< 4 Mosebog 23 >

1 Og Bileam sagde til Balak: "Byg mig syv Altre her og skaf mig syv unge Tyre og syv Vædre herhen!"
Pastaj Balaami i tha Balakut: “Më ndërto këtu shtatë altarë dhe më përgatit këtu shtatë dema dhe shtatë desh”.
2 Balak gjorde, som Bileam sagde, og Balak og Bileam ofrede en Tyr og en Væder på hvert Alter.
Balaku bëri ashtu siç i kishte thënë Balaami, pastaj Balaku dhe Balaami ofruan një dem të vogël dhe një dash mbi secilin altar.
3 Derpå sagde Bileam til Balak: "Bliv stående her ved dit Brændoffer, så vil jeg gå hen og se, om HERREN mulig kommer mig i Møde. Hvad han da lader mig skue, skal jeg lade dig vide." Så gik han op på en nøgen Klippetop.
Pastaj Balaami i tha Balakut: “Qëndro pranë olokaustit tënd dhe unë do të shkoj; ndofta Zoti do të vijë të takohet me mua; dhe atë që ka për të më treguar do të ta njoftoj”. Kështu ai shkoi në një bregore të zhveshur.
4 Da kom Gud Bileam i Møde. Og han sagde til ham: "Jeg har gjort de syv Altre i Stand og ofret en Tyr og en Væder på hvert."
Dhe Perëndia i doli përpara Balaamit, dhe Balaami i tha: “Unë kam përgatitur shtatë altarë dhe kam ofruar nga një dem të vogël dhe nga një dash për çdo altar”.
5 Og Gud lagde Bileam Ord i Munden og sagde: "Vend tilbage til Balak og tal således til ham!"
Atëherë Zoti i vuri një mesazh në gojë Balaamit dhe i tha: “Kthehu te Balaku dhe foli kështu”.
6 Da vendte han tilbage til ham, og se, han stod ved sit Brændoffer sammen med alle Moabs Høvdinger.
U kthye tek ai, dhe ja, ai qëndronte pranë olokaustit, ai dhe të gjithë prijësit e Moabit.
7 Og han fremsatte sit Sprog: Fra Aram lod Balak mig hente, Moabs Konge fra Østens Bjerge: "Kom og forband mig Jakob, kom og kald Vrede ned over Isrrael!"
Atëherë Balaami shqiptoi orakullin e tij dhe tha: “Balaku, mbret i Moabit, më ka sjellë nga Arami, nga malet e Lindjes: “Eja, mallko për mua Jakobin, eja dhe padit Izraelin!”.
8 Hvor kan jeg forbande, når Gud ej forbander, nedkalde Vrede, når HERREN ej vreds!
Si mund të mallkoj atë që Zoti nuk e ka mallkuar? Si mund të padis atë që Zoti nuk e ka paditur?
9 Jeg ser det fra Klippernes Top, fra Højderne skuer jeg det, et Folk, der bor for sig selv og ikke regner sig til Hedningefolkene.
Unë e shoh nga maja e shkëmbinjve dhe e sodis nga lartësitë; ja, është një popull që qëndron vetëm dhe nuk është përfshirë në gjirin e kombeve.
10 Hvem kan måle Jakobs Sandskorn, hvem kan tælle Israels Støvgran? Min Sjæl dø de oprigtiges Død, og mit Endeligt vorde som deres!
Kush mund të llogarisë pluhurin e Jakobit apo të numërojë çerekun e Izraelit? Vdeksha unë si njerëzit e drejtë dhe qoftë fundi im i njëllojtë me atë të tyren!”.
11 Da sagde Balak til Bileam: "Hvad har du gjort imod mig! Jeg lod dig hente, for at du skulde forbande mine Fjender, og se, du har velsignet dem!"
Atëherë Balaku i tha Balaamit: “Ç’më bëre? Të mora që të mallkosh armiqtë e mi, kurse ti i bekove me të madhe”.
12 Men han svarede: "Skal jeg ikke omhyggeligt sige, hvad HERREN Iægger mig i Munden?"
Por ai u përgjigj dhe tha: “A nuk duhet të kujdesem unë të them me të shpejtë atë që Zoti më vë në gojë?”.
13 Da sagde Balak til ham: "Følg med mig til et andet Sted, hvorfra du kan se Folket, dog kun den yderste Del deraf og ikke det hele, og forband mig det så fra det Sted!"
Pastaj Balaku i tha: “Eja, pra, me mua në një vend tjetër, prej ku mund ta shikosh, megjithëse ke për të parë vetëm skajin e tij dhe nuk e ke për ta parë të tërë, dhe që andej do ta mallkosh për mua”.
14 Og han tog ham med til Udkigsmarken på Toppen af Pisga og rejste der syv Altre og ofrede en Tyr og en Væder på hvert.
Kështu e çoi në kampin e Tsofimit, në majë të Pisgahut; aty ndërtoi shtatë altarë dhe ofroi një dem të vogël dhe një dash mbi çdo altar.
15 Derpå sagde Bileam til Balak: "Bliv stående her ved dit Brændoffer, medens jeg ser efter, om der møder mig noget!"
Balaami i tha pastaj Balakut: “Qëndro këtu pranë olokaustit tënd dhe unë do të shkoj të takohem me Zotin atje lart”.
16 Da kom Gud Bileam i Møde og lagde ham Ord i Munden og sagde: "Vend tilbage til Balak og tal således!"
Dhe Zoti i doli përpara Balaamit, i vuri një mesazh në gojë dhe i tha: “Kthehu te Balaku dhe foli kështu”.
17 Så kom han hen til ham, og se, han stod ved sit Brændoffer sammen med Moabs Høvdinger; og Balak spurgte ham: "Hvad har HERREN sagt?"
Kështu u kthye tek ai, dhe ja, që ai rrinte pranë olokaustit të tij me prijësit e Moabit. Balaku i tha: “Çfarë ka thënë Zoti?”.
18 Da fremsatte han sit Sprog: Rejs dig, Balak, og hør, lyt til mig, Zippors Søn!
Atëherë Balaami shqiptoi orakullin e tij dhe tha: “Çohu, Balak, dhe dëgjo! Rri veshngrehur, bir i Tsiporit!
19 Gud er ikke et Menneske, at han skulde lyve, et Menneskebarn, at han skulde angre; mon han siger noget uden at gøre det, mon han taler uden at fuldbyrde det?
Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet. Kur ka thënë një gjë, nuk do ta bëjë? Ose kur ka shpallur një gjë, nuk do ta kryejë?
20 Se, at velsigne er mig givet, så velsigner jeg og tager intet tilbage!
Ja, unë mora urdhrin që të bekoj; po, ai ka bekuar dhe unë nuk do ta heq bekimin e tij.
21 Man skuer ej Nød i Jakob, ser ej Trængsel i Israel; HERREN dets Gud er med det, og Kongejubel lyder hos det.
Ai nuk ka vërejtur paudhësi te Jakobi dhe nuk ka parë përdhosje tek Izraeli. Zoti, Perëndia i tij, është me të, dhe klithma e një mbreti është midis tyre.
22 Gud førte det ud af Ægypten, det har en Vildokses Horn.
Perëndia, që e nxori nga Egjipti, është për të si brirët e fuqishëm të buallit.
23 Thi mod Jakob hjælper ej Galder, Trolddom ikke mod Israel. Nu siger man om Jakob og om Israel: "Hvad har Gud gjort?"
Nuk ka magji kundër Jakobit, nuk ka shortari kundër Izraelit. Tani duhet të themi ç’ka bërë Perëndia me Jakobin dhe Izraelin.
24 Se, et Folk, der står op som en Løvinde, rejser sig som en Løve! Det lægger sig først, når det har ædt Rov og drukket de dræbtes Blod.
Ja, një popull do të ngrihet si një luaneshë dhe si një luan; dhe nuk do të mblidhet para se të ketë gëlltitur prenë dhe të ketë pirë gjakun e atyre që ka vrarë”.
25 Da sagde Balak til Bileam: "Vil du ikke forbande det, så velsign det i alt Fald ikke!"
Atëherë Balaku i tha Balaamit: “Mos e mallko aspak, por as mos e beko”.
26 Men Bileam svarede og sagde til Balak: "Har jeg ikke sagt dig, at alt, hvad HERREN siger, det gør jeg!"
Por Balaami iu përgjigj dhe i tha Balakut: “A nuk të kam thënë vallë që unë do të bëj tërë ato që do të thoshte Zoti?”.
27 Da sagde Balak til Bileam: "Kom, jeg vil tage dig med til et andet Sted, måske det vil behage Gud, at du forbander mig det fra det Sted."
Pastaj Balaku i tha Balaamit: “Eja me mua, unë do të të çoj në një vend tjetër; ndofta do t’i pëlqejë Perëndisë që ti ta mallkosh për mua që andej”.
28 Og Balak førte Bileam op på Toppen af Peor, der rager op over Ørkenen.
Kështu Balaku e çoi Balaamin në majë të Peorit, që sundon shkretëtirën.
29 Så sagde Bileam til Balak: "Byg mig syv Altre her og skaf mig syv unge Tyre og syv Vædre herhen!"
Dhe Balaami i tha Balakut: “Më ndërto këtu shtatë altarë dhe më përgatit këtu shtatë dema të vegjël dhe shtatë desh”.
30 Balak gjorde, som Bileam sagde, og ofrede en Tyr og en Væder på hvert Alter.
Dhe Balaku bëri ashtu siç i kishte thënë Balaami, dhe ofroi një dem të vogël dhe një dash mbi çdo altar.

< 4 Mosebog 23 >