< Job 7 >

1 “Isn’t a man forced to labour on earth? Aren’t his days like the days of a hired hand?
“A nuk kryen vallë një punë të rëndë njeriu mbi tokë dhe ditët e tij a nuk janë si ditët e një argati?
2 As a servant who earnestly desires the shadow, as a hireling who looks for his wages,
Ashtu si skllavi dëshiron fort hijen dhe ashtu si argati pret mëditjen e tij,
3 so I am made to possess months of misery, wearisome nights are appointed to me.
kështu edhe mua më ranë muaj fatkeqësie dhe m’u caktuan net me dhembje.
4 When I lie down, I say, ‘When will I arise, and the night be gone?’ I toss and turn until the dawning of the day.
Sa shtrihem, them: “Kur do të ngrihem?”. Por nata është e gjatë dhe jam vazhdimisht i shqetësuar deri në agim.
5 My flesh is clothed with worms and clods of dust. My skin closes up, and breaks out afresh.
Mishi im është i mbuluar me krimba dhe me buca dheu, lëkura ime plasaritet dhe është bërë e pështirë.
6 My days are swifter than a weaver’s shuttle, and are spent without hope.
Ditët e mia janë më të shpejta se masuri i një endësi dhe po harxhohen pa shpresë.
7 Oh remember that my life is a breath. My eye will no more see good.
Kujto që jeta ime është një frymë; syri im nuk do të shohë më të mirën.
8 The eye of him who sees me will see me no more. Your eyes will be on me, but I will not be.
Syri i atij që më shikon nuk do të më shohë më; sytë e tu do të jenë mbi mua, por unë nuk do të jem më.
9 As the cloud is consumed and vanishes away, so he who goes down to Sheol will come up no more. (Sheol h7585)
Ashtu si reja davaritet dhe nuk duket më, kështu ai që zbret në Sheol nuk kthehet më; (Sheol h7585)
10 He will return no more to his house, neither will his place know him any more.
nuk do të kthehet më në shtëpinë e tij, dhe banesa e tij nuk do ta njohë më.
11 “Therefore I will not keep silent. I will speak in the anguish of my spirit. I will complain in the bitterness of my soul.
Prandaj nuk do ta mbaj gojën të mbyllur do të flas në ankthin e frymës time; do të ankohem në hidhërimin e shpirtit tim.
12 Am I a sea, or a sea monster, that you put a guard over me?
A jam vallë deti apo një përbindësh i detit që ti më ruan me një roje?
13 When I say, ‘My bed will comfort me. My couch will ease my complaint,’
Kur unë them: “Shtrati im do të më japë një lehtësim, shtroja ime do ta zbusë dhembjen time”,
14 then you scare me with dreams and terrify me through visions,
ti më tremb me ëndrra dhe më tmerron me vegime;
15 so that my soul chooses strangling, death rather than my bones.
kështu shpirtit tim i parapëlqen të mbytet dhe të vdesë se sa të bëjë këtë jetë.
16 I loathe my life. I don’t want to live forever. Leave me alone, for my days are but a breath.
Unë po shpërbëhem; nuk kam për të jetuar gjithnjë; lërmë të qetë; ditët e mia nuk janë veçse një frymë.
17 What is man, that you should magnify him, that you should set your mind on him,
Ç’është njeriu që ti ta bësh të madh dhe të kujdesesh për të,
18 that you should visit him every morning, and test him every moment?
dhe ta vizitosh çdo mëngjes duke e vënë në provë në çdo çast?
19 How long will you not look away from me, nor leave me alone until I swallow down my spittle?
Kur do ta heqësh shikimin tënd nga unë dhe do të më lësh të përcjell pështymën time?
20 If I have sinned, what do I do to you, you watcher of men? Why have you set me as a mark for you, so that I am a burden to myself?
Në rast se kam mëkatuar, çfarë të kam bërë ty, o rojtar i njerëzve? Pse më ke bërë objekt të goditjeve të tua, aq sa i jam bërë barrë vetes sime?
21 Why do you not pardon my disobedience, and take away my iniquity? For now will I lie down in the dust. You will seek me diligently, but I will not be.”
Pse nuk i fal shkeljet e mia dhe nuk e kapërcen paudhësinë time? Sepse shpejt do të jem pluhur; ti do të më kërkosh, por unë nuk do të jem më”.

< Job 7 >