< خروج 9 >

و خداوند به موسی گفت: «نزد فرعون بروو به وی بگو: یهوه خدای عبرانیان چنین می‌گوید: قوم مرا رها کن تا مرا عبادت کنند. ۱ 1
Atëherë Zoti i tha Moisiut: “Shko te Faraoni dhe i thuaj: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Hebrenjve: Lëre popullin tim të shkojë, që të mund të më shërbejë.
زیرا اگر تو از رهایی دادن ابا نمایی و ایشان را بازنگاه داری، ۲ 2
Por në rast se nuk pranon ta lësh të shkojë dhe e mban akoma,
همانا دست خداوند بر مواشی تو که در صحرایند خواهد شد، بر اسبان و الاغان وشتران و گاوان و گوسفندان، یعنی وبایی بسیارسخت. ۳ 3
ja, dora e Zotit do të jetë mbi bagëtinë tënde, që është nëpër fusha, mbi kuajt, mbi gomarët, mbi devetë, mbi bagëtinë e trashë dhe të imët, dhe do të ketë gjëmë të madhe.
و خداوند در میان مواشی اسرائیلیان ومواشی مصریان فرقی خواهد گذاشت که از آنچه مال بنی‌اسرائیل است، چیزی نخواهد مرد.» ۴ 4
Por Zoti do të bëjë dallim midis bagëtisë së Izraelit dhe asaj të Egjiptit; kështu asnjë ngordhje nuk do të ketë në gjithçka që u përket bijve të Izraelit””.
وخداوند وقتی معین نموده، گفت: «فردا خداونداین کار را در این زمین خواهد کرد.» ۵ 5
Pastaj Zoti caktoi një afat, duke thënë: “Nesër Zoti do ta bëjë këtë në vend”.
پس در فرداخداوند این کار را کرد و همه مواشی مصریان مردند و از مواشی بنی‌اسرائیل یکی هم نمرد. ۶ 6
Dhe Zoti e bëri atë të nesërmen, dhe tërë bagëtia e Egjiptit ngordhi; por nga bagëtia e bijve të Izraelit nuk ngordhi as edhe një kokë.
وفرعون فرستاد و اینک از مواشی اسرائیلیان یکی هم نمرده بود اما دل فرعون سخت شده، قوم رارهایی نداد. ۷ 7
Faraoni dërgoi njerëz për të parë, dhe ja asnjë kokë bagëtie e Izraelitëve s’kishte ngordhur. Por zemra e Faraonit u fortësua dhe ai nuk e la popullin të shkojë.
و خداوند به موسی و هارون گفت: «ازخاکستر کوره، مشتهای خود را پر کرده، برداریدو موسی آن را به حضور فرعون بسوی آسمان برافشاند، ۸ 8
Pastaj Zoti u tha Moisiut dhe Aaronit: “Merrni ca grushte hi furre, dhe Moisiu ta shpërndajë atë drejt qiellit në sytë e Faraonit.
و غبار خواهد شد بر تمامی زمین مصر و سوزشی که دملها بیرون آورد بر انسان و بربهایم در تمامی زمین مصر خواهد شد.» ۹ 9
Ai do të bëhet një pluhur i imët në të gjithë vendin e Egjiptit, dhe do të shkaktojë ulcera që do të përftojnë puçrra me qelb te njerëzit dhe te kafshët në të gjithë vendin e Egjiptit”.
پس ازخاکستر کوره گرفتند و به حضور فرعون ایستادندو موسی آن را بسوی آسمان پراکند، و سوزشی پدید شده، دملها بیرون آورد، در انسان و دربهایم. ۱۰ 10
Atëherë ata morën hi furre dhe u paraqitën para Faraonit; dhe Moisiu e shpërndau drejt qiellit, dhe ai shkaktoi ulcera që përftuan puçrra te njerëzit dhe te kafshët.
و جادوگران به‌سبب آن سوزش به حضور موسی نتوانستند ایستاد، زیرا که سوزش بر جادوگران و بر همه مصریان بود. ۱۱ 11
Dhe magjistarët nuk mundën të qëndronin para Moisiut për shkak të ulcerave, sepse magjistarët dhe tërë Egjiptasit ishin prekur nga ulcerat.
و خداونددل فرعون را سخت ساخت که بدیشان گوش نگرفت، چنانکه خداوند به موسی گفته بود. ۱۲ 12
Por Zoti e ngurtësoi zemrën e Faraonit, dhe ky nuk i dëgjoi ata, ashtu siç i kishte thënë Zoti Moisiut.
و خداوند به موسی گفت: «بامدادان برخاسته، پیش روی فرعون بایست، و به وی بگو: یهوه خدای عبرانیان چنین می‌گوید: قوم مرا رهاکن تا مرا عبادت نمایند. ۱۳ 13
Pas kësaj Zoti i tha Moisiut: “Çohu herët në mëngjes, paraqitu para Faraonit dhe thuaji: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Hebrenjve: Lëre popullin tim të shkojë, që të ketë mundësi të më shërbejë.
زیرا در این دفعه تمامی بلایای خود را بر دل تو و بندگانت و قومت خواهم فرستاد، تا بدانی که در تمامی جهان مثل من نیست. ۱۴ 14
Sepse këtë herë do t’i dërgoj tërë plagët e mia pikërisht mbi ty, mbi shërbëtorët e tu dhe mbi popullin tënd, që të mësosh se nuk ka asnjë të ngjashëm me mua në gjithë dheun.
زیرا اگر تاکنون دست خود را درازکرده، و تو را و قومت را به وبا مبتلا ساخته بودم، هرآینه از زمین هلاک می‌شدی. ۱۵ 15
Në fakt, në qoftë se tani unë do ta kisha shtrirë dorën dhe do të kisha goditur me murtajë ty dhe popullin tënd, ti do të ishe fshirë nga faqja e dheut.
و لکن برای همین تو را برپا داشته‌ام تا قدرت خود را به تونشان دهم، و نام من در تمامی جهان شایع شود. ۱۶ 16
Por, pikërisht për këtë arsye, të kam falur, për të të treguar fuqinë time dhe që emri im të shpallet në gjithë dheun.
و آیا تابحال خویشتن را بر قوم من برترمی سازی و ایشان را رهایی نمی دهی؟ ۱۷ 17
Dhe ti akoma i kundërvihesh popullit tim dhe nuk e lë të shkojë?
همانا فردا این وقت، تگرگی بسیار سخت خواهم بارانید، که مثل آن در مصر از روز بنیانش تاکنون نشده است. ۱۸ 18
Ja, nesër në këtë orë, unë do të bëj që të bjerë një breshër aq i fortë, që Egjipti nuk e ka parë prej ditës së krijimit të tij deri tani.
پس الان بفرست و مواشی خود وآنچه را در صحرا داری جمع کن، زیرا که بر هرانسان و بهایمی که در صحرا یافته شوند، و به خانه‌ها جمع نشوند، تگرگ فرود خواهد آمد وخواهند مرد.» ۱۹ 19
Dhe tani dërgo njeri që të sigurosh bagëtinë tënde dhe tërë ato që ke nëpër fusha. Sepse tërë njerëzit dhe kafshët, që ndodhen nëpër fushat dhe nuk janë çuar në shtëpi, do të goditen nga breshëri dhe do të vdesin””.
پس هر کس از بندگان فرعون که از قول خداوند ترسید، نوکران و مواشی خود را به خانه‌ها گریزانید. ۲۰ 20
Ndër shërbëtorët e Faraonit, ata që patën frikë nga fjalët e Zotit i strehuan në shtëpitë e tyre shërbëtorët dhe bagëtinë e tyre;
اما هر‌که دل خود را به کلام خداوند متوجه نساخت، نوکران و مواشی خود رادر صحرا واگذاشت. ۲۱ 21
por ata që nuk i morrën parasysh fjalët e Zotit i lanë shërbëtorët dhe bagëtinë e tyre në fusha.
و خداوند به موسی گفت: «دست خود را به سوی آسمان دراز کن، تادر تمامی زمین مصر تگرگ بشود، بر انسان و بربهایم و بر همه نباتات صحرا، در کل ارض مصر.» ۲۲ 22
Atëherë Zoti i tha Moisiut: “Shtrije dorën drejt qiellit, që të bjerë breshër në tërë vendin e Egjiptit, mbi njerëzit, mbi kafshët dhe mbi çdo lloj bimësie të fushave në vendin e Egjiptit”.
پس موسی عصای خود را به سوی آسمان دراز کرد، و خداوند رعد و تگرگ داد، و آتش برزمین فرود آمد، و خداوند تگرگ بر زمین مصربارانید. ۲۳ 23
Dhe Moisiu e shtriu bastunin e tij drejt qiellit; dhe Zoti dërgoi bubullima dhe breshër, dhe zjarri ra duke goditur me rrufe në tokë; dhe Zoti bëri që të bjerë breshër mbi vendin e Egjiptit.
و تگرگ آمد و آتشی که در میان تگرگ آمیخته بود، و به شدت سخت بود، که مثل آن درتمامی زمین مصر از زمانی که امت شده بودند، نبود. ۲۴ 24
Kështu ra breshër dhe pati një zjarr të përzier me breshrin; dhe ky ishte aq i fortë, sa nuk ishte parë ndonjë herë në të gjithë vendin e Egjiptit, që ditën që ishte bërë komb.
و در تمامی زمین مصر، تگرگ آنچه را که در صحرا بود، از انسان و بهایم زد. و تگرگ همه نباتات صحرا را زد، و جمیع درختان صحرا راشکست. ۲۵ 25
Dhe breshri goditi në të gjithë vendin e Egjiptit gjithçka që ishte në fushat, si njerëzit ashtu dhe kafshët; breshri goditi çdo lloj bimësie në fushat dhe bëri copë copë çdo pemë që ndodhej në fushë.
فقط در زمین جوشن، جایی که بنی‌اسرائیل بودند، تگرگ نبود. ۲۶ 26
Vetëm në vendin e Goshenit, ku ishin bijtë e Izraelit nuk ra breshër.
آنگاه فرعون فرستاده، موسی و هارون راخواند، و بدیشان گفت: «در این مرتبه گناه کرده‌ام، خداوند عادل است و من و قوم من گناهکاریم. ۲۷ 27
Atëherë Faraoni dërgoi e thirri Moisiun dhe Aaronin dhe u tha atyre: “Këtë herë unë mëkatova; Zoti është i drejtë, ndërsa unë dhe populli im jemi të këqij.
نزد خداوند دعا کنید، زیرا کافی است تا رعدهای خدا و تگرگ دیگر نشود، و شما را رهاخواهم کرد، و دیگر درنگ نخواهید نمود.» ۲۸ 28
Lutjuni Zotit që të mbarojnë bubullimat e Perëndisë dhe breshri; unë do t’ju lë të shkoni dhe nuk do të jeni të detyruar të rrini më këtu”.
موسی به وی گفت: «چون از شهر بیرون روم، دستهای خود را نزد خداوند خواهم افراشت، تارعدها موقوف شود، و تگرگ دیگر نیاید، تا بدانی جهان از آن خداوند است. ۲۹ 29
Moisiu i tha: “Mbasi të dal nga qyteti, do t’i shtrij duart nga Zoti; bubullimat do të pushojnë dhe nuk do të ketë më breshër, që ti të mësosh që toka i përket Zotit.
و اما تو و بندگانت، می‌دانم که تابحال از یهوه خدا نخواهید ترسید.» ۳۰ 30
Por unë e di që ti dhe shërbëtorët e tu, nuk do të keni frikë akoma nga Zoti Perëndi”.
و کتان و جو زده شد، زیرا که جو خوشه آورده بود، و کتان تخم داشته. ۳۱ 31
Tani liri dhe elbi u prekën, sepse elbi ishte në kalli dhe liri kishte lulëzuar;
و اما گندم و خلر زده نشد زیرا که متاخر بود. ۳۲ 32
por gruri dhe gruri i fortë nuk u prekën, sepse janë të vonshëm.
و موسی از حضورفرعون از شهر بیرون شده، دستهای خود را نزدخداوند برافراشت، و رعدها و تگرگ موقوف شد، و باران بر زمین نبارید. ۳۳ 33
Kështu Moisiu, pasi la Faraonin, doli nga qyteti dhe i shtriu duart drejt Zotit; atëherë bubullimat dhe breshri pushuan dhe nuk ra më shi mbi tokë.
و چون فرعون دیدکه باران و تگرگ و رعدها موقوف شد، باز گناه ورزیده، دل خود را سخت ساخت، هم او و هم بندگانش. ۳۴ 34
Kur Faraoni pa që shiu, breshri dhe bubullimat pushuan, vazhdoi të mëkatojë dhe e ngurtësoi zemrën e tij, ai dhe shërbëtorët e tij.
پس دل فرعون سخت شده، بنی‌اسرائیل را رهایی نداد، چنانکه خداوند به‌دست موسی گفته بود. ۳۵ 35
Kështu zemra e Faraonit u ngurtësua dhe ai nuk i la të bijtë e Izraelit të shkojnë, ashtu si i kishte thënë Zoti nëpërmjet Moisiut.

< خروج 9 >