< Esajas 47 >

1 Stig ned, sid i Støvet, du Jomfru, Babels Datter, sid uden Trone på Jorden, Kaldæernes Datter! Thi ikke mer skal du kaldes den fine, forvænte!
“Zbrit dhe ulu në pluhur, o e virgjër bijë e Babilonisë. Ulu në tokë, pa fron, o bijë e Kaldeasve, sepse nuk do të quajnë më të brishtë dhe të njomë.
2 Tag fat på Kværnen, mal Mel, læg Sløret bort, løft Slæbet, blot dine Ben og vad over Strømmen!
Vër dorën mbi mokrën dhe bluaj miellin; lëvize velin tënd, ngrije bishtin e fustanit, zbulo këmbën dhe kalo lumenjtë.
3 Din Blusel skal blottes, din Skam skal ses. Hævn tager jeg uden Skånsel, siger vor Genløser,
Lakuriqësia jote do të zbulohet dhe do të shihet gjithashtu turpi yt; do të hakmerrem dhe asnjeri nuk do të ndërhyjë”.
4 hvis Navn er Hærskarers HERRE, Israels Hellige.
Shpëtimtari ynë, emri i të cilit është Zoti i ushtrive, është i Shenjti i Izraelit.
5 Sid tavs og gå ind i Mørke, Kaldæernes Datter, thi ikke mer skal du kaldes Rigernes Dronning!
“Ulu në heshtje dhe shko në terr, o bijë e Kaldeasve, sepse nuk do të të quajnë më zonjë të mbretërive.
6 Jeg vrededes på mit Folk, vanæred min Arv, gav dem hen i din Hånd; du viste dem ingen Medynk, du lagde dit tunge Åg på Oldingens Nakke.
Jam zemëruar me popullin tim, kam përdhosur trashëgiminë time dhe i kam dhënë në pushtetin tënd, por ti nuk ke perdorur për ta kurrfarë mëshire; zgjedhën tënde e ushtrove sidomos mbi të moshuarit,
7 Du sagde: "Jeg bliver evindelig Evigheds Dronning." Du tog dig det ikke til Hjerte, brød dig ikke om Enden.
dhe the: “Unë do të jem zonjë përjetë”, dhe kështu nuk i vure këto gjëra në zemër dhe nuk more parasysh fundin e gjithë kësaj ngjarjeje.
8 Så hør nu, du yppige, du, som sidder i Tryghed, som siger i Hjertet: "Kun jeg, og ellers ingen! Aldrig skal jeg sidde Enke, ej kende til Barnløshed."
Por tani dëgjo, o epshndjellëse, që banon në një vend të sigurt dhe thua në zemrën tënde: “Unë, dhe asnjë tjetër! Nuk do të mbetem kurrë e ve dhe s’kam për të njohur humbjen e fëmijëve”.
9 Begge Dele skal ramme dig brat samme Dag, Barnløshed og Enkestand ramme dig i fuldeste Mål, dine mange Trylleord, din megen Trolddom til Trods,
Por këto dy gjëra do të të ndodhin në një çast, në po atë ditë: humbja e fëmijëve dhe vejëria; do të të bien plotësisht mbi kurriz, për shkak të numrit të madh të magjive të tua dhe për morinë e yshtjeve të tua.
10 skønt du tryg i din Ondskab sagde: "ingen ser mig." Din Visdom og Viden var det, der ledte dig vild, så du sagde i Hjertet: "Kun jeg, og ellers ingen!"
Ti kishe besim në djallëzinë tënde dhe thoje: “Askush nuk më sheh”. Dituria jote dhe njohuritë e tua të kanë mashtruar, dhe ti thoje në zemrën tënde:
11 Dig rammer et Onde, du ikke kan købe bort, over dig falder et Vanheld, du ikke kan sone, Undergang rammer dig brat, når mindst du aner det.
“Unë dhe askush tjetër”. Prandaj do të të vijë një fatkeqësi dhe nuk do të dish se nga të vjen; do të bjerë një fatkeqësi, që nuk do të jesh në gjendje ta shmangësh me asnjë lloj shlyerje; do të bjerë papritmas në trup një shkatërrim, që nuk e ke parashikuar.
12 Kom med din Trolddom og med dine mange Trylleord, med hvilke du umaged dig fra din Ungdom, om du kan bøde derpå og skræmme det bort.
Rri tani me yshtjet e tua dhe me morinë e magjive të tua me të cilat je lodhur që në rininë tënde. Ndofta do të nxjerrësh prej tyre ndonjë përfitim, ndofta do të arrish të ndjellësh frikë.
13 Med Rådgiverhoben sled du dig træt, lad dem møde, lad Himmelgranskerne frelse dig, Stjernekigerne, som Måned for Måned kundgør, hvad dig skal ske!
Je lodhur me turmën e këshilltarëve të tu; le të ngrihen, pra, astrologët, ata që studiojnë yjet dhe bëjnë parashikime çdo muaj dhe le të të shpëtojnë nga gjërat që do të bien në kurriz.
14 Se, de er blevet som Strå, de, fortæres af Ild, de frelser ikke deres Liv fra Luens Magt. "Ingen Glød til Varme, ej Bål at sidde ved!"
Ja, ato do të jenë si kashta; zjarri do t’i harrxhojë. Nuk do të shpëtojnë veten e tyre nga fuqia e flakës; nuk do të ketë prush për t’u ngrohur, as zjarr para të cilit të ulesh.
15 Sligt får du af dem, du umaged dig med, dine Troldmænd fra Ungdommen af; de raver hver til sin Side, dig frelser ingen.
Kështu do të jenë ata me të cilët je munduar dhe ke dhënë e ke marrë që në rininë tënde. Secili do të rravgojë për llogari të vet, dhe askush nuk do të të shpëtojë”.

< Esajas 47 >