< زکریا 9 >

وحی کلام خداوند بر زمین حدراخ (نازل می شود) و دمشق محل آن می‌باشد، زیراکه نظر انسان و نظر تمامی اسباط اسرائیل بسوی خداوند است. ۱ 1
Orakulli i fjalës së Zotit kundër vendit të Hadrakut dhe Damasku vendpushimi i tij (sepse sytë e njerëzve të të gjitha fiseve të Izraelit i drejtohen Zotit),
و بر حمات نیز که مجاور آن است و بر صور و صیدون اگر‌چه بسیار دانشمندمی باشد. ۲ 2
dhe kundër Hamathit, që është në kufi me të, dhe kundër Tiros dhe Sidonit, ndonëse ata janë shumë të urtë.
و صور برای خود ملاذی منیع ساخت و نقره را مثل غبار و طلا را مانند گل کوچه هاانباشت. ۳ 3
Tiro ka ndërtuar një fortesë dhe ka grumbulluar argjend si pluhur dhe ar si balta e rrugëve.
اینک خداوند او را اخراج خواهد کردو قوتش را که در دریا می‌باشد، تلف خواهدساخت و خودش به آتش سوخته خواهد شد. ۴ 4
Ja, Zoti do ta rrëzojë nga fuqia dhe do të shkatërrojë pushtetin e tij në det, dhe ai do të konsumohet nga zjarri.
اشقلون چون این را بیند خواهد ترسید و غزه بسیار دردناک خواهد شد و عقرون نیز زیرا که اعتماد او خجل خواهد گردید و پادشاه از غزه هلاک خواهد شد و اشقلون مسکون نخواهدگشت. ۵ 5
Ashkeloni do ta shohë dhe do të ketë frikë, edhe Gaza do të përpëlitet nga dhëmbja e madhe dhe po kështu Ekroni, sepse shpresa e tij do të pësojë zhgënjim. Mbreti do të zhduket nga Gaza dhe Ashkeloni nuk do të banohet më.
و حرام زاده‌ای در اشدود جلوس خواهدنمود و حشمت فلسطینیان را منقطع خواهم ساخت. ۶ 6
Një popull bastard do të banojë në Ashdod, dhe unë do të asgjësoj krenarinë e Filistejve.
و خون او را از دهانش بیرون خواهم آورد و رجاساتش را از میان دندانهایش؛ و بقیه اونیز به جهت خدای ما خواهد بود و خودش مثل امیری در یهودا و عقرون مانند یبوسی خواهدشد. ۷ 7
Do të heq gjak nga goja e tij dhe gjërat e neveritshme nga dhëmbët e tij, dhe ai gjithashtu do të jetë një i mbetur për Perëndinë tonë dhe do të jetë si një kryetar në Judë, dhe Ekroni si Jebuzeu.
و من گرداگرد خانه خود به ضد لشکر اردوخواهم زد تا کسی از آن عبور و مرور نکند و ظالم بار دیگر از میان آنها گذر نخواهد کرد زیرا که حال به چشمان خود مشاهده نموده‌ام. ۸ 8
Do të fushoj rreth shtëpisë sime për ta mbrojtur nga çfarëdo ushtrie, nga kush shkon dhe kush vjen; asnjë shtypës nuk do të kalojë më nga ata, sepse tani pashë vetë me sytë e mi.
‌ای دختر صهیون بسیار وجد بنما و ای دختر اورشلیم آواز شادمانی بده! اینک پادشاه تونزد تو می‌آید. او عادل و صاحب نجات و حلیم می‌باشد و بر الاغ و بر کره بچه الاغ سوار است. ۹ 9
Ngazëllo me të madhe, o bijë e Sionit, lësho britma gëzimi, o bijë e Jeruzalemit! Ja, mbreti yt po të vjen; ai është i drejtë dhe sjell shpëtimin, i përulur dhe i hipur mbi një gomar, mbi një gomar të ri.
و من ارابه را از افرایم و اسب را از اورشلیم منقطع خواهم ساخت و کمان جنگی شکسته خواهد شد و او با امت‌ها به سلامتی تکلم خواهدنمود و سلطنت او از دریا تا دریا و از نهر تا اقصای زمین خواهد بود. ۱۰ 10
Unë do t’i zhduk qerret nga Efraimi dhe kuajt nga Jeruzalemi; harqet e luftës do të asgjësohen. Ai do t’u flasë për paqe kombeve; sundimi i tij do të shtrihet nga deti në det, dhe nga Lumi deri në skaj të dheut.
و اما من اسیران تو را نیز به واسطه خون عهد تو از چاهی که در آن آب نیست رها کردم. ۱۱ 11
Sa për ty, për shkak të gjakut të besëlidhjes sime me ty, i çlirova robërit e tu nga gropa pa ujë.
‌ای اسیران امید، به ملاذ منیع مراجعت نمایید. امروز نیز خبر می‌دهم که به شما(نصیب ) مضاعف رد خواهم نمود. ۱۲ 12
Kthehuni në fortesë, o ju robër të shpresës! Pikërisht sot unë deklaroj se do të të jap dyfishin.
زیرا که یهودا را برای خود زه خواهم کرد و افرایم راتیرکمان خواهم ساخت و پسران تو را‌ای صهیون به ضد پسران تو‌ای یاوان خواهم برانگیخت و تورا مثل شمشیر جبار خواهم گردانید. ۱۳ 13
Do ta përkul Judën për mua si harkun tim dhe me Efraimin do ta mbush me shigjeta, dhe do t’i ngre në këmbë bijtë e tu, o Sion, kundër bijve të tu, o Javan, dhe do të të bëj si shpata e një njeriu të fuqishëm.
و خداوند بالای ایشان ظاهر خواهد شد وتیر او مانند برق خواهد جست و خداوند یهوه کرنا را نواخته، بر گردبادهای جنوبی خواهدتاخت. ۱۴ 14
Atëherë mbi ta do të duket Zoti dhe shigjeta e tij do të niset si një rrufe. Zoti, Zoti, do t’i bjerë borisë dhe do të përparojë bashkë me shakullimat e jugut.
یهوه صبایوت ایشان را حمایت خواهد کرد و ایشان غذا خورده، سنگهای فلاخن را پایمال خواهند کردو نوشیده، مثل از شراب نعره خواهند زد و مثل جامها و مانند گوشه های مذبح پر خواهند شد. ۱۵ 15
Zoti i ushtrive do t’i mbrojë; kështu ata do të gllabërojnë dhe do të shkelin gurët e hobeve të armiqve të tyre, do të pijnë dhe do të bëjnë zhurmë si të nxitur nga vera dhe do të jenë plot me gjak si legenat e vegjël që përdoren për flijime, si brirët e altarit.
و یهوه خدای ایشان ایشان را در آن روز مثل گوسفندان قوم خودخواهد رهانید زیرا که مانند جواهر تاج بر زمین اوخواهند درخشید. ۱۶ 16
Zoti, Perëndia i tyre, do t’i shpëtojë atë ditë, si kopeja e popullit të tij, sepse do të jenë si gurët e çmuar të një kurore, që do të ngrihen lart si një flamur mbi tokën e tij.
زیرا که حسن و زیبایی اوچه قدر عظیم است. گندم جوانان را و عصیر انگور دوشیزگان را خرم خواهد ساخت. ۱۷ 17
Sa e madhe do të jetë mirësia e tij dhe sa e madhe bukuria e tij! Gruri do t’i rritë të rinjtë, dhe mushti vajzat.

< زکریا 9 >