< ارمیا 19 >
خداوند چنین گفت: «برو و کوزه سفالین از کوزهگر بخر و بعضی از مشایخ قوم ومشایخ کهنه را همراه خود بردار. | ۱ 1 |
Kështu ka thënë Zoti: “Shko e bli një poç balte për ujë; pastaj merr disa pleq nga populli dhe disa pleq nga priftërinjtë
و به وادی ابن هنوم که نزد دهنه دروازه کوزهگران است بیرون رفته، سخنانی را که به تو خواهم گفت در آنجا نداکن. | ۲ 2 |
dhe dil në drejtim të luginës së birit të Hinomit që ndodhet në hyrje të Portës së poçerisë dhe aty shpall fjalët që do të të them.
و بگو: ای پادشاهان یهودا و سکنه اورشلیم کلام خداوند را بشنوید! یهوه صبایوت خدای اسرائیل چنین میگوید: اینک بر این مکان چنان بلایی خواهم آورد که گوش هر کس که آن رابشنود صدا خواهد کرد. | ۳ 3 |
Do të thuash kështu: Dëgjoni fjalën e Zotit, o mbret i Judës dhe banorë të Jeruzalemit. Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ja, unë do të sjell mbi këtë vend një fatkeqësi të tillë që do të bëjë të shungullojnë veshët e cilitdo që do ta dëgjojë,
زانرو که مرا ترک کردندو این مکان را خوار شمردند و بخور در آن برای خدایان غیر که نه خود ایشان و نه پدران ایشان ونه پادشاهان یهودا آنها را شناخته بودندسوزانیدند و این مکان را از خون بیگناهان مملوساختند. | ۴ 4 |
sepse më kanë braktisur, kanë përdhosur këtë vend dhe u kanë djegur temjan perëndive të tjera, që nuk i njihnin as ata vetë, as etërit e tyre, as mbretërit e Judës, dhe e kanë mbushur këtë vend me gjakun e të pafajmëve;
و مکان های بلند برای بعل بنا کردند تاپسران خود را بهجای قربانی های سوختنی برای بعل بسوزانند که من آن را امر نفرموده و نگفته ودر دلم نگذشته بود. | ۵ 5 |
i kanë ndërtuar vendet e larta Baalit për të djegur bijtë e tyre në zjarr si olokaust Baalit, gjë që nuk kisha urdhëruar dhe për të cilën nuk kisha folur kurrë dhe nuk më kishte shkuar ndër mend.
بنابراین خداوند میگوید: اینک ایامی میآید که این مکان به توفت یا به وادی ابن هنوم دیگر نامیده نخواهد شد بلکه به وادی قتل. | ۶ 6 |
Prandaj ja, ditët po vijnë”, thotë Zoti, “kur ky vend nuk do të quhet më “Tofet”, as “Lugina e birit të Hinomit”, por “Lugina e masakrës”.
و مشورت یهودا و اورشلیم را در این مکان باطل خواهم گردانید و ایشان را از حضوردشمنان ایشان و بهدست آنانی که قصد جان ایشان دارند خواهمانداخت و لاشهای ایشان راخوراک مرغان هوا و حیوانات زمین خواهم ساخت. | ۷ 7 |
Unë do t’i bëj të kota qëllimet e Judës dhe të Jeruzalemit në këtë vend dhe do të bëj që të rrëzohen nga shpata përpara armiqve të tyre, dhe nga dora e atyre që kërkojnë jetën e tyre, dhe do t’ua jap kufomat e tyre si ushqim shpendëve të qiellit dhe kafshëve të tokës.
و این شهر را مایه حیرت و سخریه خواهم گردانید به حدی که هرکه از آن عبور کندمتحیر شده، بهسبب جمیع بلایایش سخریه خواهد نمود. | ۸ 8 |
Do ta katandis këtë qytet në një shkatërrim dhe në një objekt talljeje; kushdo që do t’i kalojë pranë do të mbetet i habitur dhe do të fillojë të fishkëllojë për tërë plagët e tij.
و گوشت پسران ایشان و گوشت دختران ایشان را به ایشان خواهم خورانید و درمحاصره و تنگی که دشمنان ایشان و جویندگان جان ایشان بر ایشان خواهندآورد، هر کس گوشت همسایه خود را خواهد خورد. | ۹ 9 |
Do të bëj të hanë mishin e bijve të tyre dhe mishin e bijave të tyre dhe do të hanë mishin e njëri tjetrit gjatë rrethimit dhe shtrëngesës në të cilat do t’i ngushtojnë armiqtë e tyre dhe ata që kërkojnë jetën e tyre.
آنگاه کوزه را به نظر آنانی که همراه تو میروند بشکن. | ۱۰ 10 |
Pastaj do të thyesh poçin në prani të atyre njerëzve që do të kenë ardhur me ty
و ایشان را بگو: یهوه صبایوت چنین میگوید: به نوعی که کسی کوزه کوزهگر را میشکند و آن رادیگر اصلاح نتوان کرد همچنان این قوم و این شهر را خواهم شکست و ایشان را در توفت دفن خواهند کرد تا جایی برای دفن کردن باقی نماند. | ۱۱ 11 |
dhe do t’u thuash atyre: Kështu thotë Zoti i ushtrive: Kështu do të copëtoj këtë popull dhe këtë qytet, ashtu si copëtohet një poç balte, që nuk mund të ndreqet më; atëherë do t’i varrosin të vdekurit në Tofet, sepse nuk do të ketë më vend për t’i varrosur.
خداوند میگوید: به این مکان و به ساکنانش چنین عمل خواهم نمود و این شهر را مثل توفت خواهم ساخت. | ۱۲ 12 |
Kështu do të veproj në këtë vend, thotë Zoti, dhe me banorët e tij, duke e bërë këtë qytet si Tofeti.
و خانه های اورشلیم وخانه های پادشاهان یهودا مثل مکان توفت نجس خواهد شد یعنی همه خانه هایی که بر بامهای آنهابخور برای تمامی لشکر آسمان سوزانیدند وهدایای ریختنی برای خدایان غیر ریختند.» | ۱۳ 13 |
Shtëpitë e Jeruzalemit dhe shtëpitë e mbretërve të Judës do të jenë të papastra ashtu si vendi i Tofetit që janë të gjitha shtëpitë mbi çatitë e të cilave i kanë djegur temjan tërë ushtrisë së qiellit dhe u kanë bërë libacione perëndive të tjera”.
پس ارمیا از توفت که خداوند او را به جهت نبوت کردن به آنجا فرستاده بود باز آمد و درصحن خانه خداوند ایستاده، به تمامی قوم گفت: | ۱۴ 14 |
Pastaj Jeremia u kthye nga Tofeti, ku Zoti e kishte dërguar të profetizonte, u ndal tek oborri i shtëpisë të Zotit dhe i tha tërë popullit:
«یهوه صبایوت خدای اسرائیل چنین میگوید: اینک من بر این شهر و بر همه قریه هایش، تمامی بلایا را که دربارهاش گفتهام وارد خواهم آورد زیرا که گردن خود را سخت گردانیده، کلام مرا نشنیدند.» | ۱۵ 15 |
“Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ja, unë po sjell mbi këtë qytet dhe mbi të gjitha lagjet e tij të jashtme tërë të keqen që shqiptova kundër tij, sepse kanë fortësuar qafën e tyre për të mos dëgjuar fjalët e mia”.