< יחזקאל 34 >

ויהי דבר יהוה אלי לאמר 1
Fjala e Zotit m’u drejtua përsëri, duke thënë:
בן אדם הנבא על רועי ישראל הנבא ואמרת אליהם לרעים כה אמר אדני יהוה הוי רעי ישראל אשר היו רעים אותם--הלוא הצאן ירעו הרעים 2
“Bir njeriu, profetizo kundër barinjve të Izraelit; profetizo dhe u thuaj atyre barijve: Kështu thotë Zoti, Zoti: Mjerë barinjtë e Izraelit që kullotin veten e tyre! A nuk duhet përkundrazi të kullosin kopenë?
את החלב תאכלו ואת הצמר תלבשו הבריאה תזבחו הצאן לא תרעו 3
Ju hani yndyrën, visheni me leshin, vritni delet e majme, por nuk e kullotni kopenë.
את הנחלות לא חזקתם ואת החולה לא רפאתם ולנשברת לא חבשתם ואת הנדחת לא השבתם ואת האבדת לא בקשתם ובחזקה רדיתם אתם ובפרך 4
Nuk i keni forcuar delet e dobëta, nuk jeni kujdesur për të sëmurën, nuk keni fashuar atë të plagosurën, nuk e keni rikthyer në shtëpi të hutuarën dhe nuk e keni kërkuar të humburën, por keni sunduar mbi to me forcë dhe ashpërsi.
ותפוצינה מבלי רעה ותהיינה לאכלה לכל חית השדה ותפוצינה 5
Kështu ato, për mungesë bariu, janë shpërndarë, janë bërë pre e të gjitha bishave të fushës dhe kanë humbur.
ישגו צאני בכל ההרים ועל כל גבעה רמה ועל כל פני הארץ נפצו צאני ואין דורש ואין מבקש 6
Delet e mia po enden nëpër tërë malet dhe mbi çdo kodrinë të lartë; po, delet e mija janë përhapur mbi gjithë faqen e vendit dhe askush nuk ka shkuar t’i kërkojë ato as nuk tregoi kujdes”.
לכן רעים שמעו את דבר יהוה 7
Prandaj, o barinj, dëgjoni fjalën e Zotit:
חי אני נאם אדני יהוה אם לא יען היות צאני לבז ותהיינה צאני לאכלה לכל חית השדה מאין רעה ולא דרשו רעי את צאני וירעו הרעים אותם ואת צאני לא רעו 8
Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj”, thotë Zoti, Zoti, “duke qenë se delet e mija janë bërë një pre, delet e mia i hanë të gjitha bishat e fushave për mungesë të një bariu dhe sepse barinjtë e mi nuk kanë vajtur ti kërkojnë delet e mia, por barinjtë kanë kullotur për veten e tyre dhe nuk kanë kullotur delet e mia”.
לכן הרעים--שמעו דבר יהוה 9
Prandaj, o barinj, dëgjoni fjalën e Zotit:
כה אמר אדני יהוה הנני אל הרעים ודרשתי את צאני מידם והשבתים מרעות צאן ולא ירעו עוד הרעים אותם והצלתי צאני מפיהם ולא תהיין להם לאכלה 10
Kështu thotë Zoti, Zoti: “Ja, unë jam kundër barinjve; do t’u kërkoj llogari për delet e mia dhe nuk do t’i lë t’i kullotin delet. Barinjtë nuk do të kullotin më veten e tyre, sepse do t’u heq nga goja e tyre delet e mia dhe nuk do të jenë më ushqimi i tyre.
כי כה אמר אדני יהוה הנני אני ודרשתי את צאני ובקרתים 11
Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: “Ja, unë vetë do të shkoj të kërkoj delet e mia dhe do të kujdesem.
כבקרת רעה עדרו ביום היותו בתוך צאנו נפרשות--כן אבקר את צאני והצלתי אתהם מכל המקומת אשר נפצו שם ביום ענן וערפל 12
Ashtu si bariu kujdeset për kopenë e tij kur ndodhet në mes të deleve të tij, të shpërndara, kështu unë do të kujdesem për delet e mia dhe do t’i heq nga të gjitha vendet ku janë shpërndarë në një ditë me re dhe errësirë të dendur.
והוצאתים מן העמים וקבצתים מן הארצות והביאותים אל אדמתם ורעיתים אל הרי ישראל באפיקים ובכל מושבי הארץ 13
Do t’i nxjerr nga popujt dhe do t’i mbledh nga vende të ndryshme; do t’i çoj përsëri në tokën e tyre dhe do t’i kullot në malet e Izraelit, gjatë rrjedhave ujore dhe në tërë vendet e banuara të vendit.
במרעה טוב ארעה אתם ובהרי מרום ישראל יהיה נוהם שם תרבצנה בנוה טוב ומרעה שמן תרעינה אל הרי ישראל 14
Do t’i kullot në kullota të mira dhe vatha e tyre do të jetë në malet e larta të Izraelit; atje do të pushojnë në një vathë dhe do të kullotin në kullota të pasura në malet e Izraelit.
אני ארעה צאני ואני ארביצם נאם אדני יהוה 15
“Unë vetë do t’i kullot delet e mia dhe do t’i bëj të pushojnë”, thotë Zoti, Zoti.
את האבדת אבקש ואת הנדחת אשיב ולנשברת אחבש ואת החולה אחזק ואת השמנה ואת החזקה אשמיד ארענה במשפט 16
“Unë do të kërkoj të humburën, do ta kthej të hutuarën, do t’i lidh plagën, do ta forcoj të sëmurën, por do të shkatërroj të majmen dhe të fortën; do t’i kullot me drejtësi.
ואתנה צאני כה אמר אדני יהוה הנני שפט בין שה לשה לאילים ולעתודים 17
Sa për ju, o delet e mia”, kështu thotë Zoti, Zoti, “ja, unë do të gjykoj midis dele e dele, midis deshëve dhe cjepve.
המעט מכם המרעה הטוב תרעו ויתר מרעיכם תרמסו ברגליכם ומשקע מים תשתו--ואת הנותרים ברגליכם תרפשון 18
Ju duket gjë e vogël të kullotësh në një kullotë të mirë dhe pastaj të shkelësh me këmbë atë që mbetet nga kullota juaj, ose të pish ujra të pastra dhe pastaj të turbullosh me këmbë atë që mbetet?
וצאני--מרמס רגליכם תרעינה ומרפש רגליכם תשתינה 19
Kështu delet e mia duhet të hanë atë që kanë shkelur këmbët tuaja dhe duhet të pijnë atë që kanë turbulluar këmbët tuaja”.
לכן כה אמר אדני יהוה--אליהם הנני אני--ושפטתי בין שה בריה ובין שה רזה 20
Prandaj kështu u thotë atyre Zoti, Zoti: “Ja, unë vetë do të gjykoj midis deles së dhjamur dhe deles së dobët.
יען בצד ובכתף תהדפו ובקרניכם תנגחו כל הנחלות--עד אשר הפיצותם אותנה אל החוצה 21
Duke qenë se ju keni shtyrë me ijë dhe me shpatull dhe u keni rënë me brirë të gjitha deleve të dobëta deri sa i shpërndatë rreth e rrotull,
והושעתי לצאני ולא תהיינה עוד לבז ושפטתי בין שה לשה 22
unë do t’i shpëtoj delet e mia dhe nuk do të bëhen më pre, dhe do të gjykoj midis dele e dele.
והקמתי עליהם רעה אחד ורעה אתהן--את עבדי דויד הוא ירעה אתם והוא יהיה להן לרעה 23
Do të vendos mbi to një bari të vetëm që do t’i kullosë, shërbëtorin tim David. Ai do t’i kullosë dhe ka për të qenë bariu i tyre.
ואני יהוה אהיה להם לאלהים ועבדי דוד נשיא בתוכם אני יהוה דברתי 24
Dhe unë, Zoti, do të jem Perëndia i tyre dhe shërbëtori im Davidi do të jetë princ në mes tyre. Unë, Zoti, fola.
וכרתי להם ברית שלום והשבתי חיה רעה מן הארץ וישבו במדבר לבטח וישנו ביערים 25
Do të vendos me to një besëlidhje paqeje dhe do të zhduk nga vendi kafshët e liga, kështu ato do të mund të rrinë të sigurta në shkretëtirë dhe të flenë nëpër pyje.
ונתתי אותם וסביבות גבעתי ברכה והורדתי הגשם בעתו גשמי ברכה יהיו 26
Dhe do t’ua bëj të bekura vendet rreth kodrës sime; do të bëj të bjerë shiu në kohën e duhur, dhe do të jenë shira bekimi.
ונתן עץ השדה את פריו והארץ תתן יבולה והיו על אדמתם לבטח וידעו כי אני יהוה בשברי את מטות עלם והצלתים מיד העבדים בהם 27
Druri i fushës do të japë frytin e tij dhe toka do të japë prodhimet e saj. Ato do të jenë të sigurta në tokën e tyre dhe do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do të këpus shufrat e zgjedhës së tyre dhe do t’i çliroj nga dora e atyre që i mbanin në skllavëri.
ולא יהיו עוד בז לגוים וחית הארץ לא תאכלם וישבו לבטח ואין מחריד 28
Dhe nuk do të jenë më pre e kombeve as do t’i hanë më bishat e fushës, por do të qëndrojnë të sigurta dhe askush nuk ka për t’i trembur.
והקמתי להם מטע לשם ולא יהיו עוד אספי רעב בארץ ולא ישאו עוד כלמת הגוים 29
Do ta bëj që të mbijë për ta një kopësht me famë të madhe; nuk do të konsumohen më nga uria në vend dhe nuk do të mbajnë më turpin e kombeve.
וידעו כי אני יהוה אלהיהם--אתם והמה עמי בית ישראל--נאם אדני יהוה 30
Kështu ata do të pranojnë që unë, Zoti, Perëndia i tyre, jam me ta, dhe që ata, shtëpia e Izraelit, janë populli im”, thotë Zoti, Zoti.
ואתן צאני צאן מרעיתי אדם אתם אני אלהיכם--נאם אדני יהוה 31
“Ju jeni delet e mia, delet e kullotës sime; jeni njerëz dhe unë jam Perëndia juaj”, thotë Zoti.

< יחזקאל 34 >