< Deuteronomy 9 >

1 Hear, O Israel: You are to pass over Jordan this day, to go in to possess nations greater and mightier than yourself, cities great and fenced up to heaven,
“Dëgjo, o Izrael! Sot ti do të kalosh Jordanin për të hyrë dhe për të pushtuar kombe më të mëdha dhe më të fuqishme se ti, qytete të mëdha dhe të fortifikuara deri në qiell,
2 A people great and tall, the children of the Anakims, whom you know, and of whom you have heard say, Who can stand before the children of Anak!
një popull të madh dhe me shtat të lartë, pasardhësit e Anakimëve që ti i njeh, dhe për të cilët ke dëgjuar të thonë: “Kush mund t’i përballojë pasardhësit e Anakut?”.
3 Understand therefore this day, that the LORD your God is he which goes over before you; as a consuming fire he shall destroy them, and he shall bring them down before your face: so shall you drive them out, and destroy them quickly, as the LORD has said to you.
Dije, pra, që sot Zoti, Perëndia yt, është ai që do të marshojë para teje si një zjarr gllabërues; ai do t’i shkatërrojë dhe do t’i rrëzojë para teje; kështu ti do t’i përzësh dhe do t’i vrasësh shpejt, ashtu si të ka thënë Zoti.
4 Speak not you in your heart, after that the LORD your God has cast them out from before you, saying, For my righteousness the LORD has brought me in to possess this land: but for the wickedness of these nations the LORD does drive them out from before you.
Kur Zoti, Perëndia yt, do t’i ketë dëbuar para teje, mos thuaj në zemrën tënde: “Éshtë për shkak të drejtësisë sime që Zoti më dha në zotërim këtë vend”. Éshtë përkundrazi ligësia e këtyre kombeve që e shtyu Zotin t’i dëbojë para teje.
5 Not for your righteousness, or for the uprightness of your heart, do you go to possess their land: but for the wickedness of these nations the LORD your God does drive them out from before you, and that he may perform the word which the LORD swore to your fathers, Abraham, Isaac, and Jacob.
Jo, nuk është as nga drejtësia jote as nga ndershmëria e zemrës sate, që ti hyn për të pushtuar vendin e tyre, por nga ligësia e këtyre kombeve që Zoti, Perëndia yt, po i dëbon para teje, dhe për të mbajtur fjalën e dhënë etërve të tu, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.
6 Understand therefore, that the LORD your God gives you not this good land to possess it for your righteousness; for you are a stiff necked people.
Dije, pra, që nuk është për shkak të drejtësisë sate që Zoti, Perëndia yt, të jep në zotërim këtë vend të mirë, sepse ti je një popull kokëfortë.
7 Remember, and forget not, how you provoked the LORD your God to wrath in the wilderness: from the day that you did depart out of the land of Egypt, until you came to this place, you have been rebellious against the LORD.
Kujtohu dhe mos harro si e ke provokuar zemërimin e Zotit, Perëndisë tënd, në shkretëtirë. Prej ditës që keni dalë nga vendi i Egjiptit, deri në arritjen në këtë vend, keni mbajtur një qëndrim prej rebeli, ndaj Zotit.
8 Also in Horeb you provoked the LORD to wrath, so that the LORD was angry with you to have destroyed you.
Edhe në Horeb provokuat zemërimin e Zotit; dhe Zoti u zemërua kundër jush aq sa donte t’ju shkatërronte.
9 When I was gone up into the mount to receive the tables of stone, even the tables of the covenant which the LORD made with you, then I stayed in the mount forty days and forty nights, I neither did eat bread nor drink water:
Kur u ngjita në mal për të marrë pllakat prej guri, pllakat e besëlidhjes që Zoti kishte lidhur me ju, unë mbeta në mal dyzet ditë dhe dyzet net, pa ngrënë bukë dhe pa pirë ujë,
10 And the LORD delivered to me two tables of stone written with the finger of God; and on them was written according to all the words, which the LORD spoke with you in the mount out of the middle of the fire in the day of the assembly.
dhe Zoti më dha dy pllaka guri, të shkruara me gishtin e Perëndisë, mbi të cilat ishin tërë fjalët që Zoti ju kishte thënë në mal, në mes të zjarrit, ditën e asamblesë.
11 And it came to pass at the end of forty days and forty nights, that the LORD gave me the two tables of stone, even the tables of the covenant.
Dhe pas dyzet ditëve dhe dyzet netve Zoti më dha dy pllaka prej guri, pllakat e besëlidhjes.
12 And the LORD said to me, Arise, get you down quickly from hence; for your people which you have brought forth out of Egypt have corrupted themselves; they are quickly turned aside out of the way which I commanded them; they have made them a molten image.
Pastaj Zoti më tha: “Çohu, zbrit me të shpejtë që këtej, sepse populli yt që ti nxore nga Egjipti është shthurur; kanë devijuar shpejt nga rruga që unë u kisha urdhëruar atyre të ndiqnin dhe kanë krijuar një shëmbëlltyrë prej metali të shkrirë”.
13 Furthermore the LORD spoke to me, saying, I have seen this people, and, behold, it is a stiff necked people:
Zoti më foli akoma, duke thënë: “Unë e pashë këtë popull; ja ai është një popull kokëfortë;
14 Let me alone, that I may destroy them, and blot out their name from under heaven: and I will make of you a nation mightier and greater than they.
lë që ta shkatërroj dhe të fshij emrin e tij nën qiejt, dhe do të të bëj ty një komb më të fuqishëm dhe më të madh se ai”.
15 So I turned and came down from the mount, and the mount burned with fire: and the two tables of the covenant were in my two hands.
Kështu u ktheva dhe zbrita nga mali, ndërsa mali digjej nga zjarri; dhe dy pllakat e besëlidhjes ishin në duart e mia.
16 And I looked, and, behold, you had sinned against the LORD your God, and had made you a molten calf: you had turned aside quickly out of the way which the LORD had commanded you.
Shikova, dhe ja, ju kishit mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë tuaj, dhe kishit bërë një viç prej metali të shkrirë. Kishit lënë shumë shpejt rrugën që Zoti ju kishte urdhëruar të ndiqnit.
17 And I took the two tables, and cast them out of my two hands, and broke them before your eyes.
Atëherë i kapa dy pllakat, i flaka me duart e mia dhe i copëtova para syve tuaja.
18 And I fell down before the LORD, as at the first, forty days and forty nights: I did neither eat bread, nor drink water, because of all your sins which you sinned, in doing wickedly in the sight of the LORD, to provoke him to anger.
Pastaj u shtriva përpara Zotit, si herën e parë, dyzet ditë dhe dyzet net me radhë; nuk hëngra bukë as piva ujë për shkak të mëkateve që kishit kryer, duke bërë atë që është e keqe për sytë e Zotit, për të provokuar zemërimin e tij.
19 For I was afraid of the anger and hot displeasure, with which the LORD was wroth against you to destroy you. But the LORD listened to me at that time also.
Sepse unë kisha frikë nga zemërimi dhe nga tërbimi me të cilët Zoti ishte ndezur kundër jush, aq sa dëshëronte shkatërrimin tuaj. Por Zoti edhe këtë herë më dëgjoi.
20 And the LORD was very angry with Aaron to have destroyed him: and I prayed for Aaron also the same time.
Dhe Zoti u zemërua shumë gjithashtu kundër Aaronit, aq sa donte ta shkatërronte atë; kështu atë herë unë u luta edhe për Aaronin.
21 And I took your sin, the calf which you had made, and burnt it with fire, and stamped it, and ground it very small, even until it was as small as dust: and I cast the dust thereof into the brook that descended out of the mount.
Pastaj mora objektin e mëkatit tuaj, viçin që kishit bërë, e dogja në zjarr, e copëtova dhe e thërmova në copa shumë të vogla, deri sa e katandisa në pluhur të hollë, dhe e hodha pluhurin në përruan që zbret nga mali.
22 And at Taberah, and at Massah, and at Kibrothhattaavah, you provoked the LORD to wrath.
Edhe në Taberah, në Masa dhe në Kibroth-Atavah ju provokuat zemërimin e Zotit.
23 Likewise when the LORD sent you from Kadeshbarnea, saying, Go up and possess the land which I have given you; then you rebelled against the commandment of the LORD your God, and you believed him not, nor listened to his voice.
Kur pastaj Zoti ju nisi jashtë Kadesh-Barneas duke thënë: “Ngjituni dhe shtini në dorë vendin që ju dhashë”, ju ngritët krye kundër Zotit, Perëndisë tuaj, nuk i besuat dhe nuk iu bindët zërit të tij.
24 You have been rebellious against the LORD from the day that I knew you.
U bëtë rebelë kundër Zotit, qysh nga dita që ju kam njohur.
25 Thus I fell down before the LORD forty days and forty nights, as I fell down at the first; because the LORD had said he would destroy you.
Kështu mbeta përmbys para Zotit dyzet ditë dhe dyzet net; dhe e bëra këtë sepse Zoti kishte thënë se donte t’ju shkatërronte.
26 I prayed therefore to the LORD, and said, O Lord GOD, destroy not your people and your inheritance, which you have redeemed through your greatness, which you have brought forth out of Egypt with a mighty hand.
Dhe iu luta Zotit, dhe i thashë: “O Zot, o Zot, mos e shkatërro popullin tënd dhe trashëgiminë tënde, që i ke çliruar me madhështinë tënde, qi i nxore nga Egjipti me një dorë të fuqishme.
27 Remember your servants, Abraham, Isaac, and Jacob; look not to the stubbornness of this people, nor to their wickedness, nor to their sin:
Kujto shërbëtorët e tu: Abrahamin, Isakun dhe Jakobin; mos shiko kokëfortësinë e këtij populli, ligësinë ose mëkatin e tij,
28 Lest the land from where you brought us out say, Because the LORD was not able to bring them into the land which he promised them, and because he hated them, he has brought them out to slay them in the wilderness.
me qëllim që vendi prej ku i nxore të mos thotë: Me qënë se Zoti nuk ishte në gjendje t’i fuste në tokën që u kishte premtuar dhe me qenë se i urrente, i nxori që të vdesin në shkretëtirë.
29 Yet they are your people and your inheritance, which you brought out by your mighty power and by your stretched out arm.
Megjithatë ata janë populli yt dhe trashëgimia jote, që ti nxore nga Egjipti me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë””.

< Deuteronomy 9 >