< Jeremias 9 >

1 Ak, var mit Hoved Vand, mine Øjne en Tårekilde! Så græd jeg Dag og Nat over mit Folks Datters slagne.
Oh, sikur koka ime të ishte një burim uji dhe sytë e mi një burim lotësh, në mënyrë që të mund të qaja ditë e natë të vrarët e bijës së popullit tim!
2 Ak, fandt jeg i Ørkenen et Herberg for vandringsmænd. Så drog jeg bort fra mit Folk og gik fra dem. Thi Horkarle er de alle, en svigefuld Bande;
Ah, sikur të kisha në shkretëtirë një strehë për udhëtarët! Do ta braktisja popullin tim dhe do të shkoja larg tij, sepse janë të gjithë shkelës të kurorës, një turmë tradhtarësh.
3 de spænder deres Tunges Bue. Løgn, ikke Sandhed råder i Landet; thi de går fra Ondskab til Ondskab og kender ej mig, så lyder det fra HERREN.
“Zgjasin gjuhën e tyre sikur të ishte harku i tyre për të lëshuar gënjeshtra; në vend janë të fortë, por jo për shkak të së vërtetës, sepse shkojnë nga një e keqe në tjetrën dhe nuk më njohin mua”, thotë Zoti.
4 Vogt eder hver for sin Næste, tro ingen Broder, thi hver Broder er fuld af List, hver sværter sin Næste.
“Të ruhet secili nga fqinji i tij dhe mos i keni besim çdo vëllai, sepse çdo vëlla nuk bën gjë tjetër veçse mashtron dhe çdo fqinj përhap shpifje.
5 De fører hverandre bag Lyset, taler ikke Sandhed: de øver Tungen i Løgn, skejer ud, vil ej vende om,
Secili mashtron fqinjin e tij dhe nuk thotë të vërtetën; e ushtron gjuhën e tij për të thënë gënjeshtra dhe mundohet për të bërë të keqen.
6 Voldsdåd Slag i Slag og Svig på Svig; de nægter at kendes ved mig, så lyder det fra HERREN.
Banesa jote është në mes të mashtrimit dhe për shkak të mashtrimit nuk duan të më njohin”, thotë Zoti.
7 Derfor, så siger Hærskarers HERRE: Se, jeg smelter og prøver dem, ja, hvad må jeg dog gøre for mit Folks Datters Skyld!
Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive: “Ja, unë do t’i rafinoj dhe do t’i vë në provë. Çfarë tjetër, pra, mund të bëj për bijën e popullit tim?
8 Deres Tunge er en morders Pil, deres Munds Ord Svig; med Næsten taler de Fred, men i Hjertet bærer de Svig.
Gjuha e tyre është një shigjetë vrasëse; ajo nuk thotë veçse gënjeshtra. Me gojën e vet secili i flet për paqe fqinjit të tij, por në zemër të vet, ai rri në pritë.
9 Skal jeg ikke hjemsøge dem for sligt, så lyder det fra HERREN, skal ikke min Sjæl tage Hævn over sligt et Folk?
A nuk duhet vallë t’i dënoj për këto gjëra?”, thotë Zoti. “A nuk duhet të hakmerrem me një komb të tillë?”.
10 Over Bjergene bryder jeg ud i Gråd og Klage, over ØrkenensGræsgang i Klagesang. Thi de er afsvedet, mennesketomme, der høres ej Lyd af Kvæg; Himlens Fugle og Dyrene flygtede bort.
Nëpër malet do të ngre vaje dhe rënkime dhe nëpër kullotat e shkretëtirës një vajtim, sepse janë djegur dhe nuk kalon asnjeri nëpër to, nuk dëgjohet më blegërima e kopeve. Zogjtë e qiellit dhe kafshët kanë ikur, janë zhdukur.
11 Jerusalem gør jeg til Stenhob. Sjakalers Bolig, og Judas Byer til Ørk, hvor ingen bor.
“Unë do t’a katandis Jeruzalemin në një tog gërmadhash dhe në një strehë çakejsh; do t’i bëj të shkreta, pa banorë, qytetet e Judës”.
12 Hvem er viis nok til at fatte dette, og til hvem har HERRENs Mund talet, så han kan sige det: Hvorfor er Landet lagt øde, afsvedet som en Ørken, mennesketomt?
Cili është njeriu i urtë që mund t’i kuptojë këto gjëra dhe ai të cilit goja e Zotit i ka folur që ta shpallë? Pse vallë vendi është shkatërruar dhe shkretuar si një shkretëtirë dhe nuk po kalon më askush nëpër të?
13 Og HERREN sagde: Fordi de forlod min Lov, som jeg forelagde dem, og ikke hørte min Røst eller vandrede efter den,
Zoti thotë: “Sepse këta kanë braktisur ligjin tim që kisha vënë përpara, nuk dëgjuan zërin tim dhe nuk kanë ecur në përshtatje me të,
14 men fulgte deres Hjertes Stivsind og Baalerne, som deres Fædre lærte dem at kende,
por kanë ndjekur kryeneçësinë e zemrave të tyre dhe Baalët, që etërit e tyre u kishin bërë të njohur”.
15 derfor, så siger Hærskarers HERRE Israels Gud: Se, jeg giver dette Folk Malurt at spise og Gift at drikke;
Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Ja, unë do ta ushqej këtë popull me pelin dhe do ta bëj të pijë ujë të helmuar.
16 jeg spreder dem blandt Folk, som hverken de eller deres Fædre før kendte til, og sender Sværdet efter dem, til jeg får gjort Ende på dem.
Do t’i shpërndaj nëpër kombet, që as ata as etërit e tyre nuk i kanë njohur, dhe do të dërgoj pas tyre shpatën, deri sa t’i kem shkatërruar plotësisht”.
17 Så siger Hærskarers HERRE, mærk jer det vel! Kald Klagekvinder hid, lad dem komme, hent kyndige Kvinder, lad dem komme,
Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Mendoni të thërrisni vajtorët: le të vijnë! Shkoni e thërrisni më të zonjat: le të vijnë!
18 lad dem haste og istemme Klage over os! Vore Øjne skal rinde med Gråd, vore Øjenlåg strømme med Vand.
Le të nxitojnë dhe ta nisin vajin mbi ne me qëllim që sytë tonë të derdhin lot dhe qepallat tona të lëshojnë ujë”.
19 Thi Klageråb høres fra Zion: "Hvor er vi dog hærgede, beskæmmede dybt, fordi vi må bort fra Landet, thi de brød vore Boliger ned."
Sepse një zë vaji dëgjohet nga Sioni: “Sa jemi shkatërruar! Jemi shumë të shushatur, sepse duhet të braktisim vendin, sepse kanë shembur banesat tona”.
20 Ja, hør, I Kvinder, mit Ord, eders Øre fange Ord fra min Mund, og lær eders døtre Klage, hverandre Klagesang:
Prandaj dëgjoni fjalën e Zotit, o gra, dhe veshi juaj ta zërë fjalën e gojës së tij. U mësoni bijave tuaja një vajtim dhe secila t’i mësojë fqinjës së saj një këngë mortore.
21 "Døden steg op i vore Vinduer; kom i Paladserne, udrydded Barnet på Gaden, de unge på Torvene."
Sepse vdekja është ngjitur nëpër dritaret tona, ka hyrë në pallatet tona për t’i zhdukur fëmijët nga rruga dhe të rinjtë nga sheshet.
22 Sig: så lyder det fra HERREN: De døde Legemer faldt som Gødning på Marken, som Skåret efter Høstmanden; ingen binder op.
“Fol: Kështu thotë Zoti: “Kufomat e njerëzve do të rrinë si pleh në fushën e hapët, si një demet i lënë pas nga korrësi dhe qëaskush nuk e mbledh””.
23 Så siger HERREN: Den vise rose sig ikke af sin Visdom, den stærke ikke af sin Styrke, den rige ikke af sin Rigdom;
Kështu thotë Zoti: “I dituri të mos lavdërohet me diturinë e tij, njeriu i fortë të mos lavdërohet me forcën e tij, i pasuri të mos lavdërohet me pasurinë e tij.
24 men den, som vil rose sig, skal rose sig af at han har Forstand til at kende mig, at jeg, HERREN, øver Miskundhed, Ret og Retfærdighed på Jorden; thi i sådanne har jeg Behag, lyder det fra HERREN.
Por kush lavdërohet të lavdërohet me këtë: të ketë gjykim dhe të më njohë mua, që jam Zoti, që bëj mirësinë, ushtroj të drejtën dhe drejtësinë mbi tokë; sepse kënaqem me këto gjëra”, thotë Zoti.
25 Se, Dage skal komme, lyder det fra HERREN, da jeg hjemsøger alle de omskårne, som har Forhud:
“Ja, po vijnë ditët”, thotë Zoti, “në të cilat do të ndëshkoj të gjithë të rrethprerët që janë të parrethprerë:
26 Ægypten, Juda, Edom, Ammoniterne, Moab og alle Ørkenboere med rundklippet Hår; thi Hedningerne er alle uomskårne, men alt Israels Hus har uomskåret Hjerte.
Egjiptin, Judën, Edomin, bijtë e Amonit, Moabin dhe tërë ata që presin cepat e mjekrës dhe banojnë në shkretëtirë; sepse tërë kombet janë të parrethprerë dhe tërë shtëpia e Izraelit është me zemër të parrethprerë”.

< Jeremias 9 >