< Genesi 46 >

1 ISRAELE adunque si partì, con tutto ciò ch'egli avea. E, giunto in Beerseba, sacrificò sacrificii all'Iddio d'Isacco suo padre.
Izraeli, pra, u nis me të gjitha ato që kishte dhe, kur arriti në Beer-Sheba, i bëri fli Perëndisë të atit të tij Isak.
2 E Iddio parlò a Israele in visioni di notte, e disse: Giacobbe, Giacobbe. Ed egli disse: Eccomi.
Dhe Perëndia i foli Izraelit në vegime nate dhe tha: “Jakob, Jakob!”. Ai u përgjegj: “Ja ku jam”.
3 E [Iddio] disse: Io [sono] Iddio, l'Iddio di tuo padre; non temer di andare in Egitto; perciocchè io ti farò divenir quivi una gran nazione.
Atëherë Perëndia tha: “Unë jam Perëndia, Perëndia i atit tënd; mos ki frikë të zbresësh në Egjipt, sepse aty do të të bëj një komb të madh.
4 Io scenderò teco in Egitto; e altresì te ne ricondurrò fuori; e Giuseppe metterà la sua mano sopra gli occhi tuoi.
Unë do të zbres bashkë me ty në Egjipt dhe do të bëj që sigurisht të kthehesh, dhe Jozefi do të t’i mbyllë sytë”.
5 E Giacobbe partì di Beerseba; e i figliuoli d'Israele fecero salire Giacobbe, loro padre, e i lor piccoli figliuoli, e le lor mogli, sopra i carri, che Faraone avea mandati per levar Giacobbe.
Atëherë Jakobi u nis nga Beer-Sheba dhe bijtë e Izraelit e hipën Jakobin, atin e tyre, fëmijët e vegjël dhe gratë e tyre mbi qerret që Faraoni kishte dërguar për t’i mbartur.
6 Presero ancora i lor bestiami, e le facoltà che aveano acquistate nel paese di Canaan; e vennero in Egitto, Giacobbe e tutta la sua progenie.
Kështu ata morën me vete bagëtinë dhe sendet që kishin blerë në vendin e Kanaanit dhe erdhën në Egjipt. Éshtë fjala për Jakobin me tërë pasardhësit e tij.
7 Egli menò seco in Egitto i suoi figliuoli, e i figliuoli de' suoi figliuoli; le sue figliuole, e le figliuole de' suoi figliuoli, e tutta la sua progenie.
Ai mori me vete në Egjipt bijtë e tij, bijtë e bijve të tij, bijat e tij dhe bijat e bijve të tij dhe tërë pasardhësit e tij.
8 E questi [sono] i nomi de' figliuoli d'Israele, che vennero in Egitto: Giacobbe, [vi venne], co' suoi figliuoli; il primogenito di Giacobbe [fu] Ruben.
Këta janë emrat e bijve të Izraelit që erdhën në Egjipt: Jakobi dhe bijtë e tij. I parëlinduri i Jakobit: Rubeni.
9 E i figliuoli di Ruben [furono] Henoc, e Pallu, e Hesron, e Carmi.
Bijtë e Rubenit: Hanoku, Pallu, Hetsroni dhe Karmi
10 E i figliuoli di Simeone[furono] Iemuel, e Iamin, e Ohad, e Iachin, e Sohar, e Saul, figliuolo di una Cananea.
Bijtë e Simeonit: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Tsohari dhe Sauli, biri i një Kananease.
11 E i figliuoli di Levi[furono] Gherson, e Chehat, e Merari.
Bijtë e Levit: Gershomi, Kehathi dhe Merari.
12 E i figliuoli di Giuda[furono] Er, e Onan, e Sela, e Fares, e Zara; or Er, e Onan morirono nel paese di Canaan. E i figliuoli di Fares furono Hesron, e Hamul.
Bijtë e Judës: Eri, Onani, Shelahu, Peretsi dhe Zerahu; (por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kanaanit). Bijtë e Peretsit qenë: Hetsroni dhe Hamuli.
13 E i figliuoli d'Issacar[furono] Tola, e Puva, e Iob, e Simron.
Bijtë e Isakarit: Tola, Puvahu, Jobi dhe Shimroni.
14 E i figliuoli di Zabulon [furono] Sered, ed Elon, e Ialeel.
Bijtë e Zabulonit: Seredi, Eloni dhe Jahleeli.
15 Questi [sono] i figliuoli di Lea, i quali ella partorì a Giacobbe in Paddan-aram, oltre a Dina, figliuola di esso: tutte le persone de' suoi figliuoli, con le sue figliuole, [erano] trentatre.
Këta qenë bijtë që Lea i lindi Jakobit në Padan-Aram, përveç bijës së saj Dina. Bijtë dhe bijat e saj ishin gjithsej tridhjetë e tre veta.
16 E i figliuoli di Gad[furono] Siflon, e Hagghi, e Suni, ed Esbon, ed Eri, e Arodi, e Areeli.
Bijtë e Gadit: Tsifioni, Haxhi, Shuni, Etsboni, Eri, Arodi dhe Areli.
17 E i figliuoli di Aser[furono] Imna, e Isua, e Isui, e Beria, e Sera, lor sorella. E i figliuoli di Beria [furono] Heber, e Malchiel.
Bijtë e Asherit: Jmna, Jshua, Jshni, Beriahu dhe Serahu motra e tyre. Dhe bijtë e Beriahut: Heberi dhe Malkieli.
18 Questi [sono] i figliuoli di Zilpa, la quale Labano diede a Lea, sua figliuola; ed ella partorì costoro a Giacobbe, [che furono] sedici persone.
Këta qenë bijtë e Zilpahut që Labano i kishte dhënë bijës së tij Lea; dhe ajo i lindi Jakobit: gjithsej gjashtëmbëdhjetë veta.
19 I figliuoli di Rachele, moglie di Giacobbe, [furono] Giuseppe, e Beniamino.
Bijtë e Rakelës, gruas së Jakobit: Jozefi dhe Beniamini.
20 E a Giuseppe, nel paese di Egitto, nacquero Manasse ed Efraim, i quali Asenat, figliuola di Potifera, Governatore di On, gli partorì.
Dhe Jozefi në vendin e Egjiptit, i lindën Manasi dhe Efraimi. Nëna e tyre ishte Asenathi, e bija e Potiferahut, prift i Onit.
21 E i figliuoli di Beniamino [furono] Bela, e Becher, e Asbel, e Ghera, e Naaman, ed Ehi, e Ros, e Muppim, e Huppim, e Ard.
Bijtë e Beniaminit: Belahu, Bekeri, Ashbeli, Gerau, Naamani, Ehi, Roshi, Mupimi, Hupimi dhe Ardi.
22 Questi [sono] i figliuoli di Rachele, i quali nacquero a Giacobbe: in tutto quattordici persone.
Këta qenë bijtë e Rakelës që i lindën Jakobit: gjithsej katërmbëdhjetë veta.
23 E il figliuolo di Dan[fu] Husim.
Biri i Danit: Hushimi.
24 E i figliuoli di Neftali [furono] Iaseel, e Guni, e Ieser, e Sillem.
Bijtë e Neftalisë: Jahtseeli, Guni, Jetseri dhe Shilemi.
25 Questi [sono] i figliuoli di Bilha, la quale Labano diede a Rachele, sua figliuola: ed ella partorì costoro a Giacobbe; in tutto sette persone.
Këta qenë bijtë e Bilhahut, që Labano ia kishte dhënë bijës së tij Rakela dhe që kjo ia lindi Jakobit: gjithsej shtatë veta.
26 Tutte le persone che vennero in Egitto, [appartenenti] a Giacobbe, procedute dalla sua anca, oltre alle mogli de' figliuoli di Giacobbe, [furono] in tutto sessantasei.
Njerëzit që erdhën me Jakobin në Egjipt, pasardhës të tij, pa llogaritur gratë e bijve të Jakobit, ishin gjithsej gjashtëdhjetë e gjashtë veta.
27 E i figliuoli di Giuseppe, che gli nacquero in Egitto, [furono] due persone; [talchè] tutte le persone della famiglia di Giacobbe, che vennero in Egitto, [furono] settanta.
Bijtë e Jozefit, që i lindën në Egjipt, ishin dy. Tërë personat e familjes së Jakobit që erdhën në Egjipt ishin gjithsej shtatëdhjetë veta.
28 Or [Giacobbe] mandò davanti a sè Giuda a Giuseppe, per avvisar[lo che] gli venisse incontro in Gosen. Ed essi giunsero alla contrada di Gosen.
Por Jakobi dërgoi para tij Judën me qëllim që ta fuste në vendin e Goshenit. Dhe kështu ata arritën në vendin e Goshenit.
29 E Giuseppe fece mettere i cavalli al suo carro, e andò incontro a Israele, suo padre, in Gosen, e gli si fece vedere, e gli si gittò al collo, e pianse sopra il suo collo, per lungo spazio.
Atëherë Jozefi e mbrehu qerren e tij dhe mori të përpjetën për në Goshen që të takonte Izraelin, atin e tij; sa e pa, iu hodh në qafë dhe qau gjatë i shtrënguar pas tij.
30 E Israele disse a Giuseppe: Muoia io pure questa volta, poichè ho veduta la tua faccia; conciossiachè tu vivi ancora.
Dhe Izraeli i tha Jozefit: “Tani le të vdes, sepse pashë fytyrën tënde dhe ti je akoma gjallë”.
31 Poi Giuseppe disse a' suoi fratelli, e alla famiglia di suo padre: Io andrò, e farò assapere [la vostra venuta] a Faraone, e gli dirò: I miei fratelli, e la famiglia di mio padre, i quali [erano] nel paese di Canaan, son venuti a me.
Atëherë Jozefi u tha vëllezërve të tij dhe familjes të atit të tij: “Do të ngjitem për ta njoftuar Faraonin dhe do t’i them: “Vëllezërit e mi dhe familja e atit tim, që ishin në vendin e Kanaanit, kanë ardhur tek unë.
32 E questi uomini [son] pastori di gregge; conciossiachè sieno [sempre] stati gente di bestiame; e hanno menate le lor gregge, e i loro armenti, e tutto ciò che hanno.
Ata janë barinj, sepse kanë qenë gjithnjë rritës bagëtish, dhe kanë sjellë me vete kopetë e tyre dhe gjithçka zotërojnë”.
33 Ora, s'egli avviene che Faraone vi chiami, e vi dica: Qual'è il vostro mestiere? dite:
Kur Faraoni do t’ju thërrasë dhe do t’ju thotë: “Me ç’punë merreni?”, ju do t’i përgjigjeni:
34 I tuoi servitori, dalla nostra giovanezza infino ad ora, sono [sempre] stati gente di bestiame, così noi, come i nostri padri; acciocchè dimoriate nella contrada di Gosen: (perciocchè ogni pastor di greggia [è] in abbominio agli Egizj).
“Shërbëtorët e tu kanë qënë rritës bagëtish nga fëmijëria e deri sot, si ne ashtu dhe etërit tanë”, që të keni mundësi të banoni në vendin e Goshenit. Sepse Egjiptasit ndiejnë neveri për tërë barinjtë”.

< Genesi 46 >