< اول سموئیل 11 >
و ناحاش عمونی برآمده، در برابر یابیش جلعاد اردو زد، و جمیع اهل یابیش به ناحاش گفتند: «با ما عهد ببند و تو را بندگی خواهیم نمود.» | ۱ 1 |
Pastaj Amoniti Nahash shkoi të ngrejë kampin kundër Jabeshit të Galaadit. Atëherë tërë ata të Jabeshit i thanë Nahashit: “Lidh aleancë me ne dhe ne do të të shërbejmë”.
ناحاش عمونی به ایشان گفت: «به این شرط با شما عهد خواهم بست که چشمان راست جمیع شما کنده شود، و این را بر تمامی اسرائیل عار خواهم ساخت.» | ۲ 2 |
Amoniti Nahash iu përgjegj kështu: “Unë do të bëj aleancë me ju me këtë kusht: t’ju nxjerr syrin e djathtë të gjithëve për të poshtëruar tërë Izraelin.
و مشایخ یابیش به وی گفتند: «ما را هفت روز مهلت بده تا رسولان به تمامی حدود اسرائیل بفرستیم، و اگر برای مارهانندهای نباشد نزد تو بیرون خواهیم آمد.» | ۳ 3 |
Pleqtë e Jabeshit i thanë: “Na jep shtatë ditë kohë që të dërgojmë lajmëtarë në tërë territorin e Izraelit; dhe në qoftë se nuk vjen asnjeri për të na shpëtuar, do të dorëzohemi në duart e tua”.
پس رسولان به جبعه شاول آمده، این سخنان رابه گوش قوم رسانیدند، و تمامی قوم آواز خود رابلند کرده، گریستند. | ۴ 4 |
Kështu lajmëtarët arritën në Gibeah të Saulit dhe i njoftuan këto fjalë para popullit; atëherë tërë populli ngriti zërin dhe qau.
و اینک شاول در عقب گاوان از صحرامی آمد، و شاول گفت: «قوم را چه شده است که میگریند؟» پس سخنان مردان یابیش را به او بازگفتند. | ۵ 5 |
Ndërkaq Sauli po kthehej nga fshati pas qeve të tij. Dhe Sauli tha: “Çfarë ka populli që qan?”. I njoftoi atëherë fjalët e njerëzve të Jabeshit.
و چون شاول این سخنان را شنید روح خدا بر وی مستولی گشته، خشمش به شدت افروخته شد. | ۶ 6 |
Me të dëgjuar këto fjalë, Fryma e Perëndisë përfshiu Saulin, zemërimi i të cilit u rrit me të madhe.
پس یک جفت گاو را گرفته، آنهارا پاره پاره نمود و بهدست قاصدان به تمامی حدود اسرائیل فرستاده، گفت: «هرکه در عقب شاول و سموئیل بیرون نیاید، به گاوان او چنین کرده شود.» آنگاه ترس خداوند بر قوم افتاد که مثل مرد واحد بیرون آمدند. | ۷ 7 |
Ai mori një pendë qesh, i preu qetë copë-copë dhe i dërgoi në të gjithë territorin e Izraelit me anë të lajmëtarëve, duke thënë: “Kështu do të trajtohen qetë, e atij që nuk do të ndjekë Saulin dhe Samuelin”. Tmerri i Zotit zuri popullin dhe ai u ngrit si një njeri i vetëm.
و ایشان را در بازق شمرد و بنیاسرائیل سیصد هزار نفر و مردان یهودا سی هزار بودند. | ۸ 8 |
Sauli i kaloi në revistë në Bezek, dhe ishin treqind mijë bij të Izraelit dhe tridhjetë mijë burra të Judës.
پس به رسولانی که آمده بودند گفتند: «به مردمان یابیش جلعاد چنین گویید: فردا وقتی که آفتاب گرم شود برای شماخلاصی خواهد شد.» و رسولان آمده، به اهل یابیش خبر دادند، پس ایشان شاد شدند. | ۹ 9 |
Pastaj u thanë lajmëtarëve që kishin ardhur: “Kështu do t’u thoni njerëzve të Jabeshit nga Galaadi: “Nesër, kur dielli të fillojë të ngrohë, do të çliroheni””. Lajmëtarët shkuan t’ua njoftojnë këtë njerëzve të Jabeshit, të cilët u gëzuan.
ومردان یابیش گفتند: «فردا نزد شما بیرون خواهیم آمد تا هرچه در نظرتان پسند آید به ما بکنید.» | ۱۰ 10 |
Atëherë njerëzit e Jabeshit u thanë Amonitëve: “Nesër do të vimë tek ju dhe do të bëni ç’të doni me ne”.
و در فردای آن روز شاول قوم را به سه فرقه تقسیم نمود و ایشان در پاس صبح به میان لشکرگاه آمده، عمونیان را تا گرم شدن آفتاب میزدند، و باقی ماندگان پراکنده شدند به حدی که دو نفر از ایشان در یک جا نماندند. | ۱۱ 11 |
Të nesërmen, Sauli e ndau popullin në tre grupe, të cilët hynë në mes të kampit armik para mëngjesit dhe i grinë Amonitët deri në zheg të ditës. Ata që shpëtuan u shpërndanë dhe nuk mbetën as dy veta bashkë.
و قوم به سموئیل گفتند: «کیست که گفته است! آیا شاول بر ما سلطنت نماید؟ آن کسان رابیاورید تا ایشان را بکشیم.» | ۱۲ 12 |
Populli i tha atëherë Samuelit: “Kush ka thënë: “A duhet të mbretërojë Sauli mbi ne?”. Na i jepni këta njerëz dhe ne do t’i vrasim”.
اما شاول گفت: «کسیامروز کشته نخواهد شد زیرا که خداوندامروز در اسرائیل نجات به عمل آورده است.» | ۱۳ 13 |
Por Sauli u përgjegj: “Asnjeri nuk do të vritet në këtë ditë, sepse sot Zoti ka realizuar një çlirim të madh në Izrael”.
و سموئیل به قوم گفت: «بیایید تا به جلجال برویم و سلطنت را در آنجا از سر نو برقرار کنیم.» | ۱۴ 14 |
Pastaj Samueli i tha popullit: “Ejani, shkojmë në Gilgal dhe aty ta përtërijmë mbretërinë”.
پس تمامی قوم به جلجال رفتند، و آنجا درجلجال، شاول را به حضور خداوند پادشاه ساختند، و در آنجا ذبایح سلامتی به حضورخداوند ذبح نموده، شاول و تمامی مردمان اسرائیل در آنجا شادی عظیم نمودند. | ۱۵ 15 |
Kështu tërë populli shkoi në Gilgal dhe aty përpara Zotit në Gilgal e caktuan Saulin mbret. Aty përpara Zotit ofruan flijime falenderimi; dhe po aty Sauli dhe tërë njerëzit e Izraelit u gëzuan shumë.