< Marka Evaņg̒elijs 11 >

1 Un kad tie tuvu pie Jeruzālemes nāca, pie Betfagas un Betanijas pie Eļļas kalna, tad Viņš sūtīja divus no Saviem mācekļiem,
Tani kur iu afruan Jeruzalemit, drejt Betfage dhe Betania, afër malit të Ullinjve, Jezusi dërgoi dy nga dishepujt e vet,
2 Un uz tiem sacīja: “Noejat tanī miestā, kas jūsu priekšā, un iegājuši jūs tūdaļ atradīsiet piesietu kumeļu, uz kā vēl neviens cilvēks nav sēdējis. Atraisījuši to atvediet.
duke u thënë: “Shkoni në fshatin përballë dhe, posa të hyni aty, do të gjeni një kërriç të lidhur, mbi të cilin akoma nuk ka hipur askush; zgjidheni dhe ma sillni.
3 Un ja kas jums sacīs: Kāpēc jūs to dariet? Tad atsakāt: Tam Kungam tā vajag; un tūdaļ tas to atsūtīs šurp.”
Dhe në se ndokush iu thotë: “Pse po veproni kështu?”, përgjigjuni: “I duhet Zotit. Ai do ta kthejë menjëherë këtu””.
4 Un tie nogāja un atrada to kumeļu ārā pie durvīm piesietu uz ielas, un to atraisīja.
Ata shkuan dhe e gjetën kërriçin të lidhur afër një dere, në rrugë, dhe e zgjidhën.
5 Un kādi no tiem, kas tur stāvēja, uz viņiem sacīja: “Ko jūs darāt, ka atraisiet to kumeļu?”
Disa nga të pranishmit u thanë atyre: “Ç’po bëni? Pse po e zgjidhni kërriçin?”.
6 Un viņi uz tiem sacīja, kā Jēzus bija pavēlējis. Un tie tos atlaida.
Këta iu përgjigjën ashtu si u kishte thënë Jezusi dhe ata i lanë të shkojnë.
7 Un viņi to kumeļu atveda pie Jēzus un savas drēbes uzlika un To sēdināja virsū.
Atëherë ia çuan Jezusit kërriçin, vunë mbi të mantelet e tyre dhe ai u ul mbi të.
8 Un daudzi savas drēbes izklāja uz ceļu; un citi zarus cirta no kokiem un tos izkaisīja uz ceļu.
Shumë njerëz i shtronin rrobat e tyre rrugës dhe të tjerë pritnin degë nga pemët dhe i hidhnin rrugës.
9 Un tie, kas gāja priekšā un pakaļā, kliedza un sauca: “Ozianna, slavēts, kas nāk Tā Kunga Vārdā!
Dhe si ata që pararendnin, edhe ata që ndiqnin Jezusin, thërrisnin dhe thonin: “Hosana! Bekuar është ai që vjen në emër të Zotit!
10 Slavēta ir mūsu tēva Dāvida valstība, kas nāk! Ozianna augstībā!”
E bekuar është mbretëria e Davidit, atit tonë, që vjen në emër të Zotit. Hosana në vendet shumë të larta!”.
11 Un Jēzus iegāja Jeruzālemē un Dieva namā. Un kad Viņš visu visapkārt bija uzlūkojis, un jau vakars bija, tad Viņš izgāja ar tiem divpadsmit uz Betaniju.
Kështu hyri Jezusi në Jeruzalem dhe në tempull; dhe, mbasi shikoi mirë çdo gjë, duke qenë se ishte vonë, doli bashkë me të dymbëdhjetët në drejtim të Betanias.
12 Un otrā dienā, kad tie no Betanijas izgāja, tad Viņam gribējās ēst.
Të nesërmen, kur dolën nga Betania, ai kishte uri.
13 Un no tālienes redzēdams vienu vīģes koku, kam lapas bija, Viņš nāca, lai Viņš tanī ko atrastu; un pie tā piegājis Viņš neatrada nenieka kā vien lapas: jo nebija vīģu laiks.
Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s’gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve.
14 Un Jēzus uzrunāja un uz to sacīja: “Lai neviens nemūžam vairs neēd augļus no tevis.” Un Viņa mācekļi klausījās. (aiōn g165)
Atëherë Jezusi, duke iu drejtuar fikut, tha: “Askush mos ngrëntë kurrë fryt prej teje përjetë”. Dhe dishepujt e tij e dëgjuan. (aiōn g165)
15 Un tie nāca uz Jeruzālemi, un Dieva namā iegājis Viņš iesāka izdzīt visus, kas pārdeva un pirka Dieva namā, un apgāza to mijēju galdus un to baložu pārdevēju krēslus.
Kështu arritën në Jeruzalem. Dhe Jezusi, mbasi hyri në tempull, filloi t’i dëbojë ata që shisnin dhe blinin brenda tempullit dhe përmbysi tavolinat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.
16 Un neļāva nevienu lietu nest caur Dieva namu.
Dhe nuk lejoi asnjë që të mbartte sende nëpër tempull.
17 Un mācīja un uz tiem sacīja: “Vai nav rakstīts: “Mans nams taps nosaukts lūgšanas nams visām tautām?” Bet jūs to esat darījuši par slepkavu bedri.”
Dhe i mësonte duke u thënë atyre: “Vallë nuk është shkruar: “Shtëpia ime do të quhet shtëpi e lutjes për të gjithë kombet”? Ju, përkundrazi, e keni bërë shpellë kusarësh!”.
18 Un tie rakstu mācītāji un augstie priesteri to dzirdēja un meklēja, kā Viņu nomaitātu; jo tie bijās no Viņa, tāpēc ka visi ļaudis izbrīnījās par Viņa mācību.
Tani skribët dhe krerët e priftërinjve kur i dëgjuan këto fjalë kërkonin mënyrën se si ta vrisnin, por kishin frikë prej tij, sepse gjithë turma ishte e mahnitur nga doktrina e tij.
19 Un kad vakars metās, tad Viņš izgāja no pilsētas ārā.
Dhe kur u bë darkë, Jezusi doli jashtë qytetit.
20 Un no rīta agrumā garām iedami tie redzēja to vīģes koku nokaltušu no pašām saknēm.
Të nesërmen në mengjes, duke kaluar, panë se fiku ishte tharë me gjithë rrënjë.
21 Pēteris atminējies uz Viņu sacīja: “Mācītāj, redzi, tas vīģes koks, ko Tu esi nolādējis, tas ir nokaltis.”
Dhe Pjetri, duke u kujtuar, i tha: “Mësues, ja, fiku që ti mallkove qenka tharë”.
22 Un Jēzus atbildēja un uz tiem sacīja: “Ticat uz Dievu.
Atëherë Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: “Kini besimin e Perëndisë!
23 Jo patiesi, Es jums saku: ja kas šim kalnam sacīs: celies un meties jūrā! un nešaubīsies savā sirdī, bet ticēs, ka notiks, ko viņš saka: tad viņam notiks, ko viņš saka.
Sepse ju them në të vërtetë se nëse dikush do t’i thotë këtij mali: “Luaj vendit dhe hidhu në det”, dhe nuk do të ketë dyshime në zemër të vet, por do të besojë se ajo që po thotë do të ndodhë, çdo gjë që të thotë do t’i bëhet.
24 Tāpēc Es jums saku: visu, ko jūs lūgdami lūgsiet, ticat, ka jūs dabūsiet, tad tas jums notiks.
Prandaj po ju them: Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t’i merrni dhe ju do t’i merrni.
25 Un kad jūs stāvat, Dievu lūgdami, tad piedodat, ja jums kas ir pret kādu, lai arī jūsu Tēvs, kas debesīs, jums piedod jūsu noziegumus.
Dhe kur nisni të luteni, nëse keni diçka kundër ndokujt, faleni, që edhe Ati juaj që është në qiejt, t’ju falë mëkatet tuaja.
26 Bet ja jūs nepiedodat, tad arī jūsu Tēvs debesīs jūsu noziegumus nepiedos.”
Por në se ju nuk falni, as Ati juaj, që është në qiejt, nuk do t’jua falë mëkatet tuaja”.
27 Un tie nāca atkal uz Jeruzālemi, un Viņam Dieva namā staigājot, nāca pie Viņa tie augstie priesteri un rakstu mācītāji un tie vecaji,
Pastaj ata erdhën përsëri në Jeruzalem; dhe ndërsa ai po ecte nëpër tempull, krerët e priftërinjve, skribët dhe pleqtë iu afruan,
28 Un uz To sacīja: “Kādā varā Tu šo visu dari? Un kas Tev šo varu devis, ka Tu to dari?”
dhe i thanë: “Me ç’pushtet i bën ti këto gjëra? Kush ta dha këtë pushtet për t’i kryer këto gjëra?”.
29 Bet Jēzus atbildēja un uz tiem sacīja: “Es arīdzan jums vienu vārdu vaicāšu, un atbildiet Man; tad Es jums arīdzan sacīšu, kādā varā Es to daru.
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: “Edhe unë do t’ju pyes diçka; më jepni përgjigje, pra, dhe unë do t’ju them me ç’pushtet i bëj këto gjëra.
30 Vai Jāņa kristība bija no debesīm, vai no cilvēkiem? Atbildiet Man.”
Pagëzimi i Gjonit a ishte nga qielli apo nga njerëzit? Më jepni përgjigje.
31 Un tie domāja savā starpā un sacīja: ja mēs sakām: “No debesīm,” tad Viņš sacīs: “Kāpēc tad jūs viņam neesat ticējuši?”
Ata filluan të arsyetonin midis tyre: “Po të themi “nga qielli”, ai do të thotë: “Atëherë pse ju nuk i besuat?”.
32 Bet ja sacīsim: “No cilvēkiem,” - viņi bijās no tiem ļaudīm. Jo visi to Jāni turēja, ka tas patiesi pravietis bijis.
Por po t’i themi “nga njerëzit”, kemi frikë nga populli, sepse të gjithë e konsideronin Gjonin se ishte me të vërtetë një profet”.
33 Un tie atbildēja un uz Jēzu sacīja: “Mēs nezinām.” Un Jēzus atbildēja un uz tiem sacīja: “Tad Es arīdzan jums nesaku, kādā varā Es to daru.”
Prandaj, duke iu përgjigjur, i thanë Jezusit: “Nuk e dimë”. Dhe Jezusi duke u përgjigjur, u tha atyre: “As unë nuk po ju them se me çfarë pushteti i bëj këto gjëra”.

< Marka Evaņg̒elijs 11 >