< عاموس 4 >

ای گاوان باشان که بر کوههای سامره می باشید و بر مسکینان ظلم نموده، فقیران را ستم می‌کنید و به آقایان ایشان می‌گوییدبیاورید تا بنوشیم، این کلام را بشنوید! ۱ 1
Dëgjoni këtë fjalë, lopë të Bashanit, që ndodheni mbi malin e Samarisë, ju, që shypni të mjerët, që keqtrajtoni të varfrit, që u thoni zotërinjve tuaj: “Sillni verë dhe ta pimë”.
خداوندیهوه به قدوسیت خود قسم خورده است که اینک ایامی بر شما می‌آید که شما را با غلها خواهندکشید و باقی ماندگان شما را با قلابهای ماهی. ۲ 2
Zoti, Zoti, është betuar për shenjtërinë e tij: “Ja, do të vinë për ju ditë në të cilat do t’ju zënë me çengela dhe ata që kanë mbetur me grepa peshkimi.
وخداوند می‌گوید که هر یک از شما از شکافهای روبروی خود بیرون خواهد رفت و شما به هرمون افکنده خواهید شد. ۳ 3
Do të dilni nëpër të çara, secili drejt përpara, dhe do t’ju hedhin në Harmon”, thotë Zoti.
به بیت ئیل بیایید و عصیان بوزرید و به جلجال آمده، عصیان را زیاد کنید و هر بامدادقربانی های خود را بیاورید و هر سه روزعشرهای خود را. ۴ 4
“Shkoni në Bethel dhe kryeni mëkate; në Gilgal kryeni edhe më shumë mëkate. Sillni çdo mëngjes flijimet tuaja dhe çdo tri ditë të dhjetat tuaja.
و قربانی های تشکر باخمیرمایه بگذرانید و هدایای تبرعی را ندا کرده، اعلان نمایید زیرا‌ای بنی‌اسرائیل همین پسندیده شما است! قول خداوند یهوه این است. ۵ 5
Ofroni një flijim falënderimi me maja. Shpallni ofertat me dëshirë dhe i propagandoni, sepse kështu ju pëlqen të veproni, o bij të Izraelit”, thotë Zoti, Zoti.
و من نیزنظافت دندان را در جمیع شهرهای شما و احتیاج نان را در جمیع مکانهای شما به شما دادم. معهذاخداوند می‌گوید بسوی من بازگشت ننمودید. ۶ 6
“Ju kam lënë gojë thatë në të gjitha qytetet tuaja dhe pa bukë në të gjitha banesat tuaja, por nuk jeni kthyer tek unë”, thotë Zoti.
و من نیز حینی که سه ماه تا درو مانده بود، باران را از شما منع نمودم و بر یک شهر بارانیدم وبر شهر دیگر نبارانیدم و بر یک قطعه باران آمد وقطعه دیگر که باران نیافت خشک شد. ۷ 7
“Kam ndalur shiun gjithashtu prej jush tre muaj para korrjes. Kam bërë të bjerë shi mbi një qytet, ndërsa nuk ka rënë shi mbi një qytet tjetër. Mbi një pjesë të arës ka rënë shi, por pjesa ku nuk ka rënë shi është tharë.
پس اهل دو یا سه شهر بسوی یک شهر برای نوشیدن آب آواره شدند، اما سیراب نگشتند و خداوندمی گوید که بسوی من بازگشت ننمودید. ۸ 8
Kështu dy ose tre qytete endeshin drejt një qyteti tjetër për të pirë ujë, por pa shuar dot etjen; por ju nuk u kthyet tek unë”, thotë Zoti.
و شمارا به باد سموم و یرقان مبتلا ساختم و ملخ بسیاری از باغها و تاکستانها و انجیرها و زیتونهای شما را خورد. معهذا خداوند می‌گوید بسوی من بازگشت ننمودید. ۹ 9
“Ju godita me blozën dhe me ndryshkun. Krimbi ka ngrënë kopshtet tuaja të shumta, vreshtat tuaja, fiqtë tuaj, ullinjtë tuaj, por ju nuk u kthyet tek unë”, thotë Zoti.
و وبا را به رسم مصر بر شمافرستادم و جوانان شما را به شمشیر کشتم واسبان شما را بردند و عفونت اردوهای شما به بینی شما برآمد. معهذا خداوند می‌گوید بسوی من بازگشت ننمودید. ۱۰ 10
“Dërgova midis jush murtajën, ashtu si kisha bërë në Egjipt; vrava të rinjtë tuaj me shpatë bashkë me kuajt e zënë; bëra që duhma e kampeve tuaj të ngjitet deri te flegrat tuaja, por ju nuk u kthyet tek unë”, thotë Zoti.
و بعضی از شما را به نهجی که خدا سدوم و عموره را واژگون ساخت سرنگون نمودم و مانند مشعلی که از میان آتش گرفته شود بودید. معهذا خداوند می‌گوید بسوی من بازگشت ننمودید. ۱۱ 11
“Ju përlava, si Sodoma dhe Gomora, ju ishit si një urë zjarri, dhe nuk u kthyet tek unë”, thotë Zoti.
بنابراین‌ای اسرائیل به اینطور با تو عمل خواهم نمود و چونکه به اینطور با تو عمل خواهم نمود، پس‌ای اسرائیل خویشتن را مهیاساز تا با خدای خود ملاقات نمایی. ۱۲ 12
“Prandaj kështu do të sillem me ty, o Izrael; dhe duke qenë se unë do të bëj këtë kundër teje, përgatitu, o Izrael, të takosh Perëndinë tënd”.
زیرا اینک آن که کوهها را ساخته و باد را آفریده است وانسان را از فکرهای خودش اطلاع می‌دهد و فجررا به تاریکی مبدل می‌سازد و بر بلندیهای زمین می‌خرامد، یهوه خدای لشکرها اسم او می‌باشد. ۱۳ 13
Sepse ja, ai që formon malet dhe krijon erën, që i bën të njohur njeriut cili është mendimi i tij, që e kthen agimin në terr dhe ecën mbi vendet e larta të tokës: Zoti, Perëndia i ushtrive, është emri i tij.

< عاموس 4 >