< خروج 30 >

«و مذبحی برای سوزانیدن بخوربساز. آن را از چوب شطیم بساز. ۱ 1
“Do të bësh edhe një altar për të djegur temjanin; dhe do ta bësh prej druri të akacies.
طولش ذراعی باشد، و عرضش ذراعی، یعنی مربع باشد، و بلندی‌اش دو ذراع، و شاخهایش ازخودش باشد. ۲ 2
Do të jetë një kubit i gjatë dhe një kubit i gjerë; do të jetë katror dhe do të ketë një lartësi dy kubitësh; brirët e tij do të përbëjnë një pjesë të vetme me të.
و آن را به طلای خالص بپوشان. سطحش و جانبهایش به هر طرف و شاخهایش راو تاجی از طلا گرداگردش بساز. ۳ 3
Do ta veshësh me ar safi: pjesën e tij të sipërme, anët e tij rreth e qark dhe brirët e tij; do t’i bësh edhe një kurorë ari.
و دو حلقه زرین برایش در زیر تاجش بساز، بر دو گوشه‌اش، بر هر دو طرفش، آنها را بساز. و آنها خانه‌ها باشدبرای عصاها، تا آن را بدانها بردارند. ۴ 4
Do t’i bësh edhe dy unaza ari nën kurorë, në të dy krahët e tij; do t’i vësh në të dy krahët e tij për të kaluar shtizat, të cilat shërbejnë për ta mbartur.
و عصاها رااز چوب شطیم بساز و آنها را به طلا بپوشان. ۵ 5
Shtizat do të bëhen me dru të akacies dhe do t’i veshësh me ar.
وآن را پیش حجابی که روبروی تابوت شهادت است، در مقابل کرسی رحمت که بر زبر شهادت است، در جایی که با تو ملاقات می‌کنم، بگذار. ۶ 6
Do ta vendosësh altarin përpara velit që ndodhet përpara arkës së dëshmisë, përballë pajtuesit që ndodhet mbi dëshminë, ku unë do të të takoj.
و هر بامداد هارون بخور معطر بر روی آن بسوزاند، وقتی که چراغها را می‌آراید، آن رابسوزاند. ۷ 7
Mbi të Aaroni do të djegë temjan të parfumuar; do ta djegë çdo mëngjes, kur rregullon llambat.
و در عصر چون هارون چراغها راروشن می‌کند، آن را بسوزاند تا بخور دائمی به حضور خداوند در نسلهای شما باشد. ۸ 8
Kur Aaroni ndez llambat në të ngrysur, do të djegë temjanin: një temjan i vazhdueshëm përpara Zotit, për brezat e ardhshëm.
هیچ بخور غریب و قربانی سوختنی و هدیه‌ای بر آن مگذرانید، و هدیه ریختنی بر آن مریزید. ۹ 9
Nuk do të ofroni mbi të as temjan të huaj, as olokaust, as blatim; dhe mbi të nuk do të derdhni libacione.
وهارون سالی یک مرتبه بر شاخهایش کفاره کند، به خون قربانی گناه که برای کفاره است، سالی یک مرتبه بر آن کفاره کند در نسلهای شما، زیرا که آن برای خداوند قدس اقداس است.» ۱۰ 10
Dhe Aaroni do të bëjë një herë në vit shlyerjen e mëkatit mbi brirët e tij; me gjakun e flisë së shlyerjes së mëkatit do të bëjë mbi të shlyerjen një herë në vit, brez pas brezi. Do të jetë gjë shumë e shenjtë, e shenjtë për Zotin”.
و خداوند به موسی خطاب کرده، گفت: ۱۱ 11
Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:
«وقتی که شماره بنی‌اسرائیل را برحسب شمرده شدگان ایشان می‌گیری، آنگاه هرکس فدیه جان خود را به خداوند دهد، هنگامی که ایشان را می‌شماری، مبادا در حین شمردن ایشان، وبایی در ایشان حادث شود. ۱۲ 12
“Kur do të bësh llogarinë e bijve të Izraelit, për regjistrimin e tyre, secili do t’i japë Zotit shpengimin e jetës së tij, kur do të numërohen, me qëllim që të mos goditen nga ndonjë plagë, kur do të bësh regjistrimin e tyre.
هر‌که به سوی شمرده شدگان می‌گذرد، این را بدهد، یعنی نیم مثقال موافق مثقال قدس، که یک مثقال بیست قیراط است، و این نیم مثقال هدیه خداوند است. ۱۳ 13
Kjo është ajo që do të japë secili nga ata që paguajnë taksë: gjysmë sikli, simbas siklit të shenjtërores, (sikli është baras me njëzet gere), një gjysmë sikli do të jetë oferta që duhet t’i bëhet Zotit.
هرکس از بیست ساله و بالاتر که به سوی شمرده شدگان بگذرد، هدیه خداوند را بدهد. ۱۴ 14
Kushdo që do të përfshihet nga regjistrimi, njëzet vjeç e lart, do t’i japë Zotit këtë ofertë.
دولتمند از نیم مثقال زیاده ندهد، و فقیر کمترندهد، هنگامی که هدیه‌ای برای کفاره جانهای خود به خداوند می‌دهند. ۱۵ 15
I pasuri nuk do të japë më tepër, as i varfëri më pak se gjysmë sikli, kur do t’i bëhet kjo ofertë Zotit për të shlyer fajet e jetës suaj.
و نقد کفاره را ازبنی‌اسرائیل گرفته، آن را برای خدمت خیمه اجتماع بده، تا برای بنی‌اسرائیل یادگاری به حضور خداوند باشد، و بجهت جانهای ایشان کفاره کند.» ۱۶ 16
Do të marrësh, pra, nga djemtë e Izraelit këto të holla të shërbimit dhe do t’i përdorësh për shërbimin e çadrës së mbledhjes: kjo do të jetë për bijtë e Izraelit një kujtim para Zotit për të bërë shlyerjen për jetën tuaj”.
و خداوند به موسی خطاب کرده، گفت: ۱۷ 17
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
«حوضی نیز برای شستن از برنج بساز، وپایه‌اش از برنج و آن را در میان خیمه اجتماع ومذبح بگذار، و آب در آن بریز. ۱۸ 18
“Do të bësh edhe një legen prej bronzi, me bazën e tij prej bronzi, për t’u larë; do ta vendosësh midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe do të vësh edhe ujë.
و هارون وپسرانش دست و پای خود را از آن بشویند. ۱۹ 19
Dhe aty Aaroni dhe bijtë e tij do të lajnë duart dhe këmbët.
هنگامی که به خیمه اجتماع داخل شوند، به آب بشویند، مبادا بمیرند. و وقتی که برای خدمت کردن و سوزانیدن قربانی های آتشین بجهت خداوند به مذبح نزدیک آیند، ۲۰ 20
Kur do të hyjnë në çadrën e mbledhjes, do të lahen me ujë, që të mos vdesin; kështu edhe kur do t’i afrohen altarit për të shërbyer, për të tymosur një ofertë të bërë Zotit me anë të zjarrit.
آنگاه دست و پای خود را بشویند، مبادا بمیرند. و این برای ایشان، یعنی برای او و ذریتش، نسلا بعدنسل فریضه ابدی باشد.» ۲۱ 21
Do të lajnë duart dhe këmbët e tyre, që të mos vdesin. Ky do të jetë një rregull i përjetshëm, për atë dhe për pasardhësit e tij, brez pas brezi”.
و خداوند موسی را خطاب کرده، گفت: ۲۲ 22
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
«و تو عطریات خاص بگیر، از مر چکیده پانصد مثقال، و از دارچینی معطر، نصف آن، دویست و پنجاه مثقال، و از قصب الذریره، دویست و پنجاه مثقال. ۲۳ 23
“Gjej edhe aromat më të mira: pesëqind sikla mirrë të lëngët, dyqind e pesëdhjetë, domethënë gjysma, cinamon aromatik dhe dyqind e pesëdhjetë kanellë aromatike,
و از سلیخه پانصدمثقال موافق مثقال قدس، و از روغن زیتون یک هین. ۲۴ 24
pesëqind sikla, në bazë të siklit të shenjtërores, kasie dhe një hin vaj ulliri.
و از آنها روغن مسح مقدس را بساز، عطری که از صنعت عطار ساخته شود، تا روغن مسح مقدس باشد. ۲۵ 25
Me këto të përgatitësh një vaj për vajosjen e shenjtë, një parfum të prodhuar me artin e parfumierit: ky do të jetë vaji i vajosjes së shenjtë.
و خیمه اجتماع و تابوت شهادت را بدان مسح کن. ۲۶ 26
Me të do të vajosësh çadrën e mbledhjes dhe arkën e dëshmisë,
و خوان را با تمامی اسبابش، و چراغدان را با اسبابش، و مذبح بخوررا، ۲۷ 27
tryezën dhe të gjitha veglat e tij, shandanin dhe të gjitha përdorëset e tij, altarin e temjanit,
و مذبح قربانی سوختنی را با همه اسبابش، و حوض را با پایه‌اش. ۲۸ 28
altarin e olokausteve dhe të gjitha përdorëset e tij, legenin dhe bazën e tij.
و آنها را تقدیس نما، تاقدس اقداس باشد. هر‌که آنها را لمس نمایدمقدس باشد. ۲۹ 29
Do të shenjtërosh kështu këto gjëra dhe do të jenë shumë të shenjta; të gjitha sendet që u përkasin, do të jenë të shenjta.
و هارون و پسرانش را مسح نموده، ایشان را تقدیس نما، تا برای من کهانت کنند. ۳۰ 30
Do të vajosësh edhe Aaronin dhe bijtë e tij dhe do t’i shenjtërosh, me qëllim që të më shërbejnë si priftërinj.
و بنی‌اسرائیل را خطاب کرده، بگو: این است روغن مسح مقدس برای من در نسلهای شما. ۳۱ 31
Pastaj do t’u flasësh bijve të Izraelit, duke u thënë: “Ky do të jetë për mua një vaj për vajosjen e shenjtë, brez pas brezi.
و بر بدن انسان ریخته نشود، و مثل آن موافق ترکیبش مسازید، زیرا که مقدس است ونزد شما مقدس خواهد بود. ۳۲ 32
Nuk do ta derdhni mbi mish njeriu dhe nuk do të përgatisni tjetër po ashtu; ai është i shenjtë, do të jetë i shenjtë edhe për ju.
هر‌که مثل آن ترکیب نماید، و هر‌که چیزی از آن بر شخصی بیگانه بمالد، از قوم خود منقطع شود.» ۳۳ 33
Kushdo që përgatit të ngjashëm, apo kushdo që e vë mbi një të huaj, do të shfaroset nga populli i tij””.
و خداوند به موسی گفت: «عطریات بگیر، یعنی میعه و اظفار و قنه و از این عطریات با کندرصاف حصه‌ها مساوی باشد. ۳۴ 34
Zoti i tha akoma Moisiut: “Gjej disa aroma, storaks, guaska erëmira, galban, aroma me temjan të kulluar, në doza të barabarta;
و از اینها بخوربساز، عطری از صنعت عطار نمکین و مصفی و مقدس. ۳۵ 35
do të përgatitësh me to një parfum simbas artit të parfumierit, një parfum të kripur, të pastër dhe të shenjtë;
و قدری از آن را نرم بکوب، و آن راپیش شهادت در خیمه اجتماع، جایی که با توملاقات می‌کنم بگذار، و نزد شما قدس اقداس باشد. ۳۶ 36
do ta kthesh një pjesë të tij në pluhur shumë të hollë dhe do të vendosësh pak nga ai përpara dëshmisë në çadrën e mbledhjes, ku unë do të të takoj: ai do të jetë për ju një gjë shumë e shenjtë.
و موافق ترکیب این بخور که می‌سازی، دیگری برای خود مسازید؛ نزد توبرای خداوند مقدس باشد. ۳۷ 37
Por nga temjani që ke për të bërë, nuk do të përgatisni për veten tuaj me të njëjtën përbërje; kjo do të jetë për ty një gjë e shenjtë kushtuar Zotit.
هر‌که مثل آن رابرای بوییدن بسازد، از قوم خود منقطع شود.» ۳۸ 38
Kushdo që do të përgatisë një temjan të këtij lloji, do të shfaroset nga populli i tij”.

< خروج 30 >