< اول پادشاهان 3 >

و سلیمان با فرعون، پادشاه مصر، مصاهرت نموده، دختر فرعون را گرفت، واو را به شهر داود آورد تا بنای خانه خود و خانه خداوند و حصار اورشلیم را به هر طرفش تمام کند. ۱ 1
Pastaj Salomoni bëri krushqi me Faraonin, mbretin e Egjiptit. U martua me të bijën e Faraonit dhe e çoi në qytetin e Davidit, deri sa të mbaronte së ndërtuari shtëpinë e tij, shtëpinë e Zotit dhe muret rrethuese të Jeruzalemit.
لیکن قوم در مکانهای بلند قربانی می‌گذرانیدند زیرا خانه‌ای برای اسم خداوند تاآن زمان بنا نشده بود. ۲ 2
Populli ofronte flijime në vendet e larta, sepse deri në atë ditë nuk ishte ndërtuar akoma një tempull në emër të Zotit.
و سلیمان خداوند را دوست داشته، به فرایض پدر خود، داود رفتار می‌نمود، جز اینکه در مکانهای بلند قربانی می‌گذرانید و بخورمی سوزانید. ۳ 3
Salomoni e donte Zotin dhe respektonte statutet e Davidit, atit të tij; megjithatë ofronte flijime dhe digjte temjan në vendet e larta.
و پادشاه به جبعون رفت تا در آنجاقربانی بگذراند زیرا که مکان بلند عظیم، آن بود وسلیمان بر آن مذبح هزار قربانی سوختنی گذرانید. ۴ 4
Mbreti shkoi në Gabaon për të ofruar flijime, sepse ky ishte vendi i lartë më i rëndësishëm; dhe mbi këtë altar Salomoni ofroi një mijë olokauste.
و خداوند به سلیمان در جبعون درخواب شب ظاهر شد. و خدا گفت: «آنچه را که به تو بدهم، طلب نما.» ۵ 5
Në Gabaon, Zoti i doli në ëndërr natën Salamonit. Perëndia i tha: “Kërko ç’të duash dhe unë do ta jap”.
سلیمان گفت: «تو با بنده ات، پدرم داود، هرگاه در حضور تو با راستی و عدالت و قلب سلیم با تو رفتار می‌نمود، احسان عظیم می‌نمودی، و این احسان عظیم را برای اونگاه داشتی که پسری به او دادی تا بر کرسی وی بنشیند، چنانکه امروز واقع شده است. ۶ 6
Salamoni u përgjigj: “Ti ke treguar një dashamirësi të madhe ndaj shërbëtorit tënd David, atit tim, sepse ai ecte para teje me besnikëri, me drejtësi dhe me zemër të pastër ndaj teje; ti ke vazhduar të shfaqësh ndaj tij këtë dashamirësi të madhe dhe i ke dhënë një bir që të ulet mbi fronin e tij, siç po ndodh sot.
و الان‌ای یهوه، خدای من، تو بنده خود را به‌جای پدرم داود، پادشاه ساختی و من طفل صغیر هستم که خروج و دخول را نمی دانم. ۷ 7
Tani, o Zot, Perëndia im, ti ke bërë të mbretërojë shërbëtori yt në vend të Davidit, atit tim, por unë jam veçse një fëmijë dhe nuk di si të sillem.
و بنده ات در میان قوم تو که برگزیده‌ای هستم، قوم عظیمی که کثیرند به حدی که ایشان را نتوان شمرد و حساب کرد. ۸ 8
Përveç kësaj shërbëtori yt është në mes të popullit që ti ke zgjedhur, një popull i madh, tepër i shumtë për t’u numëruar dhe llogaritur.
پس به بنده خود دل فهیم عطا فرما تا قوم تو را داوری نمایم و در میان نیک و بد تمیز کنم، زیرا کیست که این قوم عظیم تو را داوری تواندنمود؟» ۹ 9
Jepi, pra, shërbëtorit tënd një zemër të zgjuar, në mënyrë që të administrojë drejtësinë për popullin tënd dhe të dallojë të mirën nga e keqja. Kush në fakt mund të administrojë drejtësinë për popullin tënd kaq të madh?”.
و این امر به نظر خداوند پسند آمد که سلیمان این چیز را خواسته بود. ۱۰ 10
I pëlqeu Perëndisë që Salomoni bëri këtë kërkesë.
پس خدا وی را گفت: «چونکه این چیز را خواستی و طول ایام برای خویشتن نطلبیدی، و دولت برای خودسوال ننمودی، و جان دشمنانت را نطلبیدی، بلکه به جهت خود حکمت خواستی تا انصاف رابفهمی، ۱۱ 11
Atëherë Perëndia i tha: “Me qenë se kërkove këtë dhe nuk kërkove për vete as jetë të gjatë, as pasuri, as vdekjen e armiqve të tu, por ke kërkuar zgjuarsi për të kuptuar atë që është e drejtë,
اینک بر‌حسب کلام تو کردم و اینک دل حکیم و فهیم به تو دادم به طوری که پیش از تومثل تویی نبوده است و بعد از تو کسی مثل تونخواهد برخاست. ۱۲ 12
ja, unë po bëj atë që ti ke kërkuar: po të jap një zemër të urtë dhe të zgjuar, sa nuk ka pasur asnjëri para teje dhe nuk ka për të dalë askush si ti mbas teje.
و نیز آنچه را نطلبیدی، یعنی هم دولت و هم جلال را به تو عطا فرمودم به حدی که در تمامی روزهایت کسی مثل تو درمیان پادشاهان نخواهد بود. ۱۳ 13
Po të jap edhe atë që nuk ke kërkuar: pasuri dhe lavdi, kështu që midis mbretërve nuk do të ketë asnjë si ti, për të gjitha ditët e jetës sate.
و اگر در راههای من سلوک نموده، فرایض و اوامر مرا نگاه داری به طوری که پدر تو داود سلوک نمود، آنگاه روزهایت را طویل خواهم گردانید.» ۱۴ 14
Në rast se ti ecën në rrugët e mia duke iu bindur statutet dhe urdhërimet e mia, ashtu si bëri Davidi, ati yt, unë kam për t’i zgjatur ditët e tua”.
پس سلیمان بیدار شد و اینک خواب بود وبه اورشلیم آمده، پیش تابوت عهد خداوند ایستاد، و قربانی های سوختنی گذرانید و ذبایح سلامتی ذبح کرده، برای تمامی بندگانش ضیافت نمود. ۱۵ 15
Salomoni u zgjua, dhe ja, ishte në ëndërr. Atëherë ai u kthye në Jeruzalem, u paraqit para arkës së besëlidhjes të Zotit, ofroi olokauste dhe flijime falënderimi, dhe shtroi një banket për të tërë shërbëtorët e tij.
آنگاه دو زن زانیه نزد پادشاه آمده، درحضورش ایستادند. ۱۶ 16
Pastaj erdhën te mbreti dy prostituta dhe u paraqitën para tij.
و یکی از آن زنان گفت: «ای آقایم، من و این زن در یک خانه ساکنیم و درآن خانه با او زاییدم. ۱۷ 17
Një nga të dy gratë tha: “O imzot, kjo grua dhe unë banojmë në të njëjtën shtëpi; unë linda kur ajo ishte akoma në shtëpi.
و روز سوم بعد از زاییدنم واقع شد که این زن نیز زایید و ما با یکدیگر بودیم و کسی دیگر با ما در خانه نبود و ما هر دو در خانه‌تنها بودیم. ۱۸ 18
Tri ditë pasi linda unë, lindi edhe kjo grua; dhe nuk kishte njeri tjetër në shtëpi përveç ne të dyjave.
و در شب، پسر این زن مرد زیرا که بر او خوابیده بود. ۱۹ 19
Djali i kësaj gruaje vdiq natën, sepse ajo kishte rënë në shtrat sipër tij.
و او در نصف شب برخاسته، پسر مرا وقتی که کنیزت در خواب بود از پهلوی من گرفت و در بغل خود گذاشت و پسر مرده خودرا در بغل من نهاد. ۲۰ 20
Atëherë ajo u ngrit në mes të natës, mori djalin tim nga krahu im, ndërsa shërbëtorja jote po flinte, dhe e vuri mbi gjirin e saj, dhe mbi gjirin tim vendosi djalin e saj të vdekur.
و بامدادان چون برخاستم تاپسر خود را شیر دهم‌اینک مرده بود اما چون دروقت صبح بر او نگاه کردم، دیدم که پسری که من زاییده بودم، نیست.» ۲۱ 21
Kur në mëngjes u ngrita për t’i dhënë gji djalit tim, pashë që kishte vdekur; por kur e kqyra me kujdes në mëngjes, pashë që nuk ishte djali që kisha lindur”.
زن دیگر گفت: «نی، بلکه پسر زنده از آن من است و پسر مرده از آن توست.» و آن دیگر گفت: «نی، بلکه پسر مرده ازآن توست و پسر زنده از آن من است.» و به حضورپادشاه مکالمه می‌کردند. ۲۲ 22
Atëherë gruaja tjetër tha: “Nuk është e vërtetë; djali im është ai që jeton, dhe yti është ai i vdekur”. Por e para nguli këmbë: “Nuk është e vërtetë; yt bir është ai vdekur dhe imi është ai i gjallë”. Kështu grindeshin përpara mbretit.
پس پادشاه گفت: «این می‌گوید که این پسرزنده از آن من است و پسر مرده از آن توست و آن می‌گوید نی، بلکه پسر مرده از آن توست و پسرزنده از آن من است.» ۲۳ 23
Atëherë mbreti tha: “Njëra thotë: “Ai i gjallë është djali im dhe ai i vdekur është yti”. Dhe tjetra thotë: “Nuk është e vërtetë; ai i vdekur është djali yt dhe ai i gjallë është imi””.
و پادشاه گفت: «شمشیری نزد من بیاورید.» پس شمشیری به حضور پادشاه آوردند. ۲۴ 24
Atëherë mbreti urdhëroi: “Më sillni një shpatë!”. Kështu sollën një shpatë para mbretit.
و پادشاه گفت: «پسرزنده را به دو حصه تقسیم نمایید و نصفش را به این و نصفش را به آن بدهید.» ۲۵ 25
Pastaj mbreti urdhëroi: “Ndajeni fëmijën e gjallë në dy pjesë dhe jepini gjysmën njërës dhe gjysmën tjetrës”.
و زنی که پسرزنده از آن او بود چونکه دلش بر پسرش می سوخت به پادشاه عرض کرده، گفت: «ای آقایم! پسر زنده را به او بدهید و او را هرگزمکشید.» اما آن دیگری گفت: «نه از آن من و نه ازآن تو باشد؛ او را تقسیم نمایید.» ۲۶ 26
Atëherë gruaja e fëmijës së gjallë, që e donte shumë fëmijën e vet, i tha mbretit: “Imzot, jepjani asaj fëmijën e gjallë, por mos e vrisni”. Tjetra përkundrazi thoshte: “Të mos jetë as imi, as yti; por ndaheni!”.
آنگاه پادشاه امر فرموده، گفت: «پسر زنده را به او بدهید و او راالبته مکشید زیرا که مادرش این است.» ۲۷ 27
Atëherë mbreti u përgjigj duke thënë: “Jepini së parës fëmijën e gjallë dhe mos e vrisni, sepse ajo është nëna e fëmijës”.
و چون تمامی اسرائیل حکمی را که پادشاه کرده بود، شنیدند از پادشاه بترسیدند زیرا دیدند که حکمت خدایی به جهت داوری کردن در دل اوست. ۲۸ 28
Tërë Izraeli e mësoi vendimin që u dha nga mbreti dhe patën frikë nga mbreti sepse shihnin që dituria e Perëndisë ishte tek ai për të ushtruar drejtësinë.

< اول پادشاهان 3 >