< 3 Mózes 22 >

1 Szóla ismét az Úr Mózesnek, mondván:
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
2 Szólj Áronnak és az ő fiainak, hogy tartóztassák meg magokat Izráel fiainak szent adományaitól, hogy meg ne fertőztessék az én szent nevemet azokkal, a miket nékem szentelnek. Én vagyok az Úr.
“Folu Aaronit dhe bijve të tij që të heqin dorë nga gjërat e shenjta që më janë shenjtëruar nga bijtë e Izraelit dhe të mos përdhosin emrim tim të shenjtë. Unë jam Zoti.
3 Mondd meg nékik: Ha valaki a ti nemzetségetekből, a ti összes magzataitok közül hozzájárul a szent dolgokhoz, a melyeket Izráel fiai szentelnek az Úrnak, mikor rajta van az ő tisztátalansága: az ilyen ember irtassék ki én előlem. Én vagyok az Úr.
U thuaj atyre: “Cilido burrë i fisit tuaj që në brezat e ardhshme do t’u afrohet në gjendje papastërtie gjërave të shenjta, që bijtë e Izraelit ia kanë shenjtëruar Zotit, do të shfaroset nga prania ime. Unë jam Zoti.
4 Ha valaki az Áron fiai közül poklos, vagy magfolyós, a szent dolgokból ne egyék, míg meg nem tisztul. A ki pedig valamely halott által megfertőzöttet illet, vagy valakit, a kinek magömlése van,
Asnjë burrë nga fisi i Aaronit, i sëmurë nga lebra ose me fluks qoftë, nuk do të hajë gjëra të shenjta deri sa të bëhet i pastër. Gjithashtu ai që prek çfarëdo gjë që është bërë e papastër nga kontakti me një kufomë, apo ai që ka pasur një lëshim fare,
5 Vagy ha valaki valamely férget illet, a mely által tisztátalanná lesz, vagy embert, a kitől tisztátalanná lesz annak valamilyen tisztátalanságához képest:
ose ai që ka prekur një zvarranik që e ka bërë të papastër, ose një njeri që i ka komunikuar një papastërti të çfarëdo lloji,
6 Az ilyen ember, a ki effélét illet, tisztátalan legyen estvéig, és a szent dolgokból ne egyék, hanem ha megmosta a testét vízzel;
personi që ka prekur këto gjëra do të jetë i papastër deri në mbrëmje dhe nuk ka për të ngrënë gjëra të shenjta para se të ketë larë trupin e tij me ujë;
7 De mikor lemegy a nap, tiszta lesz, és azután ehetik a szent dolgokból, mert az ő eledele az.
mbas perëndimit të diellit do të jetë i pastër dhe do të mund të hajë gjëra të shenjta, sepse janë ushqimi i tij.
8 Elhullott vagy széttépett állatot ne egyék, hogy tisztátalanná ne legyen általa. Én vagyok az Úr.
Prifti nuk do të hajë mish kafshe të ngordhur në mënyrë të natyrshme apo të shqyer, për të mos u bërë i papastër. Unë jam Zoti.
9 Az én rendelésemet pedig megtartsák, hogy bűnbe ne essenek miatta, és meg ne haljanak a miatt, hogy megrontották azt. Én vagyok az Úr, az ő megszentelőjök.
Priftërinjtë do të respektojnë, pra, atë që kam urdhëruar, përndryshe do të mbajnë dënimin e mëkatit të tyre dhe do të vdesin sepse kanë përdhosur gjërat e shenjta. Unë jam Zoti që i shenjtëroj.
10 Idegen ember ne egyék szenteltet, a papnak zsellére és bérese se egyék szenteltet.
Asnjë i huaj nuk do të hajë gjëra të shenjta; as një mik i priftit, as një rrogtar nuk do të mund të hajë gjërat e shenjta.
11 De ha megvásárol valakit a pap a maga pénzén, az ehetik abból, és a ki házánál született: ezek ehetnek az ő eledeléből.
Por në rast se prifti ble një person me paratë e tij, ky do të mund të hajë nga ky ushqim ashtu si edhe ata që kanë lindur në shtëpinë e tij; këta mund të hanë nga ushqimi i tij.
12 De a pap leánya, ha idegennek lesz a felesége, nem ehetik a szent áldozatból.
Bija e priftit që është martuar me një të huaj nuk do të hajë gjëra të shenjta të ofruara për ngritje.
13 Ha azonban a pap leánya özvegygyé lesz vagy elválik, de magzata nincsen, és visszatér az ő atyjának házához, mint leánykorában: akkor ehetik az ő atyjának eledeléből; de idegen nem ehetik abból.
Por në qoftë se bija e priftit ka mbetur e ve, apo është ndarë nga burri dhe nuk ka fëmijë, dhe është kthyer të rrijë me të atin ashtu si kur ishte e re, do të mund të hajë nga buka e atit të saj; po asnjë i huaj nuk do ta hajë atë.
14 Ha pedig tévedésből eszik valaki szenteltet, tegye ahhoz annak ötödrészét; így adja meg a papnak a szenteltet.
Në qoftë se dikush ha gabimisht një gjë të shenjtë, do t’i japë priftit gjënë e shenjtë, duke i shtuar një të pestën.
15 És meg ne fertőztessék Izráel fiainak szent dolgait, a melyeket áldoznak az Úrnak,
Priftërinjtë nuk do të përdhosin, pra, gjërat e shenjta të bijve të Izraelit, që ata i ofrojnë Zotit për ngritje,
16 Hogy vétkes hamissággal ne terheljék magokat, ha esznek azoknak szent dolgaiból; mert én vagyok az Úr, az ő megszentelőjök.
dhe nuk do të bëjnë që ata të mbajnë dënimin e mëkatit për të cilin do të bëheshin fajtorë, duke ngrënë gjërat e tyre të shenjta; sepse unë, Zoti, i shenjtëroj””.
17 Szóla ismét az Úr Mózesnek, mondván:
Zoti i foli akoma Moisiut duke i thënë:
18 Szólj Áronnak és az ő fiainak és Izráel minden fiának, és mondd meg nékik: ha valaki Izráel házából, és az Izráelben levő jövevények közül felviszi a maga áldozatát, akár fogadásból akár szabad akaratból, a miket felvisznek az Úrnak egészen égőáldozatul,
“Folu Aaronit, bijve të tij dhe gjithë bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kushdo nga shtëpia e Izraelit ose nga të huajt në Izrael, që paraqet si olokaust për Zotin një ofertë për çfarëdo kushti ose çfarëdo dhurate sipas dëshirës;
19 Hogy kedvesen fogadtassanak: épek és hímek legyenek, akár tulkok, akár bárányok, akár kecskék.
për të qënë i mirëpritur, do të ofrojë një mashkull, pa të meta, të marrë nga qetë, nga dhentë apo nga dhitë.
20 A miben pedig fogyatkozás van, abból semmit se áldozzatok, mert nem lesz kedvessé ti érettetek.
Nuk do të ofroni asgjë që ka një të metë, sepse nuk do të ishte e pëlqyer.
21 És ha valaki hálaáldozattal áldozik az Úrnak, akár fogadásának teljesítésére, akár szabad akaratból, akár tulokféléből, akár juhféléből: ép legyen, hogy kedves legyen; semmi fogyatkozás ne legyen abban.
Kur dikush i ofron Zotit një flijim falënderimi, që është marrë nga kopeja apo nga tufa, qoftë për të përmbushur një kusht, qoftë si ofertë vullnetare, viktima për t’u pëlqyer duhet të jetë e përsosur; nuk duhet të ketë asnjë të metë.
22 Vakot, vagy rokkantat, vagy csonkát, vagy fekélyest, vagy viszketegest, vagy varast, ilyeneket ne áldozzatok az Úrnak, és tűzáldozatul ne tegyetek ezekből az oltárra az Úrnak.
Nuk do t’i ofroni Zotit një viktimë të verbër, të çalë apo të gjymtuar, apo që ka ulcera, ekzemë ose zgjebe; dhe nuk do të bëni mbi altar flijime me zjarr për Zotin.
23 Hosszú, vagy kurta tagú ökröt, vagy bárányt szabad akaratból való áldozatul vihetsz ugyan, de fogadási áldozatul nem lesz kedves.
Do të mund të paraqesësh si ofertë vullnetare një ka ose një dele që ka një këmbë shumë të gjatë apo shumë të shkurtër; por si kusht nuk do të ishte i mirëpritur.
24 Szétnyomott, összezúzott, megszakadt, vagy kimetszett heréjűt se áldozzatok az Úrnak. Se a ti földeteken ne cselekedjétek ezt,
Nuk do t’i ofrosh Zotit asnjë kafshë me herdhe të vrara, a të shtypura, të këputura apo të prera; flijime të tilla nuk do të bëni në vendin tuaj.
25 Se idegen ember kezéből ne áldozzatok semmi ilyenből a ti Istenetek eledeléül; mert romlás van bennök, fogyatkozás van bennök: nem fogadtatnak kedvesen érettetek.
Nuk do pranoni nga i huaji asnjë nga këto viktima për ta ofruar si bukë të Perëndisë tuaj, sepse në to ka gjymtime dhe të meta; nuk do të pëlqeheshin për ju.
26 Szóla ismét az Úr Mózesnek, mondván:
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
27 Borjú, bárány és kecske, ha megelletett, legyen az anyja alatt hét napig, a nyolczadik naptól fogva és azon túl kedves lesz az tűzáldozatul az Úrnak.
“Kur do të lindë një viç, a një qengj a një kec, do ta lini shtatë ditë me të ëmën; nga dita e tetë e tutje do të pëlqehet si flijim i bërë me zjarr për Zotin.
28 De tehenet és juhot, azt és annak fiát ne öljétek meg egy napon.
Nuk do të therni një lopë apo një dele me gjithë të voglin e saj në të njëjtën ditë.
29 Hogyha dicsőítő áldozattal áldoztok az Úrnak, úgy áldozzatok, hogy kedvesen fogadtassatok.
Kur do t’i ofroni Zotit një flijim falënderimi, paraqiteni në mënyrë që të pëlqehet.
30 Azon a napon egyétek meg, ne hagyjatok abból reggelig. Én vagyok az Úr.
Viktima do të hahet po atë ditë; nuk do të lini asgjë deri në mëngjes. Unë jam Zoti.
31 Tartsátok meg azért az én parancsolataimat, és azokat cselekedjétek. Én vagyok az Úr.
Do të respektoni, pra, urdhërimet e mia dhe do t’i vini në zbatim. Unë jam Zoti.
32 És meg ne fertőztessétek az én szent nevemet, hogy megszenteltessem Izráel fiai között. Én vagyok az Úr, a ti megszentelőtök,
Nuk do të përdhosni emrin tim të shenjtë, por do të shenjtërohem në mes të bijve të Izraelit. Unë jam Zoti që ju shenjtëron,
33 A ki kihoztalak titeket Égyiptom földéből, hogy Istenetek legyek néktek. Én vagyok az Úr.
që ju nxori nga vendi i Egjiptit për të qënë Perëndia juaj. Unë jam Zoti”.

< 3 Mózes 22 >