< Iosua 2 >

1 HOOUNA aku la o Iosua, ke keiki a Nuna i na kanaka elua, mai Sitima aku e kiu malu, i ae la, Ou haele e makai i ka aina ia Ieriko. Hele aku laua a komo iloko o ka hale o kekahi wahine hookamakama, o Rahaba kona inoa, a moe iho la laua malaila.
Jozueu, bir i Nunit, dërgoi dy burra te Shitimi për të vëzhguar fshehurazi, duke u thënë: “Shkoni, kontrolloni vendin dhe Jerikon”. Kështu ata shkuan dhe hynë në shtëpinë e një prostitute, të quajtur Rahab, dhe aty banuan.
2 Ua haiia'ku la i ke alii o Ieriko, i ka i ana aku, Aia hoi, ua hele mai nei i ka po, kekahi mau kanaka, no na mamo a Iseraela e makai i ka aina.
Këtë gjë ia referuan mbretit të Jerikos, duke i thënë: “Ja, disa bij të Izraelit erdhën këtu sonte natën për të vëzhguar vendin”.
3 Hoouna aku la ke alii o Ieriko, i aku la ia Rahaba, E lawe mai oe iwaho i ua mau kanaka la i hele mai iou la, a i komo iloko o kou hale; no ka mea, ua hele mai laua e makai i ka aina a pau.
Atëherë mbreti i Jerikos dërgoi t’i thotë Rahabit: “Nxirri jashtë njerëzit që kanë ardhur te ti dhe kanë hyrë në shtëpinë tënde, sepse ata kanë ardhur për të vëzhguar tërë vendin”.
4 Lawe ae la ka wahine i ua mau kanaka la elua, huna iho la ia laua a olelo aku la penei, Hele mai la kekahi mau kanaka io'u nei, aole hoi au i ike i kahi a laua i hele mai ai:
Por gruaja i mori dy burrat dhe i fshehu; pastaj tha: “Éshtë e vërtetë, këta njerëz erdhën tek unë, por nuk dija nga ishin.
5 A i ke pani ana o ka puka i ka poeleele, hele aku la ua mau kanaka la iwaho. Aole au i ike i ko laua wahi i hele ai. E hahai koke aku ia laua, a e loaa no.
Në çastin kur mbyllej porta e qytetit, kur ishte errësuar, ata burra dolën; nuk e di se ku shkuan; ndiqini menjëherë, sepse mund t’i arrini”.
6 Aka, ua lawe ae la ia ia laua maluna o ka hale, a huna iho la ia laua malalo iho o kahi olona ana i hoonohonoho ai, ma ia wahi maluna.
(Ajo përkundrazi i kishte hipur mbi çati dhe i kishte fshehur midis kërcejve të lirit, që i kishte shtrirë mbi shtrat).
7 Hahai aku la na kanaka ia laua ma ke ala e hiki aku ai i Ioredane, a hiki i ke ahua. A puka aku la ka poe hahai iwaho, alaila, paniia iho la ka puka.
Atëherë ata i ndoqën në rrugën e Jordanit, në drejtim të vahut të lumit; dhe sapo dolën ndjekësit, porta u mbyll.
8 Mamua o ko laua moe ana, pii aku la ua wahine nei io laua la maluna o ka hale;
Por para se t’i zinte gjumi spiunët, Rahabi u ngjit pranë tyre në çati,
9 I aku la ia i ua mau kanaka la, Ua ike no wau, ua haawi mai o Iehova i ka aina no oukou, a ua kau mai ka weliweli ia oukou maluna o makou, a ua maule ka poe a pau e noho nei ma keia aina ia oukou.
dhe u tha atyre burrave: “Unë e di që Zoti ju ka dhënë vendin, që tmerri juaj na ka zënë, dhe që të gjithë banorët e vendit dridhen nga frika para jush.
10 No ka mea, ua lohe makou i ko Iehova hoomaloo ana i ka wai o ke Kaiula imua o oukou, i ka wa i puka mai ai oukou mailoko mai o Aigupita; a me ka mea a oukou i hana aku ai i na'lii elua o ka Amora ma kela aoao o Ioredane, ia Sihona, laua o Oga, i na mea a oukou i anai loa ai.
Sepse ne kemi dëgjuar si i thau ujërat e Detit të Kuq Zoti përpara jush kur dolët nga Egjipti, dhe atë që ju u bëtë dy mbretërve të Amorejve, matanë Jordanit, Sihonit dhe Ogut, që vendosët t’i shfarosni.
11 A lohe makou, maule iho la ko makou mau naau, aole i koe ke aho iloko o kekahi kanaka imua o oukou; no ka mea, o Iehova, ko oukou Akua, oia ke Akua maluna, ma ka lani, a malalo hoi ma ka honua.
Duke dëgjuar këto gjëra zemra jonë u mpak, për shkakun tuaj askujt nuk i mbeti asnjë fije trimërie, sepse Zoti, Perëndia juaj, është Perëndi atje lart në qiejt dhe këtu poshtë në tokë.
12 Ano hoi, ke noi aku nei au ia olua, e hoohiki olua ia Iehova no'u, no ka'u hana lokomaikai ana'ku ia olua, e hana lokomaikai mai no hoi olua ia'u, a me ka poe o ko'u makuakane, a e haawi mai hoi olua i hoailona oiaio;
Prandaj, ju lutem, betohuni në emër të Zotit që, ashtu si kam treguar dhembshuri ndaj jush, edhe ju do të tregoni po atë dhembshuri ndaj shtëpisë së atit tim; më jepni, pra, një shenjë të sigurt,
13 A e hoola oukou i ko'u makuakane a me ko'u makuwahine, a me ko'u poe kaikunane, a me na kaikaina o'u a me ko lakou mea a pau, a e hoopakele mai ia makou i ka make.
që do t’i lini të gjallë atin tim, nënën time, vëllezërit dhe motrat e mia dhe të gjitha gjërat që u përkasin atyre, dhe që do të shpëtoni jetën tonë nga vdekja”.
14 I mai la ua mau kanaka la ia ia, E lilo no ko maua ola no kou, ke hai ole oe i keia hana a maua. A i ka wa e haawi mai ai o Iehova i ka aina no makou, alaila, e hana lokomaikai aku maua ia oe, me ka oiaio.
Ata burra iu përgjigjën: “Jeta jonë për atë tuajën, mjaft që të mos e tregoni çështjen tonë; dhe kur Zoti do të na japë vendin, ne do të të trajtojmë me mëshirë dhe me shpirtlirësi”.
15 Alaila, ma ke kaula oia i kuu iho ai ia laua ilalo, ma ka puka makani; no ka mea, aia kona hale maluna o ka pa, a noho no oia ma ka pa.
Atëherë ajo i zbriti nga dritarja me një litar, sepse shtëpia e saj ndodhej mbi muret e qytetit, dhe ajo banonte mbi muret.
16 I aku la ia ia laua, E hele olua i ka mauna, o loaa olua i ka poe hahai; a e pee malaila, i ekolu mau la, a hoi mai ka poe hahai; alaila, o hele olua i ko olua wahi e hele ai.
Dhe u tha atyre: “Shkoni në drejtim të malit, që ndjekësit tuaj të mos ju gjejnë; dhe qëndroni tri ditë të fshehur atje, deri sa të kthehen ndjekësit tuaj; pastaj do të vazhdoni rrugën tuaj”.
17 I mai la ua mau kanaka la ia ia, Aole loa maua e lawehala i ka hoohiki ana a maua i hoohiki ai nou.
Atëherë ata burra i thanë: “Ne do të çlirohemi nga betimi që na detyrove të bëjmë,
18 A hiki makou i keia aina, alaila, e hikii oe ma ka puka i keia kaula ulaula au i hookuu iho ai ia maua ilalo; a e hoakoakoa mai oe, ma kou hale, i kou makuakane a me kou makuwahine, a me kou poe kaikunane a me ka poe a pau o kou makuakane.
po të jetë se, kur të hyjmë në këtë vend, ti nuk ngjit në dritaren nga e cila po na zbret këtë kordon të hollë me ngjyrë të kuqerreme dhe po nuk mblodhe në shtëpinë tënde atin tënd, nënën tënde vëllezërit e tu dhe tërë familjen e atit tënd.
19 A o ka mea puka mawaho o ka puka o kou hale ma ke alanui, aia no kona koko maluna o kona poo iho, a e hala ole maua; a o na mea ma ou nei, maloko o ka hale, eia no kona koko maluna o ko maua poo, ke kau ka lima maluna ona.
Por në rast se dikush del jashtë pragut të shtëpisë sate, gjaku i tij do të bjerë mbi krye të vet, dhe ne nuk do të kemi faj për këtë; por gjaku i kujtdo qoftë që do të jetë me ty në shtëpi do të bjerë mbi kokën tonë, në qoftë se dikush i prek me dorë.
20 A ina e hai oe i keia hana a maua, alaila, aole maua e lawehala i ka hoohiki ana a maua i hoohiki ai nou.
Por në rast se ti tregon punën tonë, ne do të çlirohemi nga betimi që na ke detyruar të bëjmë”.
21 I aku la keia, E like me ka olua olelo, pela no. Kuu iho la oia ia laua, a hele aku la laua; a hikii iho la ia i ke kaula ula ma ka puka.
Ajo tha: “U bëftë ashtu si thatë ju”. Pastaj u nda me ta dhe ata ikën. Ajo lidhi në dritare kordonin e hollë të kuqerremë.
22 Hele aku la laua a hiki i ka mauna, a noho iho la ilaila i na la ekolu, a hoi mai ka poe hahai. Ua imi aku la ka poe hahai ia laua, ma ke ala a pau, aole hoi i loaa.
Ata ikën, pra, dhe shkuan në mal ku ndenjën tri ditë, deri sa u kthyen ndjekësit; ndjekësit i kishin kërkuar gjatë gjithë rrugës, por pa i gjetur dot.
23 A hoi mai la ua mau kanaka la elua, e iho ana mai ka mauna mai, hele ae la laua, a hiki aku la io Iosua la, i ke keiki a Nuna, a hai aku la ia ia i na mea a pau i loaa ia lana:
Kështu të dy burrat u kthyen, zbritën nga mali, kaluan Jordanin dhe erdhën te Jozueu, bir i Nunit, dhe i treguan të gjitha ato që kishin kaluar.
24 Olelo aku la laua ia Iosua, Ua haawi io mai no o Iehova i ka aina a pau i ko kakou lima; no ka mea, ua maule hoi ka poe a pau e noho ana ma ia aina, no kakou.
Dhe i thanë Jozueut: “Me siguri Zoti na e ka lënë në duart tona tërë vendin; që tani tërë banorët e vendit dridhen nga frika para nesh”.

< Iosua 2 >