< میکا 3 >

و گفتم: ای روسای یعقوب و‌ای داوران خاندان اسرائیل بشنوید! آیا بر شما نیست که انصاف را بدانید؟ ۱ 1
Unë thashë: “Ah, dëgjoni, o krerë të Jakobit, dhe ju qeveritarë të shtëpisë së Izraelit: a nuk ju takon vallë juve të njihni drejtësinë?
آنانی که از نیکویی نفرت دارند و بر بدی مایل می‌باشند و پوست را از تن مردم و گوشت را از استخوانهای ایشان می‌کنند، ۲ 2
Ju që urreni të mirën dhe doni të keqen, që ju hiqni lëkurën nga trupi dhe mishin nga kockat e tyre.
و کسانی که گوشت قوم مرا می‌خورند و پوست ایشان را از تن ایشان می‌کنند و استخوانهای ایشان را خرد کرده، آنها را گویا در دیگ و مثل گوشت در پاتیل می‌ریزند. ۳ 3
Ata hanë mishin e popullit tim, i heqin lëkurën nga trupi, i thyejnë kockat dhe e presin në copa sikur do të shkonte në tenxhere, si mishi që vihet në kazan.
آنگاه نزد خداونداستغاثه خواهند نمود و ایشان را اجابت نخواهدنمود بلکه روی خود را در آنزمان از ایشان خواهد پوشانید چونکه مرتکب اعمال زشت شده‌اند. ۴ 4
Atëherë do t’i këlthasin Zotit, por ai nuk do t’u përgjigjet; në atë kohë ai do t’ua fshehë fytyrën e tij, sepse kanë qenë të këqij në veprimet e tyre.
خداوند درباره انبیایی که قوم مرا گمراه می‌کنند و به دندانهای خود می‌گزند و سلامتی راندا می‌کنند و اگر کسی چیزی به دهان ایشان نگذارد با او تدارک جنگ می‌بینند، چنین می‌گوید: ۵ 5
Kështu thotë Zoti për profetët që e bëjnë popullin tim të largohet nga rruga e tij, që bërtasin: “Paqe”, po të kenë diçka për të kafshuar nëpër dhëmbë, por i shpallin luftë atij që nuk u vë gjë në gojë.
از این جهت برای شما شب خواهدبود که رویا نبینید و ظلمت برای شما خواهد بود که فالگیری ننمایید. آفتاب بر انبیاء غروب خواهد کرد و روز بر ایشان تاریک خواهد شد. ۶ 6
Prandaj do të keni net pa vegime, dhe do të keni terr pa shortari; dielli do të perëndojë mbi këta profetë dhe dita do të erret mbi ta.
وراییان خجل و فالگیران رسوا شده، جمیع ایشان لبهای خود را خواهند پوشانید چونکه از جانب خدا جواب نخواهد بود. ۷ 7
Shikuesit do të mbulohen me turp dhe shortarët do të skuqen; do të mbulojnë të gjithë mjekrën e tyre, sepse nuk do të ketë asnjë përgjigje nga Perëndia”.
و لیکن من از قوت روح خداوند و از انصاف و توانایی مملو شده‌ام تایعقوب را از عصیان او و اسرائیل را از گناهش خبر دهم. ۸ 8
Unë përkundrazi jam plot me forca të Frymës së Zotit, me drejtësi dhe forcë, për t’i bërë të njohur Jakobit shkeljen e tij dhe Izraelit mëkatin e tij.
‌ای روسای خاندان یعقوب و‌ای داوران خاندان اسرائیل این را بشنوید! شما که ازانصاف نفرت دارید و تمامی راستی را منحرف می‌سازید. ۹ 9
Tani dëgjoni këtë, o krerë të shtëpisë së Jakobit dhe qeveritarë të shtëpisë së Izraelit, që urreni drejtësinë dhe shtrëmbëroni çdo gjë që është e ndershme,
و صهیون را به خون و اورشلیم را به ظلم بنا می‌نمایید. ۱۰ 10
që ndërtoni Sionin me gjak dhe Jeruzalemin me paudhësi.
روسای ایشان برای رشوه داوری می‌نمایند و کاهنان ایشان برای اجرت تعلیم می‌دهند و انبیای ایشان برای نقره فال می‌گیرند و بر خداوند توکل نموده، می‌گویند: آیاخداوند در میان ما نیست پس بلا به ما نخواهدرسید. ۱۱ 11
Krerët e tij gjykojnë për një dhuratë, priftërinjtë e tij japin mësim për një pagesë, profetët e tij kryejnë shortari për para; megjithatë mbështeten tek Zoti dhe thonë: “A nuk është vallë Zoti midis nesh? Nuk do të na bjerë në krye asnjë fatkeqësi”.
بنابراین صهیون به‌سبب شما مثل مزرعه شیار خواهد شد و اورشلیم به توده های سنگ و کوه خانه به بلندیهای جنگل مبدل خواهد گردید. ۱۲ 12
Prandaj, për shkakun tuaj, Sioni do të lërohet si një arë, Jeruzalemi do të bëhet një grumbull rrënimesh, dhe mali i tempullit një lartësi e pyllëzuar.

< میکا 3 >