< حزقیال 32 >

و در روز اول ماه دوازدهم از سال دوازدهم واقع شد که کلام خداوند برمن نازل شده، گفت: ۱ 1
Në vitin e dymbëdhjetë, në muajin e dymbëdhjetë, ditën e parë të muajit, ndodhi që fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:
«ای پسر انسان برای فرعون پادشاه مصر مرثیه بخوان و او را بگو تو به شیرژیان امت‌ها مشابه می‌بودی، اما مانند اژدها دردریا هستی و آب را از بینی خود می‌جهانی و آبهارا به پایهای خود حرکت داده، نهرهای آنها راگل آلود می‌سازی.» ۲ 2
“Bir njeriu, nis një vajtim për Faraonin, mbretin e Egjiptit, dhe i thuaj: Ti i ngjason një luani të vogël midis kombeve; ishe si një dragua në dete dhe hidheshe në lumenjtë e tu, duke i trazuar ujrat me këmbët e tua dhe duke i turbulluar lumenjtë”.
خداوند یهوه چنین می‌گوید: «دام خود را به واسطه گروهی از قوم های عظیم بر تو خواهم گسترانید و ایشان تورا در دام من بر خواهند کشید. ۳ 3
Kështu thotë Zoti, Zoti: “Do të shtrij mbi ty rrjetën time me një kuvend të shumë popujve që do të ngrenë lart me rrjetën time.
و تو را بر زمین ترک نموده، بر روی صحرا خواهم‌انداخت وهمه مرغان هوا را بر تو فرود آورده، جمیع حیوانات زمین را از تو سیر خواهم ساخت. ۴ 4
Pastaj do të braktis mbi tokë dhe do të të hedh në fushë të hapur, do të bëj që të ulen mbi ty të gjitha shpendët e qiellit dhe do t’i ngop me ty kafshët e gjithë dheut.
وگوشت تو را بر کوهها نهاده، دره‌ها را از لاش تو پرخواهم کرد. ۵ 5
Do ta hedh mishin tënd mbi male dhe do t’i mbush luginat me togun e skeletit tënd.
و زمینی را که در آن شنا می‌کنی ازخون تو تا به کوهها سیراب می‌کنم که وادیها از توپر خواهد شد. ۶ 6
Do t’i jap gjithashtu tokës të pijë nga rrjedha e gjakut tënd, deri te malet, dhe shtretërit e lumenjve do të mbushen me ty.
و هنگامی که تو را منطفی گردانم، آسمان را خواهم پوشانید و ستارگانش راتاریک کرده، آفتاب را به ابرها مستور خواهم ساخت و ماه روشنایی خود را نخواهد داد. ۷ 7
Kur të të shuaj, do t’i mbuloj qiejt dhe do t’i errësoj yjet, do ta zë diellin me një re dhe hëna nuk do të japë më dritën e saj.
وخداوند یهوه می‌فرماید، که تمامی نیرهای درخشنده آسمان را برای تو سیاه کرده، تاریکی بر زمینت خواهم آورد. ۸ 8
Mbi ty do të errësoj të gjithë ndriçuesit e shkëlqyer në qiell dhe do të dërgoj terrin në vendin tënd”, thotë Zoti, Zoti.
و چون هلاکت تو را درمیان امت‌ها بر زمینهایی که ندانسته‌ای آورده باشم، آنگاه دلهای قوم های عظیم را محزون خواهم ساخت. ۹ 9
“Do të pikëlloj zemrën e shumë popujve, kur të bëj që të vijë shkatërrimi yt midis kombeve, në vende që ti nuk i njeh.
و قوم های عظیم را بر تومتحیر خواهم ساخت. و چون شمشیر خود راپیش روی ایشان جلوه دهم، پادشاهان ایشان به شدت دهشتناک خواهند شد. و در روز انهدام توهر یک از ایشان برای جان خود هر لحظه‌ای خواهند لرزید.» ۱۰ 10
Do të bëj që shumë popuj të çuditen me ty dhe mbretërit e tyre do t’i pushtojë një tmerr i madh për shkakun tënd, kur të vringëllij shpatën time para tyre; secili prej tyre do të dridhet në çdo çast për jetën e tij, ditën e rënies sate”.
زیرا خداوند یهوه چنین می‌گوید: «شمشیرپادشاه بابل بر تو خواهد آمد. ۱۱ 11
Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: “Shpata e mbretit të Babilonisë do të bjerë mbi ty.
و به شمشیرهای جباران که جمیع ایشان از ستمکیشان امت هامی باشند، جمعیت تو را به زیر خواهم‌انداخت. وایشان غرور مصر را نابود ساخته، تمامی جمعیتش هلاک خواهند شد. ۱۲ 12
Do të bëj që turma jote të rrëzohet nga shpata e burrave të fuqishëm, që janë më të tmerrshmit ndër kombet; ata do të shkatërrojnë krenarinë e Egjiptit dhe gjithë turmat e tij do të asgjësohen.
و تمامی بهایم او را از کنارهای آبهای عظیم هلاک خواهم ساخت. و پای انسان دیگر آنها را گل آلودنخواهد ساخت. و سم بهایم آنها را گل آلودنخواهد ساخت. ۱۳ 13
Do të bëj që të ngordhë krejt gjëja e gjallë e tij mbi brigjet e ujrave të mëdha, që nuk do të turbullohen më nga këmba e njeriut, as thundra e kafshëve nuk do t’i turbullojë.
آنگاه خداوند یهوه می‌گوید: آبهای آنها را ساکت گردانیده، نهرهای آنها رامانند روغن جاری خواهم ساخت. ۱۴ 14
Atëherë do t’i lë të qetësohen ujrat e tyre dhe do të bëj që lumenjtë e tyre të rrjedhin si vaj”, thotë Zoti, Zoti.
و چون زمین مصر را ویران کنم و آن زمین از هرچه در آن باشد خالی شود و چون جمیع ساکنانش را هلاک کنم، آنگاه خواهند دانست که من یهوه هستم.» ۱۵ 15
“Kur do ta kem bërë të shkretë vendin e Egjiptit dhe vendi të jetë zhveshur nga çdo gjë që kishte, kur do të kem goditur gjithë banorët e tij, atëherë do të pranojnë se unë jam Zoti.
و خداوند یهوه می‌گوید: «مرثیه‌ای که ایشان خواهند خواند همین است. دختران امت‌ها این مرثیه را خواهند خواند. برای مصر و تمامی جمعیتش این مرثیه را خواهند خواند.» ۱۶ 16
Ky është një vajtim që do të ngrenë për të, do ta ngrenë për bijat e kombeve; do ta ngrenë për Egjiptin dhe gjithë turmat e tij”, thotë Zoti, Zoti.
و در روز پانزدهم ماه از سال دوازدهم واقع شد که کلام خداوند بر من نازل شده، گفت: ۱۷ 17
Vitin e dymbëdhjetë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit, ndodhi që fjala e Zotit mu drejtua, duke thënë:
«ای پسر انسان برای جمعیت مصر ولوله نما و هم اورا و هم دختران امت های عظیم را با آنانی که به هاویه فرود می‌روند، به اسفلهای زمین فرود آور. ۱۸ 18
“Bir njeriu, merrja një vajtimi për turmën e Egjiptit dhe zbrite në thellësinë e tokës, atë dhe bijat e kombeve të famshëm, që bashkë me ata zbresin në gropë.
از چه کس زیباتر هستی؟ فرود بیا و بانامختونان بخواب. ۱۹ 19
Vallë kujt ia kalon nga bukuria? Zbrit dhe zër vend midis atyre që nuk janë rrethprerë.
ایشان در میان مقتولان شمشیر خواهند افتاد. (مصر) به شمشیر تسلیم شده است. پس او را و تمامی جمعیتش رابکشید. ۲۰ 20
Ata do të bien në mes të atyre që janë vrarë nga shpata. Ai i është dorëzuar shpatës; e tërheqin me gjithë turmat e tij.
اقویای جباران از میان عالم اموات اورا و انصار او را خطاب خواهند کرد. ایشان نامختون به شمشیر کشته شده، فرود آمده، خواهند خوابید. (Sheol h7585) ۲۱ 21
Trimat më të fortë, bashkë me ata që e ndihmonin, do t’i flasin në mes të Sheolit: “Kanë zbritur dhe kanë zënë vend bashkë me ata që nuk janë rrethprerë, bashkë me ata që i ka shpuar shpata?”. (Sheol h7585)
«در آنجا آشور و تمامی جمعیت اوهستند. قبرهای ایشان گرداگرد ایشان است وجمیع ایشان کشته شده از شمشیر افتاده‌اند. ۲۲ 22
Atje është Asiria me gjithë turmën e saj, me varret e saj përreth; janë të gjithë të vrarë, të rënë nga shpata.
که قبرهای ایشان به اسفلهای هاویه قرار داده شد وجمعیت ایشان به اطراف قبرهای ایشان‌اند. ۲۳ 23
Varret e tyre janë vendosur në thellësinë e gropës dhe turma e saj është rreth varrit të tij; të gjithë janë të vrarë nga shpata, ata që përhapin tmerrin mbi dheun e të gjallëve.
در آنجاعیلام و تمامی جمعیتش هستند. قبرهای ایشان گرداگرد ایشان است و جمیع ایشان مقتول و ازشمشیر افتاده‌اند و به اسفلهای زمین نامختون فرود رفته‌اند، زیرا که در زمین زندگان باعث هیبت بوده‌اند. پس با آنانی که به هاویه فرود می‌روند، متحمل خجالت خویش خواهند بود. ۲۴ 24
Atje është Elami me gjithë turmën e tij rreth varrit të tij; janë të gjithë të vrarë, të rrëzuar nga shpata, që kanë zbritur pa u rrethprerë në thellësi të tokës, ata që përhapnin tmerr mbi dheun e të gjallëve; tani ata mbajnë turpin e tyre me ata që zbresin në gropë.
بستری برای او و تمامی جمعیتش در میان مقتولان قرارداده‌اند. قبرهای ایشان گرداگرد ایشان است وجمیع ایشان نامختون و مقتول شمشیرند. زیرا که در زمین زندگان باعث هیبت بودند. پس با آنانی که به هاویه فرود می‌روند، متحمل خجالت خویش خواهند بود. در میان کشتگان قرار داده شد. ۲۵ 25
Kanë vënë shtratin e tij në mes të të vrarëve me gjithë turmën e tij, me varret e tyre rreth tij; të gjithë nuk janë rrethprerë, janë shpuar nga shpata, sepse kishin përhapur tmerrin mbi dheun e të gjallëve; por tani e mbajnë turpin e tyre me ata që zbresin në gropë; janë vendosur në mes të të vrarëve.
درآنجا ماشک و توبال و تمامی جمعیت آنهاهستند. قبرهای ایشان گرداگرد ایشان است وجمیع ایشان نامختون و مقتول شمشیرند. زیرا که در زمین زندگان باعث هیبت بودند. ۲۶ 26
Atje është Mesheku, Tubali, dhe tërë turma e tyre, me varret e tyre rreth tij; të gjithë nuk janë rrethprerë, janë shpuar nga shpata, sepse përhapin tmerrin mbi dheun e të gjallëve.
پس ایشان با جباران و نامختونانی که افتاده‌اند که با اسلحه جنگ خویش به هاویه فرود رفته‌اند، نخواهندخوابید. و ایشان شمشیرهای خود را زیر سرهای خود نهادند. و گناه ایشان بر استخوانهای ایشان خواهد بود. زیرا که در زمین زندگان باعث هیبت جباران بودند. (Sheol h7585) ۲۷ 27
Nuk rrijnë me heronjtë e rënë të atyre që nuk janë rrethprerë, që kanë zbritur në Sheol me armët e tyre të luftës dhe që shpatat e tyre janë vënë nën kokat e tyre; por ndëshkimi i paudhësive të tyre do t’u ngjitet kockave të tyre, megjithëse tmerri i këtyre trimave ishte i madh mbi dheun e të gjallëve. (Sheol h7585)
و اما تو در میان نامختونان شکسته شده، با مقتولان شمشیر خواهی خوابید. ۲۸ 28
Po, ti do të copëtohesh në mes të atyre që nuk janë rrethprerë dhe do të qëndrosh bashkë me ata që janë shpuar nga shpata.
در آنجا ادوم و پادشاهانش و جمیع سرورانش هستند که در جبروت خود با مقتولان شمشیرقرار داده شدند. و ایشان با نامختونان و آنانی که به هاویه فرود می‌روند خواهند خوابید. ۲۹ 29
Atje është Edomi, me të gjithë mbretërit e tij dhe me të tërë princat e tij, të cilët, megjithë trimërinë e tyre, janë vendosur bashkë me ata që janë shpuar nga shpata. Edhe këta rrinë bashkë me ata që nuk janë rrethprerë dhe me ata që zbresin në gropë.
در آنجاجمیع روسای شمال و همه صیدونیان هستند که با مقتولان فرود رفتند. از هیبتی که به جبروت خویش باعث آن بودند، خجل خواهند شد. پس با مقتولان شمشیر نامختون خواهند خوابید و باآنانی که به هاویه فرود می‌روند، متحمل خجالت خود خواهند شد. ۳۰ 30
Atje janë tërë princat e veriut dhe tërë Sidonasit që kanë zbritur bashkë me ata që janë shpuar të hutuar për shkak të tmerrit që u kallnin me fuqitë e tyre. Qëndrojnë të parrethprerë bashkë me ata që janë shpuar nga shpata dhe mbajnë turpin e tyre bashkë me ata që zbresin në gropë.
و خداوند یهوه می‌گوید که فرعون چون این را بیند درباره تمامی جمعیت خود خویشتن را تسلی خواهد داد و فرعون وتمامی لشکر او به شمشیر کشته خواهند شد. ۳۱ 31
Faraoni do t’i shohë dhe do të ngushëllohet për të gjithë turmën e tij; Faraoni dhe tërë ushtria e tij do të shpohen nga shpata”, thotë Zoti, Zoti.
زیرا خداوند یهوه می‌گوید: من او را در زمین زندگان باعث هیبت گردانیدم. پس فرعون وتمامی جمعیت او را با مقتولان شمشیر در میان نامختونان خواهند خوابانید.» ۳۲ 32
“Ndonëse e lashë të përhapë tmerrin e tij mbi dheun e të gjallëve, Faraoni me gjithë turmën e tij, do të vihet të qëndrojë në mes të atyre që nuk janë rrethprerë, me ata që janë shpuar nga shpata”, thotë Zoti, Zoti.

< حزقیال 32 >