< ارمیا 51 >

«خداوند چنین می‌گوید: «اینک من بربابل و بر ساکنان وسطمقاومت کنندگانم بادی مهلک برمی انگیزانم. ۱ 1
Kështu thotë Zoti: “Ja, unë do të ngre një erë shkatërruese kundër Babilonisë dhe kundër banorëve të Leb Kamait.
ومن بر بابل خرمن کوبان خواهم فرستاد و آن راخواهند کوبید و زمین آن را خالی خواهندساخت زیرا که ایشان در روز بلا آن را از هر طرف احاطه خواهند کرد. ۲ 2
Do të dërgoj kundër Babilonisë disa të huaj që do ta kontrollojnë dhe do ta zbrazin vendin e saj, sepse në ditën e fatkeqësisë do të sulen mbi të nga të gjitha anët.
تیرانداز بر تیرانداز و برآنکه به زره خویش مفتخر می‌باشد تیر خود رابیندازد. و بر جوانان آن ترحم منمایید بلکه تمام لشکر آن را بالکل هلاک سازید. ۳ 3
Mos lini që ai, i cili nder harkun ta shtrijë atë apo të ngrihet në parzmoren e tij. Mos kurseni të rinjtë e saj, vendosni shfarosjen e tërë ushtrisë së saj.
و ایشان بر زمین کلدانیان مقتول و در کوچه هایش مجروح خواهند افتاد. ۴ 4
Kështu ata do të bien të vrarë në vendin e Kaldeasve dhe të shpuar nëpër rrugët e Babilonisë.
زیرا که اسرائیل و یهودا از خدای خویش یهوه صبایوت متروک نخواهند شد، اگرچه زمین ایشان از گناهی که به قدوس اسرائیل ورزیده‌اند پر شده است. ۵ 5
Sepse Izraeli dhe Juda nuk kanë qënë braktisur nga Perëndia i tyre, nga Zoti i ushtrive, megjithëse vendi i tyre ishte plot me faje kundër të Shenjtit të Izraelit”.
از میان بابل بگریزید وهر کس جان خود را برهاند مبادا در گناه آن هلاک شوید. زیرا که این زمان انتقام خداوند است و اومکافات به آن خواهد رسانید. ۶ 6
Ikni nga mesi i Babilonisë dhe të shpëtojë secili jetën e tij, shikoni të mos të shkatërroheni në paudhësinë e saj. Sepse kjo është koha e hakmarrjes së Zotit; ai do të japë shpërblimin e drejtë.
بابل در دست خداوند جام طلایی است که تمام جهان را مست می‌سازد. امت‌ها از شرابش نوشیده، و از این جهت امت‌ها دیوانه گردیده‌اند. ۷ 7
Babilonia ishte në duart e Zotit një kupë ari që dehte tërë tokën; kombet kanë pirë nga vera e saj, prandaj kombet kanë rënë në kllapi.
بابل به ناگهان افتاده و شکسته شده است برای آن ولوله نمایید. بلسان به جهت جراحت آن بگیرید که شاید شفایابد. ۸ 8
Papritmas Babilonia ra, u shkatërrua. Vajtoni për të, merrni balsam për dhembjen e saj; ndofta mund të shërohet.
بابل را معالجه نمودیم اما شفا نپذیرفت. پس آن را ترک کنید و هر کدام از ما به زمین خودبرویم زیرا که داوری آن به آسمانها رسیده و به افلاک بلند شده است. ۹ 9
Ne dëshironim ta shëronim Babiloninë, por ajo nuk është shëruar. Braktiseni dhe të shkojmë secili në vendin e vet, sepse gjykimi i saj arrin deri në qiell dhe ngrihet deri te retë.
خداوند عدالت ما رامکشوف خواهد ساخت. پس بیایید و اعمال یهوه خدای خویش را در صهیون اخبار نماییم. ۱۰ 10
Zoti ka bërë të triumfojë çështja jonë e drejtë. Ejani, të tregojmë në Sion veprën e Zotit, Perëndisë tonë.
تیرها را تیز کنید و سپرها را به‌دست گیرید زیرا خداوند روح پادشاهان مادیان را برانگیخته است و فکر او به ضد بابل است تا آن را هلاک سازد. زیرا که این انتقام خداوند و انتقام هیکل اومی باشد. ۱۱ 11
Mprehni shigjetat, rrokni mburojat. Zoti ka zgjuar frymën e mbretërve të Medasve, sepse qëllimi i tij kundër Babilonisë është shkatërrimi i saj, sepse kjo është hakmarrja e Zotit, hakmarrja e tempullit të tij.
بر حصارهای بابل، علمها برافرازیدو آن را نیکو حراست نموده، کشیکچیان قراردهید و کمین بگذارید. زیرا خداوند قصد نموده وهم آنچه را که درباره ساکنان بابل گفته به عمل آورده است. ۱۲ 12
Ngrini flamurin mbi muret e Babilonisë. Përforconi rojet, vendosni shigjetarë, përgatitni kurthe. Sepse Zoti ka menduar dhe ka zbatuar atë që ka thënë kundër banorëve të Babilonisë.
‌ای که بر آبهای بسیار ساکنی و ازگنجها معمور می‌باشی! عاقبت تو و نهایت طمع تو رسیده است! ۱۳ 13
O ti që banon pranë ujërave të mëdha, të pasura në thesarë, fundi yt erdhi, fundi i fitimeve të tua të padrejta.
یهوه صبایوت به ذات خودقسم خورده است که من تو را از مردمان مثل ملخ پر خواهم ساخت و بر تو گلبانگ خواهند زد. ۱۴ 14
Zoti i ushtrive i është betuar në veten e tij: “Unë do të të mbush me njerëz si miza që do të ngrenë kundër teje britma lufte”.
«او زمین را به قوت خود ساخت و ربع مسکون را به حکمت خویش استوار نمود. وآسمانها را به عقل خود گسترانید. ۱۵ 15
Ai ka bërë tokën me fuqinë e tij, ka vendosur botën me diturinë e tij dhe ka shpalosur qiejt me zgjuarësinë e tij.
چون آوازمی دهد غوغای آبها در آسمان پدید می‌آید. ابرها از اقصای زمین برمی آورد و برقها برای باران می‌سازد و باد را از خزانه های خود بیرون می‌آورد. ۱۶ 16
Kur nxjerr zërin e tij, ka një zhurmë ujërash në qiell; ai bën që të ngjiten avujt nga skajet e tokës, prodhon rrufetë për shiun dhe e nxjerr erën nga depozitat e tij.
جمیع مردمان وحشی‌اند و معرفت ندارند و هر‌که تمثالی می‌سازد خجل خواهدشد. زیرا که بت ریخته شده او دروغ است و در آن هیچ نفس نیست. ۱۷ 17
Çdo njeri atëherë bëhet budalla, pa njohuri, çdo argjendar ka turp për shëmbëlltyrën e tij të gdhendur, sepse shëmbëlltyra e tij e derdhur është një gënjeshtër, dhe nuk ka frymë jetësore në to.
آنها باطل و کار مسخره می‌باشد. در روزی که به محاکمه می‌آیند تلف خواهند شد. ۱۸ 18
Janë kotësi, vepra mashtrimi; në kohën e ndëshkimit të tyre do të zhduken.
او که نصیب یعقوب است مثل آنها نمی باشد. زیرا که او سازنده همه موجودات است و (اسرائیل ) عصای میراث وی است و اسم او یهوه صبایوت می‌باشد. ۱۹ 19
Trashëgimia e Jakobit nuk është si ata, sepse ai ka sajuar tërë gjërat, dhe Izraeli është fisi i trashëgimisë së tij. Emri i tij është Zoti i ushtrive.
«تو برای من کوپال و اسلحه جنگ هستی. پس از تو امت‌ها را خرد خواهم ساخت و از توممالک را هلاک خواهم نمود. ۲۰ 20
“Ti je për mua një çekiç, një mjet lufte; me ty do të shtyp kombet, me ty do të shkatërroj mbretëritë;
و از تو اسب و سوارش را خرد خواهم ساخت و از تو ارابه وسوارش را خرد خواهم ساخت. ۲۱ 21
me ty do të copëtoj kalë dhe kalorës, me ty do të copëtoj qerre dhe karrocier;
و از تو مرد وزن را خرد خواهم ساخت و از تو پیر و طفل راخرد خواهم ساخت و از تو جوان و دوشیزه راخرد خواهم ساخت. ۲۲ 22
me ty do të copëtoj burrë dhe grua, me ty do të copëtoj plak dhe fëmijë, me ty do të copëtoj të riun dhe virgjëreshën;
و از تو شبان و گله‌اش راخرد خواهم ساخت. و از تو خویشران و گاوانش را خرد خواهم ساخت. و از تو حاکمان و والیان راخرد خواهم ساخت. ۲۳ 23
me ty do të copëtoj bariun dhe kopenë e tij, me ty do të copëtoj katundarin dhe pendën e tij të qeve, me ty do të copëtoj qeveritarët dhe gjykatësit.
و خداوند می‌گوید: به بابل و جمیع سکنه زمین کلدانیان جزای تمامی بدی را که ایشان به صهیون کرده‌اند در نظر شماخواهم رسانید. ۲۴ 24
Por unë do t’i shpërblej Babiloninë dhe tërë banorët e Kaldesë për tërë të keqen që i kanë bërë Sionit para syve tuaj”, thotë Zoti.
اینک خداوند می‌گوید: ای کوه مخرب که تمامی جهان را خراب می‌سازی من به ضد تو هستم! و دست خود را بر تو بلندکرده، تو را از روی صخره‌ها خواهم غلطانید و تورا کوه سوخته شده خواهم ساخت! ۲۵ 25
“Ja ku jam kundër teje, o mal i shkatërrimit”, thotë Zoti, “ti që shkatërron tërë tokën. Unë do të shtrij dorën time kundër teje, do të të rrokullis poshtë nga shkëmbinjtë dhe do të të bëj një mal të djegur.
و از توسنگی به جهت سر زاویه یا سنگی به جهت بنیادنخواهند گرفت، بلکه خداوند می‌گوید که توخرابی ابدی خواهی شد. ۲۶ 26
Nga ti nuk do të merren më as gurë të qoshes, as gurë themeli, por ti do të bëhesh një shkreti përjetë, thotë Zoti.
«علمها در زمین برافرازید و کرنا در میان امت‌ها بنوازید. امت‌ها را به ضد او حاضر سازیدو ممالک آرارات و منی و اشکناز را بر وی جمع کنید. سرداران به ضد وی نصب نمایید و اسبان رامثل ملخ مودار برآورید. ۲۷ 27
Ngrini një flamur në vend, bjerini borisë midis kombeve; përgatitni kombet kundër saj, thirrni të mblidhen kundër saj mbretëritë e Araratit, Minit dhe Ashkenazit. Emëroni kundër saj një komandant. Bëni që të përparojnë kuajt si karkaleca të kreshtë.
امت‌ها را به ضد وی مهیا سازید. پادشاهان مادیان و حاکمانش وجمیع والیانش و تمامی اهل زمین سلطنت او را. ۲۸ 28
Përgatitni kundër saj kombet, me mbretëritë e Medisë, me qeveritarët e tij, me të gjithë gjykatësit dhe tërë vendet e zotërimeve të tij.
و جهان متزلزل و دردناک خواهد شد. زیرا که فکرهای خداوند به ضد بابل ثابت می‌ماند تا زمین بابل را ویران و غیرمسکون گرداند. ۲۹ 29
Toka do të dridhet dhe do të mbajë zi, sepse planet e Zotit kundër Babilonisë do të realizohen, për ta katandisur vendin e Babilonisë në një shkreti, pa banorë.
و شجاعان بابل از جنگ دست برمی دارند و در ملاذهای خویش می‌نشینند و جبروت ایشان زایل شده، مثل زن گشته‌اند و مسکنهایش سوخته وپشت بندهایش شکسته شده است. ۳۰ 30
Trimat e Babilonisë kanë hequr dorë nga lufta; kanë mbetur në fortesat e tyre; forca e tyre është ligështuar, janë bërë si gra. U kanë vënë zjarrin banesave të saj, shulet e portave të tyre janë thyer.
قاصد برابر قاصد و پیک برابر پیک خواهد دوید تا پادشاه بابل را خبر دهد که شهرش از هر طرف گرفته شد. ۳۱ 31
Korrieri vrapon përballë korrierit dhe lajmëtari përballë lajmëtarit për t’i njoftuar mbretit të Babilonisë që qyteti i tij është marrë nga çdo anë;
معبرها گرفتار شد و نی‌ها را به آتش سوختندو مردان جنگی مضطرب گردیدند. ۳۲ 32
vahet që mund të kalohen më këmbë janë zënë, kënetat janë në flakë dhe luftëtarët janë të tmerruar.
«زیرا که یهوه صبایوت خدای اسرائیل چنین می‌گوید: دختر بابل مثل خرمن در وقت کوبیدنش شده است و بعد از اندک زمانی وقت درو بدو خواهد رسید. ۳۳ 33
Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Bija e Babilonisë është si një lëmë në kohën që shkelet; edhe pak dhe do të vijë për të koha e korrjes”.
نبوکدرصر پادشاه بابل مرا خورده و تلف کرده است و مرا ظرف خالی ساخته مثل اژدها مرا بلعیده، شکم خود را ازنفایس من پر کرده و مرا مطرود نموده است. ۳۴ 34
“Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, na ka gëlltitur, na ka shtypur, na ka katandisur si një enë bosh; na ka gëlltitur si një dragua, ka mbushur barkun e tij me ushqimet tona të shijshme, na ka përzënë.
وساکنه صهیون خواهد گفت ظلمی که بر من و برجسد من شده بر بابل فرود شود. و اورشلیم خواهد گفت: خون من بر ساکنان زمین کلدانیان وارد آید. ۳۵ 35
Dhuna e ushtruar kundër meje dhe mishit tim rëntë mbi Babiloninë”, do të thotë banori i Sionit. “Gjaku im rëntë mbi banorët e Kaldesë”, do të thotë Jeruzalemi.
بنابراین خداوند چنین می‌گوید: اینک من دعوی تو را به انجام خواهم رسانید وانتقام تو را خواهم کشید و نهر او را خشک ساخته، چشمه‌اش را خواهم خشکانید. ۳۶ 36
Prandaj kështu thotë Zoti: “Ja, unë do të mbroj çështjen tënde dhe do ta kryej hakmarrjen tënde. Do të bëj që të thahet deti i saj dhe të shterojë burimi i saj.
و بابل به تلها و مسکن شغالها و محل دهشت و مسخره مبدل شده، احدی در آن ساکن نخواهد شد. ۳۷ 37
Babilonia do të bëhet një grumbull gërmadhash, një strehë për çakejtë, një objekt habie e talljeje, pa banorë.
مثل شیران با هم غرش خواهند کرد و مانندشیربچگان نعره خواهند زد. ۳۸ 38
Ata do të vrumbullijnë bashkë si luanë, do të skërmitin dhëmbët si këlyshët e luanit.
و خداوندمی گوید: هنگامی که گرم شوند برای ایشان بزمی برپا کرده، ایشان را مست خواهم ساخت تا وجدنموده، به خواب دایمی بخوابند که از آن بیدارنشوند. ۳۹ 39
Kur të kenë vapë, do t’u jap të pijnë, do t’i deh që të kënaqen dhe të flenë një gjumë të përjetshëm, pa u zgjuar më”, thotë Zoti.
و ایشان را مثل بره‌ها و قوچها و بزهای نر به مسلخ فرود خواهم آورد. ۴۰ 40
Unë do t’i bëj të zbresin në kasaphanë si qengja, si desh bashkë me cjeptë.
چگونه شیشک گرفتار شده و افتخار تمامی جهان تسخیر گردیده است! چگونه بابل در میان امت‌ها محل دهشت گشته است! ۴۱ 41
Vallë si u pushtua Sheshaku dhe u fitua lavdia e tërë dheut? Vallë si u bë Babilonia një shkreti midis kombeve?
دریا بر بابل برآمده و آن به کثرت امواجش مستور گردیده است. ۴۲ 42
Deti ka dalë përmbi Babiloninë; ajo është mbytur nga zhurma e valëve të tij.
شهرهایش خراب شده، به زمین خشک و بیابان مبدل گشته. ۴۳ 43
Qytetet e saj janë bërë një mjerim, një tokë e zhuritur, një shkreti, një vend ku nuk banon askush dhe nëpër të cilin nuk kalon asnjë bir njeriu.
و من بیل را در بابل سزا خواهم داد و آنچه را که بلعیده است ازدهانش بیرون خواهم آورد. و امت‌ها بار دیگر به زیارت آن نخواهند رفت و حصار بابل خواهدافتاد. ۴۴ 44
Unë do të ndëshkoj Belin në Babiloni dhe do të nxjerr nga goja e tij atë që ka gllabëruar dhe kombet nuk do të bashkohen më me të. Madje edhe muret e Babilonisë do të rrëzohen.
«ای قوم من از میانش بیرون آیید و هر کدام جان خود را از حدت خشم خداوند برهانید. ۴۵ 45
Dil nga mesi i saj, o populli im, dhe secili të shpëtojë jetën e tij përpara zemërimit të zjarrtë të Zotit.
ودل شما ضعف نکند و از آوازه‌ای که در زمین مسموع شود مترسید. زیرا که درآن سال آوازه‌ای شنیده خواهد شد و در سال بعد از آن آوازه‌ای دیگر. و در زمین ظلم خواهد شد و حاکم به ضدحاکم (خواهد برآمد). ۴۶ 46
Zemra juaj mos u ligështoftë dhe mos u trembni nga lajmet që do të dëgjohen në vend, sepse një vit do të vijë një lajm dhe vitin tjetër një lajm tjetër. Do të ketë dhunë në vend, sundues kundër sunduesit.
بنابراین اینک ایامی می‌آید که به بتهای بابل عقوبت خواهم رسانید وتمامی زمینش خجل خواهد شد و جمیع مقتولانش در میانش خواهند افتاد. ۴۷ 47
Prandaj ja, do të vijnë ditët në të cilat unë do të ndëshkoj figurat e gdhendura të Babilonisë; tërë vendi do të mbulohet me turp dhe tërë të plagosurit për vdekje do të rrëzohen në mes të saj.
اما آسمانهاو زمین و هر‌چه در آنها باشد بر بابل ترنم خواهندنمود. زیرا خداوند می‌گوید که غارت کنندگان ازطرف شمال بر او خواهند آمد. ۴۸ 48
Atëherë qiejt, toka dhe çdo gjë që është në to do të ngazëllejnë mbi Babiloninë, sepse shkatërruesit do të vijnë kundër saj nga veriu”, thotë Zoti.
چنانکه بابل باعث افتادن مقتولان اسرائیل شده است، همچنین مقتولان تمامی جهان دربابل خواهندافتاد. ۴۹ 49
Ashtu si Babilonia bëri që të rrëzohen të plagosurit për vdekje të Izraelit, kështu në Babiloni do të rrëzohen të plagosurit për vdekje të të gjithë vendit.
‌ای کسانی که از شمشیر رستگار شده ایدبروید و توقف منمایید و خداوند را از جای دورمتذکر شوید و اورشلیم را به‌خاطر خود آورید.» ۵۰ 50
Ju, që keni shpëtuar nga shpata, nisuni, mos u ndalni; mbani mend që nga larg Zotin, dhe Jeruzalemi t’ju kthehet në zemër.
ما خجل گشته‌ایم زانرو که عار را شنیدیم ورسوایی چهره ما را پوشانیده است. زیرا که غریبان به مقدسهای خانه خداوند داخل شده‌اند. ۵۱ 51
Na vjen turp të dëgjojmë sharjen, turpi ka mbuluar fytyrën tonë, sepse disa të huaj kanë hyrë në shenjtoren e shtëpisë të Zotit.
بنابراین خداوند می‌گوید: «اینک ایامی می‌آیدکه به بتهایش عقوبت خواهم رسانید و در تمامی زمینش مجروحان ناله خواهند کرد. ۵۲ 52
“Prandaj ja, do të vijnë ditët”, thotë Zoti, “në të cilat unë do të dënoj figurat e tij të gdhendura dhe në tërë vendin e tij do të rënkojnë të plagosurit për vdekje.
اگر‌چه بابل تا به آسمان خویشتن را برافرازد و اگر‌چه بلندی قوت خویش را حصین نماید، لیکن خداوند می‌گوید: غارت کنندگان از جانب من براو خواهند آمد. ۵۳ 53
Edhe sikur Babilonia të ngjitej deri në qiell, edhe sikur ta bënte të pakapshme forcën e saj të lartë, nga ana ime do të vijnë kundër saj disa shkatërrimtarë”, thotë Zoti.
صدای غوغا از بابل می‌آید وآواز شکست عظیمی از زمین کلدانیان. ۵۴ 54
Zhurma e një britme po vjen nga Babilonia, e një shkatërrimi të madh nga vendi i Kaldasve.
زیراخداوند بابل را تاراج می‌نماید و صدای عظیم رااز میان آن نابود می‌کند و امواج ایشان مثل آبهای بسیار شورش می‌نماید و صدای آواز ایشان شنیده می‌شود. ۵۵ 55
Sepse Zoti po shkatërron Babiloninë dhe bën që të pushojë zhurma e saj e madhe; valët e tyre gumëzhijnë, zhurma e zërit të tyre po ngrihet.
زیرا که بر آن یعنی بر بابل غارت کننده برمی آید و جبارانش گرفتار شده، کمانهای ایشان شکسته می‌شود. چونکه یهوه خدای مجازات است و البته مکافات خواهدرسانید. ۵۶ 56
Shkatërrimtari në fakt erdhi kundër saj, kundër Babilonisë; trimat e saj janë kapur, harqet e tyre janë copëtuar, sepse Zoti është Perëndia i shpërblimeve; ai do t’i shpërblejë me siguri.
و پادشاه که اسم او یهوه صبایوت است می‌گوید که من سروران و حکیمان وحاکمان و والیان و جبارانش را مست خواهم ساخت و به خواب دایمی که از آن بیدار نشوند، خواهند خوابید. ۵۷ 57
Unë do t’i deh princat e saj, njerëzit e urtë të saj, qeveritarët e saj, nëpunësit e saj, dhe trimat e saj dhe kështu do të bëjnë një gjumë të përjetshëm dhe nuk do të zgjohen më”, thotë Mbreti, emri i të cilit është Zoti i ushtrive.
یهوه صبایوت چنین می‌گویدکه حصارهای وسیع بابل بالکل سرنگون خواهدشد و دروازه های بلندش به آتش سوخته خواهدگردید و امت‌ها به جهت بطالت مشقت خواهندکشید و قبایل به جهت آتش خویشتن را خسته خواهند کرد.» ۵۸ 58
Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Muret e gjëra të Babilonisë do të prishen krejtësisht, portat e saj të larta do të digjen me zjarr; kështu popujt do të kenë punuar për asgjë dhe kombet do të jenë munduar vetëm për zjarrin”.
کلامی که ارمیا نبی به‌سرایا ابن نیریا ابن محسیا مرا فرمود هنگامی که او با صدقیاپادشاه یهودا در سال چهارم سلطنت وی به بابل می‌رفت. و سرایا رئیس دستگاه بود. ۵۹ 59
Urdhri që profeti Jeremia i dha Serajahut, birit të Neriahut, bir i Mahsejahut, kur shkoi në Babiloni me Sedekian, mbretin e Judës, në vitin e katërt të mbretërimit të tij. Serajahu ishte shefi i Çambelanëve.
و ارمیاتمام بلا را که بر بابل می‌بایست بیاید در طوماری نوشت یعنی تمامی این سخنانی را که درباره بابل مکتوب است. ۶۰ 60
Kështu Jeremia shkroi në një libër tërë të këqiat që do të pësonte Babilonia, tërë këto fjalë që janë shkruar kundër Babilonisë.
و ارمیا به‌سرایا گفت: «چون به بابل داخل شوی، آنگاه ببین و تمامی این سخنان را بخوان. ۶۱ 61
Dhe Jeremia i tha Serajahut: “Kur të arrish në Babiloni, ki kujdes t’i lexosh tërë këto fjalë,
و بگو: ای خداوند تو درباره این مکان فرموده‌ای که آن را هلاک خواهی ساخت به حدی که احدی از انسان یا از بهایم در آن ساکن نشود بلکه خرابه ابدی خواهد شد. ۶۲ 62
dhe do të thuash: “O Zot, ti ke thënë për këtë vend se do ta shkatërroje, dhe se nuk do të mbetej në të më asnjëri, qoftë njeri apo kafshë, por do të bëhej një shkreti e përjetshme”.
و چون ازخواندن این طومار فارغ شدی، سنگی به آن ببندو آن را به میان فرات بینداز. ۶۳ 63
Pastaj, kur të kesh mbaruar së lexuari këtë libër, do të lidhësh mbi të një gur dhe do ta hedhësh në mes të Eufratit,
و بگو همچنین بابل به‌سبب بلایی که من بر او وارد می‌آورم، غرق خواهد گردید و دیگر برپا نخواهد شد و ایشان خسته خواهند شد.» تا اینجا سخنان ارمیا است. ۶۴ 64
dhe do të thuash: “Kështu do të mbytet Babilonia dhe nuk do të ngrihet më nga fatkeqësia që unë do të sjell mbi të; dhe ata do të jenë të rraskapitur””. Deri këtu fjalët e Jeremias.

< ارمیا 51 >