< دوم تواریخ 11 >

و چون رحبعام وارد اورشلیم شد، صدو هشتاد هزار نفر برگزیده جنگ آزموده را از خاندان یهودا و بنیامین جمع کرد تا بااسرائیل مقاتله نموده، سلطنت را به رحبعام برگرداند. ۱ 1
Roboami, me të arritur në Jeruzalem, thirri shtëpinë e Judës dhe të Beniaminit, njëqind e tetëdhjetë mijë luftëtarë të zgjedhur, për të luftuar kundër Izraelit dhe për t’i kthyer kështu mbretërinë Roboamit.
اما کلام خداوند بر شمعیا مرد خدانازل شده، گفت: ۲ 2
Por fjala e Zotit iu drejtua kështu Shemajahut, njeriu i Perëndisë, duke thënë:
«به رحبعام بن سلیمان پادشاه یهودا و به تمامی اسرائیلیان که در یهودا و بنیامین می‌باشند خطاب کرده، بگو: ۳ 3
“Foli Roboamit, birit të Salomonit, mbretit të Judës, dhe tërë Izraelit në Judë dhe në Beniamin, dhe u thuaj atyre:
خداوند چنین می‌گوید: برمیایید و با برادران خود جنگ منمایید. هرکس به خانه خود برگردد زیرا که این امر از جانب من شده است.» و ایشان کلام خداوندرا شنیدند و از رفتن به ضد یربعام برگشتند. ۴ 4
Kështu flet Zoti: “Mos dilni të luftoni kundër vëllezërve tuaj. Secili të kthehet në shtëpinë e vet, sepse kjo gjë vjen nga unë””. Atëherë ata iu bindën fjalës të Zotit dhe u kthyen prapa pa dalë kundër Jeroboamit.
و رحبعام در اورشلیم ساکن شد و شهرهای حصاردار در یهودا ساخت. ۵ 5
Roboami banoi në Jeruzalem dhe ndërtoi disa qytete për mbrojtje në Judë.
پس بیت لحم و عیتام و تقوع ۶ 6
Ai ndërtoi Betlemin, Etamin, Tekoan,
و بیت صور و سوکو و عدلام، ۷ 7
Beth-Tsurin, Sokon, Adulamin,
وجت و مریشه و زیف، ۸ 8
Gathin, Mareshahun, Zifin,
و ادورایم و لاکیش وعزیقه، ۹ 9
Adoraimin, Lakishin, Azkahun,
و صرعه و ایلون و حبرون را بنا کرد که شهرهای حصاردار در یهودا و بنیامین می‌باشند. ۱۰ 10
Tsorahun, Ajalonin dhe Hebronin, që u bënë qytete të fortifikuara në Judë dhe në Beniamin.
و حصارها را محکم ساخت و در آنها سرداران و انبارهای ماکولات و روغن و شراب گذاشت. ۱۱ 11
Përforcoi fortesat dhe vendosi komandantë dhe depo ushqimesh, vaji dhe vere.
و در هر شهری سپرها و نیزه‌ها گذاشته، آنها رابسیار محکم گردانید، پس یهودا و بنیامین با اوماندند. ۱۲ 12
Në çdo qytet vendosi mburoja dhe shtiza dhe i bëri jashtëzakonisht të forta. Kështu ai pati me vete Judën dhe Beniaminin.
و کاهنان و لاویانی که در تمامی اسرائیل بودند از همه حدود خود نزد او جمع شدند. ۱۳ 13
Përveç kësaj nga të gjitha territoret e tyre priftërinjtë dhe Levitët e tërë Izraelit morën anën e tij.
زیراکه لاویان اراضی شهرها و املاک خود راترک کرده، به یهودا و اورشلیم آمدند چونکه یربعام و پسرانش ایشان را از کهانت یهوه اخراج کرده بودند. ۱۴ 14
Në të vërtetë Levitët braktisën tokat e tyre për kullotë dhe pronat e tyre dhe shkuan në Judë dhe në Jeruzalem, sepse Jeroboami me bijtë e tij i kishte përzënë nga shërbimi si priftërinj të Zotit,
و او برای خود به جهت مکان های بلند و دیوها و گوساله هایی که ساخته بود کاهنان معین کرد. ۱۵ 15
dhe kishte caktuar priftërinj për vendet e larta, për demonët dhe për viçat që kishte bërë.
و بعد از ایشان آنانی که دلهای خودرا به طلب یهوه خدای اسرائیل مشغول ساخته بودند از تمامی اسباط اسرائیل به اورشلیم آمدندتا برای یهوه خدای پدران خود قربانی بگذرانند. ۱۶ 16
Mbas Levitëve ata nga gjithë fiset e Izraelit që kishin vendosur në zemër të tyre të kërkonin Zotin, Perëndinë e Izraelit, vajtën në Jeruzalem për t’i ofruar flijime Zotit, Perëndisë të etërve të tyre.
پس سلطنت یهودا را مستحکم ساختند ورحبعام بن سلیمان را سه سال تقویت کردند، زیراکه سه سال به طریق داود و سلیمان سلوک نمودند. ۱۷ 17
Kështu e përforcuan mbretërinë e Judës dhe e bënë të qëndrushëm për tre vjet Roboamin, birin e Salomonit, sepse për tre vjet ndoqën rrugën e Davidit dhe të Salomonit.
و رحبعام محله دختر یریموت بن داود وابیحایل دختر الیاب بن یسی را به زنی گرفت. ۱۸ 18
Roboami mori për grua Mahalathën, bijën e Jerimothit, birit të Davidit dhe i Abihajlit, bijës së Eliabit që ishte bir i Isait.
واو برای وی پسران یعنی یعوش و شمریا و زهم رازایید. ۱۹ 19
Ajo i lindi fëmijët Jeush, Shemariah dhe Zaaham.
و بعد از او معکه دختر ابشالوم را گرفت و او برای وی ابیا و عتای و زبزا و شلومیت رازایید. ۲۰ 20
Mbas asaj mori për grua Maakahën, bijën e Absalomit, e cila i lindi Abijahun, Atain, Zizan dhe Shelomithin.
و رحبعام، معکه دختر ابشالوم را از جمیع زنان و متعه های خود زیاده دوست می‌داشت، زیرا که هجده زن و شصت متعه گرفته بود و بیست و هشت پسر و شصت دختر تولیدنمود. ۲۱ 21
Roboami e donte Maakahën, bijën e Absalomit, më tepër se të gjitha bashkëshortet e konkubinat e tij (ai mori tetëmbëdhjetë bashkëshorte dhe shtatëdhjetë konkubina dhe i lindën njëzet e tetë djem dhe gjashtëdhjetë vajza).
و رحبعام ابیا پسر معکه را در میان برادرانش سرور و رئیس ساخت، زیراکه می‌خواست او را به پادشاهی نصب نماید. ۲۲ 22
Roboami e caktoi Abijahun, birin e Maakahës, si të parë që të ishte princ midis vëllezërve të tij, sepse mendonte ta bënte mbret.
وعاقلانه رفتار نموده، همه پسران خود را درتمامی بلاد یهودا و بنیامین در جمیع شهرهای حصاردار متفرق ساخت، و برای ایشان آذوقه بسیار قرار داد و زنان بسیار خواست. ۲۳ 23
Ai veproi me zgjuarsi dhe i shpërndau disa nga bijtë e tij në të gjitha vendet e Judës dhe të Beniaminit, në të gjitha qytetet e fortifikuara; u dha atyre ushqime me shumicë dhe kërkoi për ta shumë bashkëshorte.

< دوم تواریخ 11 >