< اشعیا 4 >

و در آن روز هفت زن به یک مرد متمسک شده، خواهند گفت: «نان خود را خواهیم خورد و رخت خود را خواهیم پوشید، فقط نام توبر ما خوانده شود و عار ما را بردار.» ۱ 1
Po atë ditë shtatë gra do të kapin një burrë dhe do t’i thonë: “Ne do të hamë bukën tonë dhe do të vishemi me rrobat tona; vetëm na lër të mbajmë emrin tënd, për të hequr turpin tonë”.
در آن روز شاخه خداوند زیبا و جلیل ومیوه زمین به جهت ناجیان اسرائیل فخر و زینت خواهد بود. ۲ 2
Po atë ditë filizi i Zotit do të jetë gjithë shkëlqim dhe lavdi, dhe fryti i tokës do të jetë krenaria dhe zbukurimi i të shpëtuarve të Izraelit.
و واقع می‌شود که هرکه در صهیون باقی ماند و هر‌که در اورشلیم ترک شود مقدس خوانده خواهد شد یعنی هرکه در اورشلیم دردفتر حیات مکتوب باشد. ۳ 3
Dhe ka për të ndodhur që ata që do të kenë mbetur në Sion dhe ai që do të mbijetojë në Jeruzalem do të quhet i shenjtë, domethënë kushdo që në Jeruzalem figuron i shkruar ndër të gjallët.
هنگامی که خداوندچرک دختران صهیون را بشوید و خون اورشلیم را به روح انصاف و روح سوختگی از میانش رفع نماید، ۴ 4
Kur Zoti të ketë larë shëmtirat e bijave të Sionit dhe të ketë zhdukur gjakun nga mesi i Jeruzalemit me frymën e drejtësisë dhe me frymën e shfarosjes,
خداوند بر جمیع مساکن کوه صهیون وبر محفلهایش ابر و دود در روز و درخشندگی آتش مشتعل در شب خواهد آفرید، زیرا که برتمامی جلال آن پوششی خواهد بود. ۵ 5
atëherë Zoti do të krijojë mbi çdo banesë të malit Sion dhe në kuvendet e tij një re tymi gjatë ditës dhe një shkëlqim zjarri flakërues gjatë natës, sepse mbi tërë lavdinë do të ketë një mbrojtje.
و در وقت روز سایه بانی به جهت سایه از گرما و به جهت ملجاء و پناهگاه از طوفان و باران خواهد بود. ۶ 6
Dhe do të ketë një çadër që do të shërbejë për të bërë hije kundër të nxehtit të ditës, si dhe për të shërbyer si strehë dhe mbrojtje kundër furtunës dhe shiut.

< اشعیا 4 >