< هوشع 8 >

کرنا را به دهان خود بگذار. او مثل عقاب به ضد خانه خداوند می‌آید، زیرا که از عهدمن تجاوز نمودند و به شریعت من عصیان ورزیدند. ۱ 1
“Bjeri borisë! Armiku do të vërsulet mbi shtëpinë e Zotit si një shqiponjë, sepse kanë shkelur besëlidhjen time dhe kanë marrë nëpër këmbë ligjin tim.
اسرائیل نزد من فریاد می‌نمایند که‌ای خدای ما تو را می‌شناسیم. ۲ 2
Izraeli do të më bërtasë: “O Perëndia im, ne të njohim!”.
اسرائیل نیکویی راترک کرده است. پس دشمن او را تعاقب خواهدنمود. ۳ 3
Izraeli ka hedhur poshtë të mirën, armiku do ta ndjekë.
ایشان پادشاهان نصب نمودند، اما نه ازجانب من. سروران تعیین کردند، اما ایشان رانشناختم. از نقره و طلای خویش بتها برای خودساختند تا منقطع بشوند. ۴ 4
Kanë bërë mbretër disa, por jo sipas dëshirës sime; kanë caktuar krerë, por pa dijeninë time; me argjendin e tyre dhe me arin e tyre kanë bërë idhuj, me qëllim që të shkatërrohen.
‌ای سامره او گوساله تورا رد نموده است. خشم من بر ایشان افروخته شد. تا به کی نمی توانند طاهر بشوند؟ ۵ 5
Ai ka hedhur poshtë viçin tënd, o Samari. Zemërimi im u ndez kundër tyre. Deri kur do të jenë të paaftë për pastërti?
زیرا که این نیزاز اسرائیل است و صنعتگر آن را ساخته است، لهذا خدا نیست. البته گوساله سامره خرد خواهدشد. ۶ 6
Edhe ky viç vjen nga Izraeli; e ka bërë një artizan dhe nuk është një perëndi; prandaj viçi i Samarisë do të bëhet copë-copë.
به درستی که باد را کاشتند، پس گردباد راخواهند دروید. آن را محصول نیست وخوشه هایش آرد نخواهد داد و اگر هم بدهد، غریبان آن را خواهند بلعید. ۷ 7
Meqenëse mbjellin erë, do të korrin furtunë. Kërcelli i grurit nuk do të bëjë kalli dhe nuk do të prodhojë grurë; edhe në se do të prodhojë, do ta hanë të huajt.
اسرائیل بلعیده خواهد شد و الان در میان امت‌ها مثل ظرف ناپسندیده می‌باشند. ۸ 8
Izraelin po e gllabërojnë; ata janë bërë midis kombeve si një vazo e përçmuar.
زیرا که ایشان مثل گورخرتنها و منفرد به آشور رفته‌اند و افرایم عاشقان اجیر کرده است. ۹ 9
Sepse janë ngjitur në Asiri, si një gomar i egër që jeton i vetmuar. Efraimi gjeti dashnorë me anë dhuratash.
اگر‌چه ایشان در میان امت هااجرت می‌دهند، من الان ایشان را جمع خواهم کرد و به‌سبب ستم پادشاه و سروران رو به تناقض خواهند نهاد. ۱۰ 10
Megjithëse ka gjetur dashnorë midis kombeve, tani unë do t’i mbledh dhe do të fillojnë të pakësohen nën barrën e mbretit të princave.
چونکه افرایم مذبح های بسیار برای گناه ساخت پس مذبح‌ها برایش باعث گناه شد. ۱۱ 11
Sepse Efraimi ka shumuar altarët për të mëkatuar, ata janë bërë për të altare mëkati.
احکام بسیار شریعت خود را برای او نوشتم اما آنها را مثل چیز غریب شمردند. ۱۲ 12
Kam shkruar për të gjërat e mëdha të ligjit tim, por ato u konsideruan si një gjë e çudishme.
قربانی های سوختنی مرا ذبح کردند تا گوشت بخورند وخداوند آنها را قبول نکرد. الان عصیان ایشان را به یاد می‌آورد و عقوبت گناه را بر ایشان می‌رساند وایشان به مصر خواهند برگشت. ۱۳ 13
Sa për flijimet që më ofrojnë, ata bëjnë fli mish dhe e hanë; por Zoti nuk i pëlqen. Tani ai do të kujtojë paudhësinë e tyre dhe do të ndëshkojë mëkatet e tyre: ata do të kthehen në Egjipt.
اسرائیل خالق خود را فراموش کرده، قصرها بنا می‌کند و یهوداشهرهای حصاردار بسیار می‌سازد. اما من آتش به شهرهایش خواهم فرستاد که قصرهایش رابسوزاند. ۱۴ 14
Izraeli ka harruar atë që e ka bërë dhe ka ndërtuar pallate; Juda ka shumuar qytetet e fortifikuara; por unë do të dërgoj zjarrin mbi qytetet e tij, i cili do t’i gllabërojë kështjellat e tij”.

< هوشع 8 >