< اعداد 6 >

و خداوند موسی را خطاب کرده، گفت: ۱ 1
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
«بنی‌اسرائیل را خطاب کرده، به ایشان بگو: چون مرد یا زن نذر خاص، یعنی نذر نذیره بکند، و خود را برای خداوند تخصیص نماید، ۲ 2
“Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur një burrë a një grua do të lidhin një kusht të veçantë, kushtin e nazireatit, për t’iu shenjtëruar Zotit,
آنگاه از شراب و مسکرات بپرهیزد و سرکه شراب و سرکه مسکرات را ننوشد، و هیچ عصیرانگور ننوشد، و انگور تازه یا خشک نخورد. ۳ 3
do të heqin dorë nga vera dhe nga pije të tjera që të dehin, nuk do të pinë uthull të bërë nga vera, as uthull të përgatitur me pije dehëse; nuk do të pinë asnjë lëng rrushi dhe nuk do të hanë rrush, as të freskët as të thatë.
وتمام ایام تخصیصش از هر چیزی که از تاک انگور ساخته شود، از هسته تا پوست نخورد. ۴ 4
Gjatë gjithë kohës së shenjtërimit të tij, ai nuk do të hajë asnjë prodhim të vreshtit, as kokrrat as lëkurën e rrushit.
«و تمام ایام نذر تخصیص او، استره بر سر اونیاید، و تا انقضای روزهایی که خود را برای خداوند تخصیص نموده است، مقدس شده، گیسهای موی سر خود را بلند دارد. ۵ 5
Gjatë gjithë kohës së kushtit të shenjtërimit, brisku nuk do të kalojë mbi kokën e tij; deri sa të mbushen ditët për të cilët iu shenjtërua Zotit do të jetë i shenjtë; do t’i lërë flokët e tij të rriten të gjatë mbi kokën e tij.
و تمام روزهایی که خود را برای خداوندتخصیص نموده است، نزدیک بدن میت نیاید. ۶ 6
Për gjithë kohën që i është shenjtëruar Zotit nuk do t’i afrohet ndonjë trupi të vdekur;
برای پدر و مادر و برادر و خواهر خود، هنگامی که بمیرند خویشتن را نجس نسازد، زیرا که تخصیص خدایش بر سر وی می‌باشد. ۷ 7
as sikur të ishte i ati apo e ëma, i vëllai ose e motra, ai nuk do të ndotet për ta kur vdesin, sepse mban mbi krye shenjën e shenjtërimit të tij Perëndisë.
تمامی روزهای تخصیصش برای خداوند مقدس خواهد بود. ۸ 8
Për gjithë kohën e shenjtërimit të tij, ai do të jetë i shenjtë për Zotin.
«و اگر کسی دفعت ناگهان نزد او بمیرد، پس سر خود را در روز طهارت خویش بتراشد، یعنی در روز هفتم آن را بتراشد. ۹ 9
Në rast se dikush vdes papritmas afër tij dhe koka e tij e shenjtëruar mbetet e ndotur, ai do ta rruajë kokën ditën e pastrimit të tij; do ta rruajë ditën e shtatë;
و در روز هشتم دوفاخته یا دو جوجه کبوتر نزد کاهن به در خیمه اجتماع بیاورد. ۱۰ 10
ditën e tetë do t’i çojë dy turtuj ose dy pëllumba të rinj priftit, në hyrje të çadrës së mbledhjes.
و کاهن یکی را برای قربانی گناه و دیگری را برای قربانی سوختنی گذرانیده، برای وی کفاره نماید، از آنچه به‌سبب میت، گناه کرده است و سر او را در آن روز تقدیس نماید. ۱۱ 11
Prifti do të ofrojë njërin prej tyre si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust dhe do të bëjë shlyerjen për të, sepse ka mëkatuar për shkak të trupit të vdekur; dhe po atë ditë do të shenjtërojë kokën e tij.
و روزهای تخصیص خود را برای خداوند (ازنو) تخصیص نماید، و بره نرینه یک ساله برای قربانی جرم بیاورد، لیکن روزهای اول ساقطخواهد بود، چونکه تخصیصش نجس شده است. ۱۲ 12
Do t’i shenjtërojë përsëri Zotit ditët e nazireatit të tij dhe do të çojë një qengj motak si fli shlyerjeje; por ditët e mëparshme nuk do të llogariten më, sepse nazireati i tij është ndotur.
«این است قانون نذیره، چون روزهای تخصیص او تمام شود، آنگاه او را نزد دروازه خیمه اجتماع بیاورند. ۱۳ 13
Ky është ligji i nazireatit: kur ditët e shenjtërimit të tij do të plotësohen, atë njeri do ta sjellin në hyrjen e çadrës së mbledhjes;
و قربانی خود را برای خداوند بگذراند، یعنی یک بره نرینه یک ساله بی‌عیب بجهت قربانی سوختنی، و یک بره ماده‌یک ساله بی‌عیب، بجهت قربانی گناه، و یک قوچ بی عیب بجهت ذبیحه سلامتی. ۱۴ 14
dhe ai do t’ia paraqesë ofertën e tij Zotit: një qengj mashkull motak pa të meta për olokaustin, një qengj femër motak pa të meta për flijimin për mëkatin dhe një dash pa të meta për flijimin e falënderimit;
و یک سبد نان فطیر یعنی گرده های آرد نرم سرشته شده باروغن، و قرصهای فطیر مسح شده با روغن، وهدیه آردی آنها و هدیه ریختنی آنها. ۱۵ 15
një shportë me bukë të ndorme të përgatitura me majë mielli, me kuleç të zëna me vaj, një revani pa maja të lyer me vaj, me ofertat e tyre ushqimore dhe libacionet e tyre.
«و کاهن آنها را به حضور خداوند نزدیک آورده، قربانی گناه و قربانی سوختنی او رابگذراند. ۱۶ 16
Prifti do t’i paraqesë këto gjëra përpara Zotit dhe do të ofrojë flijimin e tij për mëkatin dhe olokaustin e tij;
و قوچ را با سبد نان فطیر بجهت ذبیحه سلامتی برای خداوند بگذراند، و کاهن هدیه آردی و هدیه ریختنی او را بگذراند. ۱۷ 17
do të ofrojë dashin si flijim falënderimi ndaj Zotit, bashkë me shportën e bukëve të ndorme; prifti do të ofrojë gjithashtu blatimin e tij ushqimor dhe libacionin e tij.
«و آن نذیره سر تخصیص خود را نزد درخیمه اجتماع بتراشد، و موی سر تخصیص خودرا گرفته، آن را بر آتشی که زیر ذبیحه سلامتی است بگذراند. ۱۸ 18
Nazireu do të rruajë kokën e tij të shenjtëruar në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe do të marrë flokët e kokës së tij të shenjtëruar dhe do t’i vërë mbi zjarrin që është nën flijimin e falënderimit.
«و کاهن سردست بریان شده قوچ را با یک گرده فطیر از سبد و یک قرص فطیر گرفته، آن رابر دست نذیره، بعد از تراشیدن سر تخصیصش بگذارد. ۱۹ 19
Prifti do të marrë shpatullën e pjekur të dashit, një kulaç pa maja nga shporta dhe një revani pa maja dhe do të vërë në dorë të nazireut, mbasi ky të ketë rruar kokën e tij të shenjtëruar.
و کاهن آنها را بجهت هدیه جنبانیدنی به حضور خداوند بجنباند، این با سینه جنبانیدنی و ران افراشتنی برای کاهن، مقدس است. و بعد ازآن نذیره شراب بنوشد. ۲۰ 20
Prifti do t’i tundë si oferta para Zotit; është një gjë e shenjtë që i përket priftit, bashkë me gjoksin e ofertës së tundur dhe me kofshën e ofertës së ngritur. Pas kësaj nazireu do të mund të pijë verë.
«این است قانون نذیره‌ای که نذر بکند وقانون قربانی که بجهت تخصیص خود برای خداوند باید بگذراند، علاوه بر آنچه دستش به آن می‌رسد موافق نذری که کرده باشد، همچنین برحسب قانون تخصیص خود، باید بکند.» ۲۱ 21
Ky është ligji për nazireun që i ka premtuar Zotit një ofertë për shenjtërimin e tij, veç atyre që mjetet e tij do t’i lejojnë të bëjë. Në bazë të kushtit të lidhur, ai duhet të sillet në pajtim me ligjin e shenjtërimit të tij”.
و خداوند موسی را خطاب کرده، گفت: ۲۲ 22
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
«هارون و پسرانش را خطاب کرده، بگو: به اینطور بنی‌اسرائیل را برکت دهید و به ایشان بگویید: ۲۳ 23
“Folu Aaronit dhe bijve të tij, dhe u thuaj atyre: Ju do t’i bekoni kështu bijtë e Izraelit, duke u thënë:
«یهوه تو را برکت دهد و تو را محافظت نماید. ۲۴ 24
“Zoti të të bekojë dhe të të ruajë!
یهوه روی خود را بر تو تابان سازد و برتو رحمت کند. ۲۵ 25
Zoti të bëjë që të shkëlqejë fytyra e tij mbi trupin tënd dhe të tregohet i mbarë me ty!
یهوه روی خود را بر توبرافرازد و تو را سلامتی بخشد، ۲۶ 26
Zoti të kthejë fytyrën e tij mbi ty dhe të të sjellë paqe!”.
و نام مرابنی‌اسرائیل بگذارند، و من ایشان را برکت خواهم داد.» ۲۷ 27
Kështu do ta vënë emrin tim mbi bijtë e Izraelit dhe unë do t’i bekoj”.

< اعداد 6 >