< 2 Mózes 10 >

1 És monda az Úr Mózesnek: Menj be a Faraóhoz, mert én keményítettem meg az ő szívét és az ő szolgáinak szívét, azért hogy ezeket az én jeleimet megtegyem közöttök.
Pastaj Zoti i tha Moisiut: “Shko te Faraoni; sepse e kam fortësuar zemrën e tij dhe zemrën e shërbëtorëve të tij, me qëllim që unë të mund të tregoj këto shenjat e mia në mes tyre,
2 És azért, hogy elbeszéljed azt a te fiadnak és fiad fiának hallatára, a mit Égyiptomban cselekedtem, és jeleimet, a melyeket rajtok tettem, hogy megtudjátok, hogy én vagyok az Úr.
dhe me qëllim që ti të mundësh t’u tregosh bijve të tu dhe bijve të bijve të tu gjërat e mëdha që kam bërë, duke vënë në lojë Egjiptasit, dhe shenjat e mia që kam bërë midis tyre, që të dini se unë jam Zoti”.
3 És beméne Mózes és Áron a Faraóhoz és mondának néki: Ezt mondja az Úr, a héberek Istene: Meddig nem akarod még magadat megalázni én előttem? Bocsásd el az én népemet, hogy szolgáljanak nékem.
Moisiu dhe Aaroni shkuan te Faraoni dhe i thanë: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Hebrenjve: “Deri kur do të refuzosh të ulësh kokën para meje? Lëre popullin tim të shkojë që të mund të më shërbejë.
4 Mert ha te nem akarod az én népemet elbocsátani, ímé én holnap sáskát hozok a te határodra.
Sepse po refuzove ta lësh popullin tim të shkojë, që nesër do të sjell karkaleca në territorin tënd.
5 És elborítja a földnek színét, úgy hogy nem lesz látható a föld, és megemészti a megmenekedett maradékot, a mi megmaradt néktek a jégeső után, és megemészt minden fát, mely néktek sarjadzik a mezőn.
Dhe ato do të mbulojnë faqen e dheut, kështu që asnjeri nuk do të mund ta shohë tokën; dhe ato do të përpijnë edhe atë që ka mbetur, atë që ju ka lënë breshri, dhe do të përpinë çdo pemë që rritet për ju në fusha.
6 És betöltik a te házaidat, és minden szolgáidnak házát és minden Égyiptombelinek házát, a mit nem láttak a te atyáid, sem a te atyáid atyjai, a mióta e földön vannak mind e mai napig. És megfordula s kiméne a Faraó elől.
Dhe do t’i mbushin shtëpitë tuaja, shtëpitë e tërë shërbëtorëve të tu dhe shtëpitë e tërë Egjiptasve, diçka që as etërit e tu as etërit e etërve të tu nuk e kanë parë kurrë, nga dita që qenë mbi dhe deri në këtë ditë””. Me t’i thënë këto fjalë ktheu kurrizin dhe doli nga prania e Faraonit.
7 A Faraó szolgái pedig mondának őnéki: Meddig lesz még ez mi nékünk romlásunkra? Bocsásd el azokat az embereket, hogy szolgáljanak az Úrnak az ő Istenöknek. Még sem veszed-é eszedbe, hogy elvész Égyiptom?
Pastaj shërbëtorët e Faraonit i thanë: “Deri kur ky njeri do të jetë pengesë për ne? Lëri këta njerëz të ikin, që t’i shërbejnë Zotit Perëndisë të tyre! Nuk e ke kuptuar akoma që Egjipti është shkatërruar?”.
8 És visszahozák Mózest és Áront a Faraóhoz s monda ez nékik: Menjetek el, szolgáljatok az Úrnak a ti Istenteknek. Kik s kik azok, a kik elmennek?
Kështu Moisiu dhe Aaroni u rikthyen te Faraoni; dhe ky u tha atyre: “Shkoni, shërbejini Zotit, Perëndisë tuaj. Por kush janë ata që do të shkojnë?”. Moisiu tha:
9 Mózes pedig monda: A mi gyermekeinkkel és véneinkkel megyünk, a mi fiainkkal és leányainkkal, juhainkkal és barmainkkal megyünk, mert az Úrnak innepet kell szentelnünk.
“Ne do të shkojmë me fëmijët tanë dhe me pleqtë tanë, me bijtë tanë dhe bijat tona; do të shkojmë me kopetë tona të bagëtive të imta dhe të trasha, sepse duhet të kremtojmë një festë kushtuar Zotit”.
10 Monda azért nékik: Úgy legyen veletek az Úr, a mint elbocsátlak titeket és gyermekeiteket! Vigyázzatok, mert gonoszra igyekeztek.
Faraoni u tha atyre: “Zoti qoftë me ju, kur unë do t’ju lë të ikni bashkë me fëmijët tuaj! Por kini kujdes se mos keni qëllime të këqia!
11 Nem úgy! menjetek el ti férfiak és szolgáljatok az Úrnak, mert ti is ezt kívántátok. És elűzék őket a Faraó színe elől.
Jo, jo! Shkoni ju, burra, t’i shërbeni Zotit; sepse kjo është ajo që kërkoni”. Dhe i dëbuan nga prania e Faraonit.
12 És monda az Úr Mózesnek: Nyújtsd ki a te kezedet Égyiptom földére a sáskáért, hogy jőjjön fel Égyiptom földére és emészsze meg a földnek minden fűvét; mindazt a mit a jégeső meghagyott.
Atëherë Zoti i tha Moisiut: “Shtrije dorën tënde mbi vendin e Egjiptit për karkalecat, me qëllim që ato të ngjiten dhe të mbulojnë vendin e Egjiptit dhe të përpijnë tërë bimësinë e vendit, tërë ato që ka lënë breshri”.
13 Kinyujtá azért Mózes az ő vesszejét Égyiptom földére, és az Úr egész nap és egész éjjel keleti szelet támaszta a földre. Mire reggel lőn, a keleti szél felhozá a sáskát.
Atëherë Moisiu zgjati bastunin e tij mbi vendin e Egjiptit; dhe Zoti ngriti një erë nga lindja mbi vendin tërë atë ditë dhe tërë natën; sa erdhi mëngjesi, era e lindjes solli karkalecat.
14 És feljöve a sáska egész Égyiptom földére s nagy sokasággal szálla le Égyiptom egész határára. Annak előtte sem volt olyan sáska s ezután sem lesz olyan.
Dhe karkalecat u ngjitën në tërë vendin e Egjiptit dhe u ulën në tërë territorin e tij në numër të madh. Nuk kishte pasur kurrë një murtajë të tillë karkalecash më parë dhe nuk do të ndodhë ndonjë tjetër.
15 És elborítá az egész föld színét, és a föld elsötétedék, és megemészté a földnek minden fűvét és a fának minden gyümölcsét, a mit a jégeső meghagyott vala, és semmi zöld sem marada a fán, sem a mezőnek fűvén egész Égyiptom földén.
Ato mbuluan faqen e tërë dheut, aq sa e nxinë dheun; përpinë tërë bimësinë e vendit dhe tërë pemët e drurëve që breshri kishte lënë; dhe nuk mbeti asgjë e blertë mbi drurët dhe shkurrëzat e fushës, në tërë vendin e Egjiptit.
16 Akkor a Faraó siete hívatni Mózest és Áront és monda: Vétkeztem az Úr ellen, a ti Istenetek ellen és ti ellenetek.
Atëherë Faraoni thirri me nxitim Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: “Unë kam mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë tuaj, dhe kundër jush.
17 Most annakokáért bocsásd meg csak ez egyszer az én vétkemet és imádkozzatok az Úrhoz a ti Istentekhez, hogy csak ezt a halált fordítsa el én tőlem.
Por tani të lutem, falmani mëkatin edhe një herë; dhe lutjuni Zotit, Perëndisë tuaj, që të largojë nga unë këtë mynxyrë vdekjeprurëse”.
18 És kiméne a Faraó elől és imádkozék az Úrhoz.
Dhe Moisiu doli nga Faraoni, dhe iu lut Zotit.
19 És fordíta az Úr igen erős nyugoti szelet, és felkapá a sáskát és veté azokat a veres tengerbe; egy sáska sem marada egész Égyiptom határán.
Pastaj Zoti ngriti një erë të kundërt, një erë nga perëndimi shumë të fortë, që i largoi karkalecat dhe i hodhi në Detin e Kuq. Nuk mbeti asnjë karkalec në tërë territorin e Egjiptit.
20 De az Úr megkeményíté a Faraó szívét, és nem bocsátá el az Izráel fiait.
Por Zoti e fortësoi zemrën e Faraonit dhe ai nuk i la bijtë e Izraelit të ikin.
21 És monda az Úr Mózesnek: Nyujtsd ki a te kezedet az ég felé, hogy legyen setétség Égyiptom földén és pedig tapintható setétség.
Atëherë Zoti i tha Moisiut: “Shtrije dorën drejt qiellit, me qëllim që të jetë errësirë në vendin e Egjiptit, errësirë që të mund të preket me dorë”.
22 És kinyujtá Mózes az ő kezét az ég felé, és lőn sűrű setétség egész Égyiptom földén három napig.
Dhe Moisiu e shtriu dorën e tij drejt qiellit, dhe u bë errësirë e madhe në tërë vendin e Egjiptit për tri ditë.
23 Nem látták egymást, és senki sem kelt fel az ő helyéből három napig; de Izráel minden fiának világosság vala az ő lakhelyében.
Njëri nuk shikonte tjetrin dhe asnjeri nuk lëvizi nga vendi ku ndodhej për tri ditë; por për të gjithë bijtë e Izraelit kishte dritë në banesat e tyre.
24 Akkor hívatá a Faraó Mózest és monda: Menjetek el, szolgáljatok az Úrnak, csak juhaitok és barmaitok maradjanak; gyermekeitek is elmehetnek véletek.
Atëherë Faraoni thirri Moisiun dhe i tha: “Shkoni, shërbejini Zotit, le të mbeten vetëm kopetë tuaja me bagëti të imët dhe të trashë; edhe fëmijët tuaj mund të vinë me ju”.
25 Mózes pedig monda: Sőt inkább néked kell kezünkbe adnod véres áldozatra és égő-áldozatra valókat, hogy megáldozzuk a mi Urunknak Istenünknek.
Moisiu tha: “Ti duhet të na lejosh gjithashtu të marrim dhe disa fli dhe olokauste, që t’ia ofrojmë Zotit, Perëndisë tonë.
26 És velünk jőnek a mi barmaink is, egy körömnyi sem marad el, mert azokból veszünk, hogy szolgáljunk a mi Urunknak Istenünknek; magunk sem tudjuk, mivel szolgálunk az Úrnak, míg oda nem jutunk.
Edhe bagëtia jonë do të vijë me ne; nuk do të lëmë këtu as edhe një thua të saj, sepse do të marrim disa krerë për t’i shërbyer Zotit, Perëndisë tonë; dhe nuk e dimë me se do t’i shërbejmë Zotit, deri sa të arrijmë atje poshtë”.
27 De az Úr megkeményíté a Faraó szívét, és nem akará őket elbocsátani.
Por Zoti e fortësoi zemrën e Faraonit dhe ai nuk deshi t’i linte të shkonin.
28 És monda néki a Faraó: Menj el előlem; vigyázz magadra, hogy többé az én orczámat ne lásd; mert a mely napon az én orczámat látod, meghalsz.
Atëherë Faraoni i tha Moisiut: “Qërohu nga unë! Ruhu se më del përpara, sepse ditën që do të më dalësh përpara do të vdesësh!”.
29 Mózes pedig monda: Helyesen szólál. Nem látom többé a te orczádat.
Moisiu iu përgjigj: “Mirë e the; unë nuk do të të dal më përpara”.

< 2 Mózes 10 >