< Ezékiel 28 >

1 És lőn az Úr beszéde hozzám, mondván:
Fjala e Zotit mu drejtua, duke thënë:
2 Embernek fia! mondjad Tírus fejedelmének: Ezt mondja az Úr Isten: Mivelhogy felfuvalkodott szíved és ezt mondtad: Isten vagyok én, Isten székében ülök a tengerek szívében, holott csak ember vagy és nem Isten, mégis olylyá tevéd szíved, minő az Isten szíve,
“Bir njeriu, i thuaj princit të Tiros: Kështu thotë Zoti, Zoti: Duke qenë se zemra jote është ngritur dhe ke thënë: “Unë jam një perëndi; unë ulem mbi një fron perëndish në zemrën e deteve”, ndërsa je një njeri dhe jo një perëndi, ndonëse e ke bërë zemrën tënde si zemrën e Perëndisë.
3 Lám, hát bölcsebb volnál te Dánielnél! Semmi elrejtett dolog nem homályos néked!
Ja, ti je më i urtë se Danieli, asnjë sekret nuk mbetet i fshehur për ty.
4 Bölcseségeddel és értelmeddel gyűjtöttél magadnak gazdagságot, s gyűjtöttél aranyat s ezüstöt kincses házaidba.
Me diturinë tënde dhe zgjuarësinë tënde ke grumbulluar pasuri dhe ke mbledhur ar dhe argjend në thesaret e tua;
5 Bölcseségednek nagy voltával kereskedésed közben megsokasítád gazdagságodat, és felfuvalkodott szíved gazdagságod miatt.
me diturinë tënde të madhe, me tregtinë tënde ke rritur pasuritë e tua, dhe për shkak të pasurive të tua zemra jote është ngritur”.
6 Ezokáért így szól az Úr Isten: Mivel olylyá tevéd szíved, minő az Isten szíve:
Për këtë arsye kështu thotë Zoti, Zoti: “Me qenë se e ke bërë zemrën tënde si zemrën e Perëndisë,
7 Azért ímé, hozok reád idegeneket, a nemzetek legkegyetlenebbjeit, és kivonszák fegyvereiket bölcseséged szépsége ellen, és megfertéztetik fényességedet.
prandaj ja, unë do të sjell kundër teje kombet më të tmerrshme; këta do të zhveshin shpatat e tyre kundër shkëlqimit të diturisë sate dhe do të ndotin bukurinë tënde.
8 A sírgödörbe szállítnak alá, s meghalsz a megölettek halálával a tengerek szívében.
Do të të zbresin në gropë dhe ti do të vdesësh nga vdekja e atyre që janë shpuar në zemër të deteve.
9 Vajjon mondván mondod-é megölőd előtt: Isten vagyok én? holott ember vagy és nem Isten a téged átütőnek kezében!
A do të vazhdosh të thuash: “Unë jam një perëndi”, përpara atij që do të të vrasë? Por do të jesh një njeri dhe jo një zot në duart e atij që do të të shpojë.
10 Körülmetéletlenek halálával halsz meg, idegeneknek keze által. Mert én szóltam, ezt mondja az Úr Isten.
Ti do të vdesësh nga vdekja e të parrethprerëve, nga dora e huaj, sepse unë fola”, thotë Zoti, Zoti.
11 És lőn az Úr beszéde hozzám, mondván:
Fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:
12 Embernek fia! kezdj gyászéneket Tírus királyáról, és mondd néki: Így szól az Úr Isten: Te valál az arányosság pecsétgyűrűje, teljes bölcseséggel, tökéletes szépségben.
“Bir njeriu ngri një vajtim për mbretin e Tiros dhe i thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ti ishe vula e përsosmërisë, tërë dituri dhe i përsosur nga bukuria.
13 Édenben, Isten kertjében voltál; rakva valál mindenféle drágakövekkel: karniollal, topázzal és jáspissal, társiskővel és onixxal, berillussal, zafirral, gránáttal és smaragddal; és karikáid mesterkézzel és mélyedéseid aranyból készültek ama napon, melyen teremtetél.
Ishe në Eden, në kopshtin e Perëndisë; ishte mbuluar me lloj lloj gurësh të çmuar: rubina, topaze, diamante, krizolit oniks, diaspre, safire, karbonke, smeralde dhe ar; punimi i dajreve të tua dhe i flauteve të tua u përgatit për ty ditën që ti u krijove.
14 Valál felkent oltalmazó Kérub; és úgy állattalak téged, hogy Isten szent hegyén valál, tüzes kövek közt jártál.
Ti ishe një kerubin i vajosur, një mbrojtës. Unë të kisha vënë në malin e shenjtë të Perëndisë dhe ti ecje në mes gurësh zjarri.
15 Feddhetetlen valál útaidban attól a naptól fogva, melyen teremtetél, míg gonoszság nem találtaték benned.
Ti ishe i përsosur në rrugët e tua qysh nga dita që u krijove, deri sa nuk u zbulua te ti çoroditja.
16 Kereskedésed bősége miatt belsőd erőszakossággal telt meg és vétkezél; azért levetélek téged az Isten hegyéről, és elvesztélek, te oltalmazó Kérub, a tüzes kövek közül.
Nga shkaku i bollëkut të tregtisë sate, u mbushe me dhunë dhe mëkatove; prandaj të kam përzënë si një profan nga mali i Perëndisë dhe të kam shkatërruar, o kerubin mbrojtës në mes gurësh zjarri.
17 Szíved felfuvalkodott szépséged miatt; megrontottad bölcseségedet fényességedben; a földre vetettelek királyok előtt, adtalak szemök gyönyörűségére.
Zemra jote ishte ngritur për bukurinë tënde; ke korruptuar diturinë tënde për shkak të shkëlqimit tënd. Unë po të hedh për tokë, po të vë përpara mbretërve, me qëllim që të të shohin.
18 Vétkeid sokaságával kereskedésed hamisságában megfertéztetted szenthelyeidet; azért tüzet hoztam ki belsődből, ez emésztett meg téged; és tevélek hamuvá a földön mindenek láttára, a kik reád néznek.
Në morinë e paudhësive të tua, me ligësinë e tregtisë sate ke përdhosur shenjtëroret e tua. Prandaj nxora nga mesi yt një zjarr që të ka gllabëruar, dhe të kam katandisur në hi mbi tokë përpara syve të atyre që të shikonin.
19 Mindnyájan, a kik ismertek a népek közt, elborzadnak miattad; rémségessé lettél, s többé örökké nem leszel!
Tërë ata që të njihnin ndër popujt mbeten të habitur prej teje; je bërë objekt tmerri dhe nuk do të ekzistosh kurrë më”.
20 És lőn az Úr beszéde hozzám, mondván:
Fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:
21 Embernek fia! vesd tekintetedet Sidonra, és prófétálj ellene.
“Bir njeriu, kthe fytyrën drejt Sidonit dhe profetizo kundër tij,
22 És mondjad: Így szól az Úr Isten: Ímé, én ellened megyek, Sidon, és megdicsőítem magamat közepetted, hogy megtudják, hogy én vagyok az Úr, mikor ítéleteket cselekszem benne, és megszentelem magamat benne.
dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë jam kundër teje, o Sidon, dhe do të përvëlohem në mes teje. Do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do të zbatoj në mes të tij gjykimet e mia dhe do të shënjtërohem tek ai.
23 És bocsátok reá döghalált és vért utczáira, és sebesültek hullanak el benne fegyver miatt, mely reá jő mindenfelől; hogy megtudják, hogy én vagyok az Úr.
Do të dërgoj mbi të murtajën dhe gjak në rrugët e tij; në mes të tij do të bien të vrarët nga shpata, dërguar nga çdo anë kundër saj. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti.
24 És ne legyen többé Izráel házának szúró tövise és fájdalomszerző tüskéje mindazok között, kik körülöttök vannak, kik őket megvetik, és tudják meg, hogy én vagyok az Úr.
Dhe nuk do të ketë më për shtëpinë e Izraelit asnjë gjemb apo ferrë që midis gjithë fqinjve të tij që e përçmojnë. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti, Zoti”.
25 Így szól az Úr Isten: Mikor egybegyűjtöm Izráel házát a népek közül, kik közé szétszórattak, akkor megszentelem magamat rajtok a pogányok szeme láttára, és laknak az ő földjökön, melyet adtam Jákóbnak, az én szolgámnak.
Kështu thotë Zoti, Zoti: “Kur të kem grumbulluar ata të shtëpisë së Izraelit nga mesi i popujve ndër të cilët janë shpërndarë dhe të shenjtërohem tek ata në sytë e kombeve, ata do të banojnë në vendin e tyre, që i dhashë shërbëtorit Jakob.
26 És laknak azon bátorsággal, és házakat építenek s szőlőket plántálnak, és laknak bátorsággal, mikor ítéleteket cselekedtem mindazokon, kik őket megvetik vala ő körülöttök, hogy megtudják, hogy én vagyok az Úr, az ő Istenök.
Do të banojnë të sigurt, do të ndërtojnë shtëpi dhe do të mbjellin vreshta; po, do të banojnë të sigurt, kur do të zbatoj gjykimet e mia mbi të gjithë ata që i përçmojnë. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti, Perëndia i tyre”.

< Ezékiel 28 >