< اول سموئیل 28 >

و واقع شد در آن ایام که فلسطینیان لشکرهای خود را برای جنگ فراهم آوردند تا با اسرائیل مقاتله نمایند، و اخیش به داود گفت: «یقین بدان که تو و کسانت همراه من به اردو بیرون خواهید آمد.» ۱ 1
Ato ditë Filistejtë mblodhën ushtrinë e tyre për të luftuar Izraelin. Atëherë Akishi i tha Davidit: “Dije mirë që duhet të dalësh të luftosh bashkë me mua, ti dhe njerëzit e tu”.
داود به اخیش گفت: «به تحقیق خواهی دانست که بنده تو چه خواهدکرد.» اخیش به داود گفت: «از این جهت تو راهمیشه اوقات نگاهبان سرم خواهم ساخت.» ۲ 2
Davidi iu përgjegj Akishit: “Ti me siguri ke për të parë atë që do të bëjë shërbëtori yt”. Atëherë Akishi i tha Davidit: “Mirë, pra, unë do të të bëhem roje personale për gjithnjë”.
و سموئیل وفات نموده بود، و جمیع اسرائیل به جهت او نوحه گری نموده، او را درشهرش رامه دفن کرده بودند، و شاول تمامی اصحاب اجنه و فالگیران را از زمین بیرون کرده بود. ۳ 3
Samueli kishte vdekur dhe gjithë Izraeli e kishte qarë, e kishin varrosur në Ramah, në qytetin e tij. Dhe Sauli kishte përzënë nga vendi mediumet dhe shortarët.
و فلسطینیان جمع شده، آمدند و در شونیم اردو زدند، و شاول تمامی اسرائیل را جمع کرده، در جلبوع اردو زدند. ۴ 4
Kështu Filistejtë u mblodhën dhe erdhën të fushojnë në Shunem, ndërsa Sauli mblodhi tërë Izraelin dhe fushoi në Gilboa.
و چون شاول لشکرفلسطینیان را دید، بترسید و دلش بسیار مضطرب شد. ۵ 5
Kur Sauli pa ushtrinë e Filistejve pati frikë dhe zemra e tij u drodh fortë.
و شاول از خداوند سوال نمود و خداوند اورا جواب نداد، نه به خوابها و نه به اوریم و نه به انبیا. ۶ 6
Kështu Sauli i kërkoi këshillë Zotit dhe Zoti nuk iu përgjegj as me anë të ëndrrave, as nëpërmjet Urimit dhe as me anë të profetëve.
و شاول به خادمان خود گفت: «زنی را که صاحب اجنه باشد، برای من بطلبید تا نزد او رفته، از او مسالت نمایم.» خادمانش وی را گفتند: «اینک زنی صاحب اجنه در عین دور می‌باشد.» ۷ 7
Atëherë Sauli u tha shërbëtorëve të tij: “Më gjeni një grua që të jetë mediume, me qëllim që unë të mund të shkoj tek ajo për t’u këshilluar”. Shërbëtorët e tij i thanë: “Ja, në En-Dor ka një grua që është mediume”.
و شاول صورت خویش را تبدیل نموده، لباس دیگر پوشید و دو نفر همراه خود برداشته، رفت و شبانگاه نزد آن زن آمده، گفت: «تمنا اینکه به واسطه جن برای من فالگیری نمایی و کسی راکه به تو بگویم از برایم برآوری.» ۸ 8
Kështu Sauli u vesh ndryshe për të mos u njohur dhe u nis me dy burra. Arritën tek ajo grua natën dhe Sauli i tha: “Bëj një shortari për mua, të lutem, me një seancë spiritizmi dhe më thirr atë që do të të them”.
آن زن وی راگفت: «اینک آنچه شاول کرده است می‌دانی که چگونه اصحاب اجنه و فالگیران را از زمین منقطع نموده است، پس تو چرا برای جانم دام می‌گذاری تا مرا به قتل رسانی؟» ۹ 9
Gruaja iu përgjegj: “Ja, ti e di ç’ka bërë Sauli; ai i ka shfarosur nga vendi mediumet dhe shortarët. Pse i ngre një grackë jetës sime, për të shkaktuar vdekjen time?”.
و شاول برای وی به یهوه قسم خورده، گفت: «به حیات یهوه قسم که از این امر به تو هیچ بدی نخواهد رسید.» ۱۰ 10
Atëherë Sauli iu betua në emër të Zotit, duke thënë: “Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, asnjë ndëshkim nuk do të kesh për këtë!”.
آن زن گفت: «از برایت که را برآورم؟» او گفت: «سموئیل را برای من برآور.» ۱۱ 11
Gruaja i tha: “Cilin duhet të të nxjerr?”. Ai i tha: “Më nxirr Samuelin”.
و چون آن زن سموئیل را دید به آواز بلند صدا زد و زن، شاول را خطاب کرده، گفت: «برای چه مرا فریب دادی زیرا تو شاول هستی.» ۱۲ 12
Kur pa Samuelin, gruaja bërtiti me zë të lartë; dhe gruaja i tha Saulit: “Pse më mashtrove? Ti je Sauli!”.
پادشاه وی را گفت: «مترس! چه دیدی؟» آن زن در جواب شاول گفت: «خدایی را می‌بینم که از زمین بر می‌آید.» ۱۳ 13
Mbreti iu përgjegj: “Mos ki frikë; çfarë shikon?”. Gruaja i tha Saulit: “Shoh një qenie mbinjerëzore që ngrihet nga toka”.
او وی را گفت: «صورت او چگونه است؟» زن گفت: «مردی پیر بر می‌آید و به ردایی ملبس است.» پس شاول دانست که سموئیل است و روبه زمین خم شده، تعظیم کرد. ۱۴ 14
Ai e pyeti: “Ç’formë ka?”. Ajo u përgjegj: “Éshtë një plak që po ngjitet dhe është mbështjellë me një mantel”. Atëherë Sauli kuptoi se ishte Samueli, u përul me fytyrën për tokë dhe ra përmbys.
و سموئیل به شاول گفت: «چرا مرابرآورده، مضطرب ساختی؟» شاول گفت: «درشدت تنگی هستم چونکه فلسطینیان با من جنگ می‌نمایند و خدا از من دور شده، مرا نه به واسطه انبیا و نه به خوابها دیگر جواب می‌دهد، لهذا تو راخواندم تا مرا اعلام نمایی که چه باید بکنم.» ۱۵ 15
Samueli i tha Saulit: “Pse më shqetësove duke bërë që të dal?”. Sauli iu përgjegj: “Ndodhem në një ankth të madh, sepse Filistejtë më luftojnë dhe Perëndia është larguar nga unë, dhe nuk më përgjigjet
سموئیل گفت: «پس چرا از من سوال می‌نمایی و حال آنکه خداوند از تو دور شده، دشمنت گردیده است. ۱۶ 16
Samueli i tha: “Pse këshillohesh me mua, në qoftë se Zoti është larguar nga ti dhe është bërë armiku yt?
و خداوند به نحوی که به زبان من گفته بود، برای خود عمل نموده است، زیراخداوند سلطنت را از دست تو دریده، آن را به همسایه ات داود داده است. ۱۷ 17
Zoti veproi ashtu siç kishte thënë nëpërmjet meje. Zoti e shkëputi mbretërinë nga duart e tua dhe ia dha një tjetri, Davidit,
چونکه آوازخداوند را نشنیدی و شدت غضب او را برعمالیق به عمل نیاوردی، بنابراین خداوند امروزاین عمل را به تو نموده است. ۱۸ 18
sepse nuk iu binde zërit të Zotit dhe nuk zbatove në jetë zemërimin e thellë të tij kundër Amalekut; për këtë arsye Zoti të bëri sot këtë gjë.
و خداونداسرائیل را نیز با تو به‌دست فلسطینیان خواهدداد، و تو و پسرانت فردا نزد من خواهید بود، و خداوند اردوی اسرائیل را نیز به‌دست فلسطینیان خواهد داد.» ۱۹ 19
Zoti do ta japë edhe Izraelin bashkë me ty në duart e Filistejve; nesër ti dhe bijtë e tu do të jeni me mua. Zoti do të japë gjithashtu ushtrinë e Izraelit në duart e Filistejve.
و شاول فور به تمامی قامتش بر زمین افتاد، و از سخنان سموئیل بسیار بترسید. وچونکه تمامی روز و تمامی شب نان نخورده بود، هیچ قوت نداشت. ۲۰ 20
Atëherë Sauli ra menjëherë për së gjati për tokë, sepse ishte trembur shumë nga fjalët e Samuelit; ai kishte qenë edhe më parë pa fuqi, sepse nuk kishte ngrënë tërë atë ditë dhe tërë atë natë.
و چون آن زن نزد شاول آمده، دید که بسیار پریشان حال است وی راگفت: «اینک کنیزت آواز تو را شنید و جانم را به‌دست خود گذاشتم و سخنانی را که به من گفتی اطاعت نمودم. ۲۱ 21
Gruaja iu afrua Saulit dhe duke e parë të tmerruar fare, i tha: “Ja, shërbëtorja jote iu bind zërit tënd; unë vura në rrezik jetën time për t’iu bindur fjalëve që më the.
پس حال تمنا اینکه تو نیز آوازکنیز خود را بشنوی تا لقمه‌ای نان به حضورت بگذارم و بخوری تا قوت یافته، به راه خودبروی.» ۲۲ 22
Prandaj dëgjo edhe ti zërin e shërbëtores sate dhe lermë të vë para teje një copë buke; ha, sepse kështu do të marrësh fuqi për ta rifilluar rrugën”.
اما او انکار نموده، گفت: «نمی خورم.» لیکن چون خادمانش و آن زن نیز اصرار نمودند، آواز ایشان را بشنید و از زمین برخاسته، بر بسترنشست. ۲۳ 23
Por ai refuzoi dhe tha: “Nuk do të ha”. Por shërbëtorët e tij bashkë me gruan ngulën këmbë dhe ai i dëgjoi; kështu u ngrit nga toka dhe u ul në shtrat.
و آن زن گوساله‌ای پرواری در خانه داشت. پس تعجیل نموده، آن را ذبح کرد و آردگرفته، خمیر ساخت و قرصهای نان فطیر پخت. ۲۴ 24
Gruaja kishte në shtëpi një viç të majmë; e theri shpejt e shpejt, pastaj mori miellin, gatoi brumin dhe përgatiti disa bukë pa maja.
و آنها را نزد شاول و خادمانش گذاشت که خوردند. پس برخاسته، در آن شب روانه شدند. ۲۵ 25
I vuri këto ushqime Saulit dhe shërbëtorëve të tij, dhe ata i hëngrën; pastaj u ngritën dhe u nisën po atë natë.

< اول سموئیل 28 >