< دوم سموئیل 10 >

و بعد از آن واقع شد که پادشاه بنی عمون، مرد و پسرش، حانون، درجایش سلطنت نمود. ۱ 1
Mbas këtyre gjërave, mbreti i bijve të Amonit vdiq dhe biri i tij Hanun mbretëroi në vend të tij.
و داود گفت: «به حانون بن ناحاش احسان نمایم چنانکه پدرش به من احسان کرد.» پس داود فرستاد تا او را به واسطه خادمانش درباره پدرش تعزیت گوید، و خادمان داود به زمین بنی عمون آمدند. ۲ 2
Davidi tha: “Unë dua të sillem me Hanunin, birin e Nahashit, me po atë dashamirësi që i ati tregoi ndaj meje”. Kështu Davidi dërgoi shërbëtorët e tij për ta ngushëlluar për humbjen e atit. Por kur shërbëtorët e Davidit arritën në vendin e bijve të Amonit,
و سروران بنی عمون به آقای خود حانون گفتند: «آیا گمان می‌بری که برای تکریم پدر توست که داود، رسولان به جهت تعزیت تو فرستاده است، آیاداود خادمان خود را نزد تو نفرستاده است تا شهررا تفحص و تجسس نموده، آن را منهدم سازد؟» ۳ 3
krerët e bijve të Amonit i thanë Hanunit, zotërisë së tyre: “Beson me të vërtetë që Davidi të ka dërguar njerëz për ngushëllim për të nderuar atin tënd? A nuk të ka dërguar përkundrazi shërbëtorët e tij për të vëzhguar qytetin, për të spiunuar dhe për të shkatërruar atë?”.
پس حانون، خادمان داود را گرفت و نصف ریش ایشان را تراشید و لباسهای ایشان را از میان تا جای نشستن بدرید و ایشان را رها کرد. ۴ 4
Atëherë Hanuni i zuri shërbëtorët e Davidit, i detyroi të rruajnë gjysmën e mjekrës dhe të presin për gjysmë rrobat e tyre deri në vithe, pastaj i la të shkojnë.
وچون داود را خبر دادند، به استقبال ایشان فرستادزیرا که ایشان بسیار خجل بودند، و پادشاه گفت: «در اریحا بمانید تا ریشهای شما درآید و بعد ازآن برگردید.» ۵ 5
I informuar për këtë ngjarje, Davidi dërgoi disa persona për t’i takuar, sepse këta njerëz e ndjenin veten shumë të turpëruar. Mbreti dërgoi t’u thonë: “Rrini në Jeriko sa t’ju rritet mjekra, pastaj do të ktheheni”.
و چون بنی عمون دیدند که نزد داود مکروه شدند، بنی عمون فرستاده، بیست هزار پیاده ازارامیان بیت رحوب و ارامیان صوبه و پادشاه معکه را با هزار نفر و دوازده هزار نفر از مردان طوب اجیر کردند. ۶ 6
Kur bijtë Amonit e kuptuan që ishin bërë të urryer për Davidin, dërguan të rekrutojnë njëzet mijë këmbësorë te Sirët e Beth-Rehobit dhe te Sirët e Tsobas, një mijë njerëz të mbretit të Maakahut dhe dymbëdhjetë mijë nga njerëzit e Tobit.
و چون داود شنید، یوآب وتمامی لشکر شجاعان را فرستاد. ۷ 7
Me të dëgjuar këtë lajm, Davidi dërgoi kundër tyre Joabin me gjithë ushtrinë e njerëzve trima.
و بنی عمون بیرون آمده، نزد دهنه دروازه برای جنگ صف آرایی نمودند، و ارامیان صوبه و رحوب ومردان طوب و معکه در صحرا علیحده بودند. ۸ 8
Bijtë e Amonit dolën dhe u renditën për betejë në hyrjen e portës së qytetit, ndërsa Sirët e Tsobas dhe të Rehobit, dhe njerëzit e Tobit dhe të Maakahut u rreshtuan në fushë të hapur.
و چون یوآب دید که روی صفوف جنگ، هم از پیش و هم از عقبش بود، از تمام برگزیدگان اسرائیل گروهی را انتخاب کرده، در مقابل ارامیان صف آرایی نمود. ۹ 9
Kur Joabi e kuptoi se kundër tij ishin dy fronte beteje, njeri nga përpara dhe tjetri nga prapa, ai zgjodhi disa nga njerëzit më të mirë të Izraelit dhe i renditi për betejë kundër Sirëve;
و بقیه قوم را به‌دست برادرش ابیشای سپرد تا ایشان را به مقابل بنی عمون صف آرایی کند. ۱۰ 10
Pjesën tjetër të njerëzve e la në duart e vëllait të tij Abishai për t’i renditur kundër bijve të Amonit.
و گفت: «اگرارامیان بر من غالب آیند، به مدد من بیا، و اگربنی عمون بر تو غالب آیند، به جهت امداد تو خواهم آمد. ۱۱ 11
Pastaj i tha: “Në qoftë se Sirët janë më të fortë se unë, ti do të më vish në ndihmë; por në qoftë se bijtë e Amonit janë më të fortë se ti, atëherë unë do të të vij në ndihmë.
دلیر باش و به جهت قوم خویش و به جهت شهرهای خدای خود مردانه بکوشیم، و خداوند آنچه را که در نظرش پسند آید بکند.» ۱۲ 12
Tregohu guximtar dhe të jemi të fortë për të mbrojtur popullin tonë dhe qytetet e Perëndisë tonë; dhe Zoti të bëjë atë që i pëlqen”.
پس یوآب و قومی که همراهش بودند نزدیک شدند تا با ارامیان جنگ کنند و ایشان از حضوروی فرار کردند. ۱۳ 13
Pastaj Joabi me gjithë njerëzit e tij ecën përpara për të luftuar kundër Sirëve; por këta ikën para tij.
و چون بنی عمون دیدند که ارامیان فرار کردند، ایشان نیز از حضور ابیشای گریخته، داخل شهر شدند و یوآب از مقابله بنی عمون برگشته، به اورشلیم آمد. ۱۴ 14
Kur bijtë e Amonit panë që Sirët kishin ikur, ua mbathën edhe ata para Abishait dhe hynë përsëri në qytet. Atëherë Joabi u kthye nga ekspedita kundër bijve të Amonit dhe erdhi në Jeruzalem.
و چون ارامیان دیدند که از حضور اسرائیل شکست یافته‌اند، با هم جمع شدند. ۱۵ 15
Kur Sirët panë që ishin mundur nga Izraeli, u mblodhën të tërë.
و هددعزرفرستاده، ارامیان را که به آن طرف نهر بودند، آوردو ایشان به حیلام آمدند، و شوبک، سردار لشکرهددعزر، پیشوای ایشان بود. ۱۶ 16
Hadadezeri dërgoi lajmëtarë për të sjellë Sirët që ishin matanë Lumit. Ata arritën në Helam, me komandantin e ushtrisë të Hadedezerit, Shobakun, në krye.
و چون به داودخبر رسید، جمیع اسرائیل را جمع کرده، از اردن عبور کرد و به حیلام آمد، و ارامیان به مقابل داودصف آرایی نموده، با او جنگ کردند. ۱۷ 17
Kur Davidi u njoftua për këtë gjë, mblodhi tërë Izraelin, kaloi Jordanin dhe arriti në Helam. Sirët u radhitën kundër Davidit dhe nisën betejën.
و ارامیان از حضور اسرائیل فرار کردند، و داود از ارامیان، مردان هفتصد ارابه و چهل هزار سوار را کشت وشوبک سردار لشکرش را زد که در آنجا مرد. ۱۸ 18
Por Sirët ua mbathën përpara Izraelit; dhe Davidi vrau nga Sirët njerëzit e shtatëqind qerreve dhe dyzet mijë kalorës, goditi Shobakun, komandantin e ushtrisë së tyre, i cili vdiq në atë vend.
وچون جمیع پادشاهانی که بنده هددعزر بودند، دیدند که از حضور اسرائیل شکست خوردند، بااسرائیل صلح نموده، بنده ایشان شدند. و ارامیان پس از آن از امداد بنی عمون ترسیدند. ۱۹ 19
Kur tërë mbretërit vasalë të Hadadezerit e panë që ishin mundur nga Izraeli, bënë paqe me Izraelin dhe iu nënshtruan atij. Kështu Sirët patën frikë të ndihmonin akoma bijtë e Amonit.

< دوم سموئیل 10 >