< Dommer 21 >

1 Men Israels Mænd havde i Mizpa aflagt den Ed: "Ingen af os vil give en Benjaminit sin Datter til Ægte!"
Por njerëzit e Izraelit ishin betuar në Mitspah, duke thënë: “Asnjë nga ne nuk do t’ja japë bijën e tij për grua një Beniaminiti”.
2 Da nu Folket var kommet til Betel, sad de der lige til Aften for Guds Åsyn og opløftede deres Røst, græd heftigt
Pastaj populli erdhi në Bethel, ku qëndroi deri në mbrëmje përpara Perëndisë; dhe ngriti zërin dhe qau me të madhe,
3 og sagde: "Hvorfor, HERRE, Israels Gud, er dog dette hændet i Israel, så at vi i Dag må savne en Stamme af Israel?"
duke thënë: “O Zot, Perëndi i Izraelit, pse ndodhi kjo në Izrael, që sot të mungojë një fis në Izrael?”.
4 Tidligt næste Morgen byggede Folket et Alter der og ofrede Brændofre og Takofre.
Të nesërmen populli u ngrit herët në mëngjes, ndërtoi në atë vend një altar dhe ofroi olokauste dhe flijime falenderimi.
5 Derpå sagde Israelitterne: "Hvem blandt alle Israels Stammer undlod at drage op med Forsamlingen til HERREN?" Der var nemlig svoret en dyr Ed på, at enhver, der undlod at drage op til HERREN i Mizpa, skulde dø.
Pastaj bijtë e Izraelit thanë: “Cili nga fiset e Izraelit nuk ka dalë në asamble para Zotit?”. Sepse kishin bërë një betim solemn kundër kujtdo që nuk kishte dalë përpara Zotit në Mitspah, duke thënë: “Ai njeri do të vritet”.
6 Men nu gjorde det Israelitterne ondt for deres Broder Benjamin, og de sagde: "I Dag er en Stamme hugget af Israel!
Bijtë e Izraelit ishin të hidhëruar për Beniaminin, vëllanë e tyre, dhe thonin: “Sot u zhduk një fis i Izraelit.
7 Hvad skal vi gøre for dem, der er tilbage, for at skaffe dem Hustruer, eftersom vi har svoret ved HERREN, at vi ikke vil give dem nogen af vore Døtre fil Ægte?"
Si do të bëjmë t’u gjejmë gra atyre që shpëtuan, sepse jemi betuar në emër të Zotit të mos u japim atyre për grua asnjë prej vajzave tona?”.
8 Så spurgte de: "Er der måske en af Israels Stammer, der undlod at drage op til HERREN i Mizpa?" Og se, der var ingen kommet til Lejren, til Forsamlingen, fra Jabesj i Gilead.
Pastaj thanë: “Cili është midis fiseve të Izraelit ai që nuk ka dalë para Zotit në Mitspah?”. Dhe ja që asnjeri nga Jabesi i Galaadit nuk kishte ardhur në kamp për asamblenë;
9 Så blev Folket mønstret, og se, der var ingen af Indbyggerne fra Jabesj i Gilead.
në fakt u kalua në revistë populli, u vu re që në gjirin e tij nuk kishte asnjë nga banorët e Jabesit të Galaadit.
10 Da sendte Menigheden 12000 Mand af de tapreste Folk derhen med den Befaling: "Drag hen og hug Indbyggerne i Jabesj i Gilead ned med Sværdet tillige med deres Kvinder og Børn.
Atëherë asambleja dërgoi atje dymbëdhjetë mijë burra nga më trimat dhe u dha këtë urdhër, duke thënë: “Shkoni dhe vrisni me shpatë banorët e Jabesit të Galasadit, duke përfshirë gratë dhe fëmijët.
11 Således skal I bære eder ad: Alle af Mandkøn og alle Kvinder, der har haft Omgang med Mænd, skal I lægge Band på!"
Do të veproni kështu: do të shfarosni çdo mashkull dhe çdo grua që ka pasur marrëdhënie seksuale me një burrë”.
12 De fandt så hos Indbyggerne i Jabesj i Gilead 400 unge Piger, der var Jomfruer og ikke havde haft Omgang med nogen Mand, og dem førte de til Lejren i Silo i Kana'ans Land.
Ata gjetën midis banoëve të Jabesit të Galaadit katërqind vajza që nuk kishin pasur marrëdhënie seksuale me burra, dhe i çuan në kamp, në Shilon, që ndodhet në vendin e Kanaanit.
13 Derpå sendte hele Menigheden Sendebud hen for af underhandle med Benjaminiterne, der befandt sig på Rimmons Klippe, og tilbyde dem Fred.
Atëherë tërë asambleja dërgoi lajmëtarë për të folur me bijtë e Beniaminit, që ndodheshin në shkëmbin e Rimonit, dhe për t’u shpallur paqen.
14 På det Tidspunkt vendte Benjaminiterne så tilbage, og de gav dem de Kvinder fra Jabesj i Gilead, som man havde ladet i Live. Men de var ikke nok til dem.
Kështu Beniaminitët u kthyen dhe muarrën ato gra që nuk ishin vrarë në Jabes të Galaadit; por nuk pati mjaft për të gjithë.
15 Da gjorde det Folket ondt for Benjamin, fordi HERREN havde gjort et Skår i Israels Stammer.
Populli ishte i hidhëruar për ato që i kish bërë Beniaminit, sepse Zoti kishte hapur një të çarë midis fiseve të Izraelit.
16 Og Menighedens Ældste sagde: "Hvad skal vi gøre for dem, der er tilbage, for at skaffe dem Hustruer, eftersom alle Kvinder i Benjamin er udryddet?"
Atëherë pleqtë e asamblesë thanë: “Si do të bëjmë t’u gjejmë gra atyre që kanë mbetur gjallë, mbasi gratë beniaminite janë vrarë?”.
17 Og de sagde: "Hvorledes kan der reddes en Rest af Benjamin, så at ikke en Stamme i Israel går til Grunde?
Pastaj thanë: “Njerëzit e Beniaminit që kanë mbetur gjallë duhet të kenë një trashëgimi, me qëllim që të mos zhduket një fis në Izrael.
18 Vi kan jo ikke give dem nogen af vore Døtre til Ægte!" Israelitterne havde nemlig svoret og sagt: "Forbandet være den, som giver Benjaminiterne en Hustru!"
Por ne nuk mund t’u japim atyre për bashkëshorte bijat tona”, me qenë se bijtë e Izraelit ishin betuar, duke thënë: “I mallkuar qoftë ai që do t’i japë një grua Beniaminit!”.
19 Da sagde de: "Se, HERRENs Højtid fejres jo hvert År i Silo!" Det ligger norden for Betel, østen for Vejen, der fører op fra Betel til Sikem, og sønden for Lebona.
Atëherë thanë: “Ja, çdo vit bëhet një festë për nder të Zotit në Shiloh, që ndodhet në veri të Bethelit, në lindje të rrugës që ngjitej nga Betheli në Sikem, dhe në jug të Lebonahut”.
20 Og de bød Benjaminiterne: "Gå hen og læg eder på Lur i Vingårdene!
Kështu u dhanë këtë urdhër bijve të Beniaminit, duke u thënë: “Shkoni dhe fshihuni në vreshtat,
21 Se så nøje til, og når de unge Kvinder fra Silo kommer ud for at opføre deres Danse, skal I komme frem af Vingårdene og røve hver sin Hustru af de unge Kvinder fra Silo og så drage hjem til Benjamins Land!
dhe rrini e shikoni; kur vajzat e Shilohut do të dalin për të hedhur valle në kor, ju do të dilni nga vreshtat, dhe secili do të rrëmbejë gruan e tij midis vajzave të Shilohut; pastaj do të shkoni në vendin e Beniaminit.
22 Når så deres Fædre eller Brødre kommer for at gå i Rette med eder, skal I sige til dem: Skån os, thi vi fik os ikke alle en Hustru i Krigen! Det er jo ikke eder, der har givet os dem; i så Fald vilde I have forbrudt eder!"
Kur etërit o vëllezërit e tyre do të vinë te ne për të protestuar, ne do t’u themi: “Na i jepni, ju lutem, sepse në këtë luftë nuk kemi zënë një grua për secilin prej tyre; por në rast se nuk ua jepni atyre as në këtë rast, ju do të jeni fajtorë””.
23 Det gjorde Benjaminiterne da, og de tog sig Hustruer af de dansende Kvinder, som de røvede, een til hver; derpå vendte de tilbage til deres Arvelod, opbyggede deres Byer og boede i dem.
Bijtë e Beniaminit vepruan kështu: morën gra simbas numrit të tyre, midis valltareve; i rrëmbyen, pastaj u nisën dhe u kthyen në trashëgiminë e tyre, i rindërtuan qytetet dhe banuan në to.
24 Og samtidig drog Israelitterne derfra, hver til sin Stamme og Slægt, og de gik derfra hver til sin Arvelod,
Në të njëjtën kohë bijtë e Izraelit u nisën që andej, secili shkoi në fisin dhe në familjen e tij, e që andej secili u kthye në trashëgiminë e tij.
25 I de Dage var der ingen Konge i Israel; enhver gjorde, hvad han fandt for godt.
Në atë kohë nuk kishte asnjë mbret në Izrael; secili bënte atë që i dukej e drejtë në sytë e tij.

< Dommer 21 >