< اول سموئیل 3 >

و آن پسر، سموئیل، به حضور عیلی، خداوند را خدمت می‌نمود، و در آن روزهاکلام خداوند نادر بود و رویا مکشوف نمی شد. ۱ 1
Samueli i ri i shërbente Zotit në prani të Eliut. Fjala e Zotit ishte e rrallë në ato ditë, dhe nuk kishte ndonjë zbulesë të gjerë.
و در آن زمان واقع شد که چون عیلی در جایش خوابیده بود و چشمانش آغاز تار شدن نموده، نمی توانست دید، ۲ 2
Në atë kohë Eli rrinte shtrirë në vendin e tij të zakonshëm (tani shikimi i tij kishte filluar të errësohej dhe ai nuk mund të shikonte).
و چراغ خدا هنوز خاموش نشده، و سموئیل در هیکل خداوند، جایی که تابوت خدا بود، می‌خوابید، ۳ 3
Llampa e Perëndis nuk ishte shuar akoma dhe Samueli ishte shtrirë në tabernakullin e Zotit, ku gjendej edhe arka e Perëndisë.
خداوند سموئیل را خواند و او گفت: «لبیک.» ۴ 4
Atëherë Zoti thirri Samuelin që u përgjegj: “Ja ku jam!”.
پس نزد عیلی شتافته، گفت: «اینک حاضرم زیرا مرا خواندی.» او گفت: «نخواندم، برگشته، بخواب.» و او برگشته، خوابید. ۵ 5
Pastaj vrapoi tek Eli dhe i tha: “Ja ku jam, se ti më thirre”. Ai u përgjegj: “Unë nuk të kam thirrur, shko të flesh”. Kështu ai vajti të flerë.
و خداوند بار دیگر خواند: «ای سموئیل!» وسموئیل برخاسته، نزد عیلی آمده، گفت: «اینک حاضرم زیرا مرا خواندی.» او گفت: «ای پسرم تورا نخواندم، برگشته، بخواب.» ۶ 6
Zoti e thirri përsëri Samuelin. Dhe Samueli u ngrit, shkoi tek Eli dhe i tha: “Ja ku jam, se ti më thirre”. Por ai u përgjegj: “Biri im, unë nuk të kam thirrur; shko të flesh”.
و سموئیل، خداوند را هنوز نمی شناخت وکلام خداوند تا حال بر او منکشف نشده بود. ۷ 7
(Por Samueli nuk e njihte akoma Zotin, dhe fjala e tij nuk i ishte shfaqur akoma).
وخداوند باز سموئیل را بار سوم خواند و اوبرخاسته، نزد عیلی آمده، گفت: «اینک حاضرم زیرا مرا خواندی.» آنگاه عیلی فهمید که یهوه، پسر را خوانده است. ۸ 8
Zoti e thirri përsëri për të tretën herë Samuelin. Kështu ai u ngrit, shkoi tek Eli dhe i tha: “Ja ku jam, se ti më thirre”. Atëherë Eli kuptoi që Zoti e thërriste të riun.
و عیلی به سموئیل گفت: «برو و بخواب و اگر تو را بخواند، بگو‌ای خداوندبفرما زیرا که بنده تو می‌شنود.» پس سموئیل رفته، در جای خود خوابید. ۹ 9
Prandaj Eli i tha Samuelit: “Shko e bjer dhe, në qoftë se të thërret prapë, do të thuash: “Folë, o Zot, sepse shërbëtori yt të dëgjon””. Kështu Samueli vajti të shtrihet në vendin e tij.
و خداوند آمده، بایستاد و مثل دفعه های پیش خواند: «ای سموئیل! ای سموئیل!» سموئیل گفت: «بفرما زیرا که بنده تو می‌شنود.» ۱۰ 10
Pastaj Zoti erdhi, u vendos aty afër dhe thirri si herët e tjera: “Samuel, Samuel!”. Samueli u përgjegj: “Folë, sepse shërbëtori yt të dëgjon”.
و خداوند به سموئیل گفت: «اینک من کاری در اسرائیل می‌کنم که گوشهای هر‌که بشنود، صدا خواهد داد. ۱۱ 11
Atëherë Zoti i tha Samuelit: “Ja, jam duke bërë në Izrael një gjë që do të shungullojë veshët e kujtdo që ka për ta dëgjuar.
در آن روز هر‌چه درباره خانه عیلی گفتم بر او اجرا خواهم داشت، و شروع نموده، به انجام خواهم رسانید. ۱۲ 12
Atë ditë unë do të kryej kundër Eliut të gjitha ato që thashë lidhur me shtëpinë e tij, nga fillimi deri në fund.
زیرا به او خبردادم که من بر خانه او تا به ابد داوری خواهم نمودبه‌سبب گناهی که می‌داند، چونکه پسرانش برخود لعنت آوردند و او ایشان را منع ننمود. ۱۳ 13
Po i deklaroj që jam bërë gati të ndëshkoj shtëpinë e tij për gjithnjë, për shkak të paudhësisë që e karakterizon, sepse bijtë e tij janë bërë të neveritshëm dhe ai nuk i ka frenuar.
بنابراین برای خاندان عیلی قسم خوردم که گناه خاندان عیلی به قربانی و هدیه، تا به ابد کفاره نخواهد شد.» ۱۴ 14
Prandaj unë i betohem shtëpisë së Elit që paudhësia e shtëpisë së Elit nuk do të shlyhet kurrë me flijime dhe me blatime”.
و سموئیل تا صبح خوابید و درهای خانه خداوند را باز کرد، و سموئیل ترسید که عیلی رااز رویا اطلاع دهد. ۱۵ 15
Samueli mbeti i shtrirë deri në mëngjes, pastaj hapi dyert e shtëpisë së Zotit. Ai kishte frikë t’i tregonte Elit vegimin e tij.
اما عیلی سموئیل راخوانده، گفت: «ای پسرم سموئیل!» او گفت: «لبیک» ۱۶ 16
Por Eli thirri Samuelin, duke thënë: “Samuel, biri im!”. Ai u përgjegj: “Ja ku jam”.
گفت: «چه سخنی است که به تو گفته است؟ آن را از من مخفی مدار. خدا با تو چنین بلکه زیاده از این عمل نماید، اگر از هر‌آنچه به توگفته است چیزی از من مخفی داری.» ۱۷ 17
Ai tha: “Çfarë të tha? Të lutem, mos më fshih asgjë. Perëndia veproftë ashtu me ty, madje edhe më keq, në rast se ti më fsheh diçka nga të gjitha ato që të tha”.
پس سموئیل همه‌چیز را برای او بیان کرد و چیزی ازآن مخفی نداشت. و او گفت «خداوند است آنچه در نظر او پسند آید بکند.» ۱۸ 18
Samueli ia tregoi atëherë të gjitha, pa i fshehur asgjë. Dhe Eli tha: “Ai është Zoti; le të bëjë atë që i pëlqen atij”.
و سموئیل بزرگ می‌شد و خداوند با وی می‌بود و نمی گذاشت که یکی از سخنانش بر زمین بیفتد. ۱۹ 19
Ndërkaq Samueli rritej; dhe Zoti ishte me të dhe nuk la të shkonin kot asnjë nga fjalët e tij.
و تمامی اسرائیل از دان تا بئرشبع دانستند که سموئیل برقرار شده است تا نبی خداوند باشد. ۲۰ 20
Tërë Izraeli, nga Dani deri tek Beer-Sheba, mësoi që Samueli ishte bërë profet i Zotit.
و خداوند بار دیگر در شیلوه ظاهر شد، زیرا که خداوند در شیلوه خود را برسموئیل به کلام خداوند ظاهر ساخت. ۲۱ 21
Zoti vazhdonte t’i shfaqej në Shiloh, sepse në Shiloh Zoti i shfaqej Samuelit me anë të fjalës së vet.

< اول سموئیل 3 >