< دوم تواریخ 18 >

و یهوشافاط دولت و حشمت عظیمی داشت، و با اخاب مصاهرت نمود. ۱ 1
Jozafati pati pasuri të mëdha dhe lavdi; ai bëri krushqi me Ashabin.
وبعد از چند سال نزد اخاب به سامره رفت و اخاب برای او و قومی که همراهش بودند گوسفندان وگاوان بسیار ذبح نمود و او را تحریض نمود که همراه خودش به راموت جلعاد برآید. ۲ 2
Mbas disa vjetësh ai zbriti në Samari tek Ashabi. Atëherë Ashabi theri për të dhe për njerëzit që ishin me të një numër të madh delesh dhe lopësh dhe e bindi të dilte bashkë me të kundër Ramothit nga Galaadi.
پس اخاب پادشاه اسرائیل به یهوشافاط پادشاه یهوداگفت: «آیا همراه من به راموت جلعاد خواهی آمد؟» او جواب داد که «من چون تو و قوم من چون قوم تو هستیم و همراه تو به جنگ خواهیم رفت.» ۳ 3
Kështu Ashabi, mbret i Izraelit, i tha Jozafatit, mbretit të Judës: “A do të vish me mua kundër Ramothit nga Galaadi?”. Jozafati iu përgjigj: “Ki besim tek unë si te vetja jote, te njerëzit e mi si te njerëzit e tu; do të vijmë në luftë bashkë me ty”.
و یهوشافاط به پادشاه اسرائیل گفت: «تمناآنکه امروز از کلام خداوند مسالت نمایی.» ۴ 4
Pastaj Jozafati i tha mbretit të Izraelit: “Të lutem, konsulto po sot fjalën e Zotit”.
وپادشاه اسرائیل چهارصد نفر از انبیا جمع کرده، به ایشان گفت: «آیا به راموت جلعاد برای جنگ برویم یا من از آن باز ایستم؟» ایشان جواب دادند: «برآی و خدا آن را به‌دست پادشاه تسلیم خواهدنمود.» ۵ 5
Atëherë mbreti i Izraelit thirri profetët, katërqind veta, dhe u tha atyre: “A duhet të shkojmë të luftojmë kundër Ramothit nga Galaadi, apo duhet të heq dorë nga ky veprim?”. Ata iu përgjigjën: “Shko, pra, sepse Perëndia do ta japë atë në duart e mbretit”.
اما یهوشافاط گفت: «آیا در اینجا غیر ازاینها نبی‌ای از جانب یهوه نیست تا از او سوال نماییم؟» ۶ 6
Por Jozafati tha: “Nuk ka këtu ndonjë profet tjetër të Zotit me të cilin mund të këshillohemi?”.
و پادشاه اسرائیل به یهوشافاط گفت: «یک مرد دیگر هست که به واسطه او از خداوندمسالت توان کرد لیکن من از او نفرت دارم زیرا که درباره من به نیکویی هرگز نبوت نمی کند بلکه همیشه اوقات به بدی، و او میکایا ابن یملامی باشد.» و یهوشافاط گفت: «پادشاه چنین نگوید.» ۷ 7
Mbreti i Izraelit iu përgjigj Jozafatit: “Éshtë edhe një njeri, Mikajahu, bir i Imlas, me anë të të cilit mund të këshillohemi me Zotin; por unë e urrej, sepse nuk profetizon kurrë ndonjë gjë të mirë për mua, por vetëm të keqen”. Jozafati tha: “Mbreti të mos flasë kështu”.
پس پادشاه اسرائیل یکی از خواجه‌سرایان خود را خوانده، گفت: «میکایا ابن یملا را به زودی حاضر کن.» ۸ 8
Atëherë mbreti i Izraelit thirri një eunuk dhe i tha: “Sille shpejt Mikajahun, birin e Imlas”.
و پادشاه اسرائیل ویهوشافاط پادشاه یهودا هر یکی لباس خود راپوشیده، بر کرسی خویش در جای وسیع نزددهنه دروازه سامره شسته بودند و جمیع انبیا به حضور ایشان نبوت می‌کردند. ۹ 9
Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judës, ishin ulur secili në fronin e vet, të veshur me rrobat e tyre mbretërore; ishin ulur në lëmin që është te hyrja e portës së Samarisë; dhe tërë profetët bënin profeci përpara tyre.
و صدقیا ابن کنعنه شاخهای آهنین برای خود ساخته، گفت: «یهوه چنین می‌گوید: ارامیان را با اینها خواهی زدتا تلف شوند.» ۱۰ 10
Sedekia, bir i Kenaanahut, që kishte bërë brirë prej hekuri, tha: “Kështu thotë Zoti: “Me këta brirë do të shposh tejpërtej Sirët deri sa t’i shkatërrosh plotësisht””.
و جمیع انبیا نبوت کرده، می‌گفتند: «به راموت جلعاد برآی و فیروز شوزیرا که خداوند آن را به‌دست پادشاه تسلیم خواهد نمود.» ۱۱ 11
Tërë profetët profetizuan në të njëjtën mënyrë, duke thënë: “Dil kundër Ramothit nga Galaadi dhe do t’ia dalësh, sepse Zoti do ta japë atë në duart e mbretit”.
و قاصدی که برای طلبیدن میکایا رفته بوداو را خطاب کرده، گفت: «اینک انبیا به یک زبان درباره پادشاه نیکو می‌گویند پس کلام تو مثل کلام یکی از ایشان باشد و سخن نیکو بگو.» ۱۲ 12
Lajmëtari, që kishte shkuar të thërriste Mikajahun, i foli duke i thënë: “Ja, fjalët e profetëve përputhen duke thënë gjëra të mira për mbretin. Prandaj të lutem që fjala jote të jetë si fjala e secilit prej tyre; edhe ti thuaj gjëra të mira”.
میکایا جواب داد: «به حیات یهوه قسم که هر‌آنچه خدای من مرا گوید همان را خواهم گفت.» ۱۳ 13
Por Mikajahu u përgjigj: “Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, çdo gjë që Perëndia im do të thotë unë do ta shpall”.
پس چون نزد پادشاه رسید، پادشاه وی راگفت: «ای میکایا، آیا به راموت جلعاد برای جنگ برویم یا من از آن بازایستم.» او گفت: «برآیید و فیروز شوید، و به‌دست شما تسلیم خواهند شد.» ۱۴ 14
Si arriti para mbretit, mbreti i tha: “Mikajah, a duhet të shkojmë të luftojmë kundër Ramothit të Galaadit, apo duhet të heq dorë?”. Ai u përgjigj: “Shkoni, pra, dhe do t’ju dalë mbarë, sepse ata do të jepen në duart tuaja”.
پادشاه وی را گفت: «من چندمرتبه تو را قسم بدهم که به اسم یهوه غیر از آنچه راست است به من نگویی.» ۱۵ 15
Atëherë mbreti i tha: “Sa herë duhet të përgjërohem që të më thuash vetëm të vërtetën në emër të Zotit?”.
او گفت: «تمامی اسرائیل را مثل گوسفندانی که شبان ندارند برکوهها پراکنده دیدم و خداوند گفت اینها صاحب ندارند پس هر کس به سلامتی به خانه خودبرگردد.» ۱۶ 16
Mikajahu u përgjigj: “E pashë tërë Izraelin të shpërndarë në malet, ashtu si dhentë që janë pa bari; dhe Zoti tha: “Ata nuk kanë më zot; le të kthehet secili në paqe në shtëpinë e vet””.
و پادشاه اسرائیل به یهوشافاط گفت: «آیا تو را نگفتم که درباره من به نیکویی نبوت نمی کند بلکه به بدی.» ۱۷ 17
Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: “A nuk të kisha thënë se lidhur me mua ai nuk do të profetizonte asgjë të mirë, por vetëm të keqen?”.
او گفت: «پس کلام یهوه را بشنوید: من یهوه را بر کرسی خود نشسته دیدم، و تمامی لشکر آسمان را که به طرف راست و چپ وی ایستاده بودند. ۱۸ 18
Atëherë Mikajahu i tha: “Prandaj dëgjo fjalën e Zotit. Unë e kam parë Zotin të ulur mbi fronin e tij, ndërsa tërë ushtria qiellore rrinte në të djathtë dhe në të majtë të tij.
و خداوند گفت: “کیست که اخاب پادشاه اسرائیل را اغوا نماید تا برود و درراموت جلعاد بیفتد؟ یکی جواب داده به اینطورسخن راند و دیگری به آنطور تکلم نمود. ۱۹ 19
Zoti tha: “Kush do ta mashtrojë Ashabin, mbretin e Izraelit, që ai të dalë dhe të vdesë në Ramoth të Galaadit?””. Dikush u përgjigj në një mënyrë, dikush në mënyrë tjetër.
و آن روح (پلید) بیرون آمده، به حضور خداوندبایستاد و گفت: من او را اغوا می‌کنم و خداوندوی را گفت: به چه چیز؟ ۲۰ 20
Atëherë doli përpara një frymë që u paraqit para Zotit dhe tha: “Unë do t’ia mbush mendjen”. Zoti i tha: “Në çfarë mënyre?”.
او جواب داد که من بیرون می‌روم و در دهان جمیع انبیایش روح کاذب خواهم بود. او فرمود: وی را اغوا خواهی کرد و خواهی توانست، پس برو و چنین بکن. ۲۱ 21
Ai u përgjigj: “Unë do të dal dhe do të jem një frymë i gënjeshtrës në gojën e të gjithë profetëve të tij”. Zoti i tha: “Me siguri do t’arrish ta bësh për vete, shko dhe vepro kështu”.
پس الان هان، یهوه روحی کاذب در دهان این انبیای تو گذاشته است و خداوند درباره تو سخن بد گفته است.» ۲۲ 22
Prandaj ja, Zoti ka vënë një frymë gënjeshtre në gojën e këtyre profetëve të tu, por Zoti shpall fatkeqësi kundër teje”.
آنگاه صدقیا ابن کنعنه نزدیک آمده، به رخسار میکایا زد و گفت: «به کدام راه روح خداوند از نزد من به سوی تو رفت تا با تو سخن گوید؟» ۲۳ 23
Atëherë Sedekia, bir i Kenaanahut, u afrua dhe goditi me një shpullë Mikajahun, dhe tha: “Nga kaloi Fryma e Zotit kur doli nga unë që të flasë me ty?”.
میکایا جواب داد: «اینک در روزی که به حجره اندرونی داخل شده، خود را پنهان کنی آن را خواهی دید.» ۲۴ 24
Mikajahu u përgjigj: “Ja, do ta shohësh ditën në të cilën do të shkosh në një dhomë të brendshme për t’u fshehur!”.
و پادشاه اسرائیل گفت: «میکایا را بگیرید و او را نزد آمون، حاکم شهر ویوآش، پسر پادشاه ببرید. ۲۵ 25
Atëherë mbreti i Izraelit tha: “Merreni Mikajahun dhe çojeni tek Amoni, qeveritar i qytetit, dhe tek Joasi, bir i mbretit,
و بگویید پادشاه چنین می‌فرماید: این شخص را در زندان بیندازیدو او را به نان تنگی و آب تنگی بپرورانید تا من به سلامتی برگردم.» ۲۶ 26
dhe u thoni atyre: Kështu thotë mbreti: “Futeni këtë në burg dhe ushqejeni me bukë dhe me ujë hidhërimi, deri sa unë të kthehem shëndoshë e mirë””.
میکایا گفت: «اگر فی الواقع به سلامتی مراجعت کنی، یهوه با من تکلم ننموده است؛ و گفت‌ای قوم همگی شما بشنوید.» ۲۷ 27
Mikajahu tha: “Në rast se ti kthehesh me të vërtetë shëndoshë e mirë, kjo do të thotë që Zoti nuk ka folur nëpërmjet meje”. Dhe shtoi: “Dëgjoni, o ju popuj të gjithë!”.
پس پادشاه اسرائیل و یهوشافاط پادشاه یهودا به راموت جلعاد برآمدند. ۲۸ 28
Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judës, dolën, pra, kundër Ramothit nga Galaadi.
و پادشاه اسرائیل به یهوشافاط گفت: من خود را متنکرساخته، به جنگ می‌روم اما تو لباس خود رابپوش.» پس پادشاه اسرائیل خویشتن را متنکرساخت و ایشان به جنگ رفتند. ۲۹ 29
Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: “Unë do të vishem ndryshe dhe pastaj do të shkoj të luftoj, por ti vish rrobat e tua mbretërore”. Kështu mbreti i Izraelit ndërroi rrobat dhe shkuan të luftojnë.
و پادشاه ارام سرداران ارابه های خویش را امر فرموده، گفت: «نه با کوچک و نه با بزرگ بلکه با پادشاه اسرائیل فقط جنگ نمایید.» ۳۰ 30
Mbreti i Sirisë kishte dhënë këtë urdhër kapitenëve të qerreve të tij duke thënë: “Mos luftoni kundër askujt, të madh apo të vogël, por vetëm kundër mbretit të Izraelit”.
و چون سرداران ارابه هایهوشافاط را دیدند گمان بردند که این پادشاه اسرائیل است، پس مایل شدند تا با او جنگ نمایند و یهوشافاط فریاد برآورد و خداوند او رااعانت نمود و خدا ایشان را از او برگردانید. ۳۱ 31
Kështu, kur kapitenët e qerreve panë Jozafatin, ata thanë: “Ai është mbreti i Izraelit”. Pastaj e rrethuan për ta sulmuar; por Jozafati lëshoi një britmë dhe Zoti i vajti në ndihmë; Perëndia i shtyu të largoheshin prej tij.
وچون سرداران ارابه‌ها را دیدند که پادشاه اسرائیل نیست، از تعاقب او برگشتند. ۳۲ 32
Kur kapitenët e qerreve e kuptuan se nuk ishte mbreti i Izraelit, hoqën dorë nga ndjekja.
اما کسی کمان خود را بدون غرض کشیده، پادشاه اسرائیل را میان وصله های زره زد، و او به ارابه ران خود گفت: «دست خود را بگردان و مرا از لشکر بیرون ببرزیرا که مجروح شدم.» ۳۳ 33
Por një njeri hodhi rastësisht një shigjetë me harkun e tij dhe e goditi mbretin e Izraelit midis lidhjeve të parzmores së tij; prandaj mbreti i tha shqytarit të tij: “Kthehu dhe më ço larg përleshjes, sepse jam plagosur”.
و در آن روز جنگ سخت شد و پادشاه اسرائیل را در ارابه‌اش به مقابل ارامیان تا وقت عصر برپا داشتند و در وقت غروب آفتاب مرد. ۳۴ 34
Por beteja ishte aq e ashpër atë ditë sa që mbreti u detyrua të qëndrojë mbi qerren e tij përballë Sirëve deri në mbrëmje, dhe kur perëndoi dielli ai vdiq.

< دوم تواریخ 18 >