< Ezékiel 23 >

1 És lőn az Úr beszéde hozzám, mondván:
Fjala e Zotit m’u drejtua, duke më thënë:
2 Embernek fia! Volt két asszony, egy anyának leányai.
“Bir njeriu, na ishin dy gra, bija të së njëjtës nënë,
3 És paráználkodának Égyiptomban, ifjúságukban paráználkodtak; ott szorongatták emlőjüket, ott nyomogatták szűzi keblöket.
që u kurvëruan në Egjipt. U kurvëruan në rininë e tyre; aty u shtërnguan gjitë e tyre dhe atje u shtërngua gjiri i tyre virgjëror.
4 És nevök: Oholá a nagyobbik, és húga Oholibá; és lőnek enyimekké, és szülének fiakat és leányokat. A mi pedig a nevöket illeti: Samaria az Oholá és Jeruzsálem az Oholibá.
Emrat e tyre janë: Oholahu më e madhja dhe Oholibahu e motra. Ato ishin të miat dhe lindën bij dhe bija. Emrat e tyre janë: Oholahu është Samaria, Oholibahu është Jeruzalemi.
5 És paráználkodék Oholá oldalamon, és fölgerjede szeretőihez, a közeli Assiriabeliekhez.
Ndonse ishte imja, Oholahu u kurvërua dhe mori zjarr për dashnorët e saj, Asirët që ishin fqinj të saj,
6 Kik kék bíborba öltözöttek, helytartók és fejedelmek, kívánatos ifjak mindnyájan, lovagok, lovakon ülők.
të veshur me purpur, qeveritarë dhe princa, të gjithë të rinj tërheqës, kalorës të hipur mbi kuaj.
7 És nékik adá magát paráznaságaiban Assiria válogatott ifjainak; és mindazoknál, kikhez felgerjede, minden ő bálványaikkal megfertézteté magát.
Ajo u kurvërua me ta, me gjithë njerëzit më të mirë të Asirisë, dhe u ndot me të gjithë ata për të cilët ndez, bashkë me gjithë idhujt e tyre.
8 De az Égyiptombeliektől való paráznaságait is el nem hagyá, mert vele háltak ifjúságában, s ők nyomogatták szűzi kebelét, és kiöntötték ő reá paráznaságukat.
Nuk braktisi kurvërimet e Egjiptit, kur kish rënë me të gjatë rinisë së saj, kishin shtërnguar gjirin e saj të virgjër dhe kishin derdhur mbi të kurvërimet e tyre.
9 Ennekokáért adtam őt szeretőinek kezébe, Assiria fiainak kezébe, kikhez fölgerjedett.
Prandaj e braktisa në dorë të dashnorëve të saj, në dorë të bijve të Asirisë, për të cilët kishte marrë zjarr.
10 Azok feltakarák szemérmét, fiait és leányit elvivék s magát fegyverrel ölék meg, úgy hogy híre-neve lőn az asszonyoknál, s ítéletet cselekedének rajta.
Ata zbuluan lakuriqësinë e saj, morën bijtë e saj dhe bijat e saj dhe i vranë me shpatë. Asaj i doli nami midis grave dhe zbatuan kundër saj ndëshkimin.
11 És látá húga, Oholibá, és még gonoszabbul folytatá bujálkodását amannál, és paráznaságait nénje paráználkodásainál.
Motra e saj Oholibahu e pa këtë, por në dashurinë e saj u bë edhe më e korruptuar nga ajo dhe kurvërimet e saj qenë më të këqija nga ato të së motrës.
12 Assiria fiaihoz fölgerjedt, közeli helytartókhoz s fejedelmekhez, teljes szépségben öltözőkhöz, lovagokhoz, lovakon ülőkhöz, kik mindnyájan kivánatos ifjak.
U ndez për bijtë e Asirisë, fqinj të saj, qeveritarë dhe princa të veshur në mënyrë të shkëlqyer, kalorës të hipur mbi kuaj, të tërë të rinj tërheqës.
13 És látám, hogy megfertéztette magát: egy az útjok kettőjöknek.
Unë pashë që ishte molepsur, që të dyja ndiqnin po atë rrugë.
14 És még szaporítá paráznaságait, és láta férfiakat bevésve a falon, a Káldeusok képeit, bevésve vörös festékkel,
Por ajo i shtoi kurvërimet e saj; pa burra të pikturuar mbi mur, figura të Kaldeasve të pikturuara në të kuq,
15 Kik övet viseltek derekukon, csomós süvegeket fejükön, olyanok mind, mint a szekérről harczolók, hasonlók Bábel fiaihoz, kiknek szülőföldje Káldea;
me breza rreth ijëve, me çallma të mëdha në kokë, të gjithë me pamje krerësh, të ngjashëm me bijtë e Babilonisë në Kalde, tokë e tyre e lindjes.
16 És fölgerjedt hozzájok szemei nézésében, s bocsáta követeket hozzájok Káldeába.
Sa i pa, ajo u ndez për ta dhe u dërgoi lajmëtarë në Kalde.
17 És eljövének ő hozzá Bábel fiai a szerelem ágyasházába, s megfertézteték őt paráznaságukkal, úgyhogy tisztátalan lett miattok; s ekkor lelke eltávozék tőlök.
Atëherë bijtë e Babilonisë erdhën tek ajo në shtratin e dashurive dhe e molepsën me kurvërimet e tyre. Ajo u moleps me ta, por pastaj u largua prej tyre.
18 És mikor feltakarta paráznaságait és feltakarta szemérmét, eltávozék az én lelkem ő tőle, a mint az ő nénjétől lelkem eltávozott vala.
Ajo i nxori sheshit kurvërimet e saj dhe nxori sheshit turpin e saj; prandaj unë u largova nga ajo, ashtu siç isha larguar nga e motra.
19 És megsokasítá paráznaságait, megemlékezvén ifjúságának napjairól, mikor Égyiptom földjén paráználkodott;
Megjithatë ajo i shumoi kurvërimet e saj, duke kujtuar ditët e rinisë së saj, kur ishte kurvëruar në vendin e Egjiptit.
20 És fölgerjede azok bujálkodóihoz, kiknek teste olyan, mint a szamarak teste, és folyásuk, mint lovak folyása.
Mori zjarr për dashnorët e saj, mishi i të cilëve është si mishi i gomarëve dhe rrjedhja e të cilëve është si rrjedhja e kuajve.
21 És megemlékezél ifjúságod fajtalankodására, mikor ők, az égyiptomiak, nyomogatták kebledet, hogy szorongassák ifjúságod emlőit.
Kështu ti kujtove shthurjen e rinisë sate, kur Egjiptasit shtrëngonin gjirin tënd për shkak të gjive të tu rinorë.
22 Ennekokáért Oholibá, így szól az Úr Isten: Ímé, én feltámasztom a te szeretőidet ellened, kiktől pedig eltávozott lelked, s reád hozom őket mindenfelől.
Prandaj, Oholibahu, kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të nxis kundër teje dashnorët e tu, prej të cilëve je larguar dhe do t’i sjell kundër teje nga të gjitha anët:
23 Babilon fiait és minden Káldeabelit, Pekódot és Soát és Koát, Assiria minden fiát ő velük, kívánatos ifjakat, helytartókat s fejedelmeket, mindnyájokat, szekérről harczolókat s előkelőket, és lovakon ülőket, mindnyájokat.
bijtë e Babilonisë dhe gjithë Kaldeasit, ata të Pekodit, Shoas dhe Koas, tërë bijtë e Asirisë bashkë me ta, tërë të rinjtë tërheqës, qeveritarët dhe princat, kapitenët dhe njerëzit e famshëm, të gjithë të hipur mbi kuaj.
24 És jőnek reád szekereknek és kerekeknek tömegével s népek sokaságával, nagy és kis paizszsal és sisakkal körülvesznek téged mindenfelől, s adok nékik hatalmat az ítéletre, s megítélnek téged az ő ítéletök szerint.
Ata do të vijnë kundër teje me armë, qerre dhe rrota si dhe me një shumicë popujsh; do të vendosin rreth e qark teje mburoja të vogla dhe të mëdha dhe përkrenare. Do t’u jap atyre gjykimin e tyre dhe ata do të gjykojnë sipas ligjeve të tyre.
25 És megmutatom rajtad féltő szerelmemet, s cselekszenek veled kegyetlenül; orrodat s füleidet elmetélik, s maradékod fegyver miatt hull el; ők fiaidat és leányaidat elviszik, s maradékodat tűz emészti meg.
Do të drejtoj xhelozinë time kundër teje, dhe ata do të të trajtojnë me tërbim; do të të heqin hundën dhe veshët, dhe mbeturinat e tua do të bien nga shpata; do të marrin bijtë e tu dhe bijat e tua dhe mbeturinat e tua do të gllabërohen nga zjarri.
26 S megfosztanak ruháidtól, és elveszik ékességeidet.
Do të të zhveshin nga rrobat e tua dhe do të të marrin xhevahiret e tu të bukur.
27 És véget vetek fajtalanságodnak s Égyiptom földjéről való paráznaságodnak, s nem emeled föl szemeidet rájok, s Égyiptomra nem emlékezel többé.
Kështu do të marrin fund shthurja jote dhe kurvërimi yt që nisën në vendin e Egjiptit; nuk do t’i ngresh më sytë drejt tyre dhe nuk do ta kujtosh më Egjiptin”.
28 Mert így szól az Úr Isten: Ímé, én adlak téged azoknak kezébe, a kiket gyűlölsz, azoknak kezébe, a kiktől eltávozott lelked.
Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: “Ja, unë po të jap në duart e atyre që ti urren, në duart e atyre prej të cilëve je larguar.
29 És gyűlölséggel cselekesznek veled, és mindent, mit kerestél, elvesznek tőled, és mezítelen s ruhátalan hagynak, hogy feltakartassék paráznaságaid szemérme. És fajtalanságod s paráználkodásaid
Do të të trajtojnë me urrejtje, do të të marrin tërë frytin e punës sate dhe do të të lënë lakuriqe dhe nevojtare. Do të dalë në shesh poshtërsia e kurvërimeve të tua, po, shthurja e kurvërimeve të tua.
30 Hozták ezeket reád; mivelhogy paráználkodtál a pogányok után, mert megfertéztetted magad azok bálványaival.
Këto gjëra do t’i bëjnë sepse je kurvëruar duke u shkuar pas kombeve, sepse je ndotur me idhujt e tyre.
31 Nénéd útján jártál, azért az ő poharát adom kezedbe.
Ti ke ecur në rrugën e motrës sate, prandaj do të të vë në dorë po atë kupë”.
32 Így szól az Úr Isten: Nénéd poharát megiszod, mely mély és széles; leszen nevetségedre s csúfoltatásodra, hogy sok fér bele.
Kështu thotë Zoti, Zoti: “Ti do të pish kupën e motrës sate, të thellë dhe të gjërë; do të të përqeshin dhe të të tallin, sepse kupa nxë shumë.
33 Részegséggel és bánattal megtelsz; pusztaság és elpusztulás pohara a te nénéd, Samaria pohara!
Do të jesh plot me dehje dhe me dhembje, do të jetë, kupa e dëshpërimit dhe shkretimit, kupa e motrës sate Samaria.
34 Meg kell innod azt s fenékig hajtanod; és cserepein rágódni fogsz, emlőidet megszaggatod azokon, mert én szólottam, ezt mondja az Úr Isten.
Ti do ta pish, ti do ta shkullosh, do ta bësh copë e çikë dhe do të çash gjirin tënd; sepse unë fola”, thotë Zoti, Zoti.
35 Ennekokáért ezt mondja az Úr Isten: Mivelhogy elfelejtkeztél én rólam s hátad mögé vetettél engemet, te is hordozd fajtalanságodat és paráznaságaidat.
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: “Duke qenë se më ke harruar dhe më ke hedhur prapa krahëve, do të vuash edhe ti dënimin për shthurjen tënde dhe për kurvërimet e tua”.
36 És monda az Úr nékem: Embernek fia! avagy nem ítéled-é Oholát és Oholibát? Hirdesd nékik útálatosságaikat.
Pastaj Zoti më tha: “Bir njeriu, nuk do t’i gjykosh ti Oholahun dhe Oholibahun? Shpallju, pra, veprimet e tyre të neveritshme.
37 Mert házasságot törtek, és vér van kezeiken, és bálványaikkal törtek házasságot, és fiaikat is, kiket szültek vala nékem, tűzben nékik áldozák azok eledeléül.
Në fakt kanë kryer shkelje kurore, kanë gjak mbi duart e tyre, kanë kryer shkelje kurore me idhujt e tyre, madje i kanë kaluar nëpër zjarr që të gllabërohen, bijtë e tyre që më kishin lindur.
38 Sőt ezt is cselekedték velem: megfertézteték az én szent helyemet azon a napon, és szombatimat megszentségteleníték.
Edhe këtë më kanë bërë: po atë ditë kanë ndotur shenjtëroren time dhe kanë përdhosur të shtunat e mia.
39 És mikor megölték fiaikat az ő bálványaiknak, bemenének az én szenthelyembe azon a napon, hogy megszentségtelenítsék, és ímé, így cselekedtek az én házamban.
Mbasi ua flijuan bijtë e vet idhujve të tyre, po atë ditë erdhën në shenjtëroren time për ta përdhosur; ja çfarë kanë bërë në mes të tempullit tim.
40 Sőt elküldöttek messzünnen jövő emberekhez, kikhez követség küldetett, és ímé eljövének, a kiknek kedvéért megmosódál, kendőzéd szemeidet, és fölékesítéd magad ékességgel;
Përveç kësaj dërguan të thërrasin njerëz nga vende të largëta, të cilëve u dërguan lajmëtarë; dhe ja, ata erdhën. Për ta u lave, i ngjeve sytë dhe u veshe me rroba të zbukuruara me stoli të shkëlqyera.
41 És ültél pompás kerevetre, s terített asztal vala az előtt, és az én füstölő szeremet és olajomat arra tevéd;
U shtrive mbi një shtrat madhështor para të cilit ishte shtruar një tryezë dhe mbi këtë vure tejmanin tim dhe vajin tim.
42 És lőn ott örvendező sokaságnak zaja. És küldöttek az emberek sokaságából való férfiakhoz, hozatának ivótársakat a pusztából; és ezek adának karpereczeket az ő kezeikre és ékes koronát fejökre.
Rreth saj ishte zhurma e një morie njerëzish të shkujdesur; së bashku me turmën suallën edhe të dehur nga shkretëtira, që vunë byzylykë në kyçet e dorës dhe kurora të mrekullueshme mbi kokat e tyre.
43 És mondék: Még az elaggott is házasságot tör? most már paráznaságod fog paráználkodni, és úgy lőn.
Pastaj thashë për atë që kishte një përvojë të madhe në shkeljet e kurorës: “A do të kryejnë tashti kurvërime me të, dhe ajo me ata?”.
44 És bemenének hozzá, mint a hogy a parázna asszonyhoz bemennek; így mentek be Oholához és Oholibához, e fajtalan asszonyokhoz.
Pastaj ata hynë tek ajo siç i hyhet një prostitute; kështu hynë tek Oholahu dhe Oholibahu, gra të shthurura.
45 És igaz férfiak, ezek ítélik meg őket a házasságtörők, és vérontók ítéletével, mert házasságtörők és vér van kezeiken.
Por njerëz të drejtë do t’i gjykojnë ashtu si gjykohen shkelëset e kurorës, ashtu si gjykohen gratë që derdhin gjak, sepse janë shkelëse të kurorës dhe kanë gjak mbi duart e tyre”.
46 Mert így szól az Úr Isten: Hozzanak rájok gyülekezetet, és adják őket bántalmazásra és ragadományra.
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: “Bëj që të dalë kundër tyre një turmë dhe lëri në mëshirë të tmerrit dhe të plaçkitjes.
47 És kövezze meg őket a gyülekezet, és vagdalják össze őket fegyvereikkel; fiaikat és leányaikat öljék meg, és házaikat tűzzel égessék meg.
Ajo turmë do t’i qëllojë me gurë për vdekje, do t’i bëjë copë-copë me shpatën e saj; do të vrasë bijtë dhe bijat e tyre dhe do t’u vërë flakën shtëpive të tyre.
48 És megszüntetem a fajtalanságot a földről, és tanul minden asszony, és nem cselekesznek a ti fajtalanságotok szerint.
Do t’i japë fund shthurjes morale në vend, dhe të gjitha gratë do të mësohen të mos kryejnë më shthurjet tuaja morale.
49 És reátok vetik fajtalanságotokat, s bálványaitok vétkeit viselitek, és megtudjátok, hogy én vagyok az Úr Isten.
Do të bëjnë që të bjerë mbi ju shthurja juaj morale dhe do ta vuani kështu dënimin e mëkateve me gjithë idhujt tuaj. Atëherë do të pranoni që unë jam Zoti, Zoti”.

< Ezékiel 23 >