< 1 Sámuel 26 >

1 És menének a Zifeusok Saulhoz Gibeába, mondván: Nemde nem a Hakila halmán lappang-é Dávid, a puszta átellenében?
Zifejtë erdhën te Sauli në Gibeah dhe i thanë: “Mos është fshehur Davidi në kodrën e Hakilahut në kufi me shkretëtirën?”.
2 Felkele azért Saul, és lement Zif pusztájába, és vele volt Izráel közül háromezer válogatott ember, hogy megkeresse Dávidot Zif pusztájában.
Atëherë Sauli u ngrit dhe zbriti në drejtim të shkretëtirës së Zifit, duke pasur me vete tre mijë njerëz të zgjedhur të Izraelit, për të kërkuar Davidin në shkretëtirën e Zifit.
3 És tábort jára Saul a Hakila halmán, mely a puszta átellenében van, az úton; Dávid pedig a pusztában tartózkodék. És mikor észrevette, hogy Saul utána ment a pusztába:
Sauli e ngriti kampin e tij në kodrën e Hakilahut, që ndodhet në kufi me shkretëtirën pranë rrugës, ndërsa Davidi gjendej në shkretëtirë. Kur e kuptoi që Sauli vinte për ta kërkuar në shkretëtirë,
4 Kémeket küldött ki Dávid, és megtudta biztosan, hogy Saul eljött.
Davidi dërgoi disa spiunë dhe mësoi që Sauli kishte arritur me të vërtetë.
5 És felkele Dávid, és elment arra a helyre, a hol Saul táborozott, és megnézte Dávid azt a helyet, a hol feküvék Saul és Abner, a Nér fia, seregének fővezére. Saul pedig a kerített táborban feküvék, és a nép körülötte táborozott.
Atëherë Davidi u ngrit dhe shkoi në vendin ku Sauli kishte ngritur kampin. Davidi vrojtoi vendin ku ishin shtrirë Sauli dhe Abneri, bir i Nerit, komandant i ushtrisë së tij. Sauli ishte shtrirë në kampin e qerreve dhe njerëzit e tij ishin rreth tij.
6 Akkor szóla Dávid, és monda a Hitteus nemzetségéből való Akhiméleknek és Abisainak, a Seruja fiának, a ki Joábnak testvére vala, mondván: Ki jön le velem Saulhoz a táborba? És mondá Abisai: Lemegyek én veled.
Davidi iu drejtua pastaj Hiteut Alimelek dhe Abishait, birit të Tserujahut dhe vëlla i Joabit; dhe u tha atyre: “Kush do të vijë me mua te Sauli në kamp?”. Abidshai u përgjegj: “Do të vij unë bashkë me ty”.
7 És elméne éjjel Dávid, és Abisai a nép közé. És ímé, Saul lefeküvén, alszik vala a kerített táborban, és dárdája a földbe volt szúrva fejénél; Abner pedig és a nép körülötte feküvének.
Kështu Davidi dhe Abishai arritën natën te këta njerëz; dhe ja që Sauli rrinte shtrirë i përgjumur në kampin e qerreve, me shtizën e tij të ngulur në tokë, nga ana e kokës, kurse Abneri dhe njerëzit e tij po flinin rreth tij.
8 Akkor monda Abisai Dávidnak: Kezedbe adta a mai napon Isten a te ellenségedet; most azért, hadd szegezzem a földhöz őt a dárdával egy ütéssel, és másodszor nem ütöm át.
Atëherë Abishai i tha Davidit: “Sot Perëndia të ka dhënë në dorë armikun tënd; prandaj, të lutem, më lejo ta godas me shtizë dhe ta mbërthej në tokë me një të rënë të vetme; nuk do të ketë nevojë për një goditje të dytë”.
9 Dávid azonban monda Abisainak: Ne veszesd el őt! Mert vajjon ki emelhetné fel kezét az Úrnak felkentje ellen büntetlenül?!
Por Davidi i tha Abishait: “Mos e vrit; kush me të vërtetë mund të ngrejë dorën kundër të vajosurit të Zotit pa u bërë fajtor?”.
10 És monda Dávid: Él az Úr, hogy az Úr megveri őt! Vagy eljön az ő napja és meghal, vagy pedig harczba megy és ott vész el!
Pastaj Davidi shtoi: “Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, vetëm Zoti do ta godasë; o sepse do t’i vijë dita dhe ka për të vdekur, o sepse do të shkojë të luftojë dhe do të vritet.
11 Távoztassa el azért az Úr tőlem azt, hogy kezemet az Úrnak felkentje ellen emeljem, hanem csak vedd a dárdát, mely feje mellett van, és a vizes korsót, és menjünk el.
Zoti të më ruajë që të mos e shtyj dorën kundër të vajosurit të Zotit! Tani, të lutem merre shtizën që është pranë kokës së tij dhe enën e ujit dhe të ikim”.
12 Akkor elvevé Dávid a dárdát és a vizes korsót Saul feje mellől, és elmenének. És senki sem volt, a ki látta volna, sem a ki észrevette volna, sem a ki felserkent volna, hanem mindnyájan aluvának, mert az Úr mély álmot bocsátott reájok.
Kështu Davidi mori shtizën dhe kanën e ujit që ishte pranë kokës së Saulit dhe iku. Asnjeri nuk pa gjë, asnjeri nuk vuri re, asnjeri nuk u zgjua; të gjithë flinin, sepse një gjumë i thellë i dërguar nga Zoti i kishte zënë.
13 És mikor Dávid általment a túlsó oldalra, megállott a hegy tetején messzire, úgy, hogy nagy távolság volt közöttük.
Pastaj Davidi kaloi në krahun e kundërt dhe u ndal larg, në majën e malit; kishte një lartësi të madhe midis tyre.
14 És kiálta Dávid a népnek és Abnernek, a Nér fiának, mondván: Nem felelsz-é Abner? És felele Abner, és monda: Kicsoda vagy te, hogy így kiáltasz a királynak?
Atëherë Davidi u thirri njerëzve të Saulit dhe të Abnerit, birit të Nerit, dhe u tha: “Abner, nuk po përgjigjesh?”. Abneri u përgjegj dhe tha: “Kush je ti që po i bërtet mbretit?”.
15 Dávid pedig monda Abnernek: Avagy nem férfi vagy-é te, és kicsoda olyan, mint te Izráelben? És miért nem vigyáztál a te uradra, a királyra? Mert a nép közül oda ment egy ember, hogy elveszesse a te uradat, a királyt.
Davidi i tha kështu Abnerit: “A nuk je një njeri trim? Dhe kush është baraz me ty në Izrael? Pse, pra, nuk e ruajte mirë mbretin, zotërinë tënde? Njëri nga populli erdhi në fakt për të vrarë mbretin, zotërinë tënde.
16 Nem jó dolog ez, a mit cselekedtél! Él az Úr, hogy halál fiai vagytok ti, a miért nem vigyáztatok a ti uratokra, az Úrnak felkentjére! Most azért nézd meg, hol van a király dárdája és a vizes korsó, a mely fejénél volt?
Ajo që ke bërë nuk është aspak e mirë. Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, ju meritoni vdekjen, sepse nuk e keni ruajtur mirë zotërinë tuaj, të vajosurin e Zotit! Dhe tani shiko ku është shtiza e mbretit dhe kana e ujit që ishte pranë kokës së tij!”.
17 És megismeré Saul a Dávid hangját, és monda: A te hangod-é ez fiam, Dávid? Dávid pedig monda: Az én hangom, uram király!
Sauli njohu zërin e Davidit dhe tha: “A është zëri yt, o biri im David?”. Davidi u përgjegj: “Éshtë zëri im, o mbret, o imzot!”.
18 És monda: Miért üldözi szolgáját az én uram? Ugyan mit cselekedtem, és micsoda gonoszság van én bennem?
Pastaj shtoi: “Pse zotëria im e persekuton shërbëtorin e tij? Ç’kam bërë? Çfarë të keqe kam kryer?
19 Most azért hallgassa meg az én uram, a király, az ő szolgájának szavát! Ha az Úr ingerelt fel téged ellenem: vajha jóillatú volna előtte az áldozat; ha pedig emberek: átkozottak legyenek az Úr előtt, mert kiűznek most engemet, hogy ne részesülhessek az Úrnak örökségében, azt mondván: Eredj, szolgálj idegen isteneknek.
Prandaj tani, të lutem, dëgjo, o mbret, o imzot, fjalët e shërbëtorit tënd. Në rast se Zoti të nxit kundër meje, ai le të pranojë një blatim! Por në rast se janë njerëz, qofshin të mallkuar përpara Zotit, sepse sot më kanë përzënë që të më pengonin të merrja pjesën në trashëgiminë e Zotit, duke më thënë: “Shko t’u shërbesh perëndive të tjera”.
20 Azért ne omoljék az én vérem a földre távol az Úr színétől; mert Izráelnek királya kijött, hogy egy bolhát keressen, úgy, mint egy fogoly madarat üldöznek a hegyeken.
Tani, pra, gjaku im mos rëntë në tokë larg pranisë të Zotit! Sepse mbreti i Izraelit doli për të kërkuar një plesht, ashtu si gjuajnë një thëllëzë nëpër male”.
21 Saul pedig monda: Vétkeztem! térj vissza fiam, Dávid, mert többé nem cselekszem veled gonoszul, mivel az én életem kedves volt előtted a mai napon. Ímé, esztelenül cselekedtem, és igen nagyot vétettem.
Atëherë Sauli tha: “Kam mëkatuar; ktheu, biri im David, sepse nuk do të bëj më asnjë të keqe, sot jeta ime ishte e çmuar në sytë e tua; ja, kam vepruar si një budalla dhe kam gabuar rëndë”.
22 És felele Dávid, és monda: Ímhol a király dárdája, jőjjön ide a szolgák közül egy, és vigye el azt.
Davidi u përgjegj: “Ja, shtiza e mbretit; le të vijë këtu një nga të rinjtë e ta marrë.
23 Az Úr pedig fizessen meg mindenkinek az ő igazsága és hűsége szerint, mert az Úr kezembe adott téged ma, de én nem akartam felemelni kezemet az Úrnak felkentje ellen.
Zoti do t’i japë secilit simbas drejtësisë dhe besnikërisë së tij; sot në fakt Zoti të kishte dhënë në duart e mia, por unë nuk desha të shtrija dorën time kundër të vajosurit të Zotit.
24 És a mennyire drága volt a mai napon a te lelked én előttem, legyen annyira drága az én lelkem az Úr előtt, és szabadítson meg engem minden nyomorúságból!
Ashtu si sot jeta jote ka qenë e çmuar në sytë e mi, kështu ka për të qenë e çmuar jeta ime në sytë e Zotit; dhe ai të më largojë çdo fatkeqësi”.
25 Akkor monda Saul Dávidnak: Áldott légy te, fiam Dávid, hatalmasan is fogsz cselekedni, és győzni is fogsz! És elment Dávid a maga útjára, Saul pedig visszatért az ő helyére.
Atëherë Sauli i tha Davidit: “Qofsh i bekuar, biri im David. Ti do të bësh vepra të mëdha dhe ke për të dalë me siguri fitimtar”. Kështu Davidi vazhdoi rrugën e tij dhe Sauli u kthye në shtëpinë e vet.

< 1 Sámuel 26 >