< Izaiáš 34 >

1 Přistuptež národové, abyste slyšeli, a lidé pozorujte. Nechať slyší země i plnost její, okršlek zemský i všeliký plod jeho.
Afrohuni, o kombe, për të dëgjuar; o popuj, kini kujdes. Le të dëgjojë toka dhe gjithçka që është në të, bota dhe gjithçka që ajo prodhon.
2 Proto že hněv Hospodinův jest proti všechněm národům, a prchlivost proti všemu vojsku jejich: vyhubí je jako proklaté, a vydá je k zabití.
Sepse Zoti është zemëruar me të gjitha kombet, është indinjuar me të gjitha ushtritë e tyre; ai ka vendosur shkatërrimin e tyre, i braktis në masakër.
3 I budou povrženi zbití jejich, a z těl mrtvých jejich vzejde smrad, a rozplynou se hory od krve jejich.
Të vrarët e tyre do të hidhen tutje, kufomat e tyre do të qelben dhe malet do të shkrihen me gjakun e tyre.
4 Chřadnouti bude i všecko vojsko nebeské, a svinuta budou nebesa jako kniha, a všecko vojsko jejich sprchne, jako prší list s vinného kmene, a jako nezralé ovoce s fíku.
Tërë ushtria e qiellit do të zhduket, qiejtë do të mblidhen rrotull si një libër, por tërë ushtria e tyre do të bjerë, ashtu si bie gjethi nga hardhia, si bie një fryt i fishkur nga fiku.
5 Nebo opojen jest na nebi meč můj; na Idumejské sstoupí, a na lid, na nějž jsem klatbu vydal, aby trestán byl.
Me qenë se shpata ime është dehur në qiell, ja ajo po gatitet të bjerë mbi Edomin, mbi popullin që kam vendosur të shfaroset, për të vënë në vend drejtësinë.
6 Meč Hospodinův bude plný krve, umastí se tukem a krví beranů a kozlů, tukem ledvin skopových; obět zajisté bude míti Hospodin v Bozra, a zabijení veliké v zemi Idumejské.
Shpata e Zotit është plot me gjak, është ngopur me dhjamë, me gjakun e qengjave dhe të cjepve, me dhjamin e veshkave të deshve; sepse Zoti bën një flijim në Botsrah dhe një kërdi të madhe në vendin e Edomit.
7 Sstoupí s nimi i jednorožcové a volčata s voly, i opije se země jejich krví, a prach jejich tukem se omastí.
Bashkë me ta bien buaj, mëzetër tok me dema; toka e tyre është vaditur me gjak, pluhuri i tyre është ngopur me dhjamë.
8 Nebo den pomsty Hospodinovy, léto odplacování se, aby mštěno bylo Siona.
Sepse është dita e hakmarrjes të Zotit, viti i shpërblimit për çështjen e Sionit.
9 A obráceni budou potokové její v smolu, a prach její v siru, a země její obrátí se v smolu hořící.
Përrenjtë do të kthehen në katran, pluhuri i vet në squfur, toka e vet do të bëhet rrëshirë e zjarrtë.
10 V noci ani ve dne neuhasne, na věky vystupovati bude dým její, od národu až do pronárodu pustá zůstane, na věky věků nebude, kdo by šel přes ni.
Nuk do të shuhet as ditën as natën, tymi i tij do të ngjitet përjetë; do të mbetet e shkretë brez pas brezi, askush nuk do të kalojë mbi të.
11 Ale osednou ji pelikán a výr, kalous také a krkavec budou bydliti v ní, a roztáhne po ní šňůru zahanbení a závaží marnosti.
Zotër të tij do të bëhen pelikani dhe iriqi dhe do të banojnë aty kukuvajka dhe korbi. Zoti do të shtrijë mbi të litarin e dëshpërimit, plumbçen e boshllëkut.
12 Šlechticů jejích volati budou k království, ale nebude tam žádného, nebo všecka knížata její zhynou.
Do t’i thërrasin fisnikët në mbretëri, por nuk do ketë asnjë prej tyre, dhe tërë princat janë katandisur në hiç.
13 A vzroste na palácích jejích trní, kopřivy a bodláčí na hradích jejích, a bude příbytkem draků a obydlím sov.
Në pallatet e tij do të rriten gjemba, në fortesat e tij hithra dhe carangtha; do të bëhet banesë për çakejtë, një vend i rrethuar për strucat.
14 Tam se budou potkávati spolu zvěř s ptactvem, a příšera jedna druhé se ozývati; tam toliko noční přeluda se usadí, a odpočinutí sobě nalezne.
Kafshët e shkretëtirës do të takohen me kafshët që ulërijnë, cjeptë do të thërrasin njeri tjetrin; do të vendosen aty edhe kukuvajkat dhe do të gjejnë një vend pushimi.
15 Tam se zhnízdí sup, a škřečeti bude, a když vysedí, shromáždí je pod stín svůj; tam také shledají se luňáci jeden s druhým.
Do të bëjë folenë e vet gjarpëri-shigjetë, do të lëshojë aty vezët, do t’i çelë dhe do t’i mbledhë në hijen e tij të vegjëlit e vet, aty do të mblidhen edhe hutat, secili me shokun e vet.
16 Hledejte v knize Hospodinově, a čtěte. Ani jedno z těch nechybí, a jeden každý bez své druže nebude; nebo to ústa Páně přikázala, a duch jeho shromáždí je.
Kërkoni në librin e Zotit dhe lexoni: asnjë prej tyre nuk do të mungojë, askujt nuk do t’i mungojë shoku i vet, sepse e ka urdhëruar goja e tij dhe e ka mbledhur Fryma e tij.
17 Onť zajisté vrže jim losy, a ruka jeho jim rozdělí ji provazcem; až na věky dědičně ji osednou, od národu až do pronárodu v ní přebývati budou.
Ai vetë e ka hedhur shortin për ta, dhe dora e tij e ka ndarë midis tyre me vijën e matjes; do ta zotërojnë për gjithnjë; do të banojnë aty brez pas brezi.

< Izaiáš 34 >