< حزقیال 44 >

و مرا به راه دروازه مقدس بیرونی که به سمت مشرق متوجه بود، باز آورد و آن بسته شده بود. ۱ 1
Pastaj ai më çoi drejt portës së jashtme të shenjtërores që shikonte nga lindja, por ajo ishte e mbyllur.
و خداوند مرا گفت: «این دروازه بسته بماند و گشوده نشود وهیچ‌کس از آن داخل نشود زیرا که یهوه خدای اسرائیل از آن داخل شده، لهذا بسته بماند. ۲ 2
Zoti më tha: “Kjo portë do të mbetet e mbyllur, nuk do të hapet dhe askush nuk do të hyjë nëpër të, sepse nëpër të ka hyrë Zoti, Perëndia i Izraelit; prandaj do të mbetet e mbyllur.
و اما رئیس، چونکه اورئیس است در آن به جهت خوردن غذا به حضور خداوند بنشیند و از راه رواق دروازه داخل شودو از همان راه بیرون رود.» ۳ 3
Por princi duke qenë se është princ, do të mund të ulet për të ngrënë bukën përpara Zotit; ai do të hyjë nga hajati i derës dhe do të dalë po nga ajo rrugë”.
پس مرا از راه دروازه شمالی پیش روی خانه آورد و نگریستم و اینک جلال خداوند خانه خداوند را مملو ساخته بود و بروی خوددرافتادم. ۴ 4
Pastaj, nëpër portën në veri, më çoi përpara tempullit. Shikova, dhe ja, lavdia e Zotit mbushte shtëpinë e Zotit; dhe unë rashë me fytyrë.
و خداوند مرا گفت: «ای پسر انسان دل خود را به هرچه تو را گویم درباره تمامی قانون های خانه خداوند و همه قواعدش مشغول ساز و به چشمان خود ببین و به گوشهای خودبشنو و دل خویش را به مدخل خانه و به همه مخرج های مقدس مشغول ساز. ۵ 5
Zoti më tha: “Bir njeriu, ki kujdes, shiko me sytë e tu dhe dëgjo me veshët e tu të gjitha ato që do të të them për statutet e shtëpisë të Zotit dhe tërë ligjeve të tij; ki kujdes në hyrjen e tempullit dhe në të gjitha daljet e shenjtërores.
و به این متمردین یعنی به خاندان اسرائیل بگو: خداوندیهوه چنین می‌فرماید: ای خاندان اسرائیل ازتمامی رجاسات خویش باز ایستید. ۶ 6
Do t’u thuash këtyre rebelëve, shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: O shtëpi e Izraelit, mjaft më me veprimet tuaja të neveritshme!
زیرا که شما اجنبیان نامختون دل و نامختون گوشت راداخل ساختید تا در مقدس من بوده، خانه مراملوث سازند. و چون شما غذای من یعنی پیه وخون را گذرانیدید، ایشان علاوه بر همه رجاسات شما عهد مرا شکستند. ۷ 7
Keni bërë që të futen të huaj, të parrethprerë nga zemra dhe nga mishi, me qëllim që të rrinin në shenjtëroren time, për ta përdhosur tempullin tim, ndërsa ofronit bukën time, dhjamin dhe gjakun, duke shkelur kështu besëlidhjen time me ju, me të gjitha veprimet tuaja të neveritshme.
و شما ودیعت اقداس مرا نگاه نداشتید، بلکه کسان به جهت خویشتن تعیین نمودید تا ودیعت مرا در مقدس من نگاه دارند. ۸ 8
Ju nuk jeni kujdesur për gjërat e mia të shenjta, por keni vënë të huaj në vendin tuaj që të kujdesen për shenjtëroren time.
«خداوند یهوه چنین می‌فرماید: هیچ شخص غریب نامختون دل و نامختون گوشت از همه غریبانی که در میان بنی‌اسرائیل باشند به مقدس من داخل نخواهد شد. ۹ 9
Kështu thotë Zoti, Zoti: “Asnjë i huaj, i parrethprerë nga zemra dhe parrethprerë nga mishi, nuk ka për të hyrë në shenjtëroren time, as edhe ndonjë i huaj që ndodhet në mes të bijve të Izraelit.
بلکه آن لاویان نیز که در حین آواره شدن بنی‌اسرائیل از من دوری ورزیده، از عقب بتهای خویش آواره گردیدند، متحمل گناه خود خواهند شد، ۱۰ 10
Por Levitët, që u larguan nga unë kur Izraeli doli nga rruga e drejtë, dhe u shmangën nga unë për të shkuar pas idhujve të tyre, do të ndëshkohen për paudhësinë e tyre.
زیرا خادمان مقدس من و مستحفظان دروازه های خانه و ملازمان خانه هستند و ایشان قربانی های سوختنی و ذبایح قوم را ذبح می‌نمایند و به حضور ایشان برای خدمت ایشان می‌ایستند. ۱۱ 11
Megjithatë ata do të shërbejnë si roje të portave të tempullit dhe do të kryejnë shërbime në tempull; do të therin olokaustet dhe flijimet për popullin dhe do të rrinë para tij për t’i shërbyer.
واز این جهت که به حضور بتهای خویش ایشان راخدمت نمودند و برای خاندان اسرائیل سنگ مصادم گناه شدند. بنابراین خداوند یهوه می‌گوید: دست خود را به ضد ایشان برافراشتم که متحمل گناه خود خواهند شد. ۱۲ 12
Duke qenë se i kanë shërbyer përpara idhujve të tij dhe kanë bërë që shtëpia e Izraelit të bjerë në mëkat, unë ngrita dorën time kundër tyre”, thotë Zoti, Zoti, “duke u betuar se do të ndëshkohen për mëkatin e tyre.
و به من نزدیک نخواهند آمد و به کهانت من نخواهند پرداخت وبه هیچ‌چیز مقدس در قدس‌الاقداس نزدیک نخواهند آمد، بلکه خجالت خویش و رجاسات خود را که بعمل آوردند متحمل خواهند شد. ۱۳ 13
Dhe nuk do të më afrohen më për të më shërbyer si priftërinj as do t’u afrohen asnjërës prej gjërave të mia të shenjta, gjërave që janë shumë të shenjta; por do të mbajnë turpin e tyre dhe ndëshkimin për veprimet e neveritshme që kanë kryer.
لیکن ایشان را به جهت تمامی خدمت خانه وبرای هر کاری که در آن کرده می‌شود، مستحفظان ودیعت آن خواهم ساخت. ۱۴ 14
Megjithatë unë do t’u besoj atyre ruajtjen e tempullit për çdo shërbim të tij dhe për çdo gjë që do të bëhet në të.
«لیکن لاویان کهنه از بنی صادوق که درحینی که بنی‌اسرائیل از من آواره شدند ودیعت مقدس مرا نگاه داشتند، خداوند یهوه می‌گوید که ایشان به جهت خدمت من نزدیک خواهند آمد وبه حضور من ایستاده پیه و خون را برای من خواهند گذرانید. ۱۵ 15
Por priftërinjtë Levitë, bij të Tsadokut, që kanë treguar kujdes për shenjtëroren time kur bijtë e Izraelit u shmangën nga unë, do të më afrohen për të më shërbyer dhe do të qëndrojnë para meje për të më ofruar dhjamin dhe gjakun”, thotë Zoti, Zoti.
و ایشان به مقدس من داخل خواهند شد و به جهت خدمت من به خوان من نزدیک خواهند آمد و ودیعت مرا نگاه خواهندداشت. ۱۶ 16
“Ata do të hyjnë në shenjtëroren time, do t’i afrohen tryezës sime që të më shërbejnë dhe do të kryejnë gjithë shërbimin tim.
و هنگامی که به دروازه های صحن اندرونی داخل شوند لباس کتانی خواهند پوشیدو چون در دروازه های صحن اندرونی و در خانه مشغول خدمت باشند، هیچ لباس پشمین نپوشند. ۱۷ 17
Kur të hyjnë nëpër portat e oborrit të brendshëm, do të veshin roba prej liri; nuk do të kenë në trup asnjë veshje prej leshi, kur të kryejnë shërbime në portat e oborrit të brendshëm dhe në tempull.
عمامه های کتانی بر سر ایشان وزیرجامه کتانی بر کمرهای ایشان باشد و هیچ چیزی که عرق آورد در بر نکنند. ۱۸ 18
Do të kenë në krye çallma prej liri dhe pantallona prej liri mbi ijët; nuk do të ngjishen me atë që të bën të dërsitesh.
و چون به صحن بیرونی یعنی به صحن بیرونی نزد قوم بیرون روند، آنگاه لباس خویش را که در آن خدمت می‌کنند بیرون کرده، آن را در حجره های مقدس بگذارند و به لباس دیگر ملبس شوند وقوم را در لباس خویش تقدیس ننمایند. ۱۹ 19
Por, kur do të dalin në oborrin e jashtëm, në oborrin e jashtëm në drejtim me popullin, do të heqin rrobat me të cilat kanë kryer shërbimin, do t’i depozitojnë në dhomat e shenjtërores dhe do të veshin rroba të tjera për të mos shenjtëruar popullin me veshjet e tyre.
وایشان سر خود را نتراشند و گیسوهای بلندنگذارند بلکه موی سر خود را بچینند. ۲۰ 20
Nuk do ta rruajnë kokën dhe as nuk kanë për të lënë t’u rriten flokët, por do t’i presin rregullisht flokët.
و کاهن وقت درآمدنش در صحن اندرونی شراب ننوشد. ۲۱ 21
Asnjë prift nuk do të pijë verë, kur të hyjë në oborrin e brendshëm.
و زن بیوه یا مطلقه را به زنی نگیرند، بلکه باکره‌ای که از ذریت خاندان اسرائیل باشد یابیوه‌ای را که بیوه کاهن باشد بگیرند. ۲۲ 22
Nuk do të martohen me një të venë, as me grua të ndarë nga burri, por do të marrin virgjëresha nga pasardhësit e shtëpisë së Izraelit, ose një të ve që të jetë e veja e një prifti.
و فرق میان مقدس و غیرمقدس را به قوم من تعلیم دهندو تشخیص میان طاهر و غیرطاهر را به ایشان اعلام نمایند. ۲۳ 23
Do t’i mësojnë popullit tim të dallojë atë që është e shenjtë nga ajo që është profane dhe do t’i bëjnë të njohur ndryshimin midis asaj që është e papastër dhe asaj që është e pastër.
و چون در مرافعه‌ها به جهت محاکمه بایستند، بر‌حسب احکام من داوری بنمایند و شرایع و فرایض مرا در جمیع مواسم من نگاه دارند و سبت های مرا تقدیس نمایند. ۲۴ 24
Në mosmarrëveshje ata do të veprojnë si gjyqtarë; do të gjykojnë sipas dekreteve të mia, do të zbatojnë ligjet e mia dhe statutet e mia në të gjitha festat e mia dhe do të shenjtërojnë të shtunat e mia.
واحدی از ایشان به میته آدمی نزدیک نیامده، خویشتن را نجس نسازد مگر اینکه به جهت پدریا مادر یا پسر یا دختر یا برادر یا خواهری که شوهر نداشته باشد، جایز است که خویشتن رانجس سازد. ۲۵ 25
Nuk do t’i afrohen një të vdekuri për të mos u ndotur; ata do të mund të ndoten vetëm për atin ose nënën, për birin ose bijën, për vëllanë ose për motrën e pamartuar.
و بعد از آنکه طاهر شود هفت روز برای وی بشمارند. ۲۶ 26
Mbas pastrimit të tij për të do të numërohen shtatë ditë.
و خداوند یهوه می‌فرماید در روزی که به صحن اندرونی قدس داخل شود تا در قدس خدمت نماید آنگاه قربانی گناه خود را بگذراند. ۲۷ 27
Ditën që do të hyjnë në vendin e shenjtë, në oborrin e brendshëm, për të kryer shërbimin në vendin e shenjtë, do të ofrojnë flijimin për mëkatin”, thotë Zoti, Zoti.
«و ایشان را نصیبی خواهد بود. من نصیب ایشان خواهم بود. پس ایشان را در میان اسرائیل ملک ندهید زیرا که من ملک ایشان خواهم بود. ۲۸ 28
“Sa për trashëgiminë e tyre, do të jem unë trashëgimia e tyre; nuk do t’u jepni atyre asnjë zotërim në Izrael, sepse jam unë zotërimi i tyre.
و ایشان هدایای آردی و قربانی های گناه وقربانی های جرم را بخورند و همه موقوفات اسرائیل از آن ایشان خواهد بود. ۲۹ 29
Ata do të ushqehen me blatimet e ushqimit, me flijimet për mëkatin dhe me flijimet për shkeljen; çdo gjë e destinuar Perëndisë në Izrael do të jetë e tyre.
و اول تمامی نوبرهای همه‌چیز و هر هدیه‌ای از همه‌چیزها ازجمیع هدایای شما از آن کاهنان خواهد بود وخمیر اول خود را به کاهن بدهید تا برکت بر خانه خود فرود آورید. ۳۰ 30
Pjesa më e mirë e të gjitha prodhimeve të hershme dhe të gjitha ofertat e larta të çdo lloji midis ofertave tuaja të larta do t’u përkasin priftërinjve; do t’i jepni priftit edhe prodhimin e parë të brumit në mënyrë që bekimi të mbetet në shtëpinë tuaj.
و کاهن هیچ میته یا دریده شده‌ای را از مرغ یا بهایم نخورد. ۳۱ 31
Priftërinjtë nuk do të hanë mishin e asnjë zogu ose kafshe të ngordhur në mënyrë të natyrshme ose të shqyer”.

< حزقیال 44 >