< II Samuela 17 >

1 Nadto rzekł Achitofel do Absaloma: Niech proszę wybiorę dwanaście tysięcy mężów, a wstawszy będę gonił Dawida tej nocy;
Pastaj Ahithefeli i tha Absalomit: “Lermë të zgjedh dymbëdhjetë mijë njerëz, dhe të nisem që sonte e ta ndjek Davidin;
2 I przypadnę nań, pokąd jest spracowany i zemdlonych rąk, a strwożę go, i uciecze wszystek lud, który jest z nim, a zabiję króla samego.
duke e sulmuar sa është i lodhur dhe i dobët; do ta tremb dhe gjithë njerëzit që janë me të do të ikin; kështu do të mund të godas vetëm mbretin,
3 A tak przywrócę wszystek lud do ciebie; bo jakoby się wszyscy ku tobie nawrócili, gdy zabiję tego męża, którego ty szukasz, a wszystek się lud uspokoi.
dhe tërë popullin do ta kthej te ti. Vdekja e njeriut që ti kërkon do të favorizojë kthimin e të gjithëve; kështu tërë populli do të jetë në paqe”.
4 I spodobało się to Absalomowi, i wszystkim starszym Izraelskim.
Ky propozim u pëlqeu Absalomit dhe të gjithë pleqve të Izraelit.
5 Jednak rzekł Absalom: Zawołaj rychło i Chusaja Arachity, abyśmy usłyszeli, co on też powie.
Megjithatë Absalomi tha: “Thirrni edhe Arkitin Hushai dhe të dëgjojmë çfarë ka për të thënë për këtë çështje”.
6 A gdy przyszedł Chusaj do Absaloma, rzekł Absalom do niego, mówiąc: Tak powiedział Achitofel: Mamyli uczynić według rady jego, czyli nie? i ty powiedz.
Kur Hushai erdhi tek Absalomi, ky i tha: “Ahithofeli ka folur në këtë mënyrë; a duhet të veprojmë si ka thënë ai? Përndryshe, bëj një propozim ti!”.
7 Tedy odpowiedział Chusaj Absalomowi: Niedobra jest rada, którą teraz dał Achitofel.
Hushai iu përgjigj Absalomit: “Këtë radhë këshilla e dhënë nga Ahithofeli nuk është e mirë”.
8 Nadto rzekł Chusaj: Świadomyś ojca twego i mężów jego, iż są mężni, i serca zajuszonego, jako niedźwiedzica osierociała w polu; do tego ojciec twój jest mąż waleczny, i nie będzie nocował z ludem.
Hushai shtoi: “Ti e njeh atin tënd dhe njerëzit e tij që janë trima dhe të egërsuar në kulm, si një arushë në fushë së cilës ia kanë marrë këlyshët; përveç kësaj ati yt është një luftëtar dhe nuk ka për ta kaluar natën me popullin.
9 A podobno i teraz się kryje w jakiej jaskini, albo na któremkolwiek miejscu. I stałoby się, jeźliżeby kto z twoich poległ na tym początku, żeby każdy, ktoby o tem usłyszał, rzekł: Stała się porażka w ludzie, który szedł za Absalomem.
Me siguri në këtë orë ai është fshehur në ndonjë vrimë ose në ndonjë vend tjetër; në qoftë se në fillim do të hidhet mbi disa nga njerëzit e tu, kushdo që do ta mësojë ka për të thënë: “Midis njerëzve që ndiqnin Absalomin ndodhi një masakër”.
10 Tedy i najmężniejszy, którego serce jako serce lwie, bardzo osłabieje; bo wie wszystek Izrael, że mężnym jest ojciec twój, i mężni wszyscy, którzy są z nim.
Atëherë edhe më trimi, edhe sikur të kishte zemër luani, do të dëshpërohej shumë, sepse tërë Izraeli e di që yt atë është trim dhe që njerëzit që e shoqërojnë janë trima.
11 Aleć radzę, aby się do ciebie cale zebrał wszystek Izrael od Dan aż do Beerseba, jako piasek, który jest przy morzu w mnóstwie, a ty żebyś osobą swoją szedł na wojnę.
Prandaj këshilloj që i tërë Izraeli nga Dani deri në Beer-Sheba të mblidhet rreth teje, i shumtë si rëra që ndodhet në bregun e detit, dhe që ti të marrësh pjesë personalisht në betejë.
12 A tak pociągniemy przeciwko niemu, na któremkolwiek miejscu znaleziony będzie, i przypadniemy nań, jako pada rosa na ziemię, i nie zostanie z niego, to jest, z tych wszystkich mężów, którzy są z nim, ani jeden.
Kështu do ta arrijmë në çdo vend që të ndodhet dhe do të biem mbi të ashtu si vesa bie mbi tokë; dhe nga gjithë njerëzit që janë me të nuk ka për të shpëtuar as edhe një.
13 A jeźliżby do którego miasta uszedł, tedy zniesie wszystek Izrael do onego miasta powrozy, a pociągniemy je aż do potoku, tak iż tam nie będzie znalezion ani kamyk.
Në rast se tërhiqet në ndonjë qytet, tërë Izraeli do t’i çojë litarë atij qyteti dhe ne do ta tërheqim në përrua, deri sa aty të mos mbetet asnjë gur”.
14 Tedy rzekł Absalom i wszyscy mężowie Izraelscy: Lepsza jest rada Chusajego Arachity, niż rada Achitofelowa. Albowiem Pan był postanowił, aby rozerwana była rada Achitofelowa, która była dobra, a tak aby przywiódł Pan złe na Absaloma.
Absalomi dhe tërë njerëzit e Izraelit thanë: “Këshilla e Arkitit Hushai është më e mirë se ajo e Ahithofelit”. Në të vërtetë Zoti kishte vendosur ta bënte të kotë këshillën e mirë të Ahithofelit për të shkatërruar Absalomin.
15 I oznajmił Chusaj Sadokowi i Abijatarowi, kapłanom: Tak a tak radził Achitofel Absalomowi, i starszym Izraelskim; alem ja tak a tak radził.
Atëherë Hushai u tha priftërinjve Tsodak dhe Abiathar: “Ahithofeli ka këshilluar Absalomin dhe pleqtë e Izraelit kështu e kështu, ndërsa unë i këshillova në këtë dhe atë mënyrë.
16 Teraz tedy poślijcie co rychlej, a oznajmijcie Dawidowi, mówiąc: Nie zostawaj tej nocy w równinach puszczy; ale bez odwłoki przejdź, by snać nie był pożarty król, i wszystek lud, który jest z nim.
Prandaj tani dërgoni me nxitim njeri që të informoni Davidin dhe i thoni: “Mos kalo natën në fushat e shkretëtirës, por pa tjetër shko më tutje, me qëllim që mbreti dhe gjithë njerëzit që janë me të të mos shfarosen”.
17 A Jonatan i Achimmas stali u studni Rogiel: i poszła dziewka, a oznajmiła im, aby poszli, i donieśli to królowi Dawidowi; bo się nie śmieli ukazać, ani wnijść do miasta.
Por Jonathani dhe Ahimaatsi mbetën në En-Rogel, sepse nuk mund të dukeshin që hynin në qytet; kështu një shërbëtor do të shkonte për t’i informuar, dhe ata do të shkonin për të njoftuar mbretin David.
18 Wszakże obaczył je niektóry sługa i powiedział Absalomowi. Przetoż poszedłszy obadwaj spieszno, weszli w dom niektórego męża w Bahurym, który miał studnię na dworze swym, i spuścili się do niej.
Por një djalë i pa dhe njoftoi Absalomin. Të dy u nisën atëherë me nxitim dhe arritën në Bahurim në shtëpinë e një njeriu që kishte në oborr një sternë dhe zbritën në të.
19 A wziąwszy niewiasta płachtę, rozciągnęła ją na wierzchu studni, i nasypała na niej krup; a tak się tego nie dowiedziano.
Pastaj gruaja mori një mbulesë, e shtriu mbi grykën e sternës dhe shpërndau mbi të grurë të bluar, pa u vënë re nga njeri.
20 Bo gdy przyszli słudzy Absalomowi do onej niewiasty w dom, rzekli: Gdzie jest Achimaas i Jonatan? odpowiedziała im niewiasta: Przeszli przez rzekę; a poszukawszy ich, i nie znalazłszy, wrócili do Jeruzalemu.
Kur shërbëtorët e Absalomit shkuan në shtëpinë e gruas dhe pyetën: “Ku janë Ahimatsi dhe Jonathani?”, gruaja u përgjigj: “Ata e kaluan rrëkenë”. Ata filluan t’i kërkojnë, por nuk i gjetën dhe u kthyen në Jeruzalem.
21 A gdy oni odeszli, tedy owi wystąpiwszy z studni poszli, i oznajmili królowi Dawidowi, mówiąc do niego: Wstańcie, przeprawcie się co rychlej przez wodę; albowiem tak radził przeciwko wam Achitofel.
Pas nisjes së këtyre të fundit, të dy dolën nga sterna dhe shkuan të njoftojnë mbretin David. Dhe i thanë Davidit: “Shpejtoni dhe kaloni menjëherë lumin, sepse kjo është ajo që Ahithofeli ka këshilluar kundër jush”.
22 Przetoż wstawszy Dawid, i wszystek lud, który był z nim, przeprawili się przez Jordan, pierwej niż się rozedniało, a nie został i jeden, któryby się nie przeprawił przez Jordan.
Atëherë Davidi u ngrit me gjithë njerëzit që ishin me të dhe kaloi Jordanin. Në të gdhirë nuk kishte mbetur as edhe një pa e kaluar Jordanin.
23 Tedy Achitofel widząc, iż się nie stało podług rady jego, osiodłał osła, a wstawszy jechał do domu swego, do miasta swego, a rozprawiwszy dom swój, powiesił się, i umarł, a pogrzebion jest w grobie ojca swego.
Kur Ahithofeli pa që këshilla e tij nuk ishte ndjekur, shaloi gomarin dhe shkoi në shtëpinë e vet në qytetin e tij. Vuri në rregull gjërat e shtëpisë dhe vari veten. Kështu vdiq dhe u varros në varrin e të atit.
24 A Dawid już był przyszedł do Mahanaim, gdy Absalom przeprawił się przez Jordan, on i wszyscy mężowie Izraelscy z nim.
Pastaj Davidi arriti në Mahanaim; dhe Absalomi kaloi Jordanin me gjithë njerëzit e Izraelit.
25 I przełożył Absalom Amazę, miasto Joaba, nad wojskiem. A ten Amaza był synem męża, którego imię było Itra, Izraelczyk, który był wszedł do Abigajli, córki Nahasowej, siostry Sarwii, matki Joabowej.
Absalomi kishte vënë në krye të ushtrisë Amasan në vend të Joabit. Amasan ishte bir i një burri të quajtur Jithra Izraeliti, i cili kishte pasur marrëdhënie seksuale me Abigailin, bijën e Nahashit, motër e Tserujahut, nënë e Joabit.
26 I położył się obozem Izrael z Absalomem na ziemi Galaad.
Kështu Izraeli dhe Absalomi e ngritën kampin e tyre në vendin e Galaadit.
27 I stało się, gdy przyszedł Dawid do Mahanaim, że Soby syn Nahasowy z Rabby, synów Ammonowych, i Machir, syn Ammijelowy z Lodebaru, i Barsylaj Galaadczyk z Rogielim,
Kur Davidi arriti në Mahanaim, Shobi, bir i Nahashit nga Rabahu dhe i bijve të Amonit, Makiri, bir i Amielit nga Lodebaru dhe Barzilai, Galaaditi nga Rogelimi,
28 Pościel, i miednice, i naczynia zduńskie, i pszenicę, i jęczmień, i mąki, i krupy, i boby, i soczewice, i prażma,
sollën shtretër, legena, enë prej dheu, grurë, elb, miell, grurë të pjekur, bathë, thjerrëza, perime të pjekura,
29 I miodu, i masła, i owiec, i serów krowich przynieśli Dawidowi, i ludowi, który był z nim, aby jedli: bo mówili: Lud ten głodny jest, i spracowany, i pragnieniem zmorzony na puszczy.
miell, gjalpë, dele dhe djathë lope për Davidin dhe për njerëzit që ishin me të, me qëllim që të hanin, sepse thonin: “Këta njerëz kanë vuajtur nga uria, nga lodhja dhe nga etja në shkretëtirë”.

< II Samuela 17 >