer escapar das minhas mãos: obrando eu, quem o desviará?
Para fillimit të kohës unë jam gjithnjë po ai dhe askush nuk mund të çlirojë njeri nga dora ime; kur unë veproj, kush mund të më pengojë?”.
14 Assim diz o Senhor, teu Redemptor, o Sancto d'Israel: Por amor de vós enviei a Babylonia, e a todos os fiz descer como fugitivos, a saber, os chaldeos, nos navios em que exultavam.
Kështu thotë Zoti, Çliruesi juaj, i Shenjti i Izraelit: “Për hirin tuaj unë po dërgoj dikë kundër Babilonisë, dhe do të bëj që të ikin të gjithë; kështu Kaldeasit do të ikin me anije duke bërtitur nga dhembja.
15 Eu sou o Senhor, vosso Sancto, o Creador d'Israel, vosso Rei.
Unë jam Zoti, i Shenjti juaj, krijuesi i Izraelit, mbreti juaj”.
16 Assim diz o Senhor, o que preparou no mar um caminho, e nas aguas impetuosas uma vereda;
Kështu thotë Zoti që hapi një rrugë në det dhe një shteg midis ujërave të fuqishme,
17 O que trouxe o carro e o cavallo, o exercito e a força: elles juntamente se deitaram, e nunca se levantarão: já estão apagados; como um pavio se apagaram.
që nxorri qerre, kuaj dhe një ushtri të fuqishme; ata dergjen të gjithë së bashku dhe nuk do të ngrihen më; janë asgjësuar dhe janë shuar si një kandil.
18 Não vos lembreis das coisas passadas, nem considereis as antigas.
“Mos kujtoni më gjërat e kaluara, mos shqyrtoni më gjërat e lashta.
19 Eis que farei uma coisa nova, agora sairá á luz: porventura não a sabereis? porque porei um caminho no deserto, e rios no ermo.
Ja, unë po bëj një gjë të re; ajo do të lëshojë degë; nuk do ta njihni ju? Po, do të hap një rrugë nëpër shkretëtirë, do të bëj që lumenjtë të rrjedhin në vendet e vetmuara.
20 Os animaes do campo me servirão, os dragões, e os filhos do abestruz; porque porei aguas no deserto, e rios no ermo, para dar de beber ao meu povo, ao meu eleito.
Kafshët e fushave, çakajtë dhe strucat do të më përlëvdojnë, sepse do t’i jap ujë shkretëtirës dhe lumenj vendit të vetmuar për t’i dhënë të pijë popullit tim, të zgjedhurit tim.
21 A este povo formei para mim; o meu louvor relatarão.
Populli që kam formuar për vetë do të shpallë lëvdimet e mia.
22 Comtudo tu não me invocaste a mim, ó Jacob, mas te cançaste de mim, ó Israel.
Por ti nuk më ke kërkuar, o Jakob, përkundrazi je lodhur me mua, o Izrael!
23 Não me trouxeste o gado miudo dos teus holocaustos, nem me honraste com os teus sacrificios; não te fiz servir com presentes, nem te fatiguei com incenso.
Nuk më ke sjellë qengjin e olokausteve të tua dhe nuk më ke nderuar me flijimet e tua; nuk të kam detyruar të më shërbesh me oferta ushqimesh, as nuk të kam lodhur duke kërkuar temjan.
24 Não me compraste por dinheiro canna aromatica, nem com a gordura dos teus sacrificios me encheste, mas me déste trabalho com os teus peccados, e me cançaste com as tuas maldades.
Nuk më ke blerë me para kanellën dhe nuk më ke ngopur me dhjamin e flijimeve të tua. Përkundrazi më ke rënduar me mëkatet e tua, më ke lodhur me paudhësitë e tua.
25 Eu, eu sou o que apago as tuas transgressões por amor de mim, e dos teus peccados me não lembro.
Unë, pikërisht unë, jam ai që për hir të vetuetes fshij shkeljet e tua dhe nuk do t’i mbaj mend mëkatet e tua.
26 Faze-me lembrar; entremos em juizo juntamente: aponta tu as tuas razões, para que te possa justificar.
Bëj që të kujtohem, ta diskutojmë bashkë këtë rast, folë, ti vetë për t’u justifikuar.
27 Teu primeiro pae peccou, e os teus interpretes prevaricaram contra mim.
Ati yt i parë ka mëkatuar dhe mësuesit e tu kanë ngritur krye kundër meje.
28 Pelo que profanarei os maioraes do sanctuario; e farei de Jacob um anathema, e de Israel um opprobrio.
Prandaj kam ndotur krerët e shenjtërores, kam vendosur shfarosjen e Jakobit dhe turpërimin Izraelit”.

< Isaías 43 >